PARATHËNIE E ROMANIT “NJË GRUA ME EMRIN ANNA”

PARATHËNIE E ROMANIT “NJË GRUA ME EMRIN ANNA”

Nga studiuesja dhe kritikja e letërsisë shqipe Dr. Rovena Mikeli VATA

Tiranë, 15 Korrik 2021

Autorja që në fillim të romanit vendos të na njohë me perceptimin e personazhit kryesor, ku shfaq “DILEMËN” e saj të shumëfishtë, në lidhje me mjedisin që e rrethonte, si në rastet:

A janë djemtë më të mirë se vajzat?!!!

– Pse të urojnë të gjithë që të jetë djalë në barkun tënd?

– Ai e fshehu atë, sepse ishte vajzë…

Letërsisë shqipe nuk i kanë munguar personazhet femra, ku përmes tyre, shkrimtarët shpërfaqnin mentalitetin e kohës, padrejtësitë, por edhe plotësimin e mozaikut, që personazhi të skalitet më së miri në memorien e lexuesit, ku mund të përmendim personazhin e “Bardhës së Temalit” të krijuar nga Pashko Vaso, “Dija” e krijuar nga Sterjo Spasse, “Jerina” e Gjergj Fishtës, “Lukja” e Migjenit, “Diloca” e Ernest Koliqit, por në këtë roman personazhi i Annës i përmbledh të gjitha në NJË personazh të vetëm.

Që në paragrafin e parë shfaqet personazhi kryesor i këtij romani me emrin Anna. Jo pa qëllim, autorja e ka bërë fokus të ligjërimit të saj artistik këtë emër, pasi emri Anna lexohet i tillë si fillim dhe në fund, por akoma më tepër emrin Anna e shohim në shumë personazhe të letërsisë së përbotshme dhe aq më tepër si emër vajzash në të gjithë botën. Pra çka do të thotë se autorja, që në fillim të nisjes së këtij romani, le të kuptojë faktin se, kur një qenie lind, lind e lirë në çdo vend të botës dhe aq më tepër kur ajo është femër. Ajo duhet të gëzojë lirinë e jetës dhe të mirat e kësaj botë si edhe gjinia e kundërt e saj. Femra është sublime dhe prej saj lind jeta, lind vetë njeriu. Njeriu që lind njeriun është pikërisht femra, nëna.

Ky roman është një fillim për një kthesë të rëndësishme në letërsinë shqipe, pasi pikë së pari, autorja është një vajzë, është një femër, është një grua e fisshme, është një nënë, është një partnere besnike, është një mike e çmuar, është një njeri me të drejta të barabarta para Zotit dhe ligjit, e si e tillë duhet të trajtohet. Por femra është mbi të gjitha, një përfaqësuese e denjë e gjysmës së shoqërisë së botës.

Personazhi i Annës përcjell te lexuesi edhe një pjesë të etnopsikologjisë shqiptare, ku sjell të letrarizuar faktin se lindja e një vajze, nuk shoqërohet me ndonjë manifestim të gëzueshëm, ndryshe nga lindja e një djali, pasi në shprehjen etnokulturore shqiptare, kur lind djalë thuhet “lindi shtylla e shtëpisë”, e kur lind vajzë thuhet “qajnë edhe trarët e shtëpisë”. Nisur nga ky element i traditës etnologjike shqiptare, mund të themi se një pjesë e madhe e botës femërore, e gjen veten të mishëruar te personazhi i Annës.

Duke u nisur nga sa thamë deri tani, instinktivisht kthehemi te nisja e këtij studimi, ku nga të gjitha personazhet femra të letërsisë shqipe, personazhi i Annës në vetvete është personazhi më i plotësuar dhe më koherent, kjo për faktin se Anna gjeti kurajën dhe forcën e gruas, që si fillim të kuptojë se ku e kishte përplasur fati dhe mbi të gjitha Anna kuptoi shpejt se në çfarë rrethanash do merrte drejtim jeta e saj. Ajo arriti të dëgjonte zërin e saj të brendshëm, për të fituar mbi të tjerët dhe në fund të fundit për të rifituar veten dhe të vendoste për lirinë e jetës së saj.

Në romanet shqiptare femra nuk është motoja e lëvrimit të tyre, pasi asnjë personazh kryesor nuk është krijuar fund e krye, duke ia dedikuar asaj. Autorja e këtij romani, një vajzë relativisht e re, ka arritur të vër në qendër të këtij romani një femër, një grua. Kjo grua, pra Anna, të cilën e kuptojmë nga romani është një vajzë që ka lindur dhe është rritur në një mjedis, ku e mbyllte jetesa tipike tradicionale, e thënë shumë bukur nga vetë personazhi, që të jetosh në këtë vend, do të thotë t’i nënshtrohesh ‘burgut të zakoneve’.

Rrëfimtarja në këtë roman na jep të dhëna të rëndësishme për personazhin kryesor, Annën, e cila fiton një lirshmëri në të shprehur, ku herë rrëfen për veten apo për të tjerët, herë bisedon me lexuesin, e herë na rrëfen për ëndrrat e saj, e herë bën rolin e kritikut të shoqërisë. Në fund të fundit të rrëfyerit është baras me të jetuarit do të shprehej studiuesi Todorov (1) dhe mungesa e rrëfimit do të thotë vdekje.

Ky roman ka ekzistencë kohore dhe hapësinore si gjithçka tjetër që ekziston dhe, si e tillë, ai vendos marrëdhënie me gjithçka tjetër që e rrethon e, në mënyrë të veçantë, marrëdhënia më e rëndësishme është ajo që vendos me lexuesin, me lexuesin model ashtu siç shprehet Umberto Eco (2), ose lexuesin e nënkuptuar siç e quan studiuesi Iser-i, i projektuar në mendjen e shkrimtarit gjatë krijimeve të tij, në rastin në fjalë kujtesa vetjake e lexuesit bëhet njësh me atë të rrëfimtarit, nga ku mund të themi se fati i mirë i këtij romani është se ai botohet pikërisht në kohën kur është shkruar.

Pozicioni i femrave ka qenë dhe vazhdon të jetë i pandreqshëm në shoqërinë tonë, pasi realiteti ku ato jetojnë, nuk ua mundëson të drejtat që ka çdo njeri. Të ndjehesh dhe të jesh e paragjykuar, pse kujdesesh për veten, të jesh e paragjykuar pse ke luftuar për të qenë dikush në jetë dhe ke një profesion, që duhet ta ushtrosh si çdo njeri, të jesh e paragjykuar si femër, nga një femër. Sa paradoksale tingëllon, e po aq paradoksale është edhe realiteti i shoqërisë sonë. Deri kur vallë do shkojmë kështu? Deri kur vallë nuk do qajnë prindërit tanë se lindi vajzë e jo djalë?! Të gjithë këto pikëpyetje të ngritura, siç duken do mbeten pa përgjigje, pasi vetë NE i kemi vendosur këto rregulla të cilat janë përçuar ndër breza.

E çfarë simbolizon një femër që frymon në një realitet të tillë?!

Ajo kërkon të ndihet e dëshiruar në ambientin familjar ku jeton. Personazhi i Annës në këtë roman personifikon fatin e shumë femrave shqiptare, të cilave u është mohuar e drejta e fjalës, e drejta e jetës, u është mohuar liria, u është mohuar dinjiteti njerëzor. E për çfarë? Vetëm e vetëm që fitues mbi jetën njerëzore të dalë mentaliteti mbytës, ai mentalitet që ka vrarë e vrarë shumë e shumë vajza e gra, i ka vrarë dhe vazhdon t’i vrasë, fizikisht, moralisht dhe shpirtërisht. Një mentalitet prapanik që na karakterizon si popull. Një mentalitet që të kufizon të ndjesh, të shprehesh dhe të veprosh.

Personazhi i Annës na sjell konkretisht, frikën e mentalitetit për të dashuruar njeriun, që ta ka zgjedhur zemra, të kesh frikë nga vetë dashuria, të kesh frikë nga fjalët dhe sjelljet e tua, pasi ato në këto ambiente me mentalitet të thellë, nuk mund të quhen më sjelle vetjake, personale, por duhet të mendosh dhe të veprosh sipas rregullave të dikujt tjetër, si në rastin e personazhit të Annës, ku sjelljet dhe veprimet e saj, ishin totalisht nën komandën e pritshmërisë së shoqërisë.

Aspekti femëror në këtë roman nuk është i përqendruar në shumë personazhe, por është vetëm tek Anna, tek e cila janë degëzuar shumë fenomene. Autorja me këtë roman ka gjetur dritë në fund të tunelit, pa u dorëzuar për asnjë çast, duke besuar në qenien dhe kapacitetin e saj njerëzor dhe intelektual, duke besuar si fillim tek mirësia e saj, duke besuar te forca e saj, ku përpos çdo sfidë që jeta e ‘ndëshkoi’, ajo asnjëherë nuk i ‘shiti’ ëndrrat e veta, ato janë ëndrrat e saj të cilat i bëri realitet, përmes punës, përkushtimit dhe talentin të saj, që e karakterizon atë si kapacitet njerëzor.

fatin e shumë femrave shqiptare, të cilave u është mohuar e drejta e fjalës, e drejta e jetës, u është mohuar liria, u është mohuar dinjiteti njerëzor. E për çfarë? Vetëm e vetëm që fitues mbi jetën njerëzore të dalë mentaliteti mbytës, ai mentalitet që ka vrarë e vrarë shumë e shumë vajza e gra, i ka vrarë dhe vazhdon t’i vrasë, fizikisht, moralisht dhe shpirtërisht. Një mentalitet prapanik që na karakterizon si popull. Një mentalitet që të kufizon të ndjesh, të shprehesh dhe të veprosh.

Personazhi i Annës na sjell konkretisht, frikën e mentalitetit për të dashuruar njeriun, që ta ka zgjedhur zemra, të kesh frikë nga vetë dashuria, të kesh frikë nga fjalët dhe sjelljet e tua, pasi ato në këto ambiente me mentalitet të thellë, nuk mund të quhen më sjelle vetjake, personale, por duhet të mendosh dhe të veprosh sipas rregullave të dikujt tjetër, si në rastin e personazhit të Annës, ku sjelljet dhe veprimet e saj, ishin totalisht nën komandën e pritshmërisë së shoqërisë.

Aspekti femëror në këtë roman nuk është i përqendruar në shumë personazhe, por është vetëm tek Anna, tek e cila janë degëzuar shumë fenomene. Autorja me këtë roman ka gjetur dritë në fund të tunelit, pa u dorëzuar për asnjë çast, duke besuar në qenien dhe kapacitetin e saj njerëzor dhe intelektual, duke besuar si fillim tek mirësia e saj, duke besuar te forca e saj, ku përpos çdo sfidë që jeta e ‘ndëshkoi’, ajo asnjëherë nuk i ‘shiti’ ëndrrat e veta, ato janë ëndrrat e saj të cilat i bëri realitet, përmes punës, përkushtimit dhe talentin të saj, që e karakterizon atë si kapacitet njerëzor.

Në këtë roman pasqyrohet edhe një tjetër aspekt i kulturës sonë, se çfarë duhet të jetë një femër në jetë, vetëm një nënë e mirë dhe kaq…?!!!

Jo, një femër nuk është krijuar të jetë vetëm një nënë e mirë, një femër ka të drejtë të jetojë, të përjetojë, të ndjejë, të dashurojë, të ndihet e dashuruar gjatë gjithë jetës, të ndihet kreative, të jetë e lirshme në kombinime ngjyrash dhe veshjesh, të shijojë muzikën, të vëzhgojë, analizojë, të diskutojë, të pikturojë, të fantazojë, të imagjinojë, të ëndërrojë etj etj etj.

Raportet shoqërore kanë të bëjnë me krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve njerëzore, ku epërsia mashkullore tenton të fitojë dhe të rifitojë, sidomos për gjërat e bukura, që tenton t’i marrë me forcë, me pretekstin se u takon vetëm atyre, por dashuria është aq kokëfortë sa nuk i dorëzohet asnjëherë dhunës, dashuria është aq e brishtë, sa vetëm i mençuri e fiton dhe di ta mbajë atë. Dashuria dhe respekti nuk imponohen, por fitohen.

Te personazhi i Annës mund të gjejmë veten me qindra e mijëra vajza shqiptare, që për ironi të fatit, duke u mundur t’i qëndrojmë ftohtë analizës së këtij romani, janë edhe vajzat më të bukura dhe njëkohësisht më inteligjente, të veshura me virtytet më të larta të një shoqërie dhe të denja, të sillen dhe të ndihen qytetare të botës si dhe banore të çdo qyteti botëror.

Anna si personazh ngërthen në vetvete personazhin e gruas së fortë, pasi shumë gra dëshirojnë të kishin shpirtin e saj luftarak në situata, që jeta të server, por që janë mbytur në mjerimin e tyre shpirtëror. Anna është

Jo, një femër nuk është krijuar të jetë vetëm një nënë e mirë, një femër ka të drejtë të jetojë, të përjetojë, të ndjejë, të dashurojë, të ndihet e dashuruar gjatë gjithë jetës, të ndihet kreative, të jetë e lirshme në kombinime ngjyrash dhe veshjesh, të shijojë muzikën, të vëzhgojë, analizojë, të diskutojë, të pikturojë, të fantazojë, të imagjinojë, të ëndërrojë etj etj etj.

Raportet shoqërore kanë të bëjnë me krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve njerëzore, ku epërsia mashkullore tenton të fitojë dhe të rifitojë, sidomos për gjërat e bukura, që tenton t’i marrë me forcë, me pretekstin se u takon vetëm atyre, por dashuria është aq kokëfortë sa nuk i dorëzohet asnjëherë dhunës, dashuria është aq e brishtë, sa vetëm i mençuri e fiton dhe di ta mbajë atë. Dashuria dhe respekti nuk imponohen, por fitohen.

Te personazhi i Annës mund të gjejmë veten me qindra e mijëra vajza shqiptare, që për ironi të fatit, duke u mundur t’i qëndrojmë ftohtë analizës së këtij romani, janë edhe vajzat më të bukura dhe njëkohësisht më inteligjente, të veshura me virtytet më të larta të një shoqërie dhe të denja, të sillen dhe të ndihen qytetare të botës si dhe banore të çdo qyteti botëror.

Anna si personazh ngërthen në vetvete personazhin e gruas së fortë, pasi shumë gra dëshirojnë të kishin shpirtin e saj luftarak në situata, që jeta të server, por që janë mbytur në mjerimin e tyre shpirtëror. Anna është personazh që na kthen në kujtesë, sesa e rëndësishme është liria, sesa e rëndësishme është të jesh vetvetja, sesa e rëndësishme është të marrësh frenat e jetës tënde në dorë. Anna është personazh që përbën një kthesë me ardhjen e saj në letërsinë shqipe, pasi guxoi të flasë për një fenomen, që fatkeqësisht është i pranishëm edhe sot, fenomeni i përbaltjes së figurës femërore. Anna theu këtë barrierë të madhe, duke folur dhe vepruar.

Anna vëzhgoi, foli, veproi dhe denoncoi përmes fjalës së saj artistike. Një tjetër sfidë për personazhin kryesor ishte edhe përballja e saj me botën e madhe, pasi duhet të kapte ritmin e jetës në një tjetër botë kulturore. Por përballja e Annës me realitetin e huaj ishte njëkohësisht edhe krizë identiteti për të. Dhuna shpirtërore e përjetuar nga ajo ishte më e madhe se çdo pengesë, që i ofronte bashkëjetesa në një qytet të stërmadh. Anna u përshtat shpejt dhe mjaft mirë me botën perëndimore, ku pak nga pak filloi të rimerrte veten e saj, ajo po arrinte të mblidhte veten e saj ashtu siç, ishte e thyer në shumë copa për të rifituar dinjitetin e nëpërkëmbur.

Villiami është një tjetër personazh që i shton lezetin këtij romani. Një personazh që i përket krejtësisht një bote tjetër, asaj evropiane. Edhe ai njëlloj si Anna vinte nga një martesë e konsumuar. Villimai ishte krejtësisht e kundërta e Annës, në lidhje me historinë e përjetuar të jetës së saj, kurse Villiami cilësohej si një njeri me nivel të lartë kulturor dhe mbi të gjitha kishte treguar se ishte mendje hapur. Villiami as që nuk dinte të paragjykonte një femër, e aq më tepër të dhunonte apo të bënte të ndihej keq kushdo qoftë ajo. Me një fjalë ishte një zotëri i denjë për Annën dhe shok i mirë, njeri që kujdesej shumë për të dhe mbi të gjitha tregonte durim për fëmijët e saj. Raporti i fëmijëve të Annës me Villiamin u ndërtua i fortë që në fillim dhe Anna dalëngadalë filloi të ndjejë për të, aq sa u marrosën për njëri-tjetrin.

Historia e dashurisë së Annës me Villiamin u ngjan historive të dashurisë së filmave amerikanë, të cilët përfundojnë me happy end…..

Autorja në këtë roman ka vënë dritë në fund të tunelit, për të gjitha ato gra që kanë fatin e Annës.

Të gjitha këto që u përmenden për personazhin e Annës, mund të thuhet, se e reja dhe e veçanta e këtij romani është sjellja e një frymë tjetër, e një frymë të munguar, frymë kjo, e cila do të ndikojë jo pak në zhvillimin dhe rrugëtimin e sotshëm të letërsisë shqipe, drejt post-modernizimit.

________________________

1.  Tzvetan Todorov, Poetika e prozës, “Shtëpia e Librit”, Tiranë, f. 34.

2.  Umberto Eco, Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë, 2007.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura