PELLAZGЁT POPULLI MЁ I VJETЁR PARA-HELENIK NЁ GREQINЁ E SOTME!

PELLAZGET POPULLI MЁ I VJETЁR PARA-HELENIK NЁ GREQINЁ E SOTME!

Dr. Mathieu Aref – Paris, më 13 nëntor 2025

Pak histori të vërtetë dhe JO llafe të kafeneve, forumeve, shkrimeve të Internetit dhe disa libra të autorëve modern ose lexime të ndryshme jo të përshtatshme me temën në fjalë. «Historia nuk rishkruhet (çfarëdo që të jetë) duke lexuar tre fjalë këtu e tre fjalë atje kur nuk jemi historian serioz dhe të patentuar».

Për të kuptuar historinë komplekse dhe të ndërlikuar të pellazgëve, populli më i vjetër dhe i vetmi para-helenik i njohur nga autorët e lashtë, dhe historinë e pushtuesve helenë (semito-egjiptianë, siç identifikohen nga autorët e lashtë) të Pellazgjisë, duhet të kesh një minimum njohurish historike mbi këtë temë, një kulturë të caktuar të përgjithshme dhe aftësitë e nevojshme për të lexuar midis rreshtave të shkrimeve të shumta të lashta dhe për të ndarë grurin nga byku.

Shumë autorë të lashtë shkruan për pellazgët gjatë disa shekujve, dhe më i famshmi prej tyre është Herodoti, i cili mblodhi informacione direkte nga burimet, përkatësisht vendet që zotëronin arkiva: Egjipti (priftërinjtë «faraonikë»), Fenikia (arkivat «ugaritike») dhe Azia e Vogël (arkivat «hitite» dhe gjeografikisht «asiriane»). Falë kësaj pune të palodhur studimi, kërkimi dhe “hetimi” Herodoti na la trashëgim dokumentet më të besueshme dhe autentike të historisë së lashtë europiane (përveç disa datave ku ai shpesh gabonte).

Në të vërtetë, Herodoti, megjithëse i konsideruar si “babai i historisë”, ndërmori udhëtime të shumta për të “hetuar” në vend, ku ndodhej informacioni që kërkonte. Kjo është arsyeja pse libri i tij u quajt “Hetimi” dhe jo “Historia”! Të gjitha këto arkiva të lashta shërbyen si bazë për studimet dhe kërkimin e tij, duke u dhënë atyre më shumë vlerë dhe autenticitet. Nga ana ime, ishte kjo qasje (domethënë, duke përdorur tekstet më të besueshme të lashta) që ndërmora për të përfunduar tezën time të doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Si pasojë, kjo histori e lashtë komplekse dhe e ndërlikuar mësohet së pari nga të gjithë këta historianë (Homeri, Hesiodi, Hekateu i Miletit, Herodoti, Tukididi, Ksenofoni, Polibi, Diodor Sikuli, Straboni, Dionisi i Halikarnasit, Kuinti Fabi Piktor, Plutarku, Taciti, Titë-Livi, etj.), tragjedianë (Eskili, Sofokliu, Euripidi, Seneka) dhe poetë (Virgjili, Horaci, Ovidi, Tibulli, etj.).

Kjo është arsyeja pse, për pjesën më të madhe të tezës sime, nuk u mbështeta te autorë modernë, shumica e të cilëve e bazuan punën e tyre te historianët që i paraprinë, dhe ata që pasuan bënë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja pse kjo histori përmban gabime që janë shumëfishuar nga autori në autorë deri më sot. Kjo është arsyeja pse studimet dhe kërkimet e mia dalin nga shtigjet e rrahura.

Këtu kemi një demonstrim të qartë që vërteton se pas shekullit të 7-të para Krishtit (poemat epike janë shkrimet e para të “redaktuara”, që datojnë që nga tirania e Pisistratit në mesin e shekullit të 6-të para Krishtit): kishte Helenë (të quajtur grekë nga romakët pastaj gjithë bota) që tashmë shkruanin libra! Le të vënë në dyshim të gjithë përkrahësit e ideologjisë se Grekët nuk ekzistonin para vitit 1830 para Krishtit atë që kanë mësuar (nuk e di se ku dhe pse) dhe të pranojnë gabimet e tyre.

Këtu nuk do të përsëris, edhe një herë, studimet dhe analizat e mia që vërtetojnë se Grekët kanë ekzistuar gjithmonë… deri në ditët e sotme, dhe se ata nuk u shfaqën, si me magji, vetëm pas vitit 1830 pas erës sonë! Do të bëj thjesht një vërejtje shumë të shkurtër mbi këtë temë. Vërej se shumë Shqiptarë lexojnë çdo gjë që mund të gjejnë, siç janë shkrimet kontraverse të Jakob Philipp Fallmerayer (1790–1861), i cili pohon se kishte një “mosvazhdimësi identiteti” midis “Grekëve të Antikitetit” dhe atyre të “Mesjetës” (rreth shekullit të 15-të)! Ai nuk thotë se Grekët nuk kanë ekzistuar kurrë në Antikitet, por thotë se pothuajse nuk ka pasur shumë “Grekë” nga Mesjeta e tutje. Kjo është pikërisht periudha (për pesë shekuj) e pushtimit osman në Ballkan. Por ajo që Fallmerayer nuk përmend është se Grekët emigruan masivisht pikërisht nga «Mesjeta» (nga shekulli i 15-të e tutje). Që atëherë pati një “vërshim” të madh të shqiptarëve drejt Greqisë! Ishte gjatë kësaj periudhe që Grekët kishin emigruar masivisht për t’i shpëtuar shtypjes turke dhe për të shmangur pagimin e taksës së vendosur mbi ata që nuk ishin mysliman ose ata që refuzuan të konvertoheshin. Së fundmi, të mos harrojmë se ideologjia politike e Fallmerayer frymëzoi mbështetësit e hershëm të nazizmit në Gjermani.

Kjo u solli dobi Shqiptarëve, dhe shumica e të cilëve u konvertuan menjëherë në Islam, dhe shumë prej tyre u ngritën në famë, duke u bërë guvernatorë të vilajeteve të Ballkanit apo jashtë Europës (në vendet arabe) ose udhëheqës ushtarakë në ushtrinë osmane, e cila i vlerësonte ata për guximin, besnikërinë dhe inteligjencën e tyre (disa madje u bënë vezirë dhe më vonë, presidentë të Republikës Turke, përfshirë Ataturkun). Për më tepër, gjatë Luftës Greke të Pavarësisë (1830), ishin Arvanitasit dhe Epirotët (të Çamërisë) ata që luftuan për pavarësinë e Greqisë! Kjo është arsyeja pse shumica e anëtarëve të parlamentit të parë grek në atë kohë ishin me origjinë shqiptare: flisnin shqip në Parlament! Kështu është bërë, edhe një herë, historia e këtij rajoni me ngjarje të çuditshme si dhe manipulime.

Miqësisht

M.Aref

………………

GEGЁNISHTJA – GJUHA E PELLAZGЁVE!

GEGЁNISHTJA – GJUHA E PELLAZGЁVE!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura