NDRYSHIMI I MADH QË E KËRKOJMË ÇDO DITË!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku – 22 Korrik 2021
“Askush nuk mund të kalërojë mbi kurrizin tënd nëse ti nuk përkulesh” – Martin Luther King (1929 – 1968)
– Ҫdo shoqëri ka grupime të ndryshëm të interesit!
– Kush vendos mbi fatin e shoqërisë?!
– Pa dyshim politika!
– Prandaj rrjedhimisht është politika ajo që kalëron mbi kurrizin e njerëzve të përkulshëm!
– Në cdo situatë njeriu kërkon ndryshim për zhvillimin e shoqërisë!
– Kush e bënë ndryshimin?
– Njerërzit e papërkulshëm!
– Kush janë të papërkulshmit?
– Janë njerëzit e ditur e të guximshëm!
– Ku mund t’i gjesh ata/o?
– Në çdo grupim të shoqërisë!
– Atëhere shtrohet pyetja: pse nuk organizohen kundër të keqes dhe padrejtësive që ua bënë politika?
– Janë të pafuqishëm!
– Pse?
– Sepse janë pakicë brenda grupimeve të shoqërisë, dhe duke qenë të tillë, “mbytet” dija dhe guximi i tyre brenda shumicës së atij grupimi të përkulshmish, me plotë interesa vetjake!
– Ani, çka duhet të bëjnë?!
– Duhet të bashkohen të gjitha pakicat e të diturëve dhe të guximshmëve, pra të papërkulshmit e këtyre grupimeve për ta bërë shumicën e të diturve dhe të guximshmëve, dhe në këtë mënyrë është i pashmangshëm ndryshimi i madh që e kërkojmë çdo ditë!
____________
Nga arkivi, 21 Korrik 2020
NDRYSHIMI I MADH QË E KËRKOJMË ÇDO DITË!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217202646794655&id=1125324528