Prishtinë, 30. 11. 2015: Viktimë e dhunës së këtij 28 Nëntori ishte edhe miku im i qelisë, Sami Kurteshi. Pikërisht njëzet e pesë vjet më parë, më 28 Nëntor 1990, mua dhe atij na ishte lëshuar vendimi për lirim nga burgu. 28 Nëntori i vitit 1990 ishte dita jonë e fundit e qëndrimit në qelinë me numër 11 të burgut numër 7 të Pozharevcit. Atë ditë kurrsesi nuk do të imagjinoja t’ia parathoja mikut tim atë që do të mund të ngjante njëzet e pesë vjet më pas, se pikërisht njëzet e pesë vjet më vonë, në Kosovën e lirë, në ditën e Flamurit Kuqezi, ai do të linçohej duke u tërhequr zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës, nga policët e ardhshëm të Kosovës së lirë të ëndërruar, atëherë fëmijë të sapolindur e mbase ende të palindur të popullit për lirinë e të cilit ai me vetëmohim i kishte vuajtur mbi shtatë vite burg! Atëherë nuk do të mund të besoja kurrë se në Kosovën e lirë të ëndërruar do të mund ta bënin ligjin zgjatimet politike të vëna në shërbim të kauzës serbe për paralizimin e Kosovës dhe nuk do të mund ta imagjinoja se do të mund të zbatoheshin urdhrat e tyre nga bijtë e popullit tim të dalur nga vuajtja e robërisë shekullore.
***
28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar është dita e krenarisë shqiptare, e cila përmbledh dhe sublimon ngjarjet më të rëndësishme e më simbolike të historisë së kombit shqiptar. Shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera jashtë kufijve të Shqipërisë së lirë, çdo 28 Nëntor e kishin përjetuar si datën më unikate që ndez dhe rindez ndërgjegjen e tyre kombëtare, duke rikujtuar obligimin atdhetar që secili ka për kombin dhe atdheun e duke mobilizuar forcën shpirtërore të secilit njeri që bashkë me qumështin e nënës ka thithur edhe aromën e atdheut të vet.
Sami Kurteshi përfundon në Emergjencë!
Në periudhën gati njëshekullore të pushtimit serb në Kosovë, shqiptarët atdhedashës të saj, me sakrifica të mëdha e kishin shënuar Ditëlindjen e Flamurit kuqezi, duke sfiduar armikun e tij, pushtuesin e egër serb me vendosjen e tij, madje natën dhe fshehtas në rrugët e rrugicat e qyteteve tona. Ky flamur ishte dëshmitar i besëlidhjes së bijve më të mirë të Kosovës të cilët mbi të bënë betimin për liri. Flamuri kuqezi është i larë me gjakun e kulluar të mijëra dëshmorëve të flijuar për lirinë e Kosovës. Atij iu përkulën me nderim dhe prej tij morën frymëzimin atdhetar brezat e një shekulli në dejtë e të cilëve rrodhi gjaku i pastër shqiptar. Por, në këtë 28 Nëntor, në kryeqendrën e Kosovës së lirë, në Prishtinë, Flamuri Kuqezi u përdhos, u fye e u shkel në mënyrën më brutale, jo nga pushtuesi serb, por nga shqiptarët me gjak të papastër që bëjnë argatin e tij. Nuk mund të ketë përdhosje, fyerje dhe shkelje më brutale të flamurit tonë kombëtar sesa dhuna barbare e ushtruar mbi qytetarët shqiptarë dhe arrestimi i shumë prej tyre siç ndodhi në ditën e kremtimit të ditëlindjes së tij. Në këtë 28 Nëntor, në Prishtinë u shfaq fashizmi. Në këtë 28 Nëntor, në Prishtinë u rishfaq hija e falangave kriminale të Milosheviqit e cila bllokoi rrugët e qytetit dhe bëri zap qytetarët e tij, duke ua privuar atyre të drejtën për ta kremtuar të gëzuar ditën e simbolit të tyre kombëtar. Policia e Kosovës që në këtë ditë kremteje ushtroi dhunë mbi qytetarët e republikës, nuk e mbrojti por e shëmtoi shtetin e Kosovës. Me dhunën e ushtruar në këtë 28 Nëntor ajo nuk dëshmoi aftësinë dhe profesionalizmin e saj, por zbatoi urdhrin e pushtetarëve me prejardhje nga policia politike e kohës së Rrahman Morinës. Me dhunën e ushtruar në këtë 28 Nëntor ajo nuk kreu detyrën e saj shtetërore, por e tregoi pamjen e përgjakshme të uniformës së saj. Në këtë 28 Nëntor policia e Kosovës dëshmoi se nuk është instrument i shtetit, por kamxhik në duart e urdhërdhënësve katilë e antishqiptarë të cilëve u ka rrëshqitur nga mendja fakti se me dhunë e terror nuk kishte arritur ta ngulfaste përjetësisht lirinë e këtij vendi as Milosheviqi me militarët e tij dhe të cilëve u ka ikur nga mendja edhe fati i diktatorëve dhe diktaturave. Me demonstrimin e dhunës dhe brutalitetit ndaj qytetarëve paqësorë të Prishtinës në këtë 28 Nëntor, policia e Kosovës dhe urdhërdhënësit e saj nuk dëshmuan forcë e trimëri, por frikë e dobësi.
Viktimë e dhunës së këtij 28 Nëntori ishte edhe miku im i qelisë, Sami Kurteshi. Pikërisht njëzet e pesë vjet më parë, më 28 Nëntor 1990, mua dhe atij na ishte lëshuar vendimi për lirim nga burgu. 28 Nëntori i vitit 1990 ishte dita jonë e fundit e qëndrimit në qelinë me numër 11 të burgut numër 7 të Pozharevcit. Atë ditë kurrsesi nuk do të imagjinoja t’ia parathoja mikut tim atë që do të mund të ngjante njëzet e pesë vjet më pas, se pikërisht njëzet e pesë vjet më vonë, në Kosovën e lirë, në ditën e Flamurit Kuqezi, ai do të linçohej duke u tërhequr zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës, nga policët e ardhshëm të Kosovës së lirë të ëndërruar, atëherë fëmijë të sapolindur e mbase ende të palindur të popullit për lirinë e të cilit ai me vetëmohim i kishte vuajtur mbi shtatë vite burg! Atëherë nuk do të mund të besoja kurrë se në Kosovën e lirë të ëndërruar do të mund ta bënin ligjin zgjatimet politike të vëna në shërbim të kauzës serbe për paralizimin e Kosovës dhe nuk do të mund ta imagjinoja se do të mund të zbatoheshin urdhrat e tyre nga bijtë e popullit tim të dalur nga vuajtja e robërisë shekullore.
Atëherë nuk do ta besoja kurrë se njëzet e pesë vjet më vonë, në Kosovën e lirë të ëndërruar, pikërisht në ditën e Flamurit Kuqezi, do të mund ta shihnim të gjakosur siç e pamë në këtë 28 Nëntor, edhe tjetrin mik timin të burgut, veprimtarin e palodhshëm të kauzës së lirisë kombëtare, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe prindin e dëshmorit të Kombit, Gani Krasniqi. Ky është turp, ky është antikombëtarizëm!
Në këtë 28 Nëntor nuk u përçmuan e poshtëruan vetëm ata qytetarë të Prishtinës të cilët u torturuan, u dhunuan e u arrestuan nga policia e Kosovës, por u përçmuan e u poshtëruan edhe të gjithë brezat e veprimtarëve dhe ish të burgosurve politikë shqiptarë të Kosovës të cilët u angazhuan pa kursim duke përjetuar edhe vuajtjet e burgjeve serbe për të vetmin qëllim që Kosova njëditë të bëhej e lirë dhe populli i saj të bëhej zot i vetvetes. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët dhe veteranët e luftës së kësaj ushtrie të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke i dalur armikut përballë vetëm që Kosova dhe populli i saj të çliroheshin nga prangat e robërisë. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe dëshmorët e kombit të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës vetëm që të mos kishte më kurrë vuajtje e përçmim të popullit të saj. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe familjet e dëshmorëve të kombit të cilat humbën bijtë e tyre më të mirë vetëm që në Kosovë të mos kishte më dhunë, terror e barbari. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe të gjithë shqiptarët atdhedashës në Kosovë e kudo në trojet e tyre, të cilët në vend që në këtë ditë të shenjtë kombëtare të mund të shihnin programet festive të kësaj date, u detyruan t’i shihnin me shqetësim e hidhërim skenat e dhunës së ushtruar mbi qytetarët e Prishtinës, duke përfshirë edhe fëmijët e mitur, nga një polici e urdhëruar prej trashëguesve të policisë politike të kohës së Rrahman Morinës dhe lojëtarëve të ekipit të përbashkët të eurofutbollit politik Kosovë-Serbi.
Dhuna dhe brutaliteti i këtij 28 Nëntori do të mbeten njollë e përjetshme e faqes së zezë të një pushteti të udhëhequr nga njerëz amoralë të shndërruar në vasalë të neveritshëm të pushtuesit të deridjeshëm. Kjo është pamja e shëmtuar dhe diktatoriale e Kosovës së sotme, për të cilën asnjë liridashës nuk do t’i investonte mundin dhe sakrificat e veta. Këtë pamje mund ta pëlqejnë vetëm urdhërdhënësit dhe urdhërzbatuesit e brutalitetit të ushtruar në këtë 28 Nëntor, së bashku me bashkënegociatorët e tyre serbë dhe gjithë kundërshtarët e kombit shqiptar. Njollën e 28 Nëntorit 2015 nuk do të arrijë ta shpëlajë asnjë gjest katarse i urdhërdhënësve dhe urdhërzbatuesve të dhunës së kësaj dite. Flamuri Kuqezi do të vazhdojë t’i presë e përcjellë me krenari 28 Nëntorët e tjerë të pafund, ndërsa protagonistët e brutalitetit të 28 Nëntorit të vitit 2015 do të kundërmojnë në koshin e plehrave të historisë. Ata do ta mbajnë mbi ballë vulën e tradhtisë kombëtare si përdhosës të Flamurit Kuqezi dhe si nxitës të politikës antikombëtare të përçarjes e të vëllavrasjes.
Nezir Myrtaj, Ish-i burgosur politik, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
This is a topic that’s close to my heart… Best wishes! Where
are your contact details though?
Feel free to surf to my web page: https://Casinoonlinevavada.onepage.website/
Thankss , Ihave just been searching for info about thuis subject for a long time and yours is the best I have came upon till
now. However, what about the bottom line? Are you sure about the source?
my homepage – http://Htcclub.pl/member.php/242259-Svetlanaaqb