PASHTRIKU: ALARM! ALBANOPOLI – KY QYTET ANTIK, PO VARROSET ҪDO DITË NGA VET SHQIPTARËT!

 (Pashtriku.org, 30. 07. 2012) – Qyteti antik – ilir, Albanopoli, ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgërdhesh të Krujës, vetëm pak kilomtera nga Tirana. Albanopoli ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit II nga gjeografi, astronomi dhe matemacienti Ptolemeu, i cili e përcakton tokën e albanëve me koordinata gjeografike 46 gradë dhe 41 gradë e 5′. Albanopoli ndodhet në krahun e djathtë të rrugës që lidh Fushë-Krujën me Krujën. Ndërkaq albanologu i njohur austriak Hahn, në vitin 1871, kur vizitoi kështjellën e Zgërdheshit, hodhi idenë që aty është shtrirë kryeqendra e rëndësishme ilire, Albanopolis. Qyteti antik shtrihej në majë të kodrës në një hapësirë prej 10 hektarësh dhe mbrohej nga një mur i fuqishëm 1400 metra i gjatë, prej të cilave sot kanë mbetur vetëm 90 metra. Akropoli zë një të tretën e hapësirës. Aty janë gjetur objekte të shumta terakote, por edhe një statujë mermeri e perëndeshës Artemisë.

………………………………………

Shikoni hartën e studiuesit PTOLEMEU, ku përshkruan emrin Albanus – Albanopolis 

 ALARM!
Albanopoli – ky qytet i lashtë antik po humb dita ditës çdo gjyrmë! O Zot! Vendin prej nga vjen emërtimi – Shqipëri tashmë e kanë mbulur therrat e shkurret dhe si i tillë është kthyer në një hambar për të mbajtur mullarët e fshatarëve, mbuluar nga gurët e shek.IV para lindjes së Krishtit, dhe nuk shihet askund dora përkujdesëse e SHTETIT (!!!) Në vazhdim, shikoni dy videomateriale, të realizuar nga gazetarja Arjana Loçe dhe Marin Memia, për këtë qytetërim mijëvjeçarë, i cili është braktisur dhe po varroset çdo ditë nga vet shqiptarët!

Lexoni këtu një studim:
http://zallagenealogyblog.blogspot.de/p/origin-of-zalla-in-albania_14.html

*   *   *

Në vazhdim, shikoni dy videomateriale, të realizuar nga gazetarja Arjana Loçe dhe Marin Memia, për këtë qytetërim Antik, i cili është braktisur dhe po varroset çdo ditë nga vet shqiptarët!

……………………………………….

ALBANOPOLI NË OBJEKTIVIN “ALARM”!

…………………………………………………

ALBANOPOLI, QYTETI ANTIK – I MBULUAR NGA SHKURRET!

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

(PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura