PASHTRIKU: GËZUAR 28 NËNTORIN 1912!

Pashtriku.org, 27. 11. 2014 – 571 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në prani të gjithë krutanëve (banorëve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës së Krujës. Me këtë rast, sipas Marin Barletit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali po këtë Flamur Kombëtar e ngriti në Vlorë, pasi Kuvendi e proklamoi Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë Etnik prej 90 270 km². (*)
&&&
Këto ditë shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike dhe kudo gjetkë në botë, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar te data më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 102 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik. E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse Shqipëria e 28 nëntorit 1912 nuk u bë kurrë, ajo u copëtua nga Konferenca e Londrës (1913) duke ia njohur vetëm 28.748 km² !!!
***

Prandaj – Gëzuar 28 Nëntorin 1912!
Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!


 __________
(*) Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2:
1 – Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km²,
2 – Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km²,
3 – Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km² dhe
4 – Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km².
Pra, më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km², e jo në 28.748 km²!!!
/Editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha/

Total
0
Shares
6 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KONSERVATORIZMI

KONSERVATORIZMI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 26 Maj 2022 Konservatorizmi është pikëpamje që vlerëson dhe që synon të ruajë…