PASHTRIKU: RUZHDI REXHA JEP DORËHEQJE NGA PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS!

 Pashtriku.org, 17. 03. 2014 – Sot, ish’nënkryetari i komunës së Prizrenit – Ruzhdi Rexha, përmes një letre ka njoftuar Partinë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren dhe opinionin publik se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat PDK’së, Dega në Prizren. Në këtë letër z.Rexha, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij.
Ruzhdi Rexha shkruan:
“Të nderuar,
Unë Ruzhdi Rexha, Partinë Demokratike të Kosovës, e shihja si një mundësi për arritjen e shumë aspiratave dhe qëllimeve, tw cilat i kam pasur unë dhe që i ka pasur edhe qytetari i Prizrenit. Por, sot më 17 mars 2014, pas shumë analizave të bëra nga ana ime personale, ju njoftoj që jap dorëheqje të parevokueshme si Anëtar i Këshillit Drejtues dega në Prizren, si nënkryetar i degës në Prizren si dhe si anëtar i PDK’së. Arsyet janë të shumta që kam marrë këtë vendim, por thjeshtë nuk mundem që të pajtohem me qëndrimin e subjektit politik ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në qytetin e Prizrenit.


– Ruzhdi Rexha – 

 Anëtarësisë së PDK’së Dega në Prozren i faleminderoj shumë për përkrahjen dhe besimin e dhënë deri më tani. Si shtesë ju bashkangjes edhe librezën e anëtarësisë në PDK. Me respekt! Ruzhdi Rexha, Prizren, 17 Mars 2014″

LEXONI DORËHEQJEN E RUZHDI REXHËS NGA PDK!

…………………………………

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura