PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(I)

(Pashtriku.org, 21. 05. 2012) – Pas 13 vjetësh të konsolidimit të papërfunduar të informacioneve për të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës – dëshmitë e të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës tregojnë për shumë çfarë, që të tjerët, të cilët nuk kanë kaluar nëpër këtë kamp gjatë viteve të fundit të shekullit njëzet u kanë borxh të mbijetuarve të kësaj masakre dhe popullit të tyre jo vetëm t`i informojnë, por edhe të japin sqarime për këtë masakër karakteristike dhe ende të panjohur sa dhe si duhet nga të gjithë ne.
1.HAJREDIN HYSENI
Në burgun e Dubravës kam qëndruar afërsisht deri ne fillimin e Luftës në Kosovë, pra deri në ngjarjet e Prekazit, dhe pikërisht pas ngjarjeve të Prekazit, një grup të burgosurish që ata kanë konsideruar se ia vlenë të largohen të burgosurit shqiptarë nga Dubrava, kemi qenë18 persona. Na kanë larguar nga burgu i Dubravës në drejtim të burgut të Nishit ku na kanë ndalur 10 persona në Nish, 8 të tjerë i kanë dërguar ne Mitrovicë të Sremit. Deri me fillimin e bombardimeve të luftës ne kemi qëndruar në Nishë, pra një vitë të plotë në Burgun e Nishit në pavijonin e izolimit që quhej burgu i Bardhë, dhe me fillimin e bombardimeve i kanë mbledhur të gjithë të burgosurit, sepse e kanë boshatisur Burgun e Dubraves përafërsisht pas 5-6 muajsh që na kanë dërguar neve me herët dhe në Burgun e Dubravës kishin futur paramilitarë dhe ushtarë, me fillimin e bombardimeve neve na kanë kthyer te gjithëve në Burgun e Dubravës.
Brenda burgut shiheshin shenja të Arkanit, shenja të tjera të vizatuara dhe ne silleshim në rresht duke na rrahur deri te dhoma, mirëpo aty dallohej që kanë qëndruar ushtria sepse në mure kishte vizatime dhe shenja të ndryshme si p.sh. 4 C, po ashtu dëgjonim që aty ka pasur edhe kundërajror në Burgun e Dubravës,
Deri sa kishte filluar Masakra e Dubraves aty kanë përdorur dhunë njerëzit e uniformuar, pasi filloi Masakra ne kemi parë edhe të burgosur të cilët janë uniformuar, të cilët kishin qëndruar në burg se bashku me ne para një kohe e tani janë armatosur dhe kanë përdorur dhunë, po ashtu ka pasur bile mund ta them me emër një nga të burgosurit ai ka qenë nga Mali i Zi që quhej MIGA ka qenë i dënuar me 20 vite burgim, atë e kemi parë se bashku me gardian tjerë me polic të uniformuar kur na kane rendit në rresht përpara dyerve të burgut.

______________________________________

Pas kësaj nuk kemi pasur sulme nga gardianet dhe nga paramilitaret që kanë qenë aty mirëpo pas dy dite në mëngjesin e hershem kanë thënë që duhet t’ju dërgojmë në Nish, duhet të rreshtoheni ngse do të vijnë autobusët te fusha e sportit,gjoja se nuk ka kushte këtu, ne të gjithë u mblodhën me përjashtime të një të burgosuri ordiner. Ky i burgosur kur kishte dëgjuar që po kthehemi në Nish e kishte varur veten. Në Nish kishte përjetuar shumë keq Burgun e Nish-it. Në momentin që jemi bërë rresht te fusha e sportit afër mureve, personat që kanë qenë në karakolla dhe sigurisht ka qenë vija e ushtarëve prapa murit dhe nga karakollat kanë filluar të gjuajnë me pushkmitrolez, minahedhës, snajperë nga anë të ndryshme të mureve dhe ne të gjithë të habitur kemi filluar me ikë, këtu një numër i madh vdesin, po ashtu edhe shumë janë plagosur, ne filluam të fshihemi mbrapa pavijoneve, në podrume.
Numri i të vdekurve përafërsisht sa kemi mundur t’i numëroja ka qenë160 dhe afër 300 të plagosur nuk mundem me thëne saktë ngase nuk kanë qenë kushtet. Paramilitaret kanë hyrë edhe ditën e dytë dhe kënd e kanë gjetur në peseta i kanë hedhur nga dy bomba dhe e kanë mbyllur kapakun, në një rast ka qenë Xemil Alimani,
Në vendin e quajtur Llozicë ne ishim në autobusa dhe aeroplanët kanë goditur një Pizgauer të militareve dhe në atë moment gardianet që ishin me neve në autobusa na kanë lënë të lidhur për autobusa dhe kanë ikur jashtë por më vonë kanë hyre disa paramilitarë dhe nuk e dinin a jemi Serb apo Shqiptarë, mirëpo kur erdhën gardianet tani ata e kuptuan që ishim Shqiptarë dhe ata kane kërkuar që së paku 10 të burgosur të pushkatohen sepse nga bombardimet iu ishte vrarë një shok i tyre. Por sipas urdhërit gandianet këmbëngulën që nuk guxoni sepse ne jemi me çmime të kokës nëse nuk i dërgojmë në Burgun e Dubravës në numër të plotë, sepse gardianet thoshin që kemi urdhër nga Millosheviçi t’i dërgojmë gjithsesi në Dubravë, mirëpo paramilitarët kërkuan që nëse nuk benë 10 të burgosur patjetër duhet të paktën dy të burgosur ti pushkatojmë dhe të marrim hak për shokun tonë. Prap ka qenë vendosmëria e gardianeve që ne kemi urdhër nga Millosheviçi t’i dërgojmë ne Dubravë dhe në fund paramilitarët pranuan. Hyjnë në autobusë dhe me thika i kanë lënduar disa të burgosur që një prej tyre ishte edhe Xhemili që e kanë lënduar me thikë në fytyrë, Ismet Mahmutit ja kanë shymbur cigaren në (kokë) po ashtu edhe i kanë rrahur disa të burgosur tjerë. Ne autobusin që kam qenë unë të gjithë e kemi dëgjuar kur gardianet kanë thënë që kemi urdhër nga Millosheviçi që t’i dërgojmë në Dubravë.
Gjatë qëndrimit tonë afërsisht dy javë në Dubravë ne nuk kemi mundur të shohim mjete ushtarake por kemi dëgjuar rreth burgut duke gjuajtur me kundërajrorë, ndërsa në pavijone shihnim shenja të Arkanit e të Sheshelit.
Kryesisht mundë të themi që gardianët janë ndërruar, ne shihnim paramilitarë aty, ka qenë një gardianë që të gjithë e kemi njohur. Ka qenë zëvendës apo komandant i burgut i thoshin Miki, ky ka qenë te salla e sportit kur na kane numëruar ka qenë gjithashtu edhe i burgosuri Miga nga Mali i Zi i cili ka pasur maskë dhe për një moment e hoqi maskën dhe ne e njohëm.
2. SELIM LOKAJ
Atë natë para se me ndodhë masakra e organizuar rreth orës 2:15 së pari janë hedhur dy bomba dore në pavijonin që kane bombarduar forcat e NATO-s dhe është dëgjuar një zë Shqip “O ku jeni bre Shqiptar” dhe kanë filluar të gjuajnë me revole një nga një dhe dëgjohej një zë “ACO” mbikëqyrësi: SHTA RADISH e pyet çka po punon SHTA RADISH dhe kurrë nuk e harroje kur e merr përgjigjen “PUCAMO NA KRAVE” ishte rreth orës 3.00 të mëngjesit dhe gjuajtjet me revole ishin jo të shpeshta por të rralla, krismat ishin nga afërsia,
Të gjithë të armatosur dhe ishin në pjesën harkore të mureve dhe gjat bisedave me kolegë që kanë thënë “PUSHKATONI” mirëpo unë kam dëgjua vetëm një përgjigje në vazhdimësi që nuk e dij se a ka qenë për të mirë apo për të keq, ai i cili e bënte organizimin e kishte gjithnjë këtë shprehje: ” DOBRO – DA; DOBRO – DA”.
Tani kjo “DOBRO-DA” ishte një ankth për neve, vrisni të gjithë, mjaft u bë – mjaft nuk u bë. Dyshimi ishte se në këndin e sipërm të spitalit ishte një kamerë e fshehur duke incizuar nga pika më e lartë dhe neve na lindi ideja se ky është një fotografim i fundit një “Skenarë sikur në Srebrenicë”, mirëpo frika ishte edhe më e madhe. Kur erdhën disa pako me cigare Partner dhe ata i shqyen ato dhe jo me na dhëne nga një pako por filluan ti gjuajnë nga lartë, kur filluan ti gjuajnë në atë mënyre kamera doli në sipërfaqe me incizua krejt hapësirën ne mënyrë, që ne kishe po kujdesemi për juve, mirëpo ne e krijuam atë bindjen që është momenti i fundit dhe do të kalojmë keq.
“Po të garantonte ndonjëri se do ta dinte, se ku e kemi varrin, do të ishte një lehtësi shumë e madhe për neve që po masakrohemi”. Sa i përket te vrarëve me përgjegjësi ma të madhe e them se numri më i vogël i të vdekurve ka qenë156, tani me siguri ju keni kureshtje të thoni pse jeni aq i sigurt që ka qenë ai numri i te vdekurve, pas vrasjes ishte themeluar një këshill për evidentimin e të vrarëve dhe të plagosurve, iniciator kanë qenë disa djem nga Ferizaji, çdo njëri ishte i obliguar t’i informonte ata djem nëse dinin për ndonjë të vdekur apo të plagosur këtë e them me përgjegjësinë më të madhe, sepse e kam lajmëruar një shok që kam qenë se bashku me atë në dhomë, “Muhamet Shala” atë e kam gjetur në mes të kuzhinës dhe spitalit, në të vërtetë, unë nuk e kam gjetur, por një shok e ka gjetur, sepse kishte shkuar në kuzhinë me marrur diçka për të ngrënë dhe atë e kishe godit plumbi i snajperkës, mbrapa në krahun e majtë dhe e ka humbur vetëdijen. Të nesërmen në mëngjes Freskia dhe Riski ja kishte kthyer vetëdijen e ai u mundu me u ngritë por forcë nuk kishte, e kanë vërejtur nga dritarja dhe me kanë lajmëruar.
Me thanë baca loke një i vdekur po mundohet me u ngritë dhe unë ne dëgjim të parë nuk e kam analizua fjalën një i vdekur po mundohet mu ngritur, e zgjati kokën dhe e shohë, shkoj dhe i dalë nga prapa e ngriti dhe i dalë përpara, e shohë se e kishte bërë një ndryshim në mustaqe, edhe i them: Shala, a po me njef mua sepse unë doja ta vërtetoja a ka vetëdije apo jo, ai u përgjigjë, ju jeni baca loke, qe kemi qëndruar ne Pejë. Nuk i shihja askund gjak por uniformen qe e ka pasur ishte shpuar, por kur ia zbuloj pjesën e kishte pasur plagën në brinjën e parë nën zemër edhe jam mundu me e tërhequr por e kanë lëshuar këmbët,
Ndërhyrje nga: Ukë Thaçi
Pra dëmin më të madh e kanë bërë në këtë formë në puseta (shakta) i thonin pusetave dhe kur vinin veç e hapnin kapakun e pusetës dhe nëse kishte shumë të burgosur i gjuanin me granatë të madhe, nëse nuk kishte shumë të fshehur, veç lëshonin bomba dore e pastaj dëgjohej britmë e ulërimë nga të masakruarit.
Të burgosurit e dalluar që kanë bartur njerëz të plagosur prej fushës së tmerrit(fusha e sportit) kanë qenë: Njazia, Bilbili, Haqifi, Sherifi ndoshta dikush mundet me thënë që shumë po i lavdëron por vërtet kanë ndihmuar shumë, e tërhiqnin të plagosurin dhe ja bënte me dorë hajt gjuaj tash. Se si kanë shpëtuar unë habitem.
Ne i kemi quajtur grupi i studentëve të Prizrenit, askush nuk mund të lavdërohet se kanë ndihmuar më shumë se grupi i studentëve të Prizrenit që kanë bartur të plagosur, se këta djem janë shumë modestë, nuk flasin shumë për vetëveten, njëri nga këta djem e njihte Anglishten nuk e di cili (Bilbili e njef Anglishten-nderhyrje U.Thaçit) dhe nga bombardimet ishin shkoqur dritat e neonit dhe kishin rënë në barë, të pa dëmtuara edhe nëse nuk gaboj ata e morën iniciativën edhe me ato drita e kanë shkruar “HELP NATO” .Unë po pyes çka po shkruajnë, ata më thanë po shkruajmë” NDIHMË NATO”. Mirëpo të nesërmen kanë ardhur gardianët dhe e kanë parë këtë shkrim dhe e kane goditur me shqelma. Unë kam dëgjuar për Masakrën e Tivarit, por nuk kam besuar, por kur e përjetova vetë Masakrën në Dubrave thosha ku t,i gjej ata njerëz dhe t’ju them që e vërtetë paska qenë ajo Masakër.
(Ukë Thaçi, unë e dij që në burg Ukshinin e ka marrë nga pavijoni “B”, mbikqyrësi Branko Komatina, dhe e ka përcjellë deri te dera e hyrje-daljes jashtë)
Selimi: jo vetëm Ukshini por edhe dy të burgosur tjerë- Shkelzen Peshi dhe Shkëlzeni është gjetur i vrarë në mes të forcave të UCK-se dhe Serbëve në malet e Maznikut, të Komunës së Deçanit . Po të dy bashkë i kanë marrur në ora 9:30, ka qenë ditë e dielë, nuk i kane larguar nga dera zyrtare por nga dera e hyrjes, nga portat e mëdha në atë pjesë kanë qenë njësiti paramilitar Branko. U përhap lajmi se Ukshin Hoti ka arritur ne Itali. E ka marrur shoqata Shen Egjidio, gjoja se dikush e ka dëgjuar ne një radio te fshehur ne programin Evropa e Lirë.
(B.H.Branko Komatina ka qenë mbikëqyrës i pavijonit “B” në Burgun e Dubravës?
Ukë Thaçi, Po, ashtu ka qenë edhe në Pozharevc, mbikëqyrës i pavijonit 6, për të burgosurit Shqiptarë, atje kami qenë nën komandën e tij). Ne pavijonin “C”, më kujtohet një gardian (më vonë e kam mësuar emrin e tij-MANCE) që ka qenë edhe në Pozharevc. Kur ka rënë granata e parë e NATO-s në pavijonin “C” të burgosurit që kanë qenë më poshtë më herët i thojnë këtij Mances, a të shkojmë t’ju hapim dyert? MANCE thotë: “Po shkoni hapni dyert e Pavijonit “B” ” ku ishim ne 350 të burgosur, tani ne që ishim në pavijonin “B” prej aty në shkojmë i thyejmë dyert e pavijonit “C”, dyert shumë të thjeshta kanë qenë por deri sa kemi hyrë brenda ka qenë vështirë, sepse ato i kishte dëmtuar granata e NATO-s, ende pa rënë pluhuri në tokë. Ishim me Bilbil Durakun kemi shkuar atje. Pra ky MANCE që ka thënë shkoni hapni dyert e të burgosurve, pastaj janë grindur gardianet ne mes veti pse kishte lejuar këtë gjë!
3. BEDRI KUKALAJ
Gjatë rrugës nëpër Kosove në, Orllat jemi ndaluar sepse NATO bombardoi një makinë serbe para neve që ishim me autobus dhe i ka vrarë disa ushtarë, kur hynë gardiani në autobus, u lidh me ministrin e punëve të brendshme dhe po ju thotë që jemi shume të rrezikuar dhe duhet të kthehemi sepse jemi të sulmuar nga NATO dhe UÇK –ja,, ata i kthejnë përgjigjen që e kam dëgjuar personalisht dhe thonë që ky është urdhër i presidentit dhe nuk guxoni me u kthye mbrapa nëse është e nevojshme të gjithë do të vdisni por jo të ktheheni mbrapa.
Në Dubravë më, 16 Maj gardiani i thotë Ukshin Hotit qe t’i përgatis gjerat sepse sot do të lirohesh, Ukshini u kthye nga ne dhe tha “ Djem nëse shpëtoj, ju do të jeni të sigurt sepse do të marrë vesh e gjithë Evropa çka po ndodhë këtu por si duket nuk do të kem fat sepse këta kanë përgatitur diçka për mua” personalisht e kam dëgjuar kur na ka thënë këto fjalë.
Më 19 Maj kur filluan bombardime në ngrohtoren e burgut ka qenë montuar kundërajror, ishin disa tjegulla të larguara dhe ne ishim në dritare dhe kur fluturonin avionët e NATO-s akoma pa bombarduar burgun nga ngrohtorja janë hedhur raketa kundër NATO-s dhe pas 2 orë NATO ka bombarduar burgun dhe së pari ka bombarduar ngrohtoren dhe unë isha në pavijonin “B” me Iber Meten, Nexhdet Zymberi nga Ponosheci, Isen Latifi nga Prelepi edhe këta e dijnë ketë që po e them unë. Më 22 Maj është dhënë urdhër me u rreshtuar dhe kane filluar gjuajtjet, në gjuajtjet e para unë isha me Iber Meten të kapur për krahu dhe e kanë kapur plumbat atë dhe unë jam munduar ta ngrehi atë por kur jam kthyer në anën tjetër më kanë goditur pjesët e bombës në kokë dhe kam rënë në tokë, në atë moment e kam ndier edhe një plumb në bark sepse edhe bomba kane hedhë aty ku unë isha në rreshtin e parë. Të nesermen më 23 Maj më ka ardhur vetëdija, e kam parë Tefik Salihun.
Çka ka ndodhur më vonë nuk dij asgjë, por vetëm në spitalin e Prishtinës më ka ardhur vetëdija dhe kanë ardhur dy mjekë më kanë fotografuar kokën dhe menjëherë më kanë dërguar në sallën e operacionit ndërkohë një mjekë rus po i thotë që duhet opium për operacion ndërsa një mbikëqyrës aty ishte në uniform tha: që nuk ka nevojë për opium, ky më ka goditur me dy grushte në kokë dhe më ka humbur vetëdija dhe më kanë bërë operacion, pas operacionit kam qenë në një dhomë pa vetëdije dhe të nesërmen më kanë bërë operacion përsëri, por tani me opium dhe më kanë dërguar në një dhomë. Pas operacionit ka ardhur një motër medicinale shqiptare dhe me tha Bedri je mirë dhe të kanë bërë operacion më opium. Tani vjen një polic në dhomën time, ai ishte nga fshati Prelep, Komuna e Deçanit -Danillo Zeqoviqi dhe me pyeti a po me njeh? unë me kokë i thash jo, edhe pse e njihja unë. Ai më tha që më njef mirë ky mua më ka rrahur aty dhe ai kishte ardhur për të më tërhequr mua nga Spitali, në burg të Lipjanit. Unë isha pa vetëdije nga të rrahurat e tij, kur e kam parë veten të nesërmen në Lipjan , aty të burgosurit janë kujdesur për mua . Më 10 qershor kur më kanë transferuar në Pozhervac në Serbi së bashku me Bujar Himën e Skivjanit i cili ishte i plagosur në këmbe dhe dorë. Kur arritëm në burg të Pozhervacoit, unë isha i shtrirë në autobus dhe kur zbritem Bujari ishte para meje, duhet të zbritnim nga dera e parë e autobusit dhe kur ka shkuar në shkallë të autobusit u ul aty dhe thotë që nuk mundem të lëviz, me tutje dhe mësyejnë 7 gardian dhe i thonë që ne të lëvizim, aty e rrahin aq shumë deri sa të vdes. Aty ka vdekur nga të rrahurat dhe njëri nga ata iu thotë mos e rrahin edhe ketë, sepse do ta mbysni. Bujarin e marrin me plaf dhe e bien para meje dhe më thonë qe a e njeh këtë? Unë i thash po, ata më thanë merre lapsin dhe shkruaje emrin e tij.(dëshmon: Bedri Kukalaj)
4. AGIM HULAJ
Personeli ka dalë jashtë burgut dhe të burgosurit kemi qëndruar jashtë objektit dhe më, 21 Maj NATO sulmon burgun, gati çdo objekt dhe në pasditen e 21 Maj-it, ne kemi qendruar të fusha e sportit me disa shokë dhe ne atë rast jam plagosur poshtë belit sa që mendova që më është këputur këmba dhe e kam parë që një hekur me është ngulur në këmbë pastaj ka ardhur Beslim Zogaj, më ka hedhur ujë në këmbë dhe e ka larguar atë copë, unë isha i pavetëdijshëm pastaj shokët më kanë bartur dhe më kanë vendosur të koshi aty ka qenë edhe një i Shqipërisë i cili ishte i vdekur. Aty kemi qëndruar tërë natën dhe gjatë natës i kam dëgjuar serbet jashtë mureve duke thënë “Hajde Shqiptari spavajte” – “Hajde shqipari da ratujemo, trzhili ste rat” dhe herët në mëngjes u dëgjua roja e burgut i cili ka hipur lart dhe i ka thirrur të gjithë të burgosurit që të rreshtohemi që të ju transferojmë në një burg tjetër për arsyeje sigurie, afër meje ishte Nazir Zogaj nga Komarani këmbën e kishte të nxjerrur në Nish nga gardianët dhe kur u rreshtuaë të burgosurit unë i kam parë të gjithë dhe është gjuajtur me të gjitha armët sa çë çdo gjë për një kohë ishte errët dhe mendova që të gjithë kanë vdekur dhe nga ky pushkatim dy djem mixhe nga Drenica kanë dhenë shpirt para meje dhe të dytë kane vdekur më këtë fjali – “ Ju mund të na vrisni të gjithëve por ne luftën e kemi fituar dhe Kosova është e jona”. Kanë vdekur aty dhe kurrë, nuk mundem t’i harroj dhe i pari që ka ardhur te unë është Muhamet Avdiaj nga Gramaqeli. Isha i shtrirë nuk i shihja rrobat e mia që ishin bërë copë nga bombat që hidhnin serbët dhe Mehemt Uka më tha që ta barti djalin tim deri te fusha e sportit dhe po kthena te ti. Erdhi dhe më thotë a mundesh me u mbajt për dyshek dhe zvarrë më ka dërguar te fusha e sportit pastaj ka ardhur e ka ndihmuar Mirsad Shehun që ka ardhur duke ecur por kur u afrua e lëshon këmbët sepse i ishte ftohur trupi.
Pasi na futen në sallën e sportit unë mendova që do të na ekzekutojnë të gjithëve dhe është dhënë urdhër që nuk do të ndodhe ndonjë gjë, na than të mos afroi te muret e burgut, kujdesuni për të plagosurit ata kanë qenë me maska mirëpo njëri ka qenë pa maska me duket.
Nuk e kam njohur atë pa maske sepse isha në gjendje të vështirë dhe më kujtohet që ka thëne pasi të kujdeseni për të plagosurit dilni jashtë dhe identifikoni ata të vrarët, më vone e kanë bartur Bedri Kokalen i cili ishte pa vetëdije kishte plagë te syrit dhe në bark, pas tij e kanë pruar Fadil Dabiçinin nga Prilepi i cili ishte në pusetë kishte plagë në kokë të cilën ia mjekoi, Nait Hasani’
Në kamion kemi qenë20 – 30 të plagosur të gjithë një mbi një gati, në Gurakoc është ndalur kamioni dhe dy paramilitar kanë hipur në kamion për të parë kush janë këta terroristë, në kamion ishin dy djem jo të plagosur por që ishin aty në rast që ka nevojë për t’i larguar të plagosurit nga kamioni dhe paramilitari e pyet njërin prej tyre “Pse jeni në burg” dhe ai përgjigjet jemi ushtare të UÇK-s, ata pyesin ku ishit ushtare, ai thotë te komandant Ramush Haradinaj, ndërsa njëri po thotë që se shpejti edhe kokën e Haradinajt do ta keni këtu mirëpo një tjetër iu drejtua me fjalë të tjera” Ju jeni në duar të sigurta sepse po ju përcjell dikush tjetër dhe nuk është e vërtet që do ta keni kokën e Haradinajt sepse po na paraqitet si hije kah po shkojmë” dhe i gjuan dy paqeta cigare.

_____________________________________

5. AVDI MEHMETI
Gjatë rrugës shumë gjera kamë parë shumë makineri rreth burgut, nuk kemi vërejtur forca, kemi vërejtur disa istikame, disa polic, disa vetura me tabela të policisë, para se me shkuar prej burgut faktikisht në vitin 1998 i kemi parë disa autoblinda të forcave ushtarake që kanë qenë të pajisura me kundër ajror, që kanë mundur të përdoren edhe për forcat tokësore.
Fillimisht na kanë prerë lidhëset dhe unë kam qenë me Besim Ramen, i cili ka qenë shumë i torturuan në Nish dhe ka qenë në gjendje jo të mirë shëndëtësore dhe unë pak më i vjetër mendova që do të kenë respekt për moshën dhe e mbaja për krahu por nuk e morën parasysh moshën time, prapë kanë përdorur forcë edhe pse ka qenë në atë gjendje, në atë kohë i binin të burgosur edhe prej burgjeve të tjera .Nuk kanë pasur vlerë më rregullat e burgut, jemi torturuar të gjithë në disa kushte shtazarake, të them ashtu gjatë natës u largohej ndonjë i burgosur nga dhoma dhe në korridorin e madh, në mes të grilave me maska me armatim, me një efekt edhe audio edhe dritave shumë i tmerrshëm.
B.H. Mund ta përshkruani pak ketë?
Unë e kam përjetuar vetë ketë gjë aty kanë qenë disa dyshekë të vjetër nëpër korridor edhe mua më ka nxjerrur një gardian që e kam njohur dhe që nuk me kujtohet tani për një moment si kërpudha u ngjallen disa fantazma afër meje dhe gardianet me thanë diçka “ Republikën e keni fituar por nuk do ta gëzoni” pas atyre fjalëve ka filluar përdorimi i forcës me mjete të ndryshme kanë qenë me siguri 10 persona, jam alivanos dhe më kanë kthyer në dhomë, por të burgosurit kanë munduar më tepër, dëgjonin ndonjë zë të tyre dhe i kam treguar Naitit, Bajrushit dhe Avnies apo Enverit duke e marrur parasysh që të informohen që me dijte çka ka ndodhur.
Pas disa dite u përdorë edhe ndaj Avniut dhe prej atyre efekteve të ndriçimit dhe zërit që kishin instaluar në fakt përmes mikrofonave ka qenë e çuditshme pse me përdor atë. Rreth ekzekutimeve dhe bombardimeve te NATO-se unë e kam shkruar një element qe nuk ju ka ra ne sy disa te tjerëve dhe e kam komentuar me disa persona dhe me Kryqin e Kuq ne Nish. Akoma është enigmë, gjatë ekzekutimeve që bënë në burg me 22 përveç ekzekutoreve ata si kanë depërtuar nga dera hyrëse pas 10 minutave ka hyrë një force prej 10-12 persona komplet kanë qenë të maskuar dhe mendova që janë astronaut, sepse ashtu ishin të veshur, me ngjyrë ka qenë e përhimtë, faktikisht ata kanë hyrë gjatë pushkatimeve, pasi ndodhi ekzekutimi ka hyrë ai grupe me ato maska si astronaut kjo ka qenë atë ditë që na kanë mbledhur të salla e sportit dhe mendova çfarë roli kanë kjo njësi.
Jo nuk kanë pas të bejnë me zërin e njeriut por me klithma si disa zogj në xhungël dhe kanë qenë me ndërprerje por kanë qenë ato klithma kur janë torturuar të burgosurit.
Ditën që kanë ndodhur pushkatimet nuk kam dalur në rreshtim, nuk kam qenë në rresht dhe u kam thënë disave të mos dalin sepse e kuptova që ka qenë thikë me dy teha, dhe i kam parë nga distanca pushkatimet dhe kanë gjuajtur me bomba dore, kanë pësuar grupi i Suharekës 9 veta afërsisht pas asaj nga muret dhe një breshëri plumbash në të burgosur u përdor edhe një zolë nga një gardian- polic që ka gjuajtur me zolë.
Të nesërmen e kanë pastruar terrenin në kuzhinë, hallën sportive dhe në një objekt më lartë, kanë qenë disa pajisje të ngrohjes sepse i kam parë me sytë e mi që gjuanin bomba dhe i verifikonin a ka të vrarë sepse ka pasur shumë të burgosur qe kanë pasur në kokë goditje.
Mikin e kam parë ditën që jemi larguar nga burgu edhe ai ka qenë prezent.
E di për një inxhinier Agim Vula, ai ka qenë i plagosur gjatë pushkatimeve prej murit dhe pas një kohe nga dritaret që janë disa të plagosur, që janë gjallë, njëri prej tyre ka qenë Agimi dhe jam munduar me organizuar një grup dhe me tërheq gjatë natës por e vërejta që do të ekzekutohen edhe ata që shkojnë në ndihmë dhe nuk pata atë guxim me i thanë ndonjërit edhe pse ka pasur vullnetarë.
Në një formë isha në izolim dhe një pjesë të madhe të burgosurve nuk kam pasur mundësi t’i shohë po tre veta i kam parë dhe i kam identifikuar që kanë qenë të burgosur, njëri ka qenë nga Pozharevci ka qenë për krime i armatosur dhe nuk ka qenë i maskuar dhe një tjetër ka qenë ne uniform të policisë dhe njëherë e kam parë duke vozitur veturën e policisë.
6. AVNI KLINAKU
B.H. Z. Klinaku kur ju jeni larguar nga Kosova para se të ktheheshit në Burgun e Dubravës?
Ne fund te dimrit 1998 sapo u shkallëzua situata neve na larguan nga Dubrava, disa të burgosur afërsisht 10 vetave na dërguan në Mitrovicën e Sremit, aty kemi qëndruar një vit të plotë, serish në fund të Prillit na kanë transferuar në Nish. Në rrugë e sipër, serish në Dubravë. Mendoj se pikërisht në fund të Prillit 1999. këtu fillon edhe Masakra e Dubraves, i cili ka qenë një plane i menduar hollë nga pushteti Serb, sepse të gjithë të burgosurit në burgjet e Serbisë dhe nga burgjet e Kosovës i kanë marrur dhe i kanë grumbulluar në burgun e Dubravës, që para se të shkojmë ne, ka qenë një lloj kazerme ushtarake.
Ku e dini që ka qenë kazermë?
Po nga biseda me familjarë dhe me të burgosur që janë larguar për të fundit herë, por edhe në bazë të të gjitha shenjave që i kemi gjetur, kur kemi shkuar në Burgun e Dubraves, Përveç shenjave kemi gjetur edhe gjurmë të masakrave të njerëzve po ashtu edhe të gjinisë femërore.
Kur keni dislokuar në burgun e Dubravës, çfarë keni parë rreth burgut të Dubravës, keni parë ushtrinë Serbë të dislokuar aty?
Po gjatë gjithë rrugës është një histori në vete, pra që nga burgu i Nishit ne jemi shoqëruar nga policia serbe, e cila ka qenë shumë e theksuar sepse gjatë rrugës kemi kaluar në shumë bllokada të ushtrisë serbe dhe te policie por si gjithë Kosova edhe rrethina e Dubraves ka qenë pothuajse një shkretëtirë e vërtete, ajo qe neve na ka brengosur më se shumti është që shkretëtirën që e kemi parë gjatë rrugës dhe në rrethin e Dubraves ka qenë tepër shqetësuese.
Si ndodhi ngjarja në burgun e Dubravës, neve na intereson ofrimi i fakteve në detaje si ka ndodhur ngjarja në Dubravë?
Masakra konkretisht ka filluar më 19 maj, kur NATO bombardon Burgun e Dubraves më dy predha, njëra ka goditur pavijonin i cili ka qenë i zbrazët dhe tjetrin i cili ka qenë me te burgosur të izoluar, aty kanë vdekur 3 të burgosur dhe janë plagosur shumë tjerë, të burgosurit e pavijoneve tjera duke e parë ketë ngjarje i kanë thyer pavijonet tjera dhe kemi dalë te gjithë ne oborre, që kemi shkuar në ndihmë të Pavionit “C” edhe të vrarëve dhe të plagosurve. E rëndësishme është që më, 19 Maj nuk ka goditur NATO më tepër, por mbeten të dëmtuar pavijonet e burgut, të gjithë të burgosurit ishin jashtë, por nuk u dëmtua edhe rrethoja e burgut që kontrollohej nga Forca Serbe. NATO ka bombarduar serish ditën tjetër, por nuk kishte shumë dëme të burgosurve sepse të gjithë ishim jashtë në oborre të burgut. Më vone e kemi kuptuar që ka pasur të hapura edhe istikame luftimi për rreth burgut dhe me 21 maj, deri në ora 24, NATO ka granatuar Burgun e Dubravës , më, 22 maj. Kur e kemi bërë bilancin ka rezultuar që të vdekur nga predhat e NATO-s kanë qenë 25 apo 26, po ketë ditë organet e burgut na kanë grumbulluar në fushën e sportit me pretekstin që nuk ka kushte të mjaftueshme në ketë burg dhe duhet me ju transferua dikun tjetër, por ishte çudi se nuk shihnim as dyer te hapura as autobusët dhe asgjë tjetër por na grumbulluan aty dhe filluan të gjuajnë me granata dore. Automatik po ashtu edhe me mortaja dore dhe këtu ka ndodhe Masakra ma e madhe ne Burgun e Dubraves, po ketë ditë , të gjithë të burgosurit sa ishin në atë grumbull afërsish 900. Padyshim filluan të largohen dhe të strehohen ne pavijone të ndryshme, kuzhinë në puseta, për t’i ikur gjuajtjeve, këtu ka filluar një lloj organizimi i të burgosurve, pjesa që ka qenë afër fushës së sportit i kanë tërhequr të plagosurit dhe pjesa që kanë qenë në kuzhinë, janë organizuar dhe kanë marrur hekura të ndryshëm për t’u mbrojtur, jo me një shpresë që mund të fitojnë por se paku për mos me u masakrua, kjo ka ndodhë dy ditë tjera, kanë hyrë më maska, na kanë ftuar me dalur jashtë, nuk kemi dalë, kjo ka ndodhur deri më datë 23 maj.
Më 23 maj na kanë rendit prapë dhe përshtypja ishte se do të na pushkatojnë por nuk ishte plotësisht e vërtetë, na grumbulluan ne sallën e sporteve sepse ai objekt nuk ishte bombarduar nga NATO dhe na mbyllen aty, pra me synimin e qartë që edhe një objekt duhet të goditet nga NATO dhe ne ishim po në atë objekt të mbyllur dhe të gjitha vrasjet që ishin bërë t’i arsyetojnë më ketë rast, ne kishim dëgjuar në një radio që NATO kishte kuptuar që në Burgun e Dubraves, kishte te burgosur dhe nuk kishte dituri për ketë. po ashtu kishte kërkuar fjale familjeve të vrarëve dhe në një mënyrë e dënim që NATO nuk do të godet përsëri. Më 24 Maj na kanë çregjistro ne forme qe ne jemi pengje te luftës dhe na kane dërguar ne Lipjan, pastaj në burgun e Nishit kjo është ne pika te shkurta e gjithë ndodhia dhe sekuencat që kanë ndodhur në burgun e Dubraves, ka shumë që kanë vrarë shumë si p.sh. në peseta që kanë qenë të strehuar të burgosur, kanë gjuajtur me bomba dore i kanë mbledhur ne pavijone vetëm te burgosurit shqipëtarë dhe i kanë pushkatuar, pra ata ne çdo rast kanë tentuar që të mos ketë dëshmitar.
Ju keni qenë në pavijonin “B” dhe më herët thatë që ju kanë grumbulluar në fushën e sportit që menduat që do ju bombardoj NATO dhe tani besonit që nuk të bombardoj.
Nga e dinit që nuk do të bombardoj NATO?
Po në baze të informacioneve qe kemi pasur, në një radio e kemi siguruar dhe dëgjonim lajmet dhe në lajme u tha që NATO e di për prezencën e mbi 900 te burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës dhe nuk do të bombardojë përsëri sepse ata të burgosur janë të pambrojtur dhe në një formë kërkuan fjale familjeve të t’vrarëve që kishin pësuar nga bombardimet e NATO-s.
Ketë lajm e keni dëgjuar ju?
Po e kam dëgjuar personalisht me datë 23 në mbrëmje.
Por me 22 NATO ka bombarduar apo jo?
Po deri ne ora 24 kanë bombarduar.
Nga e siguruat ju radion?
(e morëm nga zyra e gardianëve të Pavijonit”B”, kur gardianët ikën në momentin që u bombardua Pavijoni “C”)
Pushtuesit kishin disa që komunikonin dhe në një mënyrë përmes tyre na impononin qe ta realizonin planin qe kishin përgatitur për te burgosurit, pra ata kishin bere plane qe neve te na imponoj ti thyejmë muret e burgut dhe të ikim dhe qe at atë na pushkatojnë me ketë shprese ata kane jetuar deri më 22 dhe 23 maj. Ne nuk tentuam te bëjmë një gjë te tille jo nga vetëdija por duke u bazuar ne atë se ne çfarë gjendje ishte ne burgun e Dubraves, pra ne vendosem qe te vritemi brenda burgut se sa te tentonim te ikim dhe te vriteshim përsëri, ne mendonim qe te kontribuonim sado pak. Ishte mire qe qëndruam brenda sepse kur shkuam ne Beograd treguan qe kishin dëgjuar ne lajme qe te burgosurit shqiptar ne burgun e Dubraves kishin thyer muret dhe kane tentuar te ikin por qe te gjithë ishin vrare dhe ata u habiten qe ishim gjalle pra plani ishte por nuk realizua.
Pra ata kane planifikuar qe ju ta thyeni murin por nuk e keni bërë, por gjatë bombardimeve të NATO-s në një pjesë te murit ishe bërë një dalje(vrimë) dhe disa të burgosur janë përpjekur te ikin dhe normalisht janë vrarë!
Po disa grupe janë përpjekur me dalë por jo vetëm te ajo pjesa e murit që është hapur nga bombardimet por edhe dyert kryesore kanë qenë të hapura dhe disa te burgosur kishin shprese qe edhe po te iu dozoheshin policisë nuk do t’i vrisnin, ata kanë bërë përpjeke me dalë jashtë por kryesisht ishin të burgosur ordinerë që kishin shpresë se nuk do t’i pushkatonin jashtë mureve, ne kemi bërë presion që mos të dalin por ka qenë e kotë dhe kur kemi dal nga burgu i kemi parë të vrarë dhe shumë keq të masakruar, ka qenë e pamundur me dalë jashtë sepse rreth mureve ka pasur istikame të hapura dhe me vone e kemi kuptuar që kemi bërë mirë qe nuk kemi dalë jashtë sepse do të përfundonim në të njëjtën formë.
A keni parë mjete luftarake rreth burgut?
Nuk e di nuk me kujtohet, istikamet e dijë që kanë qenë dhe ushtarët autobusët kanë qenë, 7 apo 8, është mirë të sqarohet pjesa e autobusëve për opinionin, neve na morën në një fazë kur NATO filloi të gjuaj edhe në rrugë, ura, mjete te tjera dhe kur neve na futën në autobus dhe paraqiteshin aeroplanët e NATO-s, ata dilnin nga autobusi dhe pozicionoheshin diku dhe pritnin që NATO të bombardonte në autobus dhe udhëtimi nga Lipjani ne Istog ka zgjatur 8 orë, pra gjithmonë kanë tentuar që NATO të sulmojë autobusët.
Nga drejtoria cili ishte roli i tyre, pasi dihet që burgu është një institucion shtetëror në ketë rast, Aca Rakoqeviq cili ishte roli i tij gjatë bombardimeve të NATO- s dhe gjatë pushkatimit?
Mendoj që rolin kryesor e ka pasur Aca Rakoqeviqi, cili ka bë një mobilizim të shpejtë me të burgosurit Serb, që kanë qenë aty, sepse edhe ata kanë marrur pjesë në ketë masakër dhe kur na kanë thirrur për të dalur në oborrin e burgut kinse me na transferua diku tjetër, ka qenë Aca Rakoqeviq, ai i cili na ka thëne me dalë jashtë.
Ku e dini që ka qenë Aca Rakoqeviq?
Po ne e njihnim shumë mirë atë dhe nuk ka qenë civil siç është drejtori gjithmonë por ka qenë i uniformuar.
Me maskë që kanë qenë kënd e keni njohur?
Me maska nuk i kemi njohur, sepse edhe uniforma ka qenë ndryshe, nuk ka qenë si uniforma e gardianeve të burgut, ata kanë bartur një automatik të kalibrit mjaft të madh, që në bazë të gëzhojave ka qenë 11.2-sh, ndoshta dikush tjetër i ka njohur por unë jo.
Çfarë njësiti mendoni që kanë qenë?
Ne mendonim që kanë qenë forca paramilitare, që i ka thirrë në ndihmë drejtoria e burgut, mirëpo nuk kam ndonjë informacion të saktë për ketë.
Roli i të burgosurve Serb aty, thuhet që disa kanë kaluar në anën e forcave Serbe, a keni njohuri diçka rreth kësaj?
Emrat dhe mbiemrat nuk i di, e sa i përket rrobave ata kanë pasur rrobat qe i ka një i burgosur, por kanë qenë të armatosur, nuk ka qenë e vështirë me i identifikua, por nuk mundë të thuhet për të gjithë të burgosurit Serb sepse shumicën i kanë transferuar shumë shpejt në Serbi, ashtu si kanë dashur ata, apo çfarë forme kanë aplikuar ata nuk e di.
Sa të burgosur Serb ka pasur aty afërsisht?
Nuk e di sa ka pasur.
Po gardian te burgut i njihni ju pasi që keni qenë i arrestuar më herët dhe kur jeni kthyer cilët gardian i keni gjetur aty?
Nuk e di nëse mundë të japë ndonjë informacion rreth kësaj, sepse edhe përpara ne nuk i kemi njohur gardianët shumë mirë, sepse vetë pozita e të burgosurve politikë ka qenë e tillë, kemi pasur kontakte shumë pakë por besoj që të burgosurit që kanë punuar në kuzhinë ata i njohin më mirë ua dinë emrat dhe mbiemrat, ne në atë drejtim kemi shumë pakë informacione.
Miki kush ka qenë?
Po ne i kemi thirrur ne nofka të ndryshme si p.sh. Miki, Branku.
Po ndonjë rast kur i kanë ekzekutuar 10 persona?
Po ky rast ka ndodhur kur njëri ka qenë mbi gypat e ngrohjes dhe i ka parë ky emrin e ka pasur Haki nga Ferizaj ndërsa mbiemri nuk më kujtohet, ky tregonte se qysh i ka gjunjëzua dhe me nga një plumb në ballë i ka vrarë që të 10-të.
Po ndonjë rast kur ndonjë i afërm e ka parë të afërmin e vet duke iu vrarë dhe nuk ka guxuar të bëjë asgjë?
Po është një rast Ramadan Kokollari, ishte duke qarë dhe iu afrova, e pyes çka ke, ai me thotë po qaj se vëllain (Nexhatin) ma kane vrarë dhe nuk kam mundur të beje asgjë, unë i them ngushëllime sepse të gjithë në rrugë të njëjtë jemi por të mos i lejojmë të na masakrojnë.
Intervistë me z. Beslim Zogaj ish i burgosur politik, përjetues, mjek i të plagosurve në Masakrën e Dubravës.
7. BESLIM ZIOGAJ
Pas një takimi që kam pasur me Zahir Pajazitin jam arrestuar më 31 Janar 1997, pas 12 muajve jemi dënuar me grupin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , unë jam dënuar me 5 vite burg, por i kam mbajtur vetëm 4 vite. Jam liruar pas amnistisë që ka ndodhur për të gjithë te burgosurit, pra më 9 mars 2001. Fillimisht kam qenë në burgun e Prishtinës deri sa jam dënuar pastaj me, 12 Dhjetor jam transferuar në burgun e Lipjanit që kemi qëndruar afërsisht një vit, kurse më, 22 Shkurt jam transferuar në burgun e Mitrovicës së Sremit, aty kemi qëndruar dy muaj. Më 26 Prill na thanë që po ju transferojnë në Kosovë, për shkaqe sigurie e ndërkohë ishte luftë në atë kohë. Në burgun e Dubravës neve na kanë vendos në pavijonin “B” në katin përdhes dhe kemi qëndruar deri në kohën kur është bombarduar burgu i Dubraves më 19 maj. Gjatë asaj kohe kushtet kanë qenë shumë të vështira si për ushqim dhe higjienë. Kohë pas kohe ka pasur maltretim të burgosurve nga gardianët. Më 19 maj ka bombarduar NATO për herë të parë në pavijonin “C” , aty kanë mbetur të vrarë 3 të burgosur dhe dy të plagosur i kemi bartur unë, Gafurr Luma që tash është dëshmor dhe dy të tjerë nga Pavioni “C” sepse kanë qenë shumë të plagosur, u dashtë t’i bartim me batanije, kam menduar që ata do të vdesin por pas një viti kam kuptuar që ata kanë mbijetuar, ka qenë e tmerrshme njëri e ka pasur kafkën të thyer krejt dhe tash ashtu e ka, prej 19 Maj deri më, 21 Maj, kanë qenë të organizuar organet e burgut më gjithë atë. Ushqimi bëhej nga organet e burgut, më 21 Maj, kanë ndodhur granatimet e NATO-se në burgun e Dubravës dhe në mbrëmje kam mbajtur disa shënime, kan qenë 19 të vrarë nga bombardimet e NATO-se, 32 te plagosur rendë që i kemi pozicionuar të fusha e sportit, jemi munduar sado pak t’i ndihmojmë, prej atyre 32 të plagosur, të nesërmen ka vdekur edhe një i burgosur tjetër, numri i të vdekurve nga bombardimet e NATO-se ka qenë 23, për të gjithë këta kam mbajtur shënime, me emër dhe mbiemër por në ditën kur jemi larguar nga burgu, nuk kam guxuar ta marr me vete sepse mendova që mund të më kontrolloj dikush, e kam lënë në burgun e Dubravës, në një dyshek , mendoja që do ta gjej dikush pas një kohe. Natën e 21 Maj-it, kemi qëndruar në ambient të hapur te fusha e sportit, të nesërmen në mëngjes kemi dëgjuar një zë që ka thënë, duhet të rreshtoheni, sepse këtu nuk ka kushte të mjaftueshme për qëndrim, jemi rreshtuar të fusha e sportit që ka qenë aty. Te një kullë e vrojtimit, posa jemi rreshtuar kanë filluar të shtënat me armë të ndryshme ka qenë një situatë e pa përshkruar, ata që kanë mundur të ikin janë larguar. Unë jam strehuar te fusha e sportit, aty ka qenë një pjesë e ngritur përafërsisht 1 metër, kam qëndruar aty, për një moment kan pushuar krismat dhe kam shkuar te pavijoni “B” por përsëri kanë filluar krismat tani kam shkuar te ambulanca e burgut, ata të plagosur të cilët kanë mundur të vrapojnë, i kemi strehuar aty dhe kemi filluar t’iu japim ndihmën e parë, në mesin e të plagosurve ka qenë dhe Arsim Zogiani nga Harilaqi, që kishte pasur dy plagë, njërën pas koke, që ishte gjuajtur nga snajperë, i shihej vrima hyrëse, por nuk kishte dalje plaga, plagën tjetër e kishte në krah që e kishte marrur te salla e sportit, pas ndihmës së parë ai kishte ndërruar jetë. E kishte plagën e rendë, në kokë, aty iu kemi dhënë ndihmë edhe 20 – 30 personave për një kohë shumë të shkurtër. Më vonë kemi shkuar te vendi ku kanë qenë të plagosurit, që nuk kanë mundur të lëvizin. Vendosëm me Bajrush Xhemajlin që ta rregullojmë vendin për strehimin e të plagosurve, kur shkuam aty ishte e tmerrshme, kishte shumë njerëz të plagosur, nuk mundë të lëviznin, kërkonin ndihmë, ishte shumë vështirë, se cilin ta merrnim të parin, nuk dinim cili ishte më rendë i plagosur. Për mua te gjithë ishin të barabartë, filluam t’i merrnim dhe t’i strehojmë, kontribut te madhe ka dhëne Bajrush Xhemajli, Muhamet Avdiu, Asllan Selimi, Demir Limaj, Isak Shabani e shumë të tjerë që tani nuk më kujtohen. Kanë qenë 60 – 70 të plagosur që i kemi strehuar dhe të vrarë, kanë qenë ndoshta 80 – 90. Është kuriozitet, atë ditë kemi bartur aq sa kemi mundur dhe kur e shikuam që nuk ka të gjallë tjerë.Të nesërmen pas 24 ore njëri ka shkuar për të shikuar ndonjë tjetër dhe e ka vërejtur një duke lëvizur, pra ishte akoma në jetë e kanë marrur, i kemi dhënë ndihëm e parë, për fat te mirë sot ëshët gjallë. Ky ishte Bedri Kukalaj, kur e sollën në sallën sportive Bedri Kukalën nga Deqani kishte nofullën të thyer, ia kam rregulluar frymëmarrjen, ia kam larguar gjakun nga goja, tani filloi të fliste, ishte me halucinacione, kërkonte lëng e gjera te tilla. Tani është gjallë dhe invalid i përjetshëm. Aty shumica nuk kanë ditur të japin ndihmën e parë, kan qenë grupi i studenteve të Prizrenit që kishin përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, por nuk kishin njohuri te mjaftueshme, por me gjithë atë kontributi i tyre ka qenë shumë i madh. Ka qenë Abaz Beqiri i Komunës së Vitisë, Frashër Ademi nga Ferizaji, pra këta kan qenë një grupe, që kan shprehur gatishmeri të dalin ne ndihmë, nga të gjithë ata që iu kemi dhënë ndihmën e parë, 4 apo 5 kan vdekur. Të gjithë të tjerët kanë shpëtuar. Në mbrëmjen e 22 Maj-it, me vendim të Nait Hasanit dhe Bajrush Xhemjalit jemi mbledhur ne pavijonin “C”. Jemi organizuar që t’i ndihmojmë të plagosurit, jemi ndarë në dy grupe, njëri grupe vendosi që të bëjë rezistencë. Kan qenë Bajrush Xhemaji, Avdiu, Sherif Ilazi, e disa te tjerë që kan vendosur për në momentin që hyjnë forcat serbe, të rezistonjë. Për kujdesjen e të plagosurve jam caktuar unë, Nait Hasani dhe disa te tjerë. Të nesërmen në mëngjes dëgjova nga te burgosurit që thanë duhet me shkuar te salla e sportit, do të na transferojnë diku tjetër. Mendimi im dhe i të tjerëve ishte që ata do të na vrasin si herën e kaluar. Kur na thanë se duhet të rreshtohemi, ka ardhur grupi që ka qenë te kuzhina dhe na thanë, duhet me dalur dhe me u rreshtuar, ne nuk pranuam. Ka qenë Nait Hasani ai që ka mbajtur një fjalim “ Ne sot po vesim por gjaku jonë po shkon për lirinë e Kosovës” dhe në atë moment jemi përqafuar të gjithë. Mendonim qe do të na vrasin, kemi shkuar në sallën e sportit, aty kemi parë njerëz të maskuar, me uniforma, në atë mesë ka qenë një ordiner, Samiri nga Ferizaji që u vendos në shërbim të tyre. E thërrasin Naser Memen i cili ishte i kategorisë së tyre dhe në prezencën e të gjithë të burgosurve e detyruan me i dhënë disa shuplaka Naserit. Pas një kohe ata filluan të solidarizohen duke thënë pyetini kush pine cigare, dy pako me cigare iu dhanë të burgosurve, pastaj erdhi një ushtar tjetër dhe thotë që sot nuk mundemi me ju transferuar, sepse ishte granatuar një urë, diku dhe ne atë moment njëri nga policët ka thënë: A ka dikush që din me dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ne atë moment mendoja që po pyet për ketë dhe ta vrasim dhe te mos mbetet askush që dinë të japë ndihmën e parë. U deklarova që unë di të jap ndihmën e parë, pas meje u deklarua edhe Defrim Rifaj . Tani thanë që kush nuk është i plagosur ta liron sallën dhe ju të dy filloni t’iu jepni ndihmën e parë, filluan të i binin ata që kanë qenë në oborr të plagosur ne sallën e sportit, por numri i të plagosurve ishte shum i madh, me plagë shumë të rënda, nevoja për ndihmë ishte shumë më e madhe se sa që ne mundë të i bënim. Plagët kan qenë të ndryshme, duke filluar nga thyerjet e ndryshme, gjakë derdhje, pjesët e gjoksit të hapura deri në 5 cm, saçë iu shifeshin mushkritë, plagë në qafë. Avdyl Xhemili ishte shumë i plagosur, nuk po mundnin ta bartin ishte shumë i veçantë rasti i tij, Ishte me 8 të tjerë në një pusetë, aty kishin gjuajtur dy bomba dore, nga ai shpërthim 3 veta ishin të plagosur rendë, njëri ndër ta ishte Xhemili, 3 te tjerë kan qenë te plagosur lehtë dhe 3 te tjerë nuk kanë pasur asnjë lëndim. Xhemili ka pasur gjakderdhje shumë, ia kam lidhur këmbën dhe mesin(belin), por ka qenë një person shumë vital, pas dy ore tentonte të ngrihej në këmbë. Me 23 Maj, kanë ardhur shumë të plagosur, në mbrëmje i kam numëruar, kanë qenë 109 te plagosur, të palëvizshëm.
VIJON…


– Bedri Halimi – Intervistues i 40 të mbijetuarve nga Masakra serbe në burgun e Dubravës. Shkëputur nga libri: Prof.Ukë Thaçi – Masakra në Burgun e Dubravës (Skenarët e Masakrës), Prishtinë 2011, SHB -“BERATI” Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura