OPERATIVCI I STANISHIQIT NË PREKAZIN E ADEM JASHARIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 27 prill 2020
“Më trego me kë rri, të të tregoj se kush je” – fjalë e urtë popullore.
Derisa gjatë luftës, BATON HAXHIU, punëtori operativ i shefit të Sigurimit Sekret serb, JOVICA STANISHIQ i ka vizituar në çdo kohë zonat e luftës dhe komandantët e UÇK-se (disa prej tyre që shihen në foto), dhe në mbrëmje kthehej lirshëm (pa i hyrë therrë në këmbë) në Prishtinë, për ta informuar shefin e tij, pa hezitim mund të thuhet se këta komandantë (me dije apo pa vetëdije) ishin në shërbim të SIGURIMIT SEKRET SERB!
—————
Ilustrim: Në foto më 1 maj 2018, Sami Lushtaku në shtëpinë e tij në Prekaz i kishte mbledhur në konak të gjithë krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin dhe disa zyrtarë të tjerë. Në mesin e këtyre mysafirëve ishte edhe shefi i TV Klan Kosova, bashkpunëtori i Stanishiqit, Baton Haxhiu.
Me këtë rast Sami Lushtaku, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar:
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Prekaz, të prisja presidentin e vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, zv. ministrin e drejtësisë Fadil Nura, kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrofci dhe gazetarin Baton Haxhiu. Takimi ishte krejtësisht jozyrtar me diskutime të lira duke këmbyer ide dhe mendime të ndryshme. SL “
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Më trego me kë rri, të të tregoj se kush je”!
——————————–
Kërkojmë drejtësi – jo amnesti!
KËRKESA E BATON HAXHIUT PËR AMNESTIMIN E KRIMEVE SERBE DHE EKZEKUTIMI I FAMILJES BOGUJEVCI, DURIQI NGA ‘SHKORPIONËT’ NË MARS 1999!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216548510241650&id=1125324528