OSMAN OSMANI: ORGANIZATA PËR REPUBLIKË PKMLSHJ (Fakte, dokumente dhe dëshmi)

Bern, 3 prill 2017: Demonstratat gjithëpopullore me 26 mars e 1, 2 e 3 prill 1981 dhe ato të mëvonshme janë rezultat i (bashkë-)veprimit të pjesëtarëve të grupeve e organizatave të ndryshme, por edhe të individëve, grupeve e shoqërive, formalisht te paorganizuara politikisht. Ky shkrim dokumentues i takon një pjese të një serie shkrimesh me dëshmi, aktgjykime, aktakuza e botime dhe me fakte plotësuese që hedhin dritë mbi organizimin e kërkesës së shtruar në demonstratave e vitit 1981 për Republikë Shqiptare dhe forcave organizuese të saj, si dhe mbi individët dhe grupet e organizuara që ndër të tjera kanë vepruar kryesisht nga platforma politike për Republikë. Tërë këtë trajtim, për aq sa mundemi do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrë sa më objektive dhe duke njohur e respektuar faktet e deritashme të ditura të veprimtarisë atdhetare e përparimtare të individëve, grupeve e organizatave të organizuara që kanë vepruar edhe nga platforma dhe me kërkesa tjera ideologjike, politike e atdhetare, qoftë paqësore e oportuniste në kuadër të strukturave e institucioneve të sistemit, qoftë aktive e revolucionare në kuadër të rezistencës dhe luftës kundër sistemit të huaj të padrejtë, pushtues, shtypës e shfrytëzues me përpjekje deri edhe shfarosëse.
____________________

Lexoni studimin në formatin ‘PDF’:
ORGANIZATA PËR REPUBLIKË PKMLSHJ
Fakte, dokumente dhe dëshmi
– Osman Osmani –
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/osman%20osmani%20PKMLSHJ.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura