PAS DRENASIT EDHE FERIZAJI DHE VITIA LARGOHEN PËRFUNDIMISHT NGA ‘NISMA PËR KOSOVËN’!

Pashtriku.org, 01. 05. 2016: N J O F T I M – Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës i njofton se, sot më dt.30 prill 2016, në mbledhjen e këtij Këshilli ku pjesëmarrës ishin edhe kryesia e rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj, pas një debati mjaft të gjatë, lidhur me situatën e krijuar në këtë degë, si pasoj e lidhjes së koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, Kryetari i kësaj dege Valon Ramadani, së bashku me të gjithë anëtarët e kryesisë, duke përfshirë edhe ata të rinis së parisë NISMA – dega në Ferizaj, me një apstenim morën këtë:
V E N D I M
Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), aprovon kërkesën për dorëheqje të Kryetarit të partisë NISMA – dega në Ferizaj, Z. Valon Ramadani.
Dorëheqje të parevokueshme japin edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj, si dhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj.
A R S Y E T I M
Dispozitivin e këtij vendimi, Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj) e arsyeton për faktin se koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, tani më ka shuar shpresat e krijuara të qytetarëve, se një opozitë e bashkuar sinqerisht një ditë do ta ndryshonte qeverisjen ekzistuese në vend.

Anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), erdhën në përfundim (me një apstenim), se koalicioni parazgjedhor AAK/NISMA, nuk do të shkon as se si, në të mirë të partisë NISMA duke përfshirë edhe – degën në Ferizaj, për arsye se ky kualicion nuk mendojmë se është lidhur, duke respektuar parimin për një shtet ligjorë, e që ishte MAKSIMA mbi të cilën u themelua subjekti politik NISMA për Kosovës, dhe si pasoj e kësaj Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), mendon se me koalicionin në fjalë, nuk do të fiton asgjë qytetari i Kosovës, sikur se as vet Republika e Kosovës në kuptimin e shtetit ligjor, mbi këtë fakt dhe shumë arsye të tjera në kuptimin parimor politik dhe ideologjik, e që nuk janë në një vijë të drejtë në mes këtyre dy subjekteve politike (AAK/NISMA), Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj)vendosi si në dispozitivin e këtij vendim.
Çdo komunikim me media dhe qytetar nga partia NISMA – dega në Ferizaj, shpallet i përmbyllur me rastin e publikimit të këtij njoftimi për shuarjen e kësaj dege.
Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, aktivistët, dhe strukturat e partisë NISMA – dega në Ferizaj për kontibutin e tyre të dhënë në këtë subjekt.
Me respekt,
Kryetari i partisë NISMA – dega në Ferizaj
Valon Ramadani
***
EDHE NISMA E VITISË LARGOHET PERFUNDIMISHT NGA INICIATIVA NISMA PËR KOSOVËN
(Vitia e shënoi 1 Majin me një protestë të vockël: me kundërshtimin e koalicionit parazgjedhor joparimor dhe antiopozitar AAK-NISMA dhe me dorëheqje-largim nga NISMA për Kosovën)
Këshilli themelues i Degës së NISMA-s për Viti mbajti sot një mbledhje të përbashkët me gruan dhe rininë e NISMA-s për Viti me një pikë të vetme të rendit të ditës: Dorëheqja dhe largimi i kësaj dege nga NISMA për Kosovën. NISMA e Vitisë ishte kundër koalicionit parazgjedhor me AAK-në (!), i cili kishte qëllim themelor prishjen e Opozitës së Bashkuar dhe “shpëtimin” e qeverisë antikushtetuese të Isa Mustafës!! Prandaj, në mbledhjen e sotme u mor vendim unanim për dorëheqje dhe largim përfundimtar nga iniciativa NISMA për Kosovën.
P.S.
Nëse dikush do të përpiqet dëshprueshëm (si në Drenas!) ta rithemelojë degën e NISMA-s në Viti i urojmë sukses!
Viti, më 1 Maj 2016
Këshilli themelues (Kryesia e përkohshme për Viti), Kryesia e rinisë dhe Kryesia e gruas për Viti.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura