DR.LUFTULLA PEZA & DR.LILJANA PEZA: ILIASI I OMERIT DHE PËRKTHIMET E GABUARA

Golem 26 maj 2019: Iliasi i Omerit (ose Iliada), është poema mbi Ilionin e lashtë dardan në zemër të Trojës, në të cilën Omeri i këndon lavdi heroizmit të luftëtarëve të Luftës së Trojës, rreth vitit 1250 p.e.s., zhvilluar midis dy grupimeve ushtarake të mëdha pellazge dhe perëndive të ndryshme pjesmarrëse në të.
Në njerën anë të kësaj lufte të përgjakëshme ishin trojanët, udhëhequr nga mbreti i tyre i urtë Priami dhe princi Hektor. Priami ka qenë nipi i mbretit Ili, themeluesit të qytetit-shtetit të Trojës gjatë kohës së hershme të bronzit. Mbreti Ili nga ana e tij ka qenë nipi i mbretit Dardan, që në mithologji njihet i biri i Zeusit Pellazg. Prandaj edhe poema e Omerit është emërtuar “ILIAS”, që don të thotë “ILI ASHT” ose “ASHT ILI”, për nder të mbretit “ILI”(Ylli) , në gjuhën e vendasve. Në anën tjetër në këtë luftë ishin sulmuesit e Trojës, akejt, një aleancë ushtarake midis qytet-shteteve pellazge të kohës së bronzit, nën drejtimin e mbretit Agamemnon të Mikenës. Mikena ka qenë qytet-shtet pellazg gjatë kohës së bronzit në Peloponez.
Troja ndodhet në breg të ngushticës së Dardaneleve në detin Egje, pjesë e perandorisë së lashtë pellazge. Në anën perëndimore shtrihej Pellazgjia, siç shkruan Herodoti, që nga romakët do të emërtohej “Provinca Ilire”, ndërsa në lindje shtrihej pjesa tjetër e kësaj perandorie, që arrinte deri në Indi, përfshirë edhe brigjet e Mesdheut. Kjo ishte bota e njohur gjatë kohës së bronzit, që flishte shumë dialekte të gjuhës më të lashtë pellazge (L.& L.Peza: Gjuhët e lashta..2019).
Troja me pasuritë e saj dhe tregëtinë midis lindjes dhe perëndimit, u bë qendër e madhe tregëtare, vend i begatë dhe i pasur. Për këtë arësye zilia e aristokracisë në qytet-shteteve për rreth arriti në ndërmarrje të luftës kundra saj. Shkaku u gjet, rrëmbimi i Hellenës së bukur, mbretëreshës së Spartës, gruas së mbretit Menelau, nga princi trojan Parisi.
Mbretërit, i Mikenës- Agamemnoni, i Spartës- Minelau dhe disa të tjerë si dhe princi nga Thesalia- Akili, sëbashku me luftëtarët e tyre u bashkuan për të sulmuar Trojën dhe për të rikthyer Helenën e bukur. Kështu nisi Lufta e Trojës.
Kjo luftë përfundoi me disfatën e trojanëve, shkatërrmin e Trojës, vrasjen e Hektorit, Akilit dhe shumë luftëtarëve të tjerë. Shumë gra u morën si robina, përshirë edhe Andromaqin, gruan e princit Hektor. Shumë vite më vonë në kodrën në afërsi të lumit Erzen, u ngrit qytet-shteti i ri për nder të heroinës trojane Androamaqi, që ruhet si Ndroqi i sotëm.
Iliasi është krenaria e letërsisë europiane, sepse ajo shënon fillimin e kësaj letërsie dhe ka luajtur rol të madh edukues për njerëzimin. Iliasi është një përmbledhje e gojdhanave dhe tregimeve popullore, që këndoheshin dhe recitoheshin nëpër festivalet popullore të kohës së bronzit dhe më vonë, nga rapsodë, këngëtarë dhe ansamblesh popullore.
Versioni i shkruar i Iliasit të Homerit datohet, sipas studimeve të fundit, që i përket viteve 710-760 p.e.s. (Altschuer et al. 2013). Poemi është mbushur me histori aventurash luftarake dhe dashurie të herojve, Agamemnonit, Akilit, Odisesë, Hektorit, Helenës së bukur, Paridit, Priamit etj., të gërshetuara me veprimet e Perëndive Pellazge të Olimpit, Zeusit, Herës, Afërditës etj., herë në mbështetje të njerës palë ndërluftuese dhe herë tjetrës.
Në Ilias përmenden për herë të parë në histori pellazgët si populli më i vjetër dhe i parë i identifikuar në historinë njerëzore, stërgjyshët e shqiptarëvet të sotëm. Ata janë njerëzit e parë, që dolën nga shpellat, të parët filluan punën e mbledhës-gjuetarit, ngritën farmat dhe ndërmorën fillimin e bujqësisë në histori.
Cilën gjuhë ka folur Omeri?
***
Më gjerësisht lexoni në formatin PDF:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/luftulla-liljana%20peza%20Iliasi.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura