Pashtriku, 11 Prill 2020: Me rishikim dhe plotësim të Rezolutës së parë
Në përkrahje të Qeverisë në Detyrë, kryesuar nga z. Albin Kurtit
Ideuar dhe organizuar nga Kryesia e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”
Tiranë, më 10.04.2020
Më 1 prill 2020 u publikua një Letër e 37 intelektualëvet botërorë, në të cilën shprehet përkrahja ndaj Qeverisë në Detyrë të Albin Kurtit dhe kërkohet që asaj qeverie t’i krijohet mundësia për ta kryer detyrën e saj deri sa të kalojë periudha e karantinës, shkaktuar nga korona-virusi, dhe deri sa të bëhen të mundura zgjedhjet e parakohëshme në Republikën e Kosovës.
Ne, një grup inelektualësh shqiptarë, të nënshkruarit e kësaj Rezolute, po e ndiejmë për detyrë t’u shprehim mirënjohjen tonë të 37 intelektualëvet, me renome të spikatur në shkallë botërore, që e panë të nevojshme dhe gjetën kohën, në këtë periudhë të rëndë për mbarë njerëzimin, të merren edhe me punët tona, me punët e kombit shqiptar.
Ne, një grup intelektualësh shqiptarë, të nëshkruarit e kësaj Rezolute, jemi të vetëdijshëm se është dashur që, para kujtdo në botë, të kishim dalë ne, në mënyrë të organizuar, në mbrojtje të kësaj qeverie. Por nuk vepruam ashtu si duhej, sepse inteligjenca jonë nuk është ende e organizuar në shkallën e duhur në shërbim të kombit të vet. Inteligjenca jonë, sado që i kemi dy akademi, kemi disa universitete dhe disa institute shkencorë, nuk e ka arritur ende pjekurinë e nevojshme për të qenë në krye të punëvet, kur vihet në pyetje interesi i kombit shqiptar. Le të shpresojmë që, në të ardhshmen, kjo inteligjencë shqiptare, e cila nuk është e pakët, as në numër dhe as në cilësi, në fusha nga më të ndryshmet, t’i kërkojë dhe t’i gjejë rrugët e duhura për t’u vënë edhe organizativisht në krye të procesevet historikë të kombit të vet.
Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit, kërkojmë në radhë të parë nga subjektet politikë të Republikës së Kosovës, ta lënë qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, që ajo të mund t’i kryejë detyrat e saja shtetërore në mënyrë sa më efikase të mundshme. Është në natyrën e sistemevet pluralistë që partitë të kenë opcionet dhe kundërshtimet e vet në lidhje me punët e qeverivet, por koha që, pa dashjen tonë, na e solli këtë pandemi, kërkon që subjektet politikë të përmbahen dhe të presin të paktën deri sa të krijohen kushtet për të organizuar zgjedhje të reja.
Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit, kërkojmë që subjektet politikë dhe qeveritarët, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë, të tregohen sa më të mirëkuptueshëm ndaj qeverisë në detyrë të Albin Kurtit dhe ta përkrahin atë me të gjitha mënyrat e mundshme dhe me të gjithë mjetet që disponojnë: njerëzorë, ekonomikë e financairë.
Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit kërkojmë që Qeveria “Kurti” të jetë sa më luajale në kryerjen e detyravet të veta si qeveri e përkohëshme. E quajmë të nevojshme ta themi këtë, sado që kjo qeveri nuk ka shfaqur shenja mungese të luajalitetit. T’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës në mënyrë të barabartë, të bëjë çmos që furnizimi i banorëvet me sendet më të domosdoshëm të jetesës, sidomos me bukë e ushqime dhe me medikamente të jetë në sasi të mjaftueshme për të jetuar, të ketë kujdes të veçantë në sjelljet, sidomos me pakicat kombëtare, me sërbët, me malazezët dhe veçmas me romët, të cilët, në aspektin social-ekonomik, janë më të rrezikuarit. Askujt në Republikën e Kosovës nuk duhet t’i rrezikohet jeta nga uria.
Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit gjejmë rastin t’u tërheqim vëmendjen qeverivet të shtetevet fqinjë që, në këto kohë të vështira edhe për vetë ata shtete, të mos i krijojnë vështirësi të çfarëdo lloji qeverisë së sotme të Republikës së Kosovës. Veçanërisht qeveritë e dy shtetevet fqinjë, ajo e Republikës së Sërbisë dhe e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat ende nuk e kanë njohur juridikisht Republikën e Kosovës, është shumë e nevojshme që, në këtë kohë të rëndë, të mos bëhen shkaktare për të ndodhur ngjarje jo të mira në Republikën e Kosovës. Republika e Sërbisë, ndihmat, përfshirë aty edhe pagesat në të holla, që i jep për banorët e Republikës së Kosovës, duhet t’ia dorëzojë qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ajo qeveri t’ua shpëndajë shtetasvet më në nevojë. Përndryshe, krijohet diferencim në trajtimin e popullatës.
Me këtë rast, ne po shtrojmë edhe këto pyetje: Përse u dashka të mbajnë qëndrim keqdashës ndaj nesh shtetet që po hezitojnë apo refuzojnë ta njohin Republikës e Kosovës?! Mos kemi këtu një përballje interesash meskinë të dikujt, me interesat jetikë të një kombi?! Përse Rusia dhe Kina nuk po duan ta njohin e madje edhe përkrahin këtë shtet të ri, duke thënë: Ja, e fitoi lirinë edhe një popull, të cilit në shekuj i ka qenë mohuar liria!? Përse u dashka që Republika e Sërbisë të mos e njohë Republikën e Kosovës?! A sepse paraardhësit e saj feudalë, në kohë aspak demokratike, ia patën dalë ta pushtojnë këtë vend?!
Dhe, me këtë rast, ne po e quajmë të nevojshme t’u drejtohemi veçanërisht intelektualëvet të Sërbisë, por edhe intelektualëvet të Rusisë dhe të Kinës: A nuk e dinë intelektualët e Sërbisë, por edhe të Rusisë e të Kinës, që tokat e Republikës së sotme të Kosovës i kanë pushtuar para shumë shekujsh Stefan Nemanja dhe pasardhësit e tij?! A nuk e dinë intelektualët e Sërbisë, por edhe intelektualët akademikë të Rusisë e të Kinës, që qendra fillestare e Patriarkanës Sërbe ka qenë Zhiça e pastaj ajo Patriarkanë Sërbe ka zbritur në territoret e pushtuar të Pejës, të Prizrenit e të Shkupit?! Dhe së fundi, thënë në mënyrë krejt të thjeshtëzuar: Si do t’i konsideronte bota intelektualët anglezë të Londrës, nëse në librat e tyre shkollorë, Indinë, Australinë apo Hogkongun, do t’i quanin “Anglia e Moçme”?! (Krahaso absurdin që akademikët sërbë, tokën e Kosovës po vazhdojnë ta quajnë “Sërbia e Moçme”, “Stara Srbija”.)
Me anë të kësaj Rezolute, ne të nënshkruarit u lutemi qeverivet të shtetevet të Bashkimit Evropian, të Shtetevet të Bashkuar të Amerikës, të Republikës së Turqisë, të Mbretërisë së Bashkuar, të Kanadasë, të Australisë, të Zelandës së Re, si dhe të gjitha qeverivet të shtetevet të tjerë të botës, ta përkrahin qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, jo vetëm moralisht dhe diplomatikisht, por edhe ekonomikisht. Në këtë kohë të keqe, kur rrugët dhe sheshet e të gjithë qytetevet kryesorë të botës janë zbrazur në mënyrë të frikshme, është krejt e kuptueshme që secili shtet apo grup shtetesh ka problemet e vet tepër të vështirë, por Republika e Kosovës, shteti më i ri në botë, të cilin paradoksalisht ende nuk e kanë njohur shumë shtete, nuk duhet të lihet në mëshirë të fatit, midis tjerash, edhe për faktin se ai vend u rrënua tërësisht nga lufta që zhvilloi Sërbia. Luftë e padrejtë, gjë që tashmë duhet ta ketë kuptuar edhe vetë populli sërb.
Dikush mund të çuditet që në këtë rezolutë (ndaçi quajeni edhe peticion), po marrin pjesë, edhe si organizatorë, edhe si firmëtarë, shqiptarë nga të gjitha hapësirat e Shqipërisë dhe nga krejt diaspora jonë, pa marrë parasysh kufijtë e shtetevet. Prandaj, atyre që çuditen, sepse, si duket, s’e kanë informacionin e duhur, ose e kanë së prapthi informacionin, ne po u themi:
Në historinë tonë, në të gjithë shekujt, etnia jonë, sa herë që është gjendur në rrethana kruciale, ka vepruar si një tërësi e pandashme. Nuk po shtyhemi më thellë në kohë, por po ndalemi në Mesjetë e këndej. Në kohën e Balshës së Dytë (që historiografia sërbe e, për inerci, edhe historiografia malaziase, e paraqesin si prijës sllav), gati krejt Arbëria ishte e bashkuar. Kufijtë e saj shtriheshin nga Kotorri në Kaninë, në Kostur e Kamenicë. Në mesin e shekullit 15, njëri nga pjesëmarrësit në Kuvendin e Lezhës ishte kunati i Gjergj Kastriotit, Stefan Zezi, të cilin Kisha Sërbe e pat quajtur Stefan Cërrnojeviq. Në po atë kohë, njëri nga ambasadorët e dorës së parë të Gjergj Kastriotit ishte Gjergj Pelini nga një trevë midis Tivarit e Ulqinit. Në Kuvendin Kishtar të Mërqinjës, më 1703, mori pjesë e gjithë pjesa katolike e Arbërisë. Në Kuvendin e Dukagjinit të Matit, më 1601-1602, u mblodhën të gjithë krerët e Arbërisë për të pleqëruar ç’do të bëhej me fatet e Arbërisë, të pushtuar nga Perandoria Osmane. Në vitin 1878 në Kuvendin e Prizrenit mori pjesë, me përfaqësitë e veta, gjithë kombi shqiptar. Në vitin kritik 1912, në Shpalljen e Pavarësisë, jo vetëm të një pjese të Shqipërisë, por të krejt Shqipërisë, shkoi edhe Isa Boletini, nga Bajgora sipër Mitrovicës, në krye të një trupe të fuqishme luftëtarësh, për të mbrojtur Vlorën. Në fillim të vitevet 1920, në ngjarjet politike në Tiranë merrnin pjesë personaliete të rëndësishëm të kombit tonë, si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina. Në periudhën kur në mbretërinë shqiptare sundonte mbreti Ahmet Zogu, në të gjitha shkollat e asaj mbretërie këndohej kënga “Me Kosovë e Çamëri”, aq sa ajo këngë ishte shndërruar thuajse në himn. Në vitin 1939, midis mbrojtësvet të atdheut nga sulmi i ushtrisë pushtuese italiane, ushtri fashiste, ishte edhe Mujo Ulqinaku, heroi i pavdekshëm i kombit tonë. Në vitet 1944-1945, që nga Podgorica, në Sanxhak dhe thuajse në krejt Kosovën, për t’u bërë pjesë e luftës për çlirim nga ushtria naziste gjermane, shkuan disa formacione të ushtrisë nacionalçlirimttare shqiptare. Në vitet nga 1945-a e sidomos nga 1948-a e deri në fund të vitevet 1990, lëvizja çlirimtare e pjesëvet të Shqipërisë që kishin mbetur nën Jugosllavi, u mbështet shumë në përkrahjen që i vinte nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si edhe në ushtritë çlirimtare të pjesëvet të tjera të Shqipërisë jashtë kufijvet të Republikës së Kosovës, morën pjesë luftëtarë nga e gjithë Shqipëria, sado që jo aq sa duhej, për shkaqe që s’po i përmendim këtu. Atëherë, përse duhet të çuditet dikush me faktin që kësaj rezolute a peticioni po i bashkohen nënshkrues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, që nga Tivari e deri në Shkup e Çamëri, si dhe nga krejt diaspora?
Pra, nuk është për t’u çuditur pse po marrin pjesë shqiptarë nga i gjithë ky komb në nbrojtjen e Qeverisë “Kurti”. Është për t’u çditur pse nuk po marrin pjesë një numër më i madh shqiptarësh në këtë çast historik tepër të rëndësishëm për krejt kombin tonë. A nuk janë të informuar? A nuk po e kuptojnë që po bëhet lojë e madhe në kurriz të kombit tonë? Apo janë tragjikisht indiferentë? Pikërisht ky është shkau që ne po e lëmë sërish të hapur edhe Rezlutën nr. 2. Ata që nuk i kanë lexuar Thirrjen tonë dhe Rezolutën e parë, le t’i lexojnë tani të tria dhe, natyrisht në iu mbushtë mendja, le t’i bashkohen kësaj nisme dhe ne do t’i publikojmë në Rezolutën nr. 3. Le ta mbrojmë Albin Kurin, sepse tjetër më premtues se ai në Republikën e Kosovës nuk kemi. Pastaj, në mos na daltë Albin Kurti ashtu siç mendojmë, po ne që e përkrahëm, duhet të jemi në gjendje edhe ta shkarkojmë, duke e zëvendësuar me një tjetër më premtues.
Përfundimisht, këtë listë të dytë të përkrahësvet të Qeverisë së Albin Kurtit përsëri nuk po e quajmë të mbyllur. Po e lëmë të hapur, në mënyrë që të mund t’i shtohen kësaj nisme edhe inelektualë të tjerë shqiptarë, të cilët, në këtë situatë mbylljeje e ngujimi, mund edhe të mos i kenë lexuar, as Letrën e 37 intelektualëvet botërorë, as Thirrjen tonë. U lutemi, pra, kush ta lexojë këtë Rezolutë, tashmë nr. 2, dhe është i një mendimi me ne, të lajmërohet në adresat tona [email protected] ose [email protected] dhe ne do ta shënojmë prononcimin e saj apo tij në një ripublikim të mundshëm. Këtë herë, duke parë që nisma jonë ka shumë përkrahës edhe pa cilësimin intelektual, ne po e botojmë krejt listën e atyre që e kanë pëlqyer Rezolutën tonë.
Duke u shprehur edhe njëherë mirënjohjen të 37 intelektualëvet të shquar botërorë, që u bënë nxitësit e drejtpërdrejtë për t’u shprehur edhe ne në përkrahje të Qeverisë së Albin Kurtit, po shpresojmë që, në të ardhshmen, edhe intelektualë të tjerë botërorë, si edhe në mjaft raste në të kaluarën, t’i dalin zot kombit shqiptar, i cili gjithsesi ruan në vetëvete vlera të çmuara gjithnjerëzorre.
____________
Vijojnë emrat dhe mbiemrat e të gjithë përkrahësvet sipas alfabetit, shtuar edhe të mëvonshmit, si edhe, më poshtë, të gjithë emrat e pëlqyesvet, gjithashtu simbas alfabetit.
Nënshkruar, sipas alfabetit, nga 50 intelektualë:
1. Agim Vinca: prof. dr. pedagog shumvjeçar në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, poet, studiues i shquar i letërsisë shqiptare, autor i shumë librave.
2. Behar Arifi: matematicien në SHBA.
3. Çaush Xhufi: gjeofizikan, Kanada.
4. Dhimitër Nica: poet e studiues, Selanik.
5. Dr. Xhavit Bicaj: mjek në Prishtinë.
6. Emil Lafe: prof. dr. albanolog, studiues i mirënjohur i gjuhës shqipe, kryeredaktor i revistës “Gjuha jonë”, kryetar i Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare, Tiranë.
7. Ermal Lala: poet e studiues letërsie, Tiranë.
8. Enis Shatri: veprimtar i shquar atdhetar, publikon në vazhdimësi dokumentet dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me fatin e vendit tonë dhe të kombit tonë.
9. Fadil Curri: shkrimtar, anëtar i LSHA Prishtinë, autor i 15 veprave letrare, komuna Kastriot.
10. Faik Xhani: shkrimtar, kryetar i BPPSH, botues i gazetës “Zëri i të moshuarëve”, Tiranë.
11. Faik Racaj: Prishtinë.
12. Fatmir Sadiku: Brooklyn, Neë York.
13. Fejzë Sh. Berisha: Prishtinë.
14. Flora Idriz Peci: poete, anëtare e Klubit Letrar “Jakup Ceraja”, Mitrovicë.
15. Gjokë Dabaj: veprimtar i ilegales që në shkollë të mesme në Kosovë, diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, mësues shumëvjeçar, autor i më se 15 libravet nga fusha e albanologjisë dhe i mbi 200 artikujvet publicistikë e studimorë, themelues dhe kryetar i “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, i pensionuar, jeton në Shijak.
16. Gjon Marku: studiues, veprimtar i dalluar në Mirditë, autor i disa librave monografikë për Mirditën, Rrëshen.
17. Hamdi Hysuka: poet e publicist, diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, mësimdhënës shumëvjeçar, drejtor shkolle, autor i shumë vëllimeve poetikë, kryeredaktor i gazetës “Mati”, kryetar i Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat.
18. Hasan Huta: veprimtar shoqëror, poet e studiues, Tiranë.
19. Ismail Metaj: diplomuar për edukim fizik, veprimtar i dalluar sportiv, Tiranë.
20. Isuf Çipi: diplomuar në agronomi, shkrimtar e publicist; Klos, Mat.
21. Jakup Krasniqi: kryetar i SHKA “Zëri i Llapushës” Carallukë, Malishevë.
22. Jashar Kabashi: prof. dr. i gjuhës angleze, profesor shumëvjeçar i Fakultetit Filologjik të UP.
23. Kadri Rexha: diplomuar për gjuhë shqipe dhe letërsi, autor i disa librave, veprimtar i dalluar atdhetar, ish i bugosur politik, tani në Zvicër.
24. Kujtim Mateli: shkrimtar, Përmet.
25. Llazar Vero: diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, gazetar shumëvjeçar, kryeredaktor gazete, sot pensionist, Filadelfia, SHBA.
26. Mark Palnikaj: studues i palodhshëm në fushën e historisë sonë, gjurmues dhe publikues i dokumenteve nga arkivat e Vatikanit, të Napolit e të Venecias.
27. Mathieu Aref: doktor i historisë dhe qytetërimit të Antikitetit, Paris.
28. Meli Jakupi-Uka: i diplomuar për master në gjuhë shqipe dhe letërsi, profesor në Gjimnazin e Gostivarit, anëtar i Lidhjesh Shqiptare Botërore.
29. Nail Draga: doktor i shkencavet etnografike, veprimtar i dalluar atdhetar në Ulqin, autor i disa librave, Ulqin.
30. Namik Selmani: diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, mësimdhënës shumëvjeçar, poet, publicist, autor i shumë vëllimeve me poezi e publicistikë, Boston.
31. Naser Kabashi: dr. sc. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë.
32. Osman Ademi: profesor i Historisë në Shkollën Publike të Vjenës, Austri.
33. Perikli Shuli: veprimtar shoqëror, studiues e poet, Tiranë.
34. Petrit Aliaj: publicist, president nderi, Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare; Breshia, Itali.
35. Prof. dr. Ejup Hajdini: poet dhe studiues i letërsisë, Tetovë.
36. Qani Bajrami: diplomuar për biologji-kimi, biznesmen, Durrës.
37. Qani Hyska: Vlorë.
38. Qemal Cenaj: shkrimtar, studiues, botues i gazetës “Mati”, Burrel.
39. Sefedin Çela: diplomuar në gjuhë shqipe e letërsi, gazetar shumëvjeçar, ish-drejtor i Radio-Televizionit shqiptar, sot pensionist, Tiranë.
40. Simë Gjon Dobreci: prof. dr. ish-pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, dermatolog i njohur, botues shumëvjeçar i revistës “Buzuku”, veprimtar i palodhshëm për çështjen kombëtare, Ulqin.
41. Shemsi Kastrati: Munih, Gjermani.
42. Sheradin Berisha: pjesëmarrës në UÇK dhe veprimtar i shquar kmbëtar, editor i portalit www.pashtriku.org
43. Shqipton Rexha: këngëtar, Zvicër.
44. Trandafile Molla (Baja): poete e publiciste nga Novara, Itali.
45. Vera Kurti: diplomuar në ILP Shkodër për mësuese e Ciklit të Ulët, Master i Shkencave në Përgjithësi dhe Edukim Special në Touro College, Manhattan; mësuese e edukimit special për fëmijët me zhvillim të vonuar autistik në shkolla të mesme, mësuese terapiste për fëmijët autistë në Staten Island, New York.
46. Xhejms Hysaj: QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
47. Xhemile Adili: poete e publiciste, Tetovë.
48. Xhevat Gjini: veprimtar i shquar kombëtar; Vitia, Kosovë.
49. Ymer Shahini: agronom i lartë, mësimdhënës shumëvjeçar, sot pensionist, jeton në Londër.
50. Zamira Korançe: poete, veprimtare e dalluar, drejtuese e Shoqatës Kulturore Artistike, “Jehona Shqiptare”, Tiranë.
Emrat dhe mbiemrat e 16 përkrahësvet, të shtuar, sipas alfabetit.
1. Agron Gjedia: avokat, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren.
2. Ali Mehmeti: inxhinier i diplomuar në elektroteknikë, autor i Fjalorit Enciklopedik nga teknologjia e informacionit, veteran i UÇK-së, publicist, editor i sajtit Komuniteti Shqiptar, Gjenevë.
3. Elez Neziraj: profesor dhe master në maematikë, fizikë dhe lëndët teknike e programim, Suedi.
4. Fisnik Hajdini: jurist në të drejtën ndërkombëtare të biznesit; Lion, Francë.
5. Ibish Neziri: veprimtar i çështjes kombëtare, poet, publicist.
6. Ilaz Hysaj: mjek angiolog, veprimtar i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, poet; Lilë, Francë.
7. Jakup Kasapolli: fillimisht trajner i hendbollit në Klubin “Ramiz Sadiku”,
në vazhdim themelues e trajner klubesh, veprimtar i shquar e i palodhshëm në udhëheqjen e veprimtarive sportive në Republikën e Kosovës.
8. Kasam Shaqirvela: i diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Shkup, autor i shumë vëllimeve me poezi dhe prozë, filozofema dhe ese, drejtues gjeneral në Kompaninë “JETA-GROUP” dhe lektor në Revistën Stomatologjike ”APOLONIA”, Tetovë.
9. Muharrem Jashari: inxhinier i makeinerisë, Prishtinë.
10. Njazi Tafilaj: i dipomuar në Zagreb në Fakultetin Elektroteknik, magjistër i automatikës industriale, autor i dy librave, 40 vjet ekspert në Gjykatën e Qarkut të Pejës, 20 vjet bashkëpunim me Fakultetin Elektronik Prishtinë.
11. Osman Veliu: Fakulteti Filozofik, dega histori, Vjenë.
12. Qerim Rexhaj: profesor i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në Gjimnazin “Haxhi Zeka” Burim, veprimtar i çështjes kmbëtare, publicist.
13. Sejdi Veseli: veprimtar i shquar për çështjen kombëtare, Zvicër.
14. Skënder Veliu: doktor medicine, specializuar për kirurgji në Universietin “Komenski”, Sllovaki, i punësuar në Ptuj të Sllovenisë.
15. Vangjel Kici: profesor as. dr. gjeolog në pension, Kanada.
16. Xhavit Bicaj: prof. dr. në Fakultetin e Mjekësisë, ish-nënkryetr i KE të BSPK-së dhe kryetar i SHKK-së.
Emrat e 101 pëlqyesvet të Rezolutës, sipas alfabetit
Abdullah Abdullahu, Adem Ismaili, Adriatik Çela, Afrim Ceka, Afrim Hoti, Agim Jerliu, Agim Sylejmani, Ahmet Pasha, Arban Hoxha, Arben Hysa, Arbër Kadia, Ardian Myzyri, Artan Abrashi, Azem Huskaj, Bajram Doka, Bajram Z. Hoti, Bashkim Klloboçishta, Bashkim Ralliqi, Bekim Alirexhaj, Besnik Xhoxhaj, Blerim Mataj, Bujar Kryekurti, Dardan Gjonaj, Dorentinë Lila Doka, Dreni Gaka, Dritan Buna, Edmond Dedja, Eleni Kocaqi, Elida Mekuli Halilaj, Enver Sadiku, Ervin Murrani, Fadil Cukaj, Faik Smajli, Faruk Dakaj, Faruk Hajdari, Fatjon Bunga, Fatmir Krasniqi, Fauzi Skënderi, Ferit Metallari, Fiqiri Xibri, Fitim Tershnjaku, Flamur Qorraj, Florie Bajraktari, Florim Gashi, Gjergji Sotiri, Gzim Mekuli, Hajdar Vasil Lena, Haki Dakaj, Hasan Syla, Hydajet Hyseni, Idriz Cara, Ikli Punavija, Ilir Berisha, Isak Bajrami, Islam Lika, Kamer Elezaj, Kujtim Laçi, Lindita Doku, Luan Zogiani, Lul Arjani, Lumi Lumjani, Met Dura, Meti Kurti, Mozë Shosha, Muhamet Hoxhaj, Muharrem Amerllahu, Muzak Bllaca, Myrvete Gashi Nazmi Berisha, Nebi Billusha, Niko Gjiçi, Nuhi Krasniqi, Pajtim M. Kurti, Parim Kosova, Petrit Aliaj, Plis Bardhi, Prebreza Musa, Përparim Demi, Qazim Namani, Ramiz N. Badallaj, Rrushe Murati, Sabri Çuni, Sadulla Xhemaili, Sami Kurti, Selami Latifi, Skënder Morina, Sulë Gashi, Sulejman Lasku, Sylejman Afet Limani, Tyran Prizren Spahiu, Vehbi Rafuna, Vehbi Rafuna, Veli Cani, Vita Milo, Xhafer Berisha, Xhavit Bicaj, Xhemaje Gashi, Xhemal Hysuka, Xhezair Mersini, Zeqir Kadriu.
***
Për ndonjë mangësi në të dhënat personale të firmëtarëvet kërkojmë ndjesë dhe lutemi që, për çdo vërejtje apo kërkesë për t’iu bashkuar kësaj Rezolute në një ripublikim tjetër, të lajmëroheni në këto adresa:
[email protected] dhe [email protected]
_____________
PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE: REZOLUTË NË PËRKRAHJE TË QEVERISË NË DETYRË TË KRYESUAR NGA z.ALBIN KURTI
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9900