PAS LUFTËS, KUSH JEMI NE?!

PAS LUFTËS, KUSH JEMI NE?!

Nga MSc. Agim Aliçkaj

Pse harrojmë kaq shpejt?

Si mund të harrohen kaq lehtë 1432 fëmijë të masakruar dhe më shumë se 1600 civilë të zhdukur?

Si mund të harrohet lufta dhe viktimat e saj?

Vazhdojnë përpjekjet e luftëtarit të lirisë, patriotit Nusret Pllana për të mposhtur harresën dhe ruajtur kujtesën tonë historike, këtë herë me shfaqjen artistike të nivelit më të lartë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup për nder të 28 Nëntorit, që na solli shumë porosi:

– Bukë, vajtim, gjak, liri, shqip, shqip, shqip…

– Fëmijët luejshin ata gjuejshin, këta kërcejshin ata gjuejshin.

– Po qysh vriten fëmijët bre?

– Nuk ka ma keq, mos me dijtë kurgja, ku je, kush je, me i hupë familjen dhe shokët.

– Fleni, jeni lodhë. Fleni, toka është e çmendur.

– Këtu kemi me ndejtë, do të rezistojmë me çfarë kemi, sopata, thika…

– Liria është më e shtrenjtë se jeta.

– Kosova është e lirë! Kosova është e lirë! Kosova është e lirë!

– A ka gjë më të mirë se sa me rritë fëmij të lumtur?

Koreografja nga Gjermania Znj. Chantal Kohlmeyer, e cila erdhi në Prishtinë pikërisht për këtë ngjarje ishte e impresionuar me shfaqjen por edhe mikpritjen shqiptare. Ishte interesante vërejtja e saj se edhe sot e kësaj dite shumë të rinj gjerman jetojnë me ndjenjen e fajësisë për ate çfarë ka ndodhur 80 vjet më parë.

Ju gjermanët i thashë unë keni kërkuar falje mijëra herë keni marrë dënime dhe paguar dëmshpërblime. Krahasoni këtë me Serbinë e sotme, e cila jo vetëm që nuk kërkon falje, por fajëson viktimën dhe vazhdon me urrejtje dhe veprime të pafundme me qëllim të zhdukjes së kombit shqiptar.

Dhe, bashkësia demokratike ndërkombëtare jo vetëm mbyllë sytë, por e përkdhelë agresorin serb dhe vazhdon ti bëjë presion viktimës për të kënaqur dëshirat e tyre hegjemoniste.

Ishte kënaqësi të vazhdojmë mbrëmjen me regjisorin Robert Nuha, aktorin Adem Karaga, aktoren Donika Ahmeti, sopranen Besiana Mehmedi, artistin Shkodran Tolaj, sponsorin kryesor Bardhyl Salijaj dhe të gjithë këngëtarët dhe artistët e kësaj shfaqje madhështore.

“Pas luftës, kush jemi ne?!”, Nusret Pllana: Shfaqja sintetizon vuajtjet e shqiptarëve | ABC News

https://abcnews.al/pas-luftes-kush-jemi-ne-shfaqja-ne-kujtim-te-viktimave-te-luftes-ne-kosove-pllana-projekti-sintetizon-vuajtjet-e-shqiptareve/

***

AFTER THE WAR, WHO ARE WE?!

Why do we forget so quickly? How can 1432 massacred children and more than 1600 disappeared civilians be forgotten so easily? How can the war and its thousands of victims be forgotten?

The efforts of the freedom fighter, patriot Nusret Pllana to overcome oblivion and preserve our historical memory continue, this time with the highest level artistic show in Prishtina, Tirana and Shkup in honor of November 28, which brought us many enlightenments:

– Bread, mourning, blood, freedom, Albanian, Albanian, Albanian…

– Children were playing, they were shooting, children were dancing, they were shooting.

– How can the children be killed?

– There is nothing worse than not to know where you are, who you are, to loose family and friends.

– Sleep, you are tired. Sleep, the earth is crazy.

– We will stay here, we will resist with what we have, axes, knives…

– Freedom is more expensive than life.

– Kosova is free ! Kosova is free! Kosova is free!

– Is there anything better than raising happy children?

Choreographer from Germany Mrs. Chantal Kohlmeyer, who came to Prishtina just for this event, was impressed with the show and the Albanian hospitality. It was interesting her remark that even today many young Germans live with the feeling of guilt for what happened 80 years ago.

You Germans, I told her, have apologized thousands of times, received punishments and paid reparations. Compare this with Serbia of today, who not only does not ask for forgiveness but blames the victim and continues with hatred and endless actions with the aim of destroying the Albanian nation.

And, the international democratic community, not only closes its eyes, but pats the Serbian aggressor and continues to pressure the victim to satisfy their hegemonic desires.

It was a pleasure to continue the evening with director Robert Nuha, actor Adem Karaga, actress Donika Ahmeti, soprano Besiana Mehmedi, artist Shkodran Tolaj, main sponsor Bardhyl Salijaj and all the singers and artists of this magnificent show.

“Pas luftës kush jemi ne?”- Nusret Pllana – Moment – 25.11.2024

https://www.youtube.com/watch?v=qmIsIQMyE_0

———————

—————

‘Pas luftës kush jemi ne”, dhurata unike që Kosova i bën Shqipërisë për 28 Nentor | ABC News Albania

https://www.youtube.com/watch?v=5OnQMf28WuM

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura