KËRKESA E BATON HAXHIUT PËR AMNESTIMIN E KRIMEVE SERBE DHE EKZEKUTIMI I FAMILJES BOGUJEVCI, DURIQI NGA ‘SHKORPIONËT’ NË MARS 1999!

Drejtësi – jo amnesti!

KËRKESA E BATON HAXHIUT PËR AMNESTIMIN E KRIMEVE SERBE DHE EKZEKUTIMI I FAMILJES BOGUJEVCI, DURIQI NGA ‘SHKORPIONËT’ NË MARS 1999!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 26 Prill 2020

Kryeoligarku i mediave të korruptuara, njeriu i parapolitkës dhe i të gjitha pushteteve për 20 vjet rresht, Baton Haxhiu, më 24 Prill 2020, në T7 Pressing, duke iu adresuar LDK-së e cila po përpiqet të formoj një qeveri të re me AAK, NISMEN dhe minoritetet ka thënë se, marrëveshja finale me Serbinë duhet t’i ketë tri elemente:

– “E para: Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj,

–  E dyta, ka të bëjë me amnistinë në të dy vendet. Pas njëzet vitesh s’kanë çka dënohen njerëzit, dhe

–  E treta: definimi i veriut”. !!!

Video:

Baton Haxhiu duke kërkuar “amnistinë në të dy vendet” për krimet e kryera gjatë luftës, (sepse sipas tij “pas njëzet vitesh s’kanë çka dënohen njerëzit”), e ka bërë përgjegjës edhe UҪK’në për krime ndaj popullatës serbe, dhe në këtë kuadër kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale!

Kërkesat për amnesti dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale janë artikuluar shpesh edhe nga Hashim Thaçi…! Dhe mund të them se deklarata e Baton Haxhiut nuk është e rastësishme, është në sinkron me synimin e Hashim Thaçit!

***

Ndaj kësaj deklarate të Baton Haxhiut (në rrjetin Facebook), ka reaguar Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së 28 marsit 1999 në Podujevë (shiko në fund foton) ku në një kopsht të qytetit u ekzekutuan 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi.

Saranda duke kujtuar se ishte vetëm 13 vjeç kur humbi familjen dhe u plagos për shtetin e Kosovës, duke jetuar ende me këto plagë, thotë se ”Nuk arrijë ta kuptoj se si individ e grupe të caktuara marrin të drejtën të flasin në emrin tonë se a dojmë drejtësi e pajtim”.

Lexoni reagimin e plotë të saj:

“Isha vetëm 13 vjeç kur kam humbur familjen dhe jam plagosur si fëmijë, për këtë shtet! Sot, gati si 35 vjeçare ende jetoj me pasojat e asaj kohe. Ende më duhet përkujdesje mjekësore për plagët që i kam marrë në trup, e kujtesa e asaj kohe jeton me mua për çdo ditë.

Kështu jeton çdo qytetar i Republikës së Kosovës që ka përjetuar atë luftë.

Sot kemi shtetin se kemi dhënë shumë për të, secili person e familje, në një formë apo tjetër.

Para disa javësh vajza e Nekibe Kelmendit tha se “unë nuk e fal gjakun e familjarëve të mi”, as unë dhe familja ime nuk e falim gjakun e familjarëve tanë dhe ju garantoj që as edhe një familje nuk e fal gjakun e familjarëve të vet pa sjellur para drejtësisë fajtorët e atyre krimeve.

Nuk arrijë ta kuptoj se si individ e grupe të caktuara marrin të drejtën të flasin në emrin tonë se a dojmë drejtësi e pajtim.

Nuk e ka atë të drejtë ekskluzive askush të flas në emrin tonë pa e thënë ne fjalën e fundit për këtë çështje. Nuk i takon as Baton Haxhiut të na tregoj se a duhet të ketë amnesti për krimet që janë kryer ndaj familjarëve tanë nga pushteti serb. Edhe po të kalojnë 100 vite ne dhe brezat pas neve nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ato krime. Nuk i japim të drejtë askujt të vendos në emrin tonë.

Fatkeqësisht, gjerë tani nuk është se këto familje e këta qytetarë të prekur nga lufta në Kosovë kanë pasur përkrahjen e shtetit. Por, për një gjë të jeni të bindur të gjithë se edhe pa asnjë përkrahje nga instuticionet tona ne nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për familjarët tanë të humbur e edhe për ne të mbijetuarit e asaj lufte.

Është e drejtë e jona, e askujt tjetër.”

***

KËRKOJMË DREJTËSI, JO AMNESTI!

Me 28 Mars 1999, njësiti Special i Ministrisë së Brendshme të Serbisë “Shkorpionët”, në një kopsht në Podujevë i ekzekutoi mizorisht 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra, si:

1. Shpëtim Bogujevci (10),

2. Shpend Bogujevci (13),

3. Sale Bogujevci (39),

4. Nora Bogujevci (15),

5. Shefkat Bogujevci (43),

6. Shehide Bogujevci (67),

7. Nefise Bogujevci Llugaliu (54),

8. Fezdrije Llugaliu (21),

9. Dafina Duriqi (9),

10. Arbera Duriqi (7),

11. Mimoza Duriqi (4),

12. Albion Duriqi (2),

13. Fitnete Duriqi (36) dhe

14. Isma Duriqi (69).

***

Kundër deklaratës se Baton Haxhiut ka reaguar edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi – Goodman. Ajo ka thënë se nuk do të lejojnë që të ketë amnisti të krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë.

“Nëse deklarime të tilla kanë për qëllim që t’na provokojnë dhe t’na masin reagimin tonë rreth asaj që u tha mbrëmë, ne nuk do të lejojmë diçka e tillë të ndodhë, pavarësisht çmimit nuk do të ndodh”, – ka shkruar Krasniqi-Goodman në Twitter.

Nga arkivi i FB, 26 Prill 2020

—————

Gjenocidi i pandëshkuar!

GJENOCIDI SERB DHE ZHDUKJA E DËSHMIVE! (FOTO + VIDEO)

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura