FATMIR BRAJSHORI: KUJT I PENGON REXHEP QOSJA DHE PSE?

Cyrih, 17. 11. 2016: (Shteti të vret në disa mënyra Astrit!) – Njerzit si Rexhep Qosja dinë të sfidojnë si askush tjetër më parë, pushtetet diktatoriale, policore, pushtetet mafioze. Rexhep Qosja dinë të konstruktoj optimizmin konceptual, etik, beson tek e ardhmja e kombit, me angazhimin e tij intelektual, te plotfuqishëm e gjithnjë në punë për ndërgjegjën Kombëtare.
Pse Rexhep Qosja është halë në sy e gazetës Expres?
Qosjen e kishin halë në sy, Rankoviqistët ngaqë e shkroi, si askush tjetër më herët, gjuhen e kombit të tij; Qosjen e kishin halë në sy, titistët ngaqë bëri libra për bilbilin e gjuhës shqipe, Naim Frashërin dhe hartuesin e tekstit të Hymnit Kombëtar – Asdrenin; Qosen e kishin halë në sy, titistët ngaqë me Romanin e tij, ” Vdekja më vjenë prej syve të tillë” nën rreshta, linte të nënkuptohej, që rankoviqizmi, titizmi dhe fadilizmi ishin një MUT (kërkoj ndjesë për këtë shprehje); Qosjen e kishin halë në sy, vazhduesit e atyre tri rrymave, ngaqë ky korife i intelegjencës shqiptare, dëshmoj në vazhdimësi që:”kombi është mbi partitë dhe jo partitë mbi kombin,,,”
Qosen e kanë halë në sy, sot,pasardhësit e atyre, rrymave që i shpreha më lartë, e ku siç duket, i tërë llumi është mbledhur pranë gazetës kriminale me emër: Gazeta Expres të cilën sot populli po e quan Krimexpres!
Pra, Qosen e kanë halë në sy pushtetet, anti popull dhe antikomb ngaqë secili sundimtar, i pushteteve antipopullore ka frikë intelektualin; intelektualin e pavarur dhe dinjitoz por jo edhe intelektualin e shtirur dhe të pushtetit…
Me rastin e mbytjes në rrethana të pasqaruara akoma të vdekjës së Astrit Deharit, Rexhep Qosja me të drejtë, u tregoi të gjithëve që « shteti ka mundësi me të vrarë në mënyra të ndryshme!»
E tha! Tregoj! Argumentoj! Publikoj!

Dhe siç ngjanë gjithnjë, kur ai fletë, trazohen titistët, rankoviçistët, fadilistët, lëdëkëistët si vazhdimësi e atyre tri rrymave: e qe besa , po trazohet, sot, kur Qosja flet edhe pushteti, i maskarenjëve, i mbështjellë në « alufolie» dhe i cili, në emër të një të kaluar të lavdishme, po vret të sotmen dhe po ndërton të nesërmën, enigmatike për kombin…
I ndërsyen, gazeta, « opinionist»,portale, për t’sulmuar Qosjen ; sherbetor partish folën,doç dhe dosa u ndërsyen, ndaj tij dhe si çdo herë thanë; e çka nuk thanë me gënjeshtrat e tyre për të drejtën, e Qosjes e që është sipas meje e pakundershtueshme.
Është interesante por gazetaEXPRES, jo vetëm sot por sa herë dikush sulmon Rexhep Qosjen apo sa herë profesori jep mendimin e tij, për kohën dhe ngjarjet kohore, këta si kujdestar të perhershëm dhe përques të politikes zyrtare të shtetit, turren si krimba nëntokësor, me fjalë dhe fjali nga më banalet, për të njollosur emrin e intelektualit që s’mund ta njollos askush; qofshin këta apo qoftë edhe vet shteti sepse:
Rexhep Qosja nuk njolloset, me lehjet e atyre që janë mësuar për të lehë por nëse dikush ka tope, qoftë individ apo edhe shtetë, Kalosresin e Fundit të Rilindjes sonë Kombëtare mund ta konkurojn vetëm me vepra!

Për Rexhep Qosen është shpifë me të madhe nga UDB:-a sektori i saj propagandues në kuadër të LDKës për shumë vite pa u ndalur , si ndaj tij po ashtu edhe ndaj Demaçit; shpifja e tyre bazohej në iluzionin e fitores përfundimtare mbi njeriun, e pambrojtur nga mediat dhe mbi njeriun që me punën e tij intelektuale flet, si dje, si sot e si nesër me epokat..,

Kjo kaskë injorantësh, për kaq vite s’lanë njeri të sakrificës, pa e shpifur; kujtoni sa e sa fyerje kanë drejtuar në adresë të emrit të Adem Demaçit; në adresë të Rexhep Qoses; duke fyer Albin Kurtin; zëdhenesin e UÇK-ës Jakup Krasniqin dhe duke kulmuar me marrje të jetës së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit….
Por kjo kaskë e KRIMEXPRESIT, asë edhe një herë nuk u lodhen, për t’u distancuar nga politika e titistëve kosovarë; nuk fyenë asë edhe një herë idolet e tyre Kolë Shiroken, Sinan Hasanin, Ali Shukrinë, prokuror e gjykatës që i shërbyen ish sistemit,torturues dhe dhunues të të rinjëve nëpër burgjet e Kosoves dhe tërë ish- Jugosllavis, dhe, nuk u distancuan as nga e kaluara antikombetare dhe proserbe, e pronarit të KRIMEXPRESIT Berat Bunar Buzhales dhe e Baton Fazli qel spiun Hagjiut, bashkëpjesmarrësit në krimin dhe vrasjen e Astrit Deharit!…
Kjo kaskë derrash, më shumë kanë shpifur dhe kanë fyer emrin e Adem Demaçit, Rexhep Qoses se sa emrin e Olivar Ivanoviqit apo Jabllanoviqit ta zëmë…
A nuk ju duket e çuditshme kjo gjë?
A thua pse bëhet kjo gjë?
Nuk di asnjë kombë tjetër të botës, që të fyejë herojtë e vet, intelektualët e vet e të cilët i përkasin popullit dhe jo pushtetit; që të ekzistojë një teori e vetmohimit; një teori e shkatrrimit deri në fundë të intelektualëve të pavarur vetëm për faktin që ata nuk vallëzojn, sipas muzikës së pushtetit të sundimtarëve të makiavelit
A, nuk thonte kot Konica: ” lëreni shqiptarët të lirë ngaqë ato gjera që s’ka mundur t’i shkatrrojë vet armiku, e bëjnë ata vetë”…
Profesor Rexhep Qosja duan ta linçojnë pasardhesit e atyre, të cilët shumë vite më herët kishin lansuar linçimet ndaj fjales shqipe dhe predikuesve të fjalës shqipe, në këtë rast mësuesit e popullit dhe intelektualët e popullit…
Gabimi ytë është i madh prof Qosja sepse ti nuk shkove në Beograd si Rugovistët te Millosheviqi; që nuk e dënove rininë shqiptare dhe ushtrinë e saj,,,
Skur t’i kishe bërë, këto gjera, titistet dhe bijtë e tyre, që ishin me shumicë fatkeqesisht, tek ne në Kosovë, nuk do të tentonin të të dëbonin, me armë nga tempulli që vet e krijove ,siç tentuan para ca vitesh; këta që u trazuan për fjalën tënde publike që e the me rastin e vrasjës së ASTRIT DEHARIT, janë ata të njëjtit, që erdhen për t’ju dëbuar, nga Instituti Albanologjik në vitin 1981; janë po ata të njëjtit, e vitit 1988 që ngërsenin lakejt e tyre ndaj jush ngaqë mbrojtje çështjen Kombetare, karshi akuzave që vinin nga ” Francuska shtatë”; janë po ata që mësynë me iks herë gjatë të 90-ve me të njollos; pra janë ata të njëjtit që prinderit e tyre, duke qenë pinjoll të Beogradit, UçK-ja i mbante në bunare për t’u freskuar kokat, që të kujtoheshin se çfarë i kishin bërë Adem Jasharit dhe shumë të tjerëve më parë……
…E kanë treguar dhe deshmuar këtë gjë, me sulmin ndaj Jush për vite me radhë dhe atë, vetëm e vetëm, se nuk u ke shërbyer, pushteteve antipopull; dje prinderit e sot bijtë!!
Profesor i nderuar

Fyerja publike ndaj figures suaj, ka filluar jo tani por që atëherë, kur bëre Temën e Diplomes për Asdrenin, megjithëse, të kishin propozuar një temë tjetër,,, Por t’ i s’pranove ngaqë ishe caktuar nga perendit, të ishe kalorësi i fundit i Rilindjes dhe për këtë arsye, ti jetoje me Rilindjen Kombëtare,,,
Duke ju ofenduar juve kaq rëndë, sepse ju flisni gjithnjë për popullin; sepse ju gjithmon mbroni vegjelin e pambrojtur, anatemuesit tuaj groteskë, harrojn që me klithjet e tyre të çjerrura, ofendojn çdo njeri dhe intelektual të ndershëm, që shikon tek Ju mbrojtesin e së vërtetës.
Nuk e kam fjalën për ata, ” intelektual të shkollave të Kumrovecit” dhe bijtë dhe bijat e tyre ngaqë me ta, s’keni fryumuar asë edhe një herë, në asnjë kohë dhe ngjarje ngaqë; atyre dje dhe pasardhësve të tyre sot,u vie era nga goja qelbë por nga këta intelektualët fallsifikator të kohërave të sotshme e të cilët Diplomat i kanë por shkollën mjerisht se kanë ngaqë s’kishin kohë për arsimim!
Akuzat ndaj Qosjes bëhen, në kohën kur bëhen pazarllëqe politike; në kohën kur Politika ka frikë intelegjencen ngaqë ajo e kupton më së miri mashtrimin; në kohën kur Intelektuelfobia është sot në rendin e ditës.
Një popull, që nuk i nderon intelektualët, ai ka vetvrarë të ardhmen e vet!
Kaq për sot profesor!
Sikur edhe më herët edhe këtë herë po e potencojë që; asë edhe një individ nuk mundë të jetë mbi Kombin; mbi interesat Kombëtare; mbi vlerat e përgjithsme Kulturore; mbi simbolet Kombëtare; mbi traditën Kombëtare; mbi At_dheun ( dheu ï babës) e mëmëdheun ( Dheun e nënës)…

Në faktë, Individi ka formua bashkesit; bashkesit fiset; ndersa Fiset kanë bë territoret; Dhe në ato territore kanë shpallur etnitetin e tyre.Pas shpalljes së Etnitetit dhe formimit të kombeve, ato kombe për t’u veçuar nga të tjerët, kanë formuar simbolet, idhujtë, zotin e tyre sikurse që kanë bërë përpjekje Promotheniane, për ta shkruar gjuhën, e cila në fundë të fundit është Kryesorja dhe primarja që i dallon kombet.
Tashti, çdo kombë nderon heronjtë e vet.
Intelektualët, shkrimtarët, humanistët e vet!
Tashti t’i kthehemi Luftës dhe propagandes serbe, me shekuj me radhë, duke u munduar të nxjerrë lloj -lloj librash: të bardhë të kaltër të zinjë; duke u munduar t’i paraqes shqiptarët si të ardhur; si njerez pa të kaluar; si popull me bishtë,,,
E kësaj propagande shumë sukseshëm iu kanë kundërvyer Intelektualët shqiptarë( jo politika dhe bartesit e politikes apo edhe të pushtetit), me fakte, argumente, dokumente,me libra asë të bardhë dhe asë të kuq por me dokumente kohore;dokumente të cilat, na i kishin lënë të parët, sikur ta dinin që do të na hyjnë në punë,,,
Tashti, shtrohet pyetja: përse Intelektualët tanë bënë gjithë atë sakrificë?
Një Intermeco
A nuk kishte thënë, vet Sulltan Abdyl Hamitit i Dytë: ” nëse u jep shqiptarëve lapsin në dorë dijeni që u dhamë topin”…
Pra, ata më shumë u frigoheshin, atyre me laps se sa atyre me pushkë.
Më besoni që katragjyshi im, ka marrë pjesë ( sipas rrëfimeve të familjarëve)në Luftën e Merdarit në vitin 1910 ( gjendet një pjesë e vogel e shkruar në hyrje të romanit ” Toka e Përgjakur”) por askush, s’ja ka përmendur emrin dhe se ka kënduar në bishtë të qiftelis; ngaqë aso kohe penda dhe mendja e ndritur e Hasan Prishtinës, bënte çudira.
Ndersa ai katragjyshi im përpos që ka ditur me gdhendë bishta të Sopates dhe të mbarojë ndonjë Djepë fëmijësh e me qitë faren e misrit ( se grurë s’ka pas)në arë ( beshik) ka pasë një ” arnautkë” ( kështu quheshin aso kohe ato pushket e gjata) që kur i ka ardhë ” botha te voja” ka dalë me fshatarë tjerë me u dhanë gazë Turqeve në vendë të ujit….
Por, kur të kombinohen në luftë për liri këto të dyja; mendja dhe pushka at’herë ai popull bënë çudira.
A, s’ka thënë vet Hasan Prishtina: Më mirë një pushkë në mal se sa një mijë llafe në Parlament”…
Tashti t’i kthehemi pak Rexhep Qosjes…
(Për fatim tim të mirë Vepren e tij e kam lexuar të tërën dhe e kam në biblioteken e shtepisë)
Si luftetari si intelektuali, e kanë të qartë që; jetës dhe vetes sonë, jeta i jep kuptim vetëm nëse jemi me kombë, etnitet, gjuhë e flamur!
Përse Naim Frasheri kishte thënë: Ti Shqiperi më jep nderë më jep emrin shqipetarë!
Kur jemi te Qosja, ai ka bërë që ne të mësojmë, për Rilindasit tanë Kombëtarë ( Romantizmin në tri Pjesë)
Pastaj Historin e letersisë Shqiptare,,,
Asdrenin- jeta dhe Vepra…
Shumë nga ” krijuesit” e Kosovës për t’u hyrë në hatër serbomdhenjëve, për t’u diplomuar dhe doktoruar, si tema kishin marrë, shkrimtarët serbë, apo edhe Historin serbe si Zekerija Cana ( Socialdemokracia serbe nën udheheqejen e Dimitrije Tucoviqit) teksa Rexhep Qosja me Asdrenin, midis Beogradit, fletë për Hymnin Kombëtar; Psallmet e murgut e sidomos për Zërin e Kryengritësve dhe Romanin ” Kryengritësit”!
Vjersha Zëri i kryengritësve dhe refreni i saj;/ asgjë nuk duam nuk/ veq armë dhe pak bukë/ për ne, rinin shqiptare të Kosovës ( me Kosovë nënkuptojë të gjitha viset e banuara me shqiptarë jashtë Shqiperis Londineze) ishte bërë si hymnë Lirie!
Për ta përmbyllur këtë gjë dhe për të parë, se cili është roli i Intelektualit ( e kam fjalën për ata të mirëfilltit ngaqë edhe Hitleri ka qenë ” intelektual” arkitekt dhe piktorë) do të sjellë një dokument, me të cilin zbulohet se, në Konferencen e Londres, qellimisht u coptua edhe një herë Shqiperia, pas Berlinit, dhe këtë gjë se kemi zbuluar unë dhe asë UÇK-ja por pikerishtë studiuesit e kombit tonë,,,
Lordi Grej që udhëhoqi Konferencen e Londres në Librin e tij Ditar ka shkruar këtë gjë:
” Roli im në këtë konferencë( në Londër) shfaqet pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të dëmtuara nga fati i Gjakovës ( vija e demarkacionit ishte vë në Gjakovë ku serbet ishin vendosë) dhe i Shkodrës ( malazezët) dhe mua as nuk më binte të merrja nismën e një politike e as ta formuloja atë, por vetëm të veproja si një ndermjetës durimtar e i dobishëm ndërmjetë Rusisë dhe Austrisë e të ishin gati për të gjetur një fushë pajtimi dhe të zhdukja pikën e grindjes”
(Kjo gjë mundë të lexohet, në ditarin e tij me titull ( për ata që dinë të lexojnë anglishten kërkone në Bibliotekat, aty ku jetoni)” Memoires Edward Grey”, Paris, 1927, faqe 254)…
Tashti, sikur të mos ishin intelektualët, për të na ndriquar rrugën tonë me shkrimet e tyre, ndoshta Ne kur jemi lindur, të tjerët do të mundoheshin të na paraqesnin si të një kombi tjetër.
A nuk kanë thënë gjerë vonë, vet shqiptarët, që janë ” turk muhamedan”,,,
Por kush u trasojë atyre rrugen e drejtë, për t’u treguar që ne jemi me rrënjë pellazge, Ilire dhe se nuk jemi asgjë tjetër përpos Shqiptarë?
Rexhep Qosja me shumë intelektual të kombit duke bërë luftë promethjane me ata « intelektual » të pushtetit e të cilët, edhe sot, mjerisht, i ke në të gjitha mediumet shtetërore,,,
Ne shqiptarët gjatë tërë kohës, kemi pas dy loj intelektualësh; të popullit dhe të pushtuesit!
Instituti Albanologjik ishte halë në sy për serbomdhenjtë dhe këlyshet e tyre në Kosovë ngaqë ishte i vetmi që mirrej, me botimin e letersisë së botuar, e në veçanti atë të ndaluar pikerishtë nga burokracia Kosovare e kohës.
Nëse ka mundësi të më thotë ndonjeri se, cilat libra janë botuar nën Firmën e Institutit Albanologjik, nga viti 1970 e gjerë në vitin 1981 me përmbajtje Anti-Kombëtare apo edhe Titiste?
Nëse dikujt, i ka penguar Botimi Serik i Librit shkencorë me titull ” KOSOVA” është tjetër gjë! Nëse ” Jeta e Re” i ka penguar ndonjerit është tjetër gjë!
Nëse pregaditja për botim, e qindra Librave, për Kohën e Rilindjes Kombëtare, Për Asdrenin () O zot bijtë e bushtrave i zëjnë për të madhe se pse ” paska doktoruar me Temën Asdreni – jeta dhe vepra dhe jo me Temen ” Vuk Karagjiqi)Naim Frasherin,,, Për herë të parë u botua Antologjia e Parë e Historisë së letersisë…
I bëheshin presione Institutit Albanologjik, për kursin e tij nacionalist dhe aspak jugosllav dhe merrnin si shembull Institutin tjetër, atë të Historisë, ku më shumë botoheshin libra rreth Partis Komuniste të Jugosllavisë…
Rexhep Qosja nuk dorëzohej… ai fliste sikur që foli për mënyrat e shtetit për të vrarë kundershtarët politik, siç ndodhi rasti me vrasjen e Astrit Deharit…
Shqiptarët, për të pasur një libër kanë sakrifikuar shumë; ata në mungesë të shkollimit të lartë, shtegtonin si bletët pas nektarit, kudo që u jipej kjo mundësi…
A nuk ishin vetë naim Frashëri, Samiu, që u shkolluan në Stamboll, në selinë e Armikut që na mbante të shtypur? PO kush i shkroi më mirë dhe më bukur Shqiperisë se sa Naimi?
Po Çajupi? Bëri shkollë largë vendlindjes.
Po Migjeni?
Shërbëtorëve maskarenjë të Krim Expresit dhe Klan( Pronto) Kosova, po të ishin gjallë shkrimtarët e Rilindjes sonë Kombëtare do t’i linçonin, pa dyshim që të gjithë, ashtu siç bëjnë përpjekje për t’linçuar Qosjen sa herë, ai flet me fakte për maskarenjtë e pushteteve dhe të pushtetit…
PSE U PENGON REXHEP QOSJA ?
Kam thënë që: Rexhep Qosja është: KALORËSI I FUNDIT I RILINDJES SONË KOMBËTARE!
Rexhep Qosja, bëri gjithë atë vepër monumentale, kështu që, nuk është e befasishme që titistet janë versulë, për ta rrezuar për tokë ,” malin që s’bie”!
Natyrishtë që kësaj kaske, s’ju pengonë Qosja ngaqë atë do të mundë ta asgjësonin si Astritin, në çdo kohë por këtyre u pengon Vepra e tij Kombëtare; është ajo vepër që na mësonte vargjet e Naimit për Gjuhën Shqipe…
Pra, këtyre u pengon vepra e Profesor Qosjes!
Këta , të dresuar në kuzhinat speciale të Beogradit, s’mund ta kuptojnë veprën e Rexhep Qosjes ngaqë janë ushqyer, për çdo ditë me Dobrica Qosiqin ,,, Këta bëjnë punen të cilën e kanë mësuar, në UDB-e, për shpifje të sinkronizuara…
Van Gogu ishte i ” çmendur” por vepra e tij ishte Monumentale,,,
Bethoveni i shurdhër por vepra e tij ishte Gjeniale…
E, sikur të kishin qenë këta shqiptarë, bijtë e bushtrave të ndersyer dhe të mësuar nga kuzhina rankoviqiste, në kohë të fundit, si mbeturinat Millosheviqjane, me siguri do të lehnin në stilin” Hiqnu bre Bethovenit se ai ka qenë shurdhan ose Po çka din ai që ja ka pre veshin vetes së tij”…
Por, pasi që gjenit, e popujve tjerë, s’kanë pas të bëjnë me rekrutet « jeniçerë” të osmanllijve dhe me vojvodët çetar të Serbisë, kanë shpëtuar…
Le të ma gjejë ndonjeri, vetëm një botim nga Instituti Albanologjik, të veçantë dhe Special, për ndonjë botim për letersinë jugosllave apo edhe atë Serbe?
S’ka!
Kishte vë me kohë shpatën e Skënderbeut, kalorësi ynë i Rilindjes Qosja, në atë letersi me përmbajtje shoveniste!
Për Rexhep Qosjen është bërë një propagandë e tmerrshme për gjatë viteve 1990 – 1999 dhe siç e dimë, ajo më së shumti zë vendë tek klasa e ulët, jo arsimore ngaqë në qarqet intelektuale ai edhe sot është i nderuar!
Dinjiteti i të pavdekshmit është shenjtore për secilin ngaqë, gjatë kohës sa jetonin/ jetojnë, e ku secila kohë i kishte maskarenjtë e pushtetit si dhe ” ledekeistet e asaj kohe”, e të cilët me të madhe, kishin shpifur për Konicen, Onufrin, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Nolin,,, Por figura e tyre asnjëherë nuk është rrëzuar teposhtë…
E tillë do të mbetet edhe e Rexhep Qosjes.
Në mos asgjë tjetër at’herë s’do të mundet student i letersisë të kalojë në cilin do universitet pa veprat Monumentale të prof Qoses dhe Historisë së Romantizmit Shqiptarë!
Por keta që mundohen të përlyejnë Njeriun që shkroi për ata që shkruan për Gjuhën Shqipe ( të cilen e kishin nemur, Imam e despot) janë të njejtit që se kanë për hiq gjë, që të shkojnë në shtrat, për të bërë seks, me ato që i kanë sjellë, në jetë!
Sepse këta shkruajn në shqipe( KrimEXPRESI) por mendjen e kanë në Ravna Gorë…
Të tillët, si gazeta KRIMEXPRES, se kanë asgjë për turp ngaqë vet qenja e tyre është Turpi!
Gjuha totalitare dhe e egër nuk tregon forcë dhe arsyetim ( kur mungon ai), por delirë dhe frikë.
Tashti, ca pasuse që nxjerren, më kujtojnë atë propagandën e egër shoveniste serbe, të cilët kur donin për të diskredituar ndonjerin, nuk nxirrnin tërë shkrimin por vetëm atë që u konvenonte, kështu që me këtë rastë ka shumë nga Ata që u pengon ky shkrim i imi ( i yni) për ta ç’vlersuer tërë këtë butafori, duke vërtetuar katerciperishtë se atentatet ndajë kulturës e ndergjegjës kombëtare shqiptare me emrin Rexhep Qosja, ndaj qytetërimit tonë kombëtar, janë aq të shëmtuara, sa që, kulti i shpifjes, brutalitetit dhe asgjesimit mundesishtë total është kulti i vetëm i shovenizmit, që të bije të lexosh, nga disa « gezataruca në shërbim të pushtetit të maskarenjëve…
Ҫka (s)din KRIMEXPRESI?
Këta nuk e dinë, që për Krijuesin dënimi më i madh, burgu më i madh është ndalimi i mos krijimit. Këta, nuk e dinë që në vitin 1981 e gjerë vone, Rexhep Qosjes i ishte ndaluar e drejta e botimeve shkencore, pjesmarrja në Redaktimin dhe pergaditjen e Vëllimeve me titull ” Gjurmime Albanologjike – Seria e shkencave Filologjike dhe Historike”…
Pra, këta bëjnë pyetje se” Përse nuk hyri në burgë Rexhep Qosja ndersa në anën tjetër e bëjnë të njejten pyetje se ” Përse ka qenë në burgë Adem Demaqi”,,,
I pari u pengon që s’ka qenë në burgë ndersa i dyti u pengon pkerishtë pse ka qenë në burgë…
Padyshim që kemi të bëjmë, me një pjesë të atyre që janë rritur në Beograd dhe në familje padyshim qindperqind Jugosllave!
Po Ju tregojë një gjë, çfarë kishte ndodhë në Kohën e Rajhut të Tretë në Gjermani
Të githë Krijuesve, të cilët nuk glorifikonin pushtetin e Hitlerit, iu ishte ndaluar veprimtaria, me këtë rast krijimtaria. A për Krijuesin, kjo është më e rëndë se sa vet Burgimi. Një piktor që shquhej me Tabllot e tija dhe punimet , sipas gestapos, kunder Rajhut Të Tretë,, jo që i ndalohet pikturimi por i vejnë edhe roje, në shtëpi dhe gjetiu për ta përcjellë 24 orë.
E para, ata nuk donin ta fusnin në burgë ngaqë për opinionin e mbrendshem, deshironin të krijonin përshtypjen e një Pushteti ” Liberal”, që nuk pengon asnjë krijues dhe lëre më t’i fus në biruce.
Roja e kishte për detyrë që; për çdo mbrëmje me shkue dhe me kontrolluar fletat e Piktorit, se mos ka vizatuar, ky ndonjë gjë.Piktori ishte i detyruar, që për çdo mbrëmje dhe mëngjez të ia dëftonte faqet e bardha të vizatimeve, si deshmi që nuk po krijonte…
Pra ishte lënë i lirë, me kushtë, të mos punonte.
Një ditë Piktori, e merr një Tabllo të tij, del në kodër dhe e vë, në drejtim të detit… Roja shkonë, ia konfiskon fletët por befasohet ngaqë në të, nuk sheh asgjë.
E pyet piktorin:
“Po ti asgjë s’paske vizatuar ndersa tanë diten, të kam verejt që ke qendruar para kesaj tablloje?»
Piktori ia kthen:
“JO unë kam vizatuar por ti nuk je duke e vërejt këtë gjë”!
Roja i zgurdullon sytë, Tabllos , e shikon si i çmendur, me sy të zgurdulluar, por nuk shihte asgjë.
E pyet serish Piktorin:
“Po çka ke vizatuar, kur asgjë nuk po shihet?”
Piktori i përgjegjet:
“kam vizatuar një Tabllo të padukshme por që ti, se veren sepse aty, në fletë kam vërë shumë Figura, po që nuk duken”…
Roja i alarmuar, i tmerruar nga kjo gjë, ia konfiskon fletët e vizatimit, pergamenën e Piktorit dhe gjithë Letrat e tjera të bardha. I merr, dhe që të githa i dergon në Berlin, që pastaj Ekspertet t’i kontrollojnë, në mos me të vërtetë Piktori ka ndonjë Teknik me të cilën paraqet Pikturen por që nuk shihet…
Kur arrijnë letrat në Berlin( së pari atje kontrollohen) ata vërejnë që megjithatë Piktori kishte luajtur tope me Rojen të cilin ia kishin caktuar pushtetarët e kohës,,,,
Andaj këta të KRIMEXPRESIT kur flasin për Qosjen më kujtojn këtë storien e Piktorit me Rojen e Hitlerit..
Për fund
Më lejoni ta përfundojë me një thënje të profesor Rexhep Qosjes:
” Politikës kurrë s’i kam takuar. Dhe, nuk i kam takuar politikës, sepse kam dashur t’i takoj popullit tim, jo për një kohë, por përgithmonë”…
Rexhep Qosja është një Lis i Vjetër.
E vërtetë, që ai është një Lis, i vjetër në krahasim me shumë lisa tjerë, që si të njomë, sa ishin, i kerrus era dhe i shkul nga toka. Ai, si Lis i vjetër sot, dikur, e forcoj shtatin, deget, trupin; u qëndrojë stuhive të kohës; kallkan e acar për të mos u gjunjëzuar as edhe një herë dhe para askujt. Kishte nga ata që mësynin, këtë lis me Uragane; e shtrinin gjerë në tokë por meqë rrënjet i kishte thellë në Tokë shqiptare, posa kalonte ajo Fortunë, ai ngritej e bëhej, më i fortë…
A, lisi i vjetër nuk shkulet dot dhe nuk prehet me sopatë…
Lisat e vjetër paraqesin, lashtësi, autoktoni,mu sikur Rexhep Qosja, si kalorësi i Fundit i Rilindjes sonë Kombetare!
Romantiku i kohës sonë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura