NAZMI RUDARI: PUNËN E SODIT MOS E LE PËR NESËR! (WAS DU HEUTE TUN KANNST, VERSCHIEBE NICHT BIS MORGEN)

Mainz, 26. 10. 2016: Punën e sodit mos e le për nesër! Was du heute tun kannst, verschiebe nicht bis morgen. – E mora një fjalë të urtë në të dy gjuhët dhe të njëjtën fjalë. Pra mjafton vetëm kjo për të parë natyrën edhe gjuhësore edhe sintaksore edhe logjike edhe semantike etj., të dy kulturave dhe të dy gjuhëve. Dhe pa mëdyshje del se fjala e urtë popullore shqiptare është më e tkurrur gjuhësisht. Pra asaj në fakt edhe i mungon kryefjala që është ti dhe vetëm nënkuptohet. Por në fjalën e urtë gjermane kryefjala nuk mungon dhe po të përkthehet fjalë për fjalë del: Çka mund të bësh ti sot mos e shtyj për nesër! Në shikim të parë mund të thuhet se struktura gjuhësore e fjalisë shqipe është më e fort dhe më eliptike, më figurative, por në zbatimin e saj praktik ajo del e më ligsht. Ajo si thuhet gjuan kuturu dhe gjuan në hava, ose këshillon por nuk obligon.
Vjen si informatë si dije tepër tolerante e cila duke u mbështetur në vrazhdësinë e mentalitetit ka humbur bartësin e vërtet dhe njeriu nuk kërkon llogari individuale e as konkrete prej askujt.

Krejt ndryshe ndodh në fjalën e urtë popullore gjermane. Kjo vjen si e prerë dhe urdhër prandaj e ka ruajtur kryefjalën Ti mos e le punën e sodit për nesër nëse mundesh! Pra njëherë dihet se bartësi je ti, dhe kjo nëse mundesh është vetëm një shans që si përjashtim mund të arsyetohesh, por të le të kuptosh mirë se është pos mirësjellje, sepse puna duhet patjetër të kryhet sot. Punën e sodit mos e le për nesër! Was du heute tun kannst, verschiebe nicht bis morgen.
E mora këtë fjalë të urtë për t´u thënë se ne jemi edhe si gjuhë edhe si gjykim shumë të moderuar dhe të gjitha kulturat e të menduarit ofrohen shumë më ne pos se ne rrimë indiferent ndaj asaj që e kemi trashëguar. E kemi të njëjtën këshillë, të njëjtën fjalë të urtë por nuk e kemi të njëjtin respekt për te dhe nuk e kemi të njëjtën bindshmëri. Jo, jo, jo!- nuk them unë populli thotë. Nuk ta them ty por është fjalë e urtë tërhiqemi. Kurse të teksti gjermanisht. Ti duhet ta kryesh. Po bash ti. Veç nëse nuk mundesh. Dhe nëse nuk mundesh vijnë pasojat. Jo, jo ti je përgjegjës dhe bartës e askush tjetër.
Tek të dyja nënkuptohet se e zë puna punën thoshte im at dhe nuk të premton koha ta kryesh më! Pra puna e sodit kur lihet për nesër ka gjasa të mos kryhet kurrë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura