NEXHMIJE MEHMETAJ: NË ‘FOLENË’ E SHKOLLËS SË LARTË PEDAGOGJIKE TË CYRIHUT U MBAJT KONFERENCA ‘GJUHA SHQIPE NË DIASPORË – QUO VADIS/ KU PO SHKON?’

Delemont, 27. 06. 2013 – Më 7 qershor 2013, në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih, është gjetur një mjedis i bukur, një mjedis i bardhë si sinonim i bardhësisë së një dite, një lindje, i një vlere të veçantë të gjuhës shqipe në Zvicër. U mbajt Konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?” Nuk është thjeshtë një fjali pyetëse por diç më shumë, diçka më tepër. Është zhvillimi dhe ruajtja /humbja e gjuhës shqipe në bashkësinë shqiptare në Zvicër. Lidhet me një qëllim të veçantë, thellimi i njohurive për zhvillimin e gjuhës shqipe në dekadat e fundit në përgjithësi si dhe në veçanti në mërgim: analizë dhe diskutim i dukurisë karakteristike (kod-suiçing, rënia e kompetencave letrare etj) Bashkëbisedim i perspektivave të përkrahjes së shqipes, kontributet nga ana e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të institucioneve të tjera.
Mbase kjo është ajo forca shtytëse më e madhe që na detyron të mos lodhemi kurrë për gjuhën tonë, duke ndjekur edhe shembullin e atdhetarëve të shquar të Rilindjes, por edhe të sotshëm, dhe të punojmë për gjuhën shqipe, shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare, për t’u zhvilluar më tej si në atdhe edhe këtu në diasporën shqiptare në Zvicër, dhe për ta ruajtur pastërtinë e gjuhës sonë. Të mos e përziejnë me fjalë të huaja të gjuhëve tjera!

– Albanologut zviceran Prof.Dr.Dr.Basil Schader – 

Konferenca shumë e rëndësishme u zhvillua nën kujdesin e albanologut zviceran Prof.Dr.Basil Schader – doktor i universiteteve të Cyrihut e të Tiranës, është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Si mik dhe adhurues i kulturës dhe gjuhës shqipe ai është angazhuar që prej vitesh në projekte mësimore, bamirësie dhe shkencore të ndryshme në lidhje me shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut. Me studimet pesëvjeçare “Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër” vuri themelet e albanologjisë zvicerane, edhe në mungesë të katedrës së gjuhës shqipe, bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të ndritshëm shkencor.

– Prof. Dr. Walter Bircher dhe Shqipe Bajrami – 

Konferencën e hapi Rektori Prof. Dr. Walter Bircher, e duke na u drejtuar na thotë: ”Ju që përpiqeni t’iu mësoni fëmijëve tuaj gjuhën shqipe, bëni mirë sepse gjuha amtare është vlerë është vendlindje është plotësisht e kuptueshme mundi për ruajtjen e saj … “
Në Konferencë morën pjesë me kumtesa: Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj nga Instituti i Gjuhësisë-Tiranë. Mehmet Elezi, Gjuhëtar, Leksikolog, Ambasador i RP Shqipërisë. Prof. Dr. Dr.Basil Schader. Një vështrim nga mësimdhënia e shqipes në mjedise dygjuhëshe, ku gjuha shqipe është edhe pranë gjermanishtes dhe frëngjishtes, paraqitën: Mësuesi i shkollës së mësimit plotësues në Cyrih Nexhat Maloku, dhe mësuesja, prof. Nexhmije Mehmetaj nga kantoni Jura.

– Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj – 

Pjesëmarrëse ishin dhe tri të reja që përfaqësonin fytyrën e bukur të brezit të ri shqiptar në Zvicër, të arsimuar dhe formuar në bashkësinë pritëse, krenari për dy vendet Kosovën dhe Zvicrën, 
– Shqipe Bajrami: zyrtare e lartë /udhëheqëse e projekteve në lidhje me menaxhimin dhe shërbime) në qytetin e Bylah-it.
– Ylfete Fanaj: anëtare e parlamentit të Kantonit të Lucernit, përgjegjëse për çështjet e integrimit në kantonin Nidvalden.
– Shpresa Jashari: docente e linguistikës në Universitetin e Cyrihut dhe Friburgut, autore.
Autorja zvicerane Franziska Agosti, plotësonte ngjarjen e asaj dite me mjeshtri të brumosur në art të fotografisë dhe me kuptimin e lartë të porosisë dhe të evidencimit historik mes dy kulturave, të dy popujve- shqiptare-zvicerane.
Konferenca u mbajt në gjuhën shqipe. Organizatore ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut, së bashku me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, pjesëmarrës Kordinatori Hamzë Morina. Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë Kordinatorja Albana Malaj, Instituti Zviceran për Studime Shqiptare në Llozanë, Drejtori Driton Kajtazi, Instituti Shqiptar në St. Gallen, me përfaqësues: Albert Rama dhe Zef Ahmeti.


– Nexhmije Mehmetaj është mësuese në Kantonin Jura, të Zvicrës.

=========================

– Pjesëmarrës të Konferencës – më 7 qershor 2013 në Cyrih, Zvicër – 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura