NË PREKAZ: NDERIM DËSHMORIT TË KOMBIT SMAJL ASLLAN JASHARI (1951 – 1998)

Në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

NË PREKAZ: NDERIM DËSHMORIT TË KOMBIT SMAJL ASLLAN JASHARI (1951 – 1998)

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 6 mars 2022

Shtëpia e Smajl Jasharit ndodhet përballë “Fabrikës së Municionit”, në Skënderaj, ku forcat serbe kishin dislokuar qindra policë dhe ushtarë, meqë po përgatiteshin për ta sulmuar Prekazin.

Duke qenë se shtëpia e tij ndodhej në radhën e parë të sulmit, vizavi me forcat serbe, Smajli më 4 mars 1998 ngarkon anëtarët e familjes së ngushtë në një traktor dhe i nis në drejtim të Kostercit.

Në kohën kur po largohej me familjen në traktor, takon Hamëz Jasharin, të cilit i tregon se sapo të dërgonte anëtarët e familjes deri te “Lisat e Klinës” do të kthehej dhe me pushkën e tij “italiane” do të rezistonte deri në fishekun e fundit. Ashtu ndodhi.

Në orët e mbrëmjes, Smajl Asllan Jashari ishte futur në kullën e tij dhe po vështronte lëvizjet e forcave serbe të cilat ndodheshin ballë për ballë. Me të filluar sulmi barbar serb në lagjen e Jasharëve, u dëgjua edhe pushka e Smajl Jasharit, i cili shtinte në drejtim të forcave të këmbësorisë serbe.

Smajl Jashari ishte plagosur rëndë për vdekje nga goditjet e forcave armike. Trupin e tij të plagosur rëndë, forcat serbe e kishin tërhequr në brendi të “Fabrikës së Municionit”. Atë e kishin parë Sala Jashari, Besarta Jashari dhe Naser Jashari, të cilët po mbaheshin rob në këto ambiente.

Smajli la babanë, nënën, bashkëshorten Rrahimen, bijtë: Islamin, Visarin, Beharin, bijat Zyrafeten, Selvijen dhe vëllezërit: Hasanin, Dibranin, Hysenin dhe Fadilin.

Trupi i Smajl Jasharit, së bashku me të gjithë Jasharët e rënë dhe të viktimizuar në epopenë e  5 – 7 marsit 1998 prehet në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve “Adem Jashari” në Prekaz.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorin e Kombit, Smajl Asllan Jashari!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura