PASHTRIKU: NGA 9-10 NËNTOR 2012, NË TIRANË MBAHET KONFERENCA E 2-të NDËRKOMBËTARE: “PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE”

(Pashtriku.org, 03. 08. 2012) – Nga 21 – 22 tetor 2011 në Tiranë u mbajt Konferenca e I-rë Ndërkombëtare mbi Qytetërimin Pellazg. Kjo konferencë u organizua nga Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me universitetin “Vitrina”. Ideatorët e kësaj konference ishin Prof. Dr. Luftulla Peza dhe bashkëshortja e tij, studiuesja Liljana Peza. Në këtë konferencë u mbajtën 17 kumtesa nga studiues të antikitetit pellazgo-iliro-shqiptar, të cilët hodhën dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve, vjetërsinë e gjuhës shqipe, mitologjinë, historinë, arkeologjinë, perëndit dhe heronjtë e racës tonë të vjetër. Në këtë konferencë për çudi (edhe pse ishin të ftuar) mungonin përfaqësuesit e institucioneve akademike të shtetit, si Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës etj.
* * *
Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me universitetin “Vitrina”, nga 9-10 Nëntor 2012, në Tiranë – Organizojnë Konferencën e II-të Ndërkombëtare “PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE”.

F T E S A

—————————————


Organizojnë/Organize:
SIMPOZIUMI i II-të NDËRKOMBËTAR MBI
“PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE”
2ND International Symposium on
“PELASGIANS, THEIR LANGUAGE AND DESCENDANTS”
Tiranë, 9-10 Nëntor/November 2012, MUZEU HISTORIK KOMBËTAR
FTESË PËR PJESMARRJE

Call for paper

Unë/I………………………………………………….. Institucioni/Institution …………………………………………
dëshiroj të marr pjesë në Simposiumin II (me/pa) kumtesë/ will participate in the 2nd symposium (with/without) paper: ……………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………………………

Dorëzimi i përmbledhjeve (1-3 fq., me figurat), deri më 15 Tetor 2012
Dorëzimi i referateve (maksimumi 15 fq A4), deri më 1 Nëntor 2012
Deadline for abstracts (1-3 pgs., including figs), 15 October 2012
Deadline for the papers (max. 15 pgs A4), 1 November 2012
Language: Albanian & English
9 Nëntor 2012:
– ora 09:00-13.00 referimet;
– ora 13:00-14.00 Dreka;
– ora 14.00-19.00 referimet;
– ora 19.30 Vizitë në Muzeun Arkelologjik, Tiranë

10 Nëntor 2012:
– ora 9:00: Nisja për Durrës, Vizitë në Muzeun Arkeologjik;
– ora 12-13: Dreka;
– ora 13.30: Nisja për Fier, Vizitë në Muzeun Arkeologjik të Apollonisë;
– ora 20.00: Darka e lamtumirës, Tiranë

9 November 2012:
– 09:00 – 13.00 presentation of the papers;
– 13:00 – 14:00 Lunch;
– 14:00 – 19.00 presentations;
19:30 Visit in the Archaeological Museum in Tirana
10 November 2012:
– 9:00: Departure to Durrës, Visit in the Archaeological Museum;
– 12 – 13 Lunch;
– 13:30: Departure to Fieri town, visit in the Archaeological Museum of Apollonia;
– 20:00: Goodbye dinner in Tirana

Data/ Date: Nënshkrimi/Signature:

* * *
Adresa/Contact: Prof., Doc., RNDr. Luftulla PEZA, CSc., DrSc.
Universiteti Vitrina, pranë City Park, Tiranë, e-mail:[email protected];
Dr. Teki Kurti, [email protected]
Përmbledhjet/Abstracts & Kumtesat/ Papers dërgojini në adresën/send to address: [email protected]

__________________

* * *
Projekti ‘Vitrina në kampus’ sjell në fokus Qendrën e Studimeve Pellazgjike, ngritur në kampusin universitar Vitrina. Prof. Dr. Docent Luftalla Peza dhe MSC. Liljana Peza në një intervistë për ’77 news’ tregojnë për qëllimet, botimet, artikujt shkencorë dhe simpoziumet e realizuara nga kjo qendër studimesh. ”Ҫështja pellazgjike është një problem i hershëm, për të cilën studiues të shumtë nga e gjithë bota kanë bërë studime dhe kërkime”, shprehet zoti Peza. Një çështje më rëndësi sipas zotit Peza merr studimi i lidhjes midis gjuhës shqipe dhe asaj pellazgjike. Sipas profesorit shumë fjalë të gjuhës pellazge të gjetura në formën e mbishkrimeve në gurë, gjejnë spjegim vetëm në gjuhën shqipe, as në atë greke e as në atë latine. Ndërkohë Msc. Liljana Peza flet për botimin e librit ”Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, duke thënë se ky libër është pritur mirë nga kritika pasi sjell fakte të reja dhe shumë interesante, madje zonja Peza thotë që ky libër është vlerësuar në rang ndërkombëtar. Të shumtë janë edhe artikujt shkencorë të botuar nga kjo qendër, gjithnjë duke patur në vemendje sjelljen e fakteve, mbi gjuhën, figura të historisë dhe elemente të tjerë që lidhen me pellazgët.

…………………………

Në vijim shikoni të plotë intervistën e “Vitrina në Kampus” të zhvilluar me Prof. Dr.Luftalla Peza dhe MSC Liljana Peza:

————

Projekti ‘Vitrina në kampus’ Objektivat e Qendrës së Studimeve Pellazgjike! Pjesa 1

……………………………………

Projekti ‘Vitrina në kampus’ Objektivat e Qendrës së Studimeve Pellazgjike! Pjesa 2

____________________________
 (PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG, SH.BERISHA)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura