NYT, 1911: SHQIPTARËT, RACA MË E SHKËLQYER NË EUROPË …

The New York Times, 1911/ Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Europë

Më 21 maj të vitit 1911, prestigjiozja amerikane “New York Times” i kushtoi një artikull një vajze të re shqiptare që kishte marrë komandën e një ushtrie në betejën kundër turqve, pas vrasjes së babait të saj. Ishte Janica Martinaj, një 22 – vjeçare që NY Times e përshkruan si “Zhan D’Ark shqiptare”. I nisur nga profili i saj, NY Times sjell veçoritë e shqiptarëve, të cilët i përshkruan si mjaft  të talentuar, të bukur e të fuqishëm, por që s’mund të rrokin ende idenë e shtetit.

***

Artikulli i plotë:

Një vajzë e re, emri i së cilës përkon me emrin e Vajzës së Orleansit, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur, javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra në betejë, ajo zuri menjëherë vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Përtej fazës romantike të ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme, përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe është “një grua e re, e zhvilluar mirë, e gjatë dhe e bukur”. Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre. Dhe a janë vrarë ndonjëherë? Po, kjo ndodh shpesh.

Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve, ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta.

Shtënia me armë është pothuajse dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor – qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla – dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku. Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar.

Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë. Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.

/ Pashtriku.org, fillimisht i botuar në shiqpëriaebashkuar)

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, NEW YORK TIMES, 1911: SHQIPTARËT, RACA MË E SHKELQYER N’EUROPË!”
    EU, EDHE NE, PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS ÇLIRIMTARE UÇK 1999 SA ARRITËM REFUGJATË PREJ LUFTËS ÇLIRIMTARE KOSOVË-SHBA-PRITJE O MADHËSHTORE
    TË VEÇANTA: JU, RACA SHQIPTARE, JENI ME GJENE DHE KRENE A, DHE KRENIE
    EDHE GJENIE AMERIKANË VERTETË!” FRYMËZUAR NGA KRYELEGJENDARËT OR
    BASHKA ME BASHKËSHORTË NË FRONTE LUFTË BASHKËLUFTËTARË SI AZEMI
    E SHOTE GALICA DHE FEHMIU XHEVË LLADROVCI, QË LUFTUAN O, TRIUMFUAN
    HEJ ORE MU KRAH PËRKRAH ME SUKSESE GJITHA FRONTET MË TË VËSHTIRA
    TRIUMFUAN DUKE DALUR FAQEBARDHË EDHE NË LUFTAT FRONTALE MË IDALE
    MË TË LARTA, ZJARRTA; TYTË PËR TYTE, DUKE KORRUR FITORE NDAJ ARMIKUT
    SHEKULLOR AH, TË BEFASUAR NGA KRYLELEGJENDA JONË MBARË SHQIPTARE
    ME KRYELEGJENDËN OUUU, ADEM KRYLEGJENDARIN QË VETËM ME FAMILJE O,
    ORE, DHE FARËFIS FAMILJARË, I MADHË I VOGËL, TË KATËR GJENERATA: GJYSH
    E GJYSHË, BABA E NËNA, ME BIJË I BIJA, NIPA E MBESA, STERNIPA STERMBESA
    DUKE LUFTUAR AH, TRIUMFUAR MBI ARMIK GJAKATARË SERBO JUGOSLLAVË O,
    TRI DITË DHE TRI NETË, QË LUFTUAN EDHE TRIUMFUAN HEEEJ, MBI FASHIZMIN
    SHTETËROR MË GJAKATARË, TË RRETHUAR DHE PËRTHEKUAR N’TRE RRATHËT
    E FERRIT DHE, DUKE LUFUTAR EDHE DUKE KËNDUAR HIMNIN TRIUMFAL AH MBI
    FLAMUR O SHQIPEN DYKRENARE SHQIPTARE RINGRITI, RILIMDI O NDËRGJEGJE
    MBARË BOTËRORE DHE MBARË NJERËZORE AH, KURORËZUAR KRYELEGJENDA
    MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE, NË VLERAT MË TË LARTA MË TË ARTA
    MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE HEJ: PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI,
    NGA KRIJIME, FLIJIME BIBLIKE TERËKOMBËTARE-NDËRKOMBËTARE! MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura