Shpalime historie
NË PRAG TË SHËNIMIT TË PËRVJETORIT TË KRYENGRITJES SË KRUSHEVËS (ILINDENIT)
(2 gusht, 1903 – 2022)
Nga Abdulla Mehmeti
(Një histori tmerrësisht e falsifikuar)
Terrori mbi popullsinë shqiptare të Krushevës dhe Manastirit me rrethinë në fillim të shek. XX, në dritën e burimeve historike
Pasojat nga Kryengritja e Ilindenit në Krushevë dhe rrethinë, nga fillimi i muajit gusht 1903 e më vonë, sipas burimeve historike kanë qenë:
5. 328 – të vrarë dhe plagosur nga radhët e ushtrisë osmane, kryesisht me përkatësi shqiptare;
994 – kryengritës të vrarë dhe plagosur, shumica shqiptarë;
4. 694 – civilë të vrarë dhe masakruar;
3. 122 – gra dhe vasha të përdhunuara;
176 – gra dhe vasha të grabitura (kidnapuara);
12. 440 – shtëpi të djegura dhe shkatërruara;
70. 835 – banorë të mbetur pa shtëpi dhe strehë mbi krye, me prona të djegura dhe shkatërruara; ata të besimit islam të shpërngulur në Turqi, ndërsa ata të besimit të krishterë në Traki (Bullgari dhe Vllahi).
Një krahinë e tërë e banuar kryesisht me shqiptarë, e rrafshuar përtokë, e shndërruar në hi e pluhur, e larë me gjak e mbushur me varre!
Shumica e këtyre viktimave kanë qenë shqiptarë nga qyteti i Krushevës, Manastirit, Përlepes dhe rrethinës; ata të besimit të krishterë (ortodoksë) i ka goditur pushteti osman, ndërsa ata të besimit islam i kanë goditur çetat e komitëve bullgarë dhe bandat çetnike serbe.
(1 gusht 2022)