RACA, ATDHEU DHE SHPIRTI KOMBËTAR

RACA, ATDHEU DHE SHPIRTI KOMBËTAR

Nga Sheradin Berisha

“‘Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre” Gustav Le Bon, 1841 – 1931.

Gustav Le Bon ishte psikolog, sociolog, shpikës dhe fizikant i shquar francez. Është autor i disa librave në të cilat shpërfaq shpirtin e racave, turmave dhe popujve, si dhe besimet e tyre ndër shekuj.

“Ҫdo individ i një race, ka një jetë vetiake krejt të shkurtër, dhe një jetë kolektive tepër të gjatë. Kjo e fundit është ajo e racës ku ai ka lindur, që ai ndihmon ta përjetësojë, dhe nga e cila ai varet gjithmonë”, thotë Le Bon.

“Raca” sipas tij – “duhet të mbahet si një qenie e përhershme, e çliruar nga koha. Kjo qenie e përhershme, është e përbërë jo vetëm prej individëve të gjallë që e përbëjnë në një kohë të caktuar, por edhe prej vargut të gjatë të të vdekurve, të stërgjyshërve të saj. Brezat e shuar nuk na imponojnë ne vetëm konstitucionin fizik të tyre, ata na imponojnë edhe mendimet e tyre. Të vdekurit janë zotërit e padiskutueshëm të të gjallëve. Ne mbajmë peshën e gabimeve të tyre, ne marrim shpërblimin e virtyteve të tyre” – konstaton Le Bon.

“Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre”- thotë ai dhe vazhdon “Një tërësi ndjenjash, idesh, besimesh dhe interesash, e krijuar prej akumulimeve të ngadalta trashëgimore, i jep konstitucionit mendor të një populli, një identitet dhe një qëndrueshmëri të madhe. Kur identiteti zhduket, popujt shpërbëhen.

Ky rrjet ndjenjash, idesh, traditash dhe besimesh trashëgimore, që krijojnë shpirtin e një bashkësie njerëzish, ka ekzistuar pak a shumë përherë tek të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat, por shtrirja e tij progresive është realizuar me një mënyrë shumë të ngadaltë. I kufizuar fillimisht në familje, dhe i përhapur më pas gradualisht në fshat, qytet apo krahinë, shpirti kolektiv është shtrirë mbi të gjithë banorët e një vendi, veç në një epokë shumë më të re. Veç atëhere u krijua nocioni i ATDHEUT, ashtu siç e kuptojmë ne sot. Kjo është e mundur vetëm kur është krijuar shpirti KOMBËTAR.”

Psychologie der Massen – von Gustave Le Bon

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura