NJЁ HISTORI E SHKURTЁR PЁR PARAARDHЁSIT TANЁ «PELLAZGЁT»

NJЁ HISTORI E SHKURTЁR PЁR PARAARDHЁSIT TANЁ «PELLAZGЁT»

Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 27 nëntor 2025

Ja një pjesë e përgjigjes që i dhashë një mikut tim francez. Edhe pse i keni lexuar librat dhe artikujt e mi, po e ndaj këtë tekst me ju, pasi mund t’ju interesojë. Në të vërtetë, nuk është kurrë e kotë të shkruash dhe të përsëritësh ndërlikimet e historisë prestigjioze të paraardhësve tanë, të harruar ose edhe të injoruar nga shumë popuj dhe specialistë në mbarë botën. Mjerisht!

Përveç poezisë, pikturës dhe arkitekturës (hobet e mia rinore), kam punuar pa ndërprerë në fushën e Historisë para-helene dhe Gjuhës pellazgo-shqiptare, gjuhës së paraardhësve të mi Shqiptarë dhe gjuhës amtare të Europës (të cilën e kam quajtur «fosil i gjallë»). Nuk e kam bërë këtë pa ofruar analiza, prova, argumente dhe referenca të nevojshme dhe të plota (këto nuk janë fjalë boshe).

Në tezën dhe librat e mi unë sfidoj dy aspekte të tëra dhe të rëndësishme të qytetërimit europian:

1. «qytetërimin grek» (të manipuluar nga autorët modernë) dhe

2. «gjuhësinë moderne » e cila, duke mos arritur të gjejë “gjuhën amtare” të Europës, ka krijuar në mënyrë abuzive “indoeuropianizmin” (një ideologji kundër së cilës kam luftuar për më shumë se 50 vjet), ndërsa gjuhëtarët e shekullit të 19-të (një shkencë mjaftë e vonshme) kishin në dorë gjuhën shqipe dhe veçanërisht “gegnishten” veriore, e cila mezi është studiuar nga të gjithë gjuhëtarët që janë bazuar kryesisht në dialektin “tosk” të Shqipërisë jugore (të imponuar si « gjuhë zyrtare» në vitin 1976 nga ish-regjimi komunist), i cili nuk mund ta shpjegojë «pellazgjishten e lashtë» siç bën «gegnishtja» veriore, veçanërisht pasi edhe toskishtja është shqyrtuar pa u thelluar në vetë thelbin e origjinës së saj ose në marrëdhënien e saj me «gjuhën e pellazgëve», paraardhësve të Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.

Është mjaft e thjeshtë: nëse dikush studion me kujdes hollësitë e historisë greke, gjuhës së saj, origjinës së saj dhe mitologjisë së saj, mund ta kuptojë më mirë origjinën e qytetërimit grek. Këta gjuhëtarë e kanë anashkaluar, ose nuk kanë arritur ta perceptojnë, marrëdhënien midis «Pellazgjishtes së Vjetër» dhe «Gjuhës shqipe». Në të vërtetë, shumë përgjigje për pyetjet tona mund të gjenden në veprat e autorëve të lashtë. Te Homeri (Iliada XVI, 233) që pohon se Zeusi është «Pellazg dhe dodonas», d.m.th., jo grek, si dhe Herodoti thotë se mbretërit e parë të Athinës ishin egjiptianë (I, 56, 139, 171; II, 43, 50; V, 65; VI, 53; VII, 141, 204; VIII, 44, 53), etj.

Lidhja midis Zeusit dhe gjuhës shqipe konfirmohet nga «onomastika e Iliadës» (antroponime, etnonime, oronime, eponime, teonime, etj.), të cilat mund të shpjegohen nga gjuha shqipe, veçanërisht ajo veriore “gege” (kam krijuar një leksikon gjithëpërfshirës për këtë qëllim), etj.

Në thelb është «ILIADA» (një poemë e traditës gojore pellazge, e uzurpuar dhe përvetësuar nga pushtuesit Helenë gjatë pushtimit të tyre të «Pelazgjisë») dhe  «GJUHA SHQIPE» të cilat zbulojnë të vërtetën! Duhet të theksoj gjithashtu se që nga shekulli i 19-të, «autorët modernë» (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) kanë deklaruar se Pellazgët ishin me të vërtetë një popull para-helen, por se ata u zhdukën pa lënë gjurmë… ndërsa ne i kemi të qartë gjurmët: mbijetesën e «Shqiptarëve» dhe të «gjuhës së tyre», madje edhe të qytetërimit helen, i cili praktikisht i detyrohet gjithçka paraardhësve të tyre, «Pellazgëve» (gjuha, legjendat, mitologjia, etj.)…!

………………………….

PITAGORA DHE ZEUSI ZOTI I PELLAZGЁVE

Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 21 nëntor 2025

https://pashtriku.org/pitagora-dhe-zeusi-zoti-i-pellazg%d1%91ve/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura