NЁ PRIZREN VAZHDON GJYKIMI NDAJ TЁ AKUZUARVE PЁR VRASJEN E AURON THAQIT! NЁNA E TIJ DHE SHUMЁ QYTETARЁ KЁRKOJNЁ BURGIM TЁ PЁRJETSHЁM! (VIDEO)

NЁ PRIZREN VAZHDON GJYKIMI NDAJ TЁ AKUZUARVE PЁR VRASJEN E AURON THAQIT! NЁNA E TIJ DHE SHUMЁ QYTETARЁ KЁRKOJNЁ BURGIM TЁ PЁRJETSHЁM! (VIDEO)

Esma Gashi – Nëna e Auron Thaqit

_____________

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Sot seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit

08:48 / E Enjte, 23 Prill 2026 /

Sot në ora 13:15, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

26 vjeçari Auron Thaqi

__________________

Këtë herë do të dëshmojë, Andi Isufi, transmeton IndeksOnline. Auroni u plagos rëndë në Prizren, në shtator të 2024 dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje. Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani. Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit.

Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”. Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën.

Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet sot në gjykatë./IndeksOnline/

https://indeksonline.net/sot-seanca-gjyqesore-per-vrasjen-e-auron-thaqit

***

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

23/04/2026 08:36

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net nëna e të ndjerit, Esma, derisa u bë e ditur se seanca do të fillojë nga ora 13:15.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm.

I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.

Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij pati rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë. Ajo ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

***

Ishte hedhur nga vetura me plagë në rrugë, sot zbardhet e vërteta për vrasjen e Auron Thaqit

admin 13/02/2026

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

Seanca do të vazhdojnë me dëshminë e punonjësve të lokaleve përreth, ku edhe ndodhi rasti tragjik, shkruan IndeksOnline.

Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale: “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.

***

Ishte hedhur nga vetura me plagë në rrugë, sot zbardhet e vërteta për vrasjen e Auron Thaqit

https://indeksonline.net/ishte-hedhur-nga-vetura-me-plage-ne-rruge-sot-zbardhet-e-verteta-per-vrasjen-e-auron-thaqit

***

Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve

***

Lajmi 12. Februar

“Nëna e Auron Thaqit kërkon drejtësi: Nesër vazhdon gjykimi për vrasjen tronditëse në Prizren”

Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer, nëna e të ndjerit Auron Thaqi i është drejtuar redaksisë sonë, duke kërkuar drejtësi për djalin e saj, i cili u vra brutalisht në Prizren. Ajo shprehet se çdo ditë jeton me plagën e humbjes, ndërsa shpreson që institucionet e drejtësisë të zbardhin plotësisht rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merit

Sipas nënës së Auron Thaqit, djali i saj u vra në një rast të rëndë që ndodhi në një piceri në Prizren, ku ai u qëllua dhe më pas u la i shtrirë në tokë. Ajo thekson se dhimbja e humbjes është e paimagjinueshme dhe se familja ende pret drejtësi.

Në lidhje me këtë rast, nesër, më 13 shkurt 2026, në ora 13:15, pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit. Në proces janë të akuzuarit Hajrullah Brnçani dhe Enes Ay, shtetas turk.

Ndërkohë, në media janë publikuar edhe pamje nga momenti i rëndë, ku viktima shihet duke rënë në tokë pas të shtënave, pamje që kanë tronditur opinionin publik.

Nëna e Auronit bën thirrje që rasti të mos harrohet dhe drejtësia të vihet në vend, duke theksuar se asnjë dënim nuk mund t’ia kthejë djalin, por e vërteta dhe përgjegjësia janë minimumi që i detyrohet familjes së saj

https://www.facebook.com/esma.g.756/posts/pfbid02LikN6XAhyVEURuFDxPHpCVNXjS2H9Zm7w7BsJAxpfCLPkbktT7zyFAb43crgBi9El

***

Gofact News

13 shkurt 2026

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

Seanca do të vazhdojnë me dëshminë e punonjësve të lokaleve përreth, ku edhe ndodhi rasti tragjik.

Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale: “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.

https://www.facebook.com/esma.g.756/posts/pfbid0kh6x3ubeUuhjqXjGGLHiadKGDN9NsDwJS9PTWoQrNe9g2PiaD7VtjrLGyzVBmrUyl

***

Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit

Insajderi – 22 January 2026 – 08:08

https://insajderi.org/sot-vazhdon-seanca-ne-rastin-e-vrasjes-se-auron-thaqit

***

***

***

Nëna e Auron Thaqit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj (VIDEO)

Klan Kosova – 20.01.2026 14:42

Nesër mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin e vrasjes së 26-vjeçarit, Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas therjes me thikë.

Nëna e Auronit, Esma, në emisionin “Kosova Today” tha se sot është prezente në studio, për të ndarë dhimbjen e djalit të saj, Auronit, transmeton Klankosova.tv.

“Unë si nëna e Auronit, e shprehu dhimbjen me popullin, dhe ata ta marrin dënimin e duhur sepse Auroni më nuk kthehet kurrë, por sado pak me ma lehtësu dhimbjen mua, le të marrin burg të përjetshëm”, tha zonja Esma në Klan Kosova.

https://www.facebook.com/reel/4308687432736100

Ajo tha se të akuzuarit shuan një jetë të një djali të ri në lule të rinisë, duke shtuar se e vranë në mënyrë mizore.

Enes Ay dhe Hajrullah Brcani, akuzohen për vrasjen e Auron Thaqit. Ekspertja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri, kishte deklaruar në seancat paraprake se 26-vjeçari pati dy plagë, por, e para ishte fatale për të.

Ndërkohë, sipas Gjykatës “I pandehuri: E.A., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:50, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës (femurit) së djathtë të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e marra pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku edhe ndërron jetë si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara”.

https://www.facebook.com/esma.g.756/posts/pfbid0UzjCRhmTS45D8khek9ezPPwQZmWgxPr8jtaVodpVm8dQvE59Q49SkCxARf6PbXZkl

“Këso dore ka kryer veprën penale: Lëndimi i rëndë trupor (që ka rezultuar me vdekjen e një personi). I pandehuri: H.B., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:55, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij të markës ‘…me targa të regjistrit: …, duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me anë të mjetit të rrezikshëm nga i pandehuri E.A:, nuk e dërgon të njëjtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, por e nxjerrë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes ‘’Bazhdërhane’’ në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes ‘’Ortakoll’’, ku si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara viktima A.Th., ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë”.

https://klankosova.tv/nena-e-auron-thaqit-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-vrasesit-e-djalit-te-saj-video

***

Vrasja e Auron Thaqit, nesër vazhdon seanca ndaj dy të akuzuarve

20 January 2026 / 13:35

***

***

***

https://youtu.be/rjcNPyQiY7E

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura