SHERADIN BERISHA: KARL MARKSI ‘ANTISHQIPTAR’! CILIN MARKS E KEMI MËSUAR NË SHKOLLË DHE CILI ISHTE MARKSI I VËRTETË (?!) A ISHTE ‘MANIFESTI I PARTISË KOMUNISTE’ VEPËR ORIGJINALE E MARKSIT&ENGELSIT DHE SI U THEMELUAN KOMUNIZMI DHE NAZIZMI NGA NJË QENDËR?!

Pashtriku.org, 31. 08. 2015: Karl Marksi, (emri i vërtetë MOSES MORDECHAI MARX LEVI), ka shkruar edhe për shqiptarët dhe sllavët. Gjatë kohës kur po mbahej Kongresi i Belinit (qershor 1878), ai – arnautët (shqitarët), i cilëson popull të pa qytetruar, barbarë e me prirje prej grabitqari, për çka duhet të mbahen nën “trysni të rreptë ushtarake”, ndërsa për sllavët thotë, se “janë të vetmit bartës të qytetnimit”! Marksi më këtë rast shkruan: “Arnautët (Shqiptarët) janë pjesërisht të krishtënë të ritit orthodoks-grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku tue gjykue përsa i njohim, janë pak të përgatitun për t’u qytetnue. Primja e tyne grabitqare duhet ta detyrojë çdo qeveri fqinje t’i mbajë ata nën trysni të rreptë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendet fqinjë të mos u sigurojë punë atyne, si p.sh. druvarë dhe ujë-mbartës.” Kurse gadishullin e quejti “Turqi Europiane”. “Asht pasuni natyrore e trashigueme nga stërgjyshnit e rracës sllave të Jugut. Rivalë të sllavëve janë vetëm barbarët arnautë dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendun si kundërshtarët ma të egër të qytetnimit e përparimit; përkundrazi, sllavët janë të vetmit bartës të qytetnimit”…!! (Marash Mali- “Shqipnia Etnike nga e vërteta në andërr” Florida USA, Burimi: Kongresi i Berlinit, 1878, botim i plotë, Curcio, 1934, vëllimi VII).


Karl Marksi (5 maj 1818 – 14 mars 1883)

CILIN KARL MARKS E KEMI MËSUAR NË SHKOLLË?!
Në lëndën e marksizmit kemi mësuar se Karl Marksi (5 maj 1818 – 14 mars 1883) ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ishte djalë i një avokati hebre i cili në vitin 1824 së bashku me familjen konvertohet në fenë krishtere. Gjithashtu kemi mësuar se Karl Marksi së bashku me Friedrich Engelsin (28 shkurt 1820 – 5 gusht 1895) kanë shkruar “historinë e luftës së klasave” të përmbledhur në progamin e quajtuar “Manifesti i Partisë komuniste” të shkruar në vitin 1847. Në parathënien e librit “Manifesti i Partisë Komuniste” botimi në gjuhën gjermane (1872) Karl Marksi dhe Friedrich Engelsi kanë shkruar: “Lidhja e Komunistëve», është organizata ndërkombëtare e punëtorëve, e cila në kushtet e atëhershme, natyrisht, mund të ishte vetëm një organizatë e fshehtë, në kongresin që u mbajt në nëntor të vitit 1847 në Londër, i ngarkoi të nënshkruarit të përgatisnin për botim një program të hollësishëm teorik e praktik të partisë. Kështu lindi ky «Manifest», dorëshkrimi i të cilit u dërgua në Londër për t’u shtypur pak javë përpara revolucionit të shkurtit. I botuar për herë të parë gjermanisht, «Manifesti» pati në këtë gjuhë të paktën dymbëdhjetë botime ‘të ndryshme në Gjermani, në Angli dhe në Amerikë. (…) “Manifesti” është një dokument historik, të cilin ne s’kemi më të drejtë ta ndryshojmë. Ndoshta në një botim të ardhshëm mund t’i shtohet një hyrje, e cila të përfshijë periudhën prej vitit 1847 deri në ditët tona; ky botim i «Manifestit» qe aq i papritur për ne, saqë nuk patëm kohë për një punë të tillë.” – Londër, 24 qershor 1872 Karl Marks Fridrih Engels. (Burimi: K. Marks, F. Engels. Vepra të Zgjedhura, Në Dy Vëllime. Tiranë, «8 Nëntori», 1975. Vëllimi I, f. 11-12.
***
CILI ISHTE KARL MARKSI I VËRTETË(?!) A ISHTE ‘MANIFESTI I PARTISË KOMUNISTE’ VEPËR ORIGJINALE E TIJ DHE SI U THEMELUAN DY SISTEMET POLITIKE: KOMUNIZMI DHE NAZIZMI NGA NJË QENDËR?!

Nga disa studime të publikuara viteve të fundit, (të cilat nuk i kemi mësuar në lëndën e marksizmit apo të filozofisë), thuhet se “Një degë e Iluminatit bavarez, që në atë kohë njihej si “LIDHJA E TË DREJTËVE” dhe e cila kishte rrjedhur nga një nga grupet sekrete revolucionare më të suskesshme në Francë, “SOCIETE DES QUATRE SAISONS” (Shoqëria e Katër Stinëve), rekrutoi dy anëtarë të rinj, Ҫifutin MOSES MORDECHAI MARX LEVI (alias Karl Marks) dhe shokun e tij, industrialistin FRIEDRICH ENGELS, të cilët më pas shkruajtën “MANIFESTIN (E PARTISË) KOMUNISTE” për ta. Një pjesë nga manifesti erdhi nga mendja e tyre, por pjesa më e madhe ishte ideologjia e “Lidhjes së të Drejtëve” dhe shoqërive sekrete të tjera franceze, të cilat mbanin një pozitë revolucionare në drejtim të Francës.” (Burimi: Jan van Helsing – Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore”, Plejad faqe 145). Në vitin 1847, falë edhe aftësive të veta intelektuale, Marksi arriti të ndryshonte imazhin e lidhjes, e cila në vitin 1847 e ndryshoi emrin në “LIDHJA KOMUNISTE”.
Gary Allen në një studim të tij shkruan:
“Në fakt, ‘Manifesti (i Partisë) Komuniste’ ishte në qarkullim shumë vite më parë se emri i Marksit të bëhej gjerësisht i njohur për të përcaktuar autorësinë e këtij manuali revolucionar. Gjithë ajo çka në të vërtet bëri Karl Marksi ishte kodifikimi dhe azhornimi i parimeve të planeve revolucionare që ishin hartuar vite më parë nga Adam Weishaupt, themeluesi i Urdhërit të Iluminatit në Bavari”. (Po aty, f.145)

Adam Weishaupt’i ( 6 shkurt 1748 – 18 nëntor 1830)

Meqë Britania dhe Franca ishin dy fuqitë më të mëdha botërore në vitet e fundit të shekullit të XVIII’të, Adam Weishaupt’i (i lindur në qytetin Ingolstadt të Bavarisë, më 6 shkurt 1748, ndërsa vdiç në 18 nëntor 1830) urdhëroi Iluminatin të ndizte luftërat koloniale duke përfshirë, Luftën revolucionare në Amerikë, për të dobësuar Perandorinë Britanike dhe për të organizuar Revolucionin Francez që do të fillonte në vitin 1789. Ishte viti 1784, kur Adam Weishaupt’i nxori urdhrat e tij për Revolucionin Francez. Shkrimtari gjerman Stefan Zweig (Cvajg), i vendosi ato urdhra në formën e një libri, i cili përmbante gjithë historinë e Iluminatit dhe planet e Weishaupt’it. Një kopje e atij libri iu dërgua Iluminatit në Francë, i kryesuar nga Robespierre, të cilin Weishaupti e kishte deleguar të nxiste Revolucionin Francez…” (Burimi: Myron C.Fagan – Iluminati dhe këshilli i Marrëdhenieve me jashtë, pashtriku.org – 01. 06. 2013) Adam Weishaupt përpara se të vdiste përgatiti një version të rishikuar të komplotit të vjetër të Iluminatit, i cili nën pseudonime të ndryshne duhej të organizonte financimin, drejtimin dhe kontrollin e të gjitha organizatave ndërkombëtare (me ideologji të ndryshme), në mesin e të cilave ishte edhe dega e Iluminatit bavarez, “LIDHJA E TË DREJTËVE”, anëtar i së cilës ishte edhe KARL MAKSI!
***
Ndërsa Karl Marksi ishte duke shkruar “Manifestin e Partisë Komuniste” për sistemin e ardhshëm komunist (nën udhëheqjen e një grupi të Iluminatit të financuar nga Rothschildët), profesori Karl Richter i Universitetit të Frankfurtit ishte duke shkruar antitezat (anti’komuniste) nën drejtimin e një grupi tjetër të Iluminatit. Vepra e antitezave filloi me prof.Richter’in dhe pas vdekjes së tij këtë vepër e vazhdoi filozofi gjerman Friedrich Wilhelm Nietzsche (15 tetor 1844 – 25. gusht 1900), i cili themeloi Nietzscheanizmin. (Myron C.Fagan – Iluminati…) Ky Nietzscheanizëm më vonë u zhvillua drejt fashizmit dhe më pas drejt Nazizmit dhe u përdor për të nxitur Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore nga Benito Musolini dhe Adolf Hitleri!

Friedrich Wilhelm Nietzsche (15 tetor 1844 – 25. gusht 1900)

Pra, shihet qartazi se këto dy sisteme në dukje të kundërt (komunizmi dhe Nazizmi) janë ideuar, themeluar dhe financuar nga një qendër – Iluminatët, për të mbajtur njerëzimin në një mosmarrëveshje konstante përmes luftërave të shumta dhe revolucioneve!
KARL MARKSI: “SHQIPTARËT JANË, TË PAQYTETNUAR, BARBAR DHE ME PRIRJE GRABITQARE”!!
Karl Marksi – ai i vërteti MOSES MORDECHAI MARX LEVI, ka shkruar edhe për shqiptarët dhe sllavët. Gjatë kohës kur po mbahej Kongresi i Belinit (qershor 1878), arnautët (shqitarët), i cilëson popull të pa qytetruar, barbarë e me prirje prej grabitqari, për çka duhet të mbahen nën “trysni të rreptë ushtarake”, ndërsa për sllavët thotë, se “janë të vetmit bartës të qytetnimit”!
Marksi me këtë rast shkruan: “Arnautët (Shqiptarët) janë pjesërisht të krishtënë të ritit orthodoks-grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku tue gjykue përsa i njohim, janë pak të përgatitun për t’u qytetnue. Primja e tyne grabitqare duhet ta detyrojë çdo qeveri fqinje t’i mbajë ata nën trysni të rreptë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendet fqinjë të mos u sigurojë punë atyne, si p.sh. druvarë dhe ujë-mbartës.” Kurse gadishullin e quejti “Turqi Europiane”. “Asht pasuni natyrore e trashigueme nga stërgjyshnit e rracës sllave të Jugut. Rivalë të sllavëve janë vetëm barbarët arnautë dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendun si kundërshtarët ma të egër të qytetnimit e përparimit; përkundrazi, sllavët janë të vetmit bartës të qytetnimit”…!!!! (Marash Mali- “Shqipnia Etnike nga e vërteta në andërr” Florida USA, Burimi: Kongresi i Berlinit, 1878, botim i plotë, Curcio, 1934, vëllimi VII)..
Ky është Karl Marksi i vërtetë, ndërsa atë që e kemi mësuar në shkollë duket te jetë i pavërteti!
***

Lexoni këtu librin:
K. Marks dhe F. Engels: Manifesti i Partisë Komuniste
http://www.marxists.org/shqip/m-e/1848/manifesti/manifesti.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura