NDËRRON JETË VETERANI I UҪK’së – SHEMSEDIN GEGA NGA STUDENҪANI I THERANDËS

Pashtriku.org, 09. 01. 2014: Pas një sëmundje të rëndë, më 18 dhjetor 2013 ndahet nga jeta veprimtari i shquar dhe Veterani i UҪK’së Shemsedin Gega, nga Studençani i Therandës (ish’Suharekë). Me këtë rast vëllezërit: Sejdi dhe Mejdi Gega – më 12 Janar 2014 (ditë e diele) hapin të pame në Zell (afër Winterthurit) të Zvicrrës. Adresa: Zell 8487 – Müliwiesstrasse 67, në objektin: “Gemeinschafts und Partyhaus – Zell”. Për informata tjera mund të telefononi në: 0041 76 706 77 65 dhe 0041 78 731 36 31.
* * *
Shemsedin Gega, ka lindur më 14 prill 1958, në Studençan, Komuna e Therandës (ish’Suharekë), nga babai: Sadik Hajdar Gega dhe nëna Xhylferije Kovaçi Gega. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, (shkolla e tregtisë) në Prizren – me sukses të mirë, ndërsa për shkak të kushteve të rënda materiale nuk ka vazhduar shkollimin e lartë. Si fëmijë, e kishte pasion vizatimin dhe fotografinë, ndërsa më vonë libri dhe armët u bënë pjesë e jetës së tij.
Rritet në një familje atdhetare, me tregime për të bëmat dhe heroizmat e popullit shqiptar, për dhunën dhe terrorin që poshtuesit e trojeve shqiptare, ndër shekuj kishin kryer mbi shqiptarët. Fëmijëria e tij ishte me plotë sfida, sikurse e shumë fëmijëve tjerë të familjeve atdhetare. Me shokët ishte i hareshëm dhe shumë i sinqert.

Shemsedin Sadik Gega (14.04.1958 – 18.12.2013)

Demonstratat e pranverës së madhe 1981 Shemsedinin e gjejnë si punëtor në Kosovatrans të Prizrenit. Në demonstratë, së bashku me vëllezërit, ishte shumë aktiv. Burgosja e vëllezërve, Sejdiut si profesor në QAMO ‘Jeta e Re’ në Suharekë dhe Mejdiut si nxënës i vitit të IV’të të shkollës së mesme ekonomike, në këtë shkollë, e ka trimëruar edhe më shumë që të veproj me përkushtim për çështjen kombëtare, përkundër gjendjes së rëndë ekonomike që mbretëronte në familje. Ai si kryefamiljarë me vetmohim të pashembullt përkujdeset për vëllezërit në burg dhe shkollimin e vëllait tjetër Remziut – invalid.
Shemsedini gjatë viteve ’80-të do të jetë mjaftë aktiv në organizime të karakterit kombëtar, madje shtëpia e tij shndërrohet në një bazë të lëvizjes ilegale, ndërsa gjatë luftë çlirimtare në bazë të UÇK-së dhe qendër për regrutimin e ushtarëve të rinjë.
Ai, me fillimin e luftës ndër të parët e veshë uniformën e UÇK-së, dhe për guximin e vendosmërinë që kishte për sakrificë, caktohet Komandant Skuadre, të cilën do ta udhëheq me shumë përgjegjësi e dinjitet, deri në përfundim të luftës.
Pas luftës, ashtu sikurse shumica e luftëtarëve të UÇK-së, edhe ai iu kthye punës në Kosovatrans të Therandës, dhe me të ardhurat që merrte – përveç familjes i ndihmonte familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëluftëtarët e tij.
Gjatë këtyre viteve Shemsedini në familje ka përjetur bashkë me hidhërimin edhe gëzimin. Në një fatkeqësi komunikacioni në Itali, i mbytet djali 22 vjeçar – Kushtrimi, ndërsa pas martesës së djalit të dytë, Qëndrimit (Kolës) gëzohet pa masë ardhja në jetë e nipit, të cilin do ta pagëzoj me emrin KUSHTRIM.
Shemsedini, kohëve të fundit duke e parë gjendjen e rëndë të bashkëveprimtarëve që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e Kosovës, do të dëshpërohet shumë dhe shpeshherë do të shfaq shenja rebelimi ndaj pushtetarëve, të cilët kanë përdhosur mundin, sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve dhe e kanë harruar betimin e luftës, për një shoqëri të barabartë (në të drejtën sociale), ku askush nuk do të ndihet i huaj dhe i braktisur.
I preokupuar shpirtërisht me këtë gjendje, Shemsidini pas një përballje me një smundje të pamëshirshme (për 3 javë rresht nën përkujdesjen e specialistëve më të mirë në Tiranë) më 18 dhjetor 2013, ndahet nga jeta në shtëpi, i rrethur nga të gjithë anëtarët e familjes.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilin veproj e luftoi edhe me armë në dorë!
* * *
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së Shemsedin Gega, vëllezërit: Sejdi dhe Mejdi Gega – më 12 Janar 2014 (ditë e diele) hapin të pame në ZELL (afër Winterthurit) të Zvicrrës:
Adresa: Zell 8487 – Müliwiesstrasse 67,
Objekti: “Gemeinschafts und Partyhaus – Zell”
Miqtë dhe dashamirët e familjes Gega, që vijnë përmes Wintethurit, le të ndjekin drejtimin për TURBENTALL, dhe 1 km përpara këtij vendbanimi është ZELL’i, ku mbahet kjo ceremoni.
Për informata tjera mund të telefononi në këta numra: 0041 76 706 77 65 dhe 0041 78 731 36 31
Mirë se vini!

*  *  *

 (Përgatiti: Sh.Berisha, kryeredaktor i pashtriku.org, 09. 01. 2014)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura