NË KRUJËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

NË KRUJËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 shtator 2021

Njohuri bazike për dy muzeumet në Kalanë e Krujës!

MUZEU KOMBËTAR „GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDRBEU” NË KRUJË

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është përuruar më 1 Nëntor 1982. Muzeu është ndërtuar në kalanë e Krujës.

Në muze janë këto pavione:

– Pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme,

– pavioni i principatave shqiptare,

– i pushtimit osman dhe përballimit të këtij  pushtimi,

– pavioni i kështjellave mesjetare,

– i qëndresës shqiptare,

– kancelaria e Skënderbeut,

– biblioteka,

– salla e princave,

– e pinakotekës dhe së fundi

– pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Në këto pavione ekspozohen objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

MUZEU KOMBËTAR ETNOGRAFIK NË KRUJË

Në kuadër të Muzeut  Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është edhe Muzeu Kombëtar Etnografik. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Eshtë ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764.

Banesa është monument kulture i kategorisë së parë.  90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale.

Në të gjejmë objekte prej:

– qeramike,

– druri,

– guri,

– hekuri,

– pambuku,

– mëndafshi,

– leshi,

– qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë dhe lloje të shumta armësh që janë përdorur në periudha të ndyshme hitorike. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60 – 70 deri në 500 vjeçare.

NË TREGUN E VJETËR TË KRUJËS

Tregu i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit (krutanët e hershëm), Pazari i Derexhikut, është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon në kala. Ky treg (pazar) ka ekzistuar që në Kohën e Skënderbeut. Pazari i Derexhikut ka patur rreth 150 dyqane të cilat nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës.

 Sipas historianëve, tregu është ndërtuar përpara pushtimit osman, është djegur dy herë tërësisht dhe në të dyja rastet është rindërtuar nga e para. Tregu historik i Krujës është përshkruar dhe nga udhëtari austriak, Von Han, në shekullin e XIX-të, kohë kur ai vizitoi Shqipërinë. “E vendosur në një rrugë të ngushtë që të çon drejt kështjellës dhe në të dy anët me dyqane. Me një atmosferë aq të lashtë të duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga koha e Skënderbeut…”, shkruan Han në përshtypjet e tij. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht edhe zejet e vendosura në treg.

Në vitin 1961 Tregu i Krujës u mor nën kujdesin e shtetit, ndërsa më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij. Dyqanet e tregtarëve dhe të mjeshtërve janë përdhese, një katëshe, me përjashtim të Derexhikut ku ka edhe ndërtesa dy katëshe. Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri.

 Ky pazar karakteristik, më 1963, për vlerat e tij historike dhe arkitektonike u shpall ansambël muze. Në këtë treg vizitorët mund të gjejnë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, filigrame, qylyma etj. Larmia e mallrave që tregtohen këtu dhe vjetërsia e tyre tërheqin çdo vit një numër të madh turistësh nga vende të ndryshme të botës.

TREGU (PAZARI) I KRUJËS

http://www.youtube.com/watch?v=utx_79dHroE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura