Nafta, hekuri, kromi dhe bakri nuk i shërbejnë ekonomisë tonë, por kastës shtetërore me kollare!
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier
Ç’farë po ndodh me këto pasuritë tona hidrokarbure dhe minerale që janë katandisur kaq keq, në mëshirë të fatit, kanë mbetur jetime, si mall pa zot dhe në dorë të hajdutëve të qeverive, politikanëve, oligarkisë financiare pranë tyre dhe konҫesionarëve fasadë? Një njoftim jashtëzakonisht prekës, që na trishton shumë ne naftëtarët, minatorët dhe gjithë publikun e ndershëm, është botuar sot në 29 Shtator/2023 në Gazetën Tema nën titullin: “Nafta, hekuri dhe kromi 3 produktet që dominojnë ekonominë, 1 mld euro shitje”. Pak informacion, por që tregon indirekt pazaret e pista dhe vjedhjen masive, që po i bëhet hapur dhe pa ju dridhur qerpiku, nga këta hajdutë shtetëror me kollare, vendburimeve të pasurive natyrore duke i ҫuarë ato drejtë shkatërrimit të plotë. Ky shkrim i shkurtër mund të lexohet i plot në linkun më poshtë:
Aty njoftohet se, për vitin 2022, janë nxjerrë nga vendburimet tona 902,064 tonë naftë dhe 808,983 tonë hekur. Po ashtu më tej jepet se “Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2022 ishte 44.8 miliardë lekë”. Theksoj se peshën kryesore në prodhimin total të naftës dhe rrjedhimishtë në këto të ardhura e ka kompania Bankers Petroleum, e cila shfrytëzon një nga vendburimet më të mëdha në Europë (tokë), Patos-Marinës. Le të analizojmë vetëm nxjerrjen e naftës, shitjen dhe të ardhurat faktike që merrë shteti prej saj, ndërsa për mineralet le të shkruajnë specialistët e minierave.
Referuar kursit të këmbimit të dollarit amerikan me lekun shqiptar, gjatë këtij viti ($1 = 100 lekë), rezulton se nga shitja e naftës në treg janë siguruar të ardhura 448 milion dollar. Nga këto të dhëna llogaritet se 1 tonë naftë është shitur me 496.6 dollar, ndërkohë që gjatë vitit 2022 ҫmimi i naftës BREND në tregun ndërkombëtar është luhatur nga 130-85 dollar/barrel ose 818-535 dollar/tonë dhe 2-3 dollar më pak luhatej ҫmimi i tregut për WTI-naftën e lehtë (skica më poshtë). Theksoj se, gjatë vitit 2022, kursi i dollarit amerikan me lekun ishte më i lartë dhe për rrjedhojë ҫmimi me të cilin është shitur nafta jonë rezulton të ketë qenë më i ulët se sa ai që është llogaritur më sipër, prej 496.6 dollar/tonë.
Së pari: Pas pandemisë, specialistë të kompanisë Bankers Petroleum, në një intervistë deklaruan se në vendburimin Patos-Marinës nxirrej 20,000 barrela ose 3,180 tonë naftë/ditë ose rreth 1,2 milion tonë naftë/vit dhe parashikonin të arrinin nivelin e prodhimit naftës që realizonin para periudhës së pandemisë prej 25-27,000 barrela naftë/ditë.
Po të llogaritësh edhe prodhimin e naftës që nxirret nga vendburimet e tjera karbonatike dhe në ranor, nga kompanitë konҫesionare dhe Albpetroli, rezulton se në total ne prodhojm rreth 1.5 milion tonë naftë/vit. Pra, që këtu fillon abuzimi i kompanive konҫesionare, po ashtu dhe i kompanisë Albpetrol, sepse prodhimi naftës që raportohet zyrtarisht, sipas deklarimeve të tyre, është shumë më i vogël se prodhimi faktik. Këto pazare të pista rregullohen me marëveshje të fshehta midis kompanive konҫesionare, kompanisë Albpetrol, AKBN-së dhe doganave të korruptuara, nëpërmjet të cilave bëhet eksporti i naftës bruto, sepse midis tyre ndahet gjithë fitimi që nxirret prej saj.
Së dyti: Kompanitë konҫesionare, për disa arsye, manipulojn me ҫmimin e shitjes së naftës në krahasim me atë në tregun botëror, i cili sipas llogaritjeve që bazohet në të ardhurat e mësipërme rezulton 35-40% më i ulët se ҫmimi i shitjes së naftës BREND. Por ekziston dhe një mundësi tjetër abuzimi që kompanitë konҫesionare ta tregëtojn naftën me ҫmim pak edhe më të ulët se ai në tregun botëror, në mënyrë që ta shesin atë sa më shpejtë që të jetë e mundur për të marrë fitimin, se pasuri qyl e kanë dhe të mos krijojn STOCK të prodhimit, pasi e nesërmja për ta nuk është shumë e sigurtë. Megjithatë këta hajdutë me kollare, që bëjnë ligjin në kompanitë konҫesionare, lëshojn në ҫmimin e shitjes naftës, por kjo është një diferencë shumë e madhe dhe e pa pranueshme për ta.
Këto tregojn qartë se si po luajnë hajdutët, prej 30 vite, me pasuritë tona hidrokarbure. Po qeveria bashkë me institucionet shtetërore, nën vartësinë e saj, si Ministria Energjisë, AKBN-ja, Albpetroli dhe Kontrolli i Lart i Shtetit (KLSH), pse i lejojn kompanitë konҫesionare të tregëtojn pasurinë shtetërore me ҫmim shumë më të ulët se ҫmimi i naftës bruto në tregun botëror? Ky ndikon direkt në uljen e të ardhurave që është parametri kryesor për llogaritjen e faktorit “R”.
Kompanitë këtë e bëjnë me qëllim të caktuar që të raportojn të ardhura sa më të ulëta në mënyrë që ai faktori “R” = Të ardhurat/Investimin të mos kaloj mbi 1 (R<1), ndryshe ata duhet të paguajn detyrimet në shtet, prandaj kështu ato raportojnë se “punojnë me humbje” dhe e vjedhin të gjithë fitimin. Ato janë shumë të kujdesëshme dhe gjithҫka që raportojnë zyrtarisht e kontrollojn mirë nëpërmjet faktorit “R”.
Pra, ai që humbet në këtë rast është shteti, kurse privatët dhe kopeja e hajdutëve që strehohen pas tij, nuk e kanë problem se e marrin fitimin e tyre. Kjo është një situatë tepër alarmante dhe një nga arsyet kryesore pse shteti nuk merrë fitim sipas marëveshjes hidrokarbure. Po ashtu, ky moment është një indicie e fortë për organet e drejtësisë që duhet të hetojn për këtë të vërtetë të hidhur dhe shkaqet e këtij abuzimi të rëndë me pasuritë e popullit.
Shteti merrë vetëm 2-3% të fitimit nga prodhimi, që është Royalty Tax dhe mund të marrë nga gjithë vendburimet ca litra naftë që është parashikuar, arbitrarisht, në marëveshjet hidrokarbure, si prodhim që duhet të nxirrej sipas rënies natyrale, nëse nuk investonin konҫesionarët. Siҫ e kamë analizuar me detaje, këtë term të kontratës, në shkrimin tim të botuar në Gazetën Telegraf me titullin: “Të vërtetat që s’mbulohen me intervista mafiozësh në mediat që paguhen me parat e popullit!”, në 21-22 Gusht/2023, i cili mund të lexohet në linket më poshtë:
https://telegraf.al/…/te-vertetat-qe-smbulohen-me…/
https://telegraf.al/…/dr-inxh-isuf-tushe-shperthimet…/
https://telegraf.al/…/dr-inxh-isuf-tushe-pushtetaret…/
Ky prodhim është manipuluar rëndë dhe qëllimisht në marëveshjet hidrokarbure, në mënyrë që e gjithë nafta që nxirret nga vendburimet të vidhet dhe shteti të mos marrë asnjë lloj fitimi prej kësaj pasurie natyrore. Lidhur me vendburimet ekzistuese të naftës, nuk është bërë kurrë ndonjëherë transparencë, bile k/ministri në intervistën mbi Shpiragun, për të mashtruar popullin dhe për ti mbyllur gojën specialistëve, i cilësoi këto pasuri natyrore MODESTE, d.m.th. pa vlerë monetare ose gjoja këto pasuri nuk luajnë ndonjë rol me rëndësi për ekonominë dhe mirëqënien e popullit, në mënyrë që të justifikonte keq-qeverisjen dhe keq-menaxhimin disa-vjeҫarë të tyre nga qeveria e tij dhe për të mos prekur rrjetin e korrupsionit, që është ndërtuar me shumë kujdes në naftë, ku përfshihen hajdutët me kollare nën drejtimin e qeverisë. Prandaj, këta të mos tremben, por të vazhdojn të qetë vjedhjen e tyre, se sa të jetë kjo qeveri dhe simotrat e saj në pushtet apo në opozitë, nuk i prek njeri.
Po dëgjojm nën zë se Royalty Tax, qeveria kohët e fundit e paska rritur në vlerën 10% të prodhimit. Si në rastin 2-3% apo 10% shteti nuk arrinë dot të vjelë të plotë këtë tax, sepse kompanitë konҫesionare nuk e raportojn zyrtarisht sakët prodhimin e naftës, gazit apo mineraleve, ato abuzojnë rëndë me të gjithë termat tekniko-financiare në marëveshjet minerare.
Me siguri e njëjta situatë alarmante ekziston gjithashtu edhe në administrimin e pasurive natyrore minerale, sepse atje zbatohet po e njëjta marëveshje dhe skemë korrupsioni, bile ca nga këta hajdutët kryesor që fshihen si “aksionerë” në vendburimet e naftës dhe gazit janë fshehur edhe pas vendburimeve të mineraleve të hekurit, kromit, bakrrit, etj., prandaj qeveria ka zgjedhur rrugën e heshtjes së plotë, sepse nuk do që të cënoj rrjetin e korrupsionit të hajdutëve.
Kështu që shteti merrë më pak se 2-3% apo më pak se 10% të prodhimit real ose më konkretisht as 1/10-tën e vlerës së shitjes së prodhimit minerar prej 1 miliardë Euro, nga nafta, hekuri dhe kromi, siҫ përmëndet në titullin e njoftimit në gazetën tema, i cili është më pak se vlera e Royalty Tax.
Pra, Shteti Shqiptar ka dështuar plotësisht me pasuritë natyrore hidrokarbure dhe minerale. Ato janë nxjerrë qëllimisht jashtë administrimit shtetëror, duke ja falur konҫesionarëve, hajdutëve dhe oligarkëve të qeverisë. Qeveria bashkë me gjithë institucionet e saj, që formalisht merren me pasuritë natyrore, janë dorëzuar para hajdutëve, sepse vjedhin bashkë me ta dhe nuk janë të interesuar fare për ti marrë ato nën kontrollë dhe për ri-shtetëzimin e tyre, prandaj bëjnë propogandë për të mashtruar popullin me zbulimin e naftës në zonën rreth Shpiragut, i cili edhe nëse do të vihet në shfrytëzim ndonjëherë, prapë qeveria apo shteti me këtë marëveshje hidrokarbure që ka miratuar me kompaninë Shell nuk do të marrë më shumë se 10%, pra do të vjelë pjesërisht vetëm Royalty Tax.