PËRPARIM DEMI: ANTROPOLOGJIA SHOQËRORE DHE PROJEKSIONI GJEOPOLITIK

Bukuresht, 10 prill 2017: (1.Një ngjarje në Bukuresht) – Sot kam dëgjuar Duginin në një regjistrim gjatë prezantimit në Bukuresht të librit të tij – “Destin eurasianist” – një antologji me tekste të përkthyera në gjuhën rumune nga Iurie Roșca (ish nënkryeministër i republikës së Moldavisë). Isha tepër kurioz, pasi kisha dëgjuar shumë legjenda për të. Më bëri përshtypje pamja e tij prej “Rasputini”, me mjekër dhe ball të lartë. Fliste në gjuhë pastër letrare ruse, rrjedhshëm pa letër. Kishte elokuencë intelektuale, por përdorte një gjuhë të kuptueshme, didaktike, sikur jepte një leksion në auditorin e tij. Ishte bindës për dëgjuesin e pa informuar dhe pa implikuar në teoritë e gjeopolitikës bashkohore.
Pata përshtypjen se përdori teknika komunikimi diplomatike. U paraqit si njohës i mirë i historisë rumune dhe marrdhënieve politike midis dy vëndeve. E filloi diskutimin e tij duke ngritur personalitetet e kulturës rumune si Parvulescu, Eminesku, Blaga, Eliade, Jorga etj., bile me modesti u shpreh se filozofia e Blagës u bë frymëzuesi i tij mbi nacionalizmin e vërtet. Pranoi se në të kaluarën Rusia ka bërë gabime në marrdhëniet me Rumaninë, kështu besoj se kërkoi të afrohesh me auditorin skeptik rumun. Ndoshta ky promovim kishte dhe motive të tjera diplomatike. Nuk la pa lavdëruar Putinin dhe Trumpin si kundërshtarë të globalizmit. Me gjith pjesmarrjen e dobët në këtë takim, jam i sigurt se kjo u ndoq me interes dhe vëmëndje nga qarqe të caktuara të politikës rumune.

Ajo që më habiti në fillim, ishte fakti, se ky personazh i njohur i politikës ruse, i ndaluar në Amerikë dhe Kanada, i padëshirueshëm në BE, i refuzuar në Hungari dhe Greqi, jo vetëm qe hyri pa probleme në Rumani, por u lejua të promovonte librin e tij në mes të Bukureshtit, ku shtjellon teorinë e tij gjeopolitike kundër BE-së. Dikush mund ta marri këtë si një sinjal afrimi, si një mundësi për hapje të deriçkës nga mbrapa, fillim dialogu, për zbutje të situatës së ashpër diplomatike midis dy vëndeve. Dikush dashka ta shkrijë ngricën diplomatike të shkaktuar nga replikat e ashpra nga të dyja krahët, pas instalimit të bazës së raketave amerikane në Devesel. Dikush flet për konspiracion, për takime të fshehta të këtij emisari. Në disa gazeta para ca kohësh u akuzua se ka financuar gazetarë, analistë, OJQ-të rumune për të destabilizuar situatën e brëndëshme në vënd (mjaft e ngarkuar kohët e fundit) dhe për të rritur skepticizmin ndaj integrimit në BE-së. Pra është akuzuar si përfaqësues i spiunazhit rus, si formuluesi dhe udhëheqësi i propagandës ruse në vëndet e BE-së. Konsiderohet si ideator dhe organizator i proçesit të shpërbërjes së BE-së, që përkrah Le Penin në Francë, etj. (thashetheme të tilla).
Nejse, ti lëmë këto, më interes pata të dëgjoja direkt nga goja e tij prezantimin e teorisë “multipolare”aq shumë të përfolur dhe të kuptoja se sa shumë kishte marrë Putini nga tezat e tij në deklaratat e fundit publike. Gjithshka përputhej plotësisht. Ai e shpjegoi shkurt dhe qartë ku qëndronin divergjencat e tij me teorinë e globalizmit dhe parimet bazë të Bashkimit Europian mbi të drejtat e njëriut. Shpjegoi dhe shkaqet e bllokimit të diallogut Rumani-Rusi, pa atakuar parteneritetin strategjik rumuno-amerikan. U mundua të paraqitej si njëri i shkencës, të cilit i vinte keq për këtë situate të ftohtë, kërcënuese, dhe i cili fliste me sinqeritet, i bindur se tezat e tij mbi antropologjine e shoqërisë dhe gjeopolitikën e së ardhmes botërore ishin të drejta. Konstatova se i zgjidhte argumentat selektiv, me një lehtësi të një profesionisti në fushën e sociologjisë dhe ideologjisë globale. Me librin e tij ai ka provokuar polemikë teorike me perëndimorët, si me thënë u hodhi dorezën për ti ftuar në dyel. Nga ana tjetër ka mbështetur konservatorët radikal të Europës, të cilët tani pas Brexitit dhe në prag të zgjedhjeve në Francë, Gjermani, Hollandë etj, ka stimuluar skepticizmin europian dhe forcat centrifuge, të cilat janë shtuar dukshëm në fushatat parazgjedhore në këto vende Shengen. Beteja virtuale tashmë është bërë instrument kryesor, ekuilibri europian është prishur, fronti është spostuar në mediat dhe internet ku Rusia ka iniciativën. Shtroj pyetjen: a do i rezistojë Europa vallë? E pra, unë sot dëgjova ideollogun, strategun e kësaj beteje.
2. Globalizmi dhe të drejtat e njëriut
Cilat janë pikat e sulmit të tij ndaj teorisë globaliste?
Përpara kësaj do më duhet të them dy fjalë lidhur me këtë rrymë ideologjike të përhapur sot në hapësirën euro-atllantike, për të cilën mjaft komentues akuzojnë miliarderin plak George Sorosin. Globalizmi presupozon interkonektim total njerëzor përtej kufijve shtetërore, kombëtare, fetare apo ideologjike. Një farë unifikimi në shkallë botërore. Ai presupozon se epoka e shteteve-komb ka kaluar dhe po pengon progresin. Po kështu kjo shprehet dhe në fushën ekonomike me praktikat e njohura të karteleve shumekombëshe, të cilat propagandojnë eleminimin e barierave kufizuase të qarkullimit finaciar, tregëtar, arsimor, të punës etj. Kjo teori shuan diferencat midis popujve dhe kulturave të tyre duke marrë si subjekt përparësor individin universal dhe kjo mbeshtetet me parimet e të drejtave të njeriut që janë bazë në konceptimin dhe projektin europian për formimin e një hapësire të unifikuar shtetesh në nivel kontinental.
Nevoja europiane është urgjente për krijimin e një potenciali konkurues në perspektivën botërore dhe kompetitivitetin ekonomik, i cili tashmë është bërë përcaktues në këtë periudhë krizash ekonomiko-financiare. Konkurenca gjeopolitike sa vjen dhe po precipiton kërcënueshëm, sa mjaft analistë paralajmërojnë konflikte madhore shkatëruese me pasoja të rënda për popujt, sidomos në zonat e vëndeve më pak të zhvilluara, të cilat nuk zotërojnë teknollogji të avansuar dhe armatime moderne dhe as fuqi ekonomike të përballojnë konfrontime të gjata.
Globalizmi ka si element qëndror individin e pa angazhuar, të pa grupuar, të pa lidhur, të pa kolektivizuar. I cili është i gatshëm të shesi punën e tij kujdo per të plotësuar nevojat personale. Dimë nga ana tjetër se antropologjia shoqërore historike e përcakton njëriun si element social me perkatësi, kombëtare, gjuhësore, kultërore, fetare, ideologjike, familjare, i cili mbart tradita historike dhe kujtesë kolektive të popullit të tij. Pra egziston një kontraditë, egzistojnë disa bariera, të cilat pengojnë lëvizjen e tij të lirë si atomet në gaze apo jonet në lëngje. Këto pengesa kanë karakter emocional dhe ekonomik, administrativ, ligjor etj. Individi i sotëm akoma është i lidhur me vëndlindjen, familjen, besimin, përkatësisë kombëtare, kulturën dhe traditën, të cilat frenojnë në masë të madhe qarkullimin e tij pa kufi dhe kur ndodh kjo është e vështirë përsëritja periodike e çvendosjes, për të filluar nga e para. E drejta e tij për lëvizje të lirë, për të kërkuar “fatin”, për të realizuar objektivin, për të jetuar siç do, për tu edukuar sa do dhe ku do, e garantuar kjo ligjërisht në BE, nuk zbatohet kudo dhe kurdo në vënde të ndryshme të Europës, pale pastaj në kontinentet e tjera. Kështu ndeshemi me shumë direktiva europiane të cilat kanë si synim rëzimin e barierave, eleminimin e pengesave, për ta zhveshur individin nga të gjitha këto.
Moment kulminant e konsideroj lëvizjen “gay” (LGBT) dhe e drejta e ndrimit të gjinisë, e krijimit të familjeve mono-gjini, e edukimit seksual dhe planifikimit të familjes….me të cilat merret International Planned Parenthood Federation (IPPF) – një rrjet organizatash jo qeveritare globale. Këto aspekte të konceptit mbi të drejtën e njëriut që promovohet, bien ndesh me moralin dhe traditat e mjaft popujve, sidomos të atyre ballkanike. Këto presupozojnë degradimin e familjes tradicionale. Për Brukselin futja e ligjeve që mbrojnë dhe zgjerojnë të drejtat e homoseksualëve është prioritare dhe e detyrueshme – Pse ? Pasi familja tradicionale (s’bëhet fjalë për atë patriarkale, tribale që dimë, ku individi ishte pjestar i tribit), por dhe familja e thjeshtë dy brezash janë pengesa për dekolektivizimin e individit. Bashkëjetesa e brezave nuk rekomandohet pasi krijon detyrime emocionale të panevojshme, pengon lëvizjen, “progresin”. Në Holland doli një ligj për mbrojtjen e përdhunuesit dhe të pedofilëve (shpresoj mos të arrijë deri tek ne).
Mini-Globalizmi europian
Përveç të tjerave të përmëndura më sipër, unifikimi europian presupozon reduktim sovraniteti të vëndeve pjesmarrëse, rrit kontrollin e përqëndruar në një administrate qëndrore, e cila me fondet që shperndan mbi bazën e kritereve të paracaktuara, i orienton ato drejt globalizmit continental, por të cilat ndodh të mos koiçidojnë me nevojat urgjente të popujve dhe të cilët ndërkohë janë të detyruar të kontribojnë për mbushjen e “thesit” të përbashkët. Këtu lindin shpesh kundërshti, “skepticizëm”, që arrin deri në fazën “exit” siç po ndodh aktualisht me Britanin e madhe dhe janë vënë në rradhë dhe vënde të tjera. Kush janë përfituese të kësaj skeme gjeopolitike? – janë vëndet me ekonomi të fuqishme (Gjermania, Franca, Anglia, të Beneluxit) të cilat sigurojnë treg shitje për superprodhimet e tyre, konsumojnë krahun e lirë të punës, rritën fondet e tyre sociale duke imponuar legjislacion favorabil etj. Përfituan dhe vënde të tjera si fillim, psh. Spanja, Portugalia, Italia dhe sidomos Greqia. Vëndet e vonuara të lindjes u nxituan të integrohen por pa mbajtur dot hapin me perendimin, të paktën deri tani. Ato “gëlltitën” recetat demokratike, adoptuan ligje të detyruara (detyrat e shtëpisë), konsumuan fonde europiane sipas mundësisë dhe aftësisë “tretëse” të ndryshme që kishin, duke shpresuar për një horizont të largët perëndimor. Prandaj sot ne Bruksel diskutohet për një Europë të ndarë në grupe sipas shpejtësisë së zhvillimit, duke i klasifikuar në dy, tre apo pesë shkallë integrimi – temë e pa pëfunduar akoma.
Largimi i Britanisë ( e cila ka obiektivat e veta në ripërtritjen e British Commonwealth-it) hapi diskutime dhe vuri në pikëpyetje parimet dhe perspektivën europiane. Mini-globalizimi europian siç doli nuk ishte një teori e kristalizuar mirë akoma dhe sa vjen e po kuptohet se ishte një experiment.
Autorët e tezave globaliste
Dugini tha se globalizmi ka lindur që me Marksin me sloganin “proletar e të gjitha vëndeve bashkohuni” dhe dështoi në praktikë. Më tej u përqafua nga nacional-socialistët europian me teorinë e fashizmit, një dështim i dytë ky. Të dyja variantet u mbështetën në dhunë dhe krijuan dhjetra miliona viktima dhe sollën shkatërim. Pas luftës së dytë botërore, filloi përhapja e idesë së Europës së Bashkuar e cila pati një evolucion gradual paqësor deri tani.
Teoritë konspirative akuzojnë korporatat shumëkombëshe të cilat administrojnë 90 % të të ardhurave botërore, flasin për qeveri botërore sekrete dhe mbrapa shumicës së ngjarjeve politike me impakt fshihen shërbimet sekrete etj. Një e vërtet është këtu, se në një globalizëm mondial virtual, shumëkombëshet do administrojnë jo vetëm ekonominë botërore, por të gjitha aspektet e jetës nëpër planet. Fuqia ekonomike e pakufizuar u jep mundësinë të realizojnë gjithshka në interesin e tyre, u jep pushtetin e plotë, mjafton që të bien dakord si ta ndajnë atë midis tyre.
Gjatë periudhës së luftës së ftohtë, bota (zonat e influencave) ishte e ndarë më dysh, bi-polare, SUA-Rusia. Pas 1990, kur lindja vendosi ta shpërndajë kampin socialist, bota u bë për 20 vjet mono-polare, me një lider botëror që ishte Amerika. Sot që Rusia ndroi strategjinë, me Putinin arrogant, thonë se u bë prap bi-polare. Në perspektivë, tri-polare, nëse do marrim në konsiderat Kinën që punon e heshtur për të sunduar tregjet e largëta. Më tej, na dalin sipas parashikimeve dhe India apo Brazili. Ndërkohë janë zgjuar dhe vëndet islamike me Turqinë në krye, të cilat pasi u ropën për një periudhë shumë të gjatë kohe nga vëndet perëndimore, më në fund mendojnë se kanë arritur një potencial ekonomik të denje për pretendime globaliste. Në horizont na shfaqet dhe Afrika e zezë dhe e pasur me burime, e cila është ende në periudhën e foshnjërise, por me një potencial burimor dhe demografik që nuk duhet haruar.
Globalizmi rrit fitimin, i cili buron në rradhë të parë nga puna e individit, pastaj shtohet nga konsumi ekstensiv (i zgjeruar) mbi nevojat jetike të tij. Shumëkombëshet e kanë kthyer në art dhe shkencë shfrytëzimin e punës dhe konsumin e kredituar. Një amerikan që nuk ka marrë kredi bankare konsiderohet inegzistent. Bankat jetojnë dhe majmen duke skllavëruar individin me sistemin e kredive successive (të një pas njëshme). Ligjet dhe regullat janë formuluar në atë mënyrë, sa nuk mund të jetosh jashtë sistemit.
Demografia, një vullkan në shpërthim
Problemin demografik, këtë sëmundje të mirqënies perëndimore, janë duke e zgjidhur me anë të emigracionit global. Pas emigracionit lindor të viteve 90-të, rasti i Sirisë dhe Afrikës veriore të krijon përshtypjen se konfliktet janë hapur dhe mbajtur gjatë posaçërisht për të stimuluar këtë emigracion emergjent. Viktimat anësore janë të pallogaritëshme, nga njëherë dhe të padukëshme. Bota e varfër mbush xhepat e botës së pasur, duke e furnizuar me miliona emigrantë ekonomik. Europa, Amerika, Kanadaja, su mbetet gjë tjetër veç të prodhojnë dhe ti sofistikojnë regullat, se lënda e parë (krahu i punës, taksapaguesi) u vjen falas dhe pa kushte. Kështu me një gur vriten dy zogj. Nga një anë plotësojnë nevojat e fitimit në rritje dhe nga ana tjetër përzjejnë popujt duke krijuar një shtres në rritje pa histori, njëngjyrëshe, bashkësi individësh që do standartizohen gradualisht. Dugin e quan individin universal. Kështu do shuhen dhe problemet e konflikteve etnike, nacionale, do shuhen shtetet njëkombëshe dhe do flitet vetëm për “multikulturalizëm” europian, që fsheh standartizimin, shuarjen e memorjes kolektive, në një shoqëri individësh pa origjinë. Europianët e vjetër paksohen dhe shtohen të rinjtë emigrantë pa identitet specific. Më tej ai shtron pyetjen: – po pas kësaj çfarë vjen ? – dhe po vet i përgjigjet – ndoshta do krijojnë individin post-human, të cilin nuk e shpjegon se çfarë do jet.
Gjuha dhe komunikimi global
Me sa duket tashmë gjuha angleze me thekse nga më të ndryshme po e pushton botën. Interneti, telefonat mobil “smart” (të mënçur), formalizimi i jetës së përditëshme të individëve, sidomos i të rinjve, që komunikojnë me akronime si në lojrat virtuale, ka bërë që të bjerë interesi i kultivimit të gjuhëve kombëtare në favor të anglishtes së standartizuar. Pa anglisht nuk shkollohesh dot, nuk gjen punë, nuk informohesh dhe nuk komunikon dot. Çdo ditë zhduken dhjetra gjuhë të pakicave etnike në botë, më tej do u vijë rradha dhe gjuhëve të mëdha të reduktohen dhe të konvergojnë në një të vetme, të cilën do e supozojmë si gjuhë globale.
Projekti globalizmi
Ky projekt i pa shpallur, por që ka kohë që aplikohet në praktik, zhvillohet hap pas hapi. Çdo etapë nxjerr problemet e veta dhe kërkon zgjidhje në kohë, gjithmon me urgjencë për të mos degraduar. Kur zgjidhja nuk vjen në kohë problem degradon ne konflikte shoqërore, kriza ekonomike, politike, e deri në të armatosura të shoqëruara me shumë viktima. Si çdo project që kushton, ky i globalizmit ka kosto të pa logaritura, me mirë të themi se punon me llogari të hapur. Konsumon aq sa ka nevojë, pa hesap. Si i tillë në të ka për të gjithë. Ai ngop oreksin e çdo funksionari sipas shkallës hierarhike. Këto shpenzime janë pranuar në heshtje, askush nuk i numëron, gjë që ushqen korupsionin galopant të vënë re dy dekadat e fundit në tërë Europën. Çdo pushtetari i lind e drejta të pasurohet me konditë që të bëje atë që duhet, të punojë për globalizmin. Kjo për ta është rrugë pa kthim, në të kundërt eleminohen, zëvëndësohen nga të tjerë kandidatë të uritur.
Ku është populli në sistemin global?
Pa e thënë qartë ai konsiderohet turmë. Sistemi pluralist apo demokratik në fakt është transformuar në system bipartish, të cilat cilësohen si një çift krahësh apo këmbësh (e djath – e majtë). Sot partit s’kanë ideollogji, veç propaganda populiste gjatë fushatave të zgjedhjeve. Regullat janë bërë në atë mënyrë që në zgjedhje nuk futet dot asnjë grupim tjetër i vogël, aq më pak ndonjë individ i pa kontrolluar, pavarsisht nga vullneti i popullit.
Përse kundërshtohet globalizmi?
Si çdo teori që ka kundërshtarët e vet edhe globalizmi u zhvillua bashkëkohësisht me antiglobalizmin. Egzitojnë shumë autorë të dëgjuar në Amerikë dhe Europë dhe një literature e pasur shumë e konsumuar nga kërkuesit e së vërtetës. Kam lexuar mjaft prej tyre, disave u mbaj mënd dhe emrat si Avram Noam Chomsky, Alvin Toffler…etj. të cilët kanë analizuar në detaje problemet e kapitalizmit global. Sa më shume të lexosh nga kjo literature futuriste mbi perspektivën globale, aq më tepër bindesh se kjo botë po ecën drejt fundit të saj. Po kështu Holliwoody na ka mbushur ekranet me filma komerciale me tema të një të ardhme apokaliptike të botës, të cilat s’kanë asgjë SF, por janë teori apo variante skenarësh që paralajmërojnë. Më ka mbetur në mëndje filmi “matrix”, ku sugjerohej se jetojmë në një botë virtuale dhe në fakt jemi një program soft kompleks, i cili kur bllokohet riprogramohet ne një variant “update” (i përmirsuar). Shpesh shohim skenare të një konflikti botëror midis njerëzve me makineritë, me kompiutera inteligjent të aftë për tu vetzhvilluar, të cilët behet superior njëriut dhe pushtojne botën. Nuk mungojnë dhe sulmet nga jashtë-toksorët në forma nga më të çuditëshme, por përherë më të avansuar se civilizimi jonë. Ka variante të bredhjes në cosmos për të gjetur një planet ku mund të jetohet, pasi toka jonë zhduket përfundimisht apo ndotet aq sa jetesa bëhet e pamundur.
Meqënëse konsiderohet se vëndet perëndimore e kanë adoptuar teorinë globaliste si busull për të ardhmen dhe praktikisht çdo hap që bëhet çon në atë drejtim, Rusia e Putinit, me Duginin kanë marrë flamurin e antiglobalizmit. Jam i sigurt se në Rusi është një aparat i tërë propagnistik, ku do veçoj revistën “Sputnik”, i cili punon me fuqin maksimale për te ballansuar propagandën globaliste perëndimore. Ky duel është kthyer në një front virtual si në kohën e luftës së ftohtë.
Po çfarë thonë rusët dhe ku kapen ata në këte teori ?
Etnia dhe kombi. Sipas tyre globalizmi ka si qëllim final të shuaj kombet dhe etnitë e popujve per të krijuar një popull homogjen botëror. Në fakt në materialet e BE-së flitet për multikulturalizmin, për të drejtat e minoriteteve etj. Pra deklarativ globalistët europian nuk përmëndin diçka të tillë. Po në praktik ata aplikojnë një politikë selective. Rast i Greqisë apo i Francës, të cilat nuk njohin minoritetet etnike është një shëmbull i tillë. Brukseli në kuadrin e reformave administrative u kërkon shteteve të bëjnë rajonizimin e vëndeve, duke e argumentuar se kështu zvoglohet burokratizmi dhe lehtësohet finantarea e projekteve. Pra nëse rajonet (landet) do komunikojnë direct me njëri tjetrin dhe me Brukselin, administrate shteterore e humbet rendesinë dhe kthehet në një organ rudimentar. Gradualisht mbas shkrirjes së kufijve shtetëror, mund dhe të eleminohen krejt administrate shtetërore fare, rolin e të cilave i merr Brukseli, duke formuar një Europë të landeve të vogla, si shtet federativ. Ndoshta, ndër të tjera, mund të jetë dhe kjo arsyeja që ata nuk aprovojnë bashkimin e dy shteteve Shqipëtare.
Suveraniteti e kombeve. Globalizmi europian parashikon reduktimin e suveranitetit të vëndeve anëtare deri në shkrirjen e plotë. Rusët, në të kundër insistojnë në suveranitetin e shtetit komb. Godini foli dhe për parimin e vetvendosjes si një e drejtë e fituar dhe e vendosur në OKB mbas luftës së dytë botërore. Më habiti fakti që nuk e kishin haruar këtë nocion bazë, të cilin nuk e respektuan në pushtimet e shumta që kanë kryer dhe nuk ja njohën këtë të drejtë Kosovës, por e përdorën vetë në Krime, duke e ngatëruar keq deklaratat e tyre – herë Kosova është Krimeja dhe here Kosova nuk është Krimeja.
Asimilimi i popujve. Globalizmul e presupozon përzjerjen dhe asimilimin gradual kulturor, gjuhësor etj. Rusët harojnë sa popuj dhe sa etni kanë asimiluar në hapësirën, sa pastrime etnike të dhunëshme kanë kryer, sa vuajtje kanë shkaktuar. Ata e ngrejnë se kanë të drejtën të ruajnë traditën dhe mënyrën e jetesës që duan. Dugini solli shëmbullin e aborigjenëve të Australisë, duke thenë se australianët duan ti civilizojnë dhe ti integrojnë në jetën urbane, por, shtron pyetjen, a duan aborigjenët një gjë të tillë. Sa demagogji përdori !
E drejta e njëriut. Europianët kanë vënë të drejtën e njëriut (individit) në qëndër të projektit të tyre global. Ruset flasin për të drejtat e kombeve dhe etnive, të shteteve-komb, të drejta kolektive, duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e saj. Do doja ti bëja pyetje Duginit se sa i respektoi Stalini bashkë me Çurçillin në konferencën e Jaltës kur hoqi vizat me lapsa me ngjyra mbi hartën e Ballkanit, duke masakruar teritoret shqipetare? Po tani a i respektoi Rusia këto, kur futi trupat e veta në Transnistria (Moldavi), apo tani në Ukrainë e në Krime.
Kam përshtypjen se të dyja palët përdorin demogagji, manipulojnë. Njerëzit, popujt, minoritetet, shtetet nuk kanë asnjë vlerë për to. Fuqia u jep të drejtën. Të dyja palët kërkojnë hegjemonin e fshehur mbas ideologjisë globaliste.
3. Çfarë duhet të bejnë shqipëtarët?
Në këto kushte të një gjeopolitike kaq të ngatëruar, ku interesat e ndërthurura të fuqive të mëdha fshihen mbas një demagogjie kaq të sofistikuar, gjëja më e mirë është të mos bëjmë tifozllëk, të mos dalim me deklarata pa subsancë, të mos fryhemi dhe të mos fluturojmë nga fryn era. Jam i sigurt se askush në botë nuk pret nga ne të japim opinionin për çështje globale, prandaj të mos shesim mendje dhe mos bëhemi qesharak. Jemi një vend i vogël, një popull i shpërndarë dhe pa një ideollogji të tijën, pa një strategji, pa fuqi ekonomike dhe pa mbrojtje dhe mbi të gjitha ndodhemi në një zonë gjeografike shumë të lakmuar, e cila na ka shkaktuar mjaft vuajtje shekullore. Gjëja e parë është të kuptojmë ku ndodhemi dhe ku e kemi vëndin, e dyta është të bëjmë zgjedhje të pa nxituara, e treta, në çdo rast të llogarisim pasojat, efektet në raport më interesin e popullit tonë.
Aleanca jonë me Amerikën në këtë periudhë historike është e vetmja mbështetje dhe me sa duket s’kemi alternative tjetër, e cila duhet ruajtur pa mburje dhe pa i rënë daulles. Ajo duhet shfrytëzuar me mënçuri, pa egzagjeruar, pa rënë në naivitet, por duke njohur mirë interesat e saj dhe duke negociuar me kujdes, gjithmon me objektiv të qarte – interesat tona kombëtare. Nëse ndodhemi në situata kur na kërkohen apo imponohen sakrifica (siç ka qënë rasti i armëve kimike siriane, apo i refugjatëve irakian), këto duhet duhet të ballansohen mirë, të shoqërohen me avantazhe të garantuara për perspektivën tonë. Duhet të projektojmë ”vijën tonë të kuqe” të interesave, e cila të mos shkelet dot nga asnjë palë politike apo qeveri shqipëtare.
Ndoshta ka ardhur koha ta rishikojmë kushtetutën tonë edhe një herë nga ky pik vështrim. Problemet tona të mbrëndëshme shtohen në vënd që të paksohen, i komplikojmë vet në luftën për pushtet të partive, të klaneve, të grupimeve aspak politike, aspak ideologjike. Korupsioni u shtri si fenomen i përgjithshëm, si mentalitet, si mënyrë jetese. Ka 26 vjet që migracioni vepron si valvul presioni për të ekuilibruar tensionet e brëndëshme, shumë komod për klasat politike të paafta. Të orientuar në ekonominë e drogës dhe pastrimin e parave, u bëmë vulnerabil dhe të varur, të akuzueshëm pa të drejtë replike, të kushtëzueshëm në çdo përçapje në politikën e jashtme. Në arenën globale vëndi ynë është pa zë, i cili s’ka fuqi të kapërcenjë gazetat lokale, përveç rasteve kur fuqitë e mëdha na tregojnë gishtin dhe në këto raste informacioni është gjysmak, i njëkahshëm.
Si një shtet amator, i improvizuar, i përfaqsuar nga çirakët e partive (grup njerëzish të etur për para dhe pushtet), që s’kanë ndërmënd të lëshojnë kariket e pushtetit dhe me një histori 26 vjeçare shumë të trubullt, aspak transparente (të qartë), pesha jonë në arenën europiane si dhe në atë ballkanike është shumë herë më e vogël nga sa jepet në reklamat qeveritare apo në mediat e saj. Opinioni shoqëror shqipëtar në këtë situatë ka krijuar një imazh të deformuar, gjysmak, se i vetmi shans që kemi është “vaksina” ndërkombëtare, kryesisht amerikane. Një popull i demoralizuar, i pa organizuar, indiferent, me një pasivitet politik apsolutisht negativ, nuk mund të krijojë forca rigjenerimi. Liria e përceptuar si haos shoqëror që vazhdon të dominojë, të mbizotërojë në shtresat e pa edukuara politikisht, të cilat janë përdorur si masa manevrash alternative, ka krijuar një konfuzion të përgjithshëm, degradues dhe vetasgjësues.
Axhenda jonë politike nuk përkon me atë ndërkombëtare, apo gjeopolitike globale. Më tepër ajo ngjan me një list aktivitetesh të improvizuara add-hok, e ngjashme me taktikat e trajnjerëve të ekipeve të kategoris së pestë të fotbollit, të cilët gjatë ndeshjes e ndrojnë njëzet herë skemën duke u bërtitur lojtarëve nga ana e fushës. Ne, në politikë, nuk e kapërcejmë dot nivelin e ndeshjeve të futbollit që bënim ndërmjet mëhallave, ngrejmë çadra, heqim çadra, dalim në rrugë me një mëndje dhe kthehemi me tjetër, nxehemi nga batutat e tifozave, tregojmë barcaleta në kafene dhe hakmeremi duke shtrënguar grushtin në xhep.
Qeveritë shqipëtare nuk kanë organe hulumtimi të politikës globale gjeopolitike rajonale apo botërore, ato informacionin bazë e marrin nga gazetat, portalet, mesazhet në twinter, facebook, nga moderatorët e paguar dhe në raste të veçanta gjatë drekave me ambasadorët, në biseda tête à tête. Sa e hidhur është kur dëgjojmë fjalimet “e kripura”, “të mbushura me erëza fshati”, nga politikanët tanë. Sa të qetë janë diplomatët tanë të heshtur, të cilët kënaqen me pak, me rrogën e vogël, por të sigurt, të cilët kanë mikro-bizneset e tyre, për të cilat nuk i pyet kush – haj të mos ua prishim lumturinë, për të cilën kanë paguar shumë të shkretët).
Dikush mund mund të pyesi se ç’na duhet ne politika e madhe, ç’na duhet globalizmi, kush na pyet? E, këtu qëndron problem, pasi shumë na konsiderojnë të shkëputur nga bota, por ja që nuk jemi. Është e vërtetë që nuk mund të influencojmë, por pasojat i heqim mbi kuriz dhe për këtë kemi shekullin e XX-të dëshimtar. Analiza e riskut ka për detyrë të gjejë rrugën e eleminimit të tij dhe në rastin më të keq të kufizojë efektet negative në minimum. Kurrë se kemi bërë këtë. Ne nuk kemi plan A, plan B, plan C, ne s’kemi asnjë plan politik. Flasin për integrim në Europë politikanët, se ashtu ua do puna, ashtu u thonë ndërkombëtarët, por në mëndjen e tyre kanë të tjera prioritete, të tjera halle. Miratojnë një ligj dhe pastaj shtojnë 500 marifete si ta bllokojnë. Japin një deklaratë jashtë (të entuziazmuar nga shampanja e pirë) dhe kur kthehen thonë të kundërtën. Premtojnë diçka në fushatë dhe pas saj e harojnë fare, për ta rikujtuar dhe riformuluar në fushatat pasardhëse. Histori për qejf, gallata, një shaka e gjatë sa kryeministrat tanë “heronj”.
Zgjidhja
Mbas këtij prezantimi të gjatë me tematik të gjërë, ndoshta i detyrohem lexuesave të ofroj një zgjidhje të këtij lëmshi të ngatëruar, një rrugë, qoftë dhe jo e gjërë apo e drejtë, në këtë situate të trubull ndërkombëtare dhe kombëtare. Idetë nuk mungojnë, por kanë humbur nëpër sirtare dhe nëpër xhepa, janë neglizhuar me qëllim apo pa qëllim, janë haruar dhe lënë mënjëanë, janë kundërshtuar deri në mallkim, pasi nuk kanë përkuar me interest e çastit të politikanëve, janë keqinterpretuar nga njerëz të paditur apo të paguar, janë injoruar. Kam lexuar mjaft autorë shqipetarë me proekupime kombëtare, ku sejcili ka hedhur disa teza zgjidhjesh politike. Të tillë mund të përmënd Ukshin Hotin, Arbër Xhaferin, Ibrahim Rugovën, Behgjet Pacollin etj. Ndoshta nuk i gjejmë të gjitha në një vend, por duke i studiuar me siguri do arrijmë në një konkluzion të qartë, do gjejmë një rrugë për perspektivën shqipëtare.
Besoj se zgjidhja nuk mund të vijë vetëm nga lart, nuk është me sens unik. Çdo objektiv politik për tu arritur ka nevojë për pregatitje, për informim masiv, për regrupime idesh dhe orientimesh, për njohje tereni dhe situate, për plane dhe strategji të studiuara, për dialog dhe negocime etj.
Po cilat janë kushtet e zgjidhjes dhe çfarë hapash duhen bërë ?
Po formuloj disa prej tyre:
Nevoja urgjente për një lider vizionar (s’besoj se mungon), të zgjithet me konkurs të hapur brënda çdo partie politike
Aplikimi dhe vazhdimi i reformës në drejtësi, tani sa nuk është vonë
Riformulimi i kushtetutës (update), në përputhje me situatën dhe perspektivën shqipëtare
Shqipëria të bëhet republikë semi-presidenciale
Ndarja përfundimtare e tre pushteteve të pavarura në shtet (legjislativi, egzekutivi dhe gjygjsori)
Depolitizimi i funksionarit publik në të gjitha nivelet
Reformimi i brëndshëm i partive politike, demokratizimi i tyre
Reformimi i proçedurave zgjedhore për të bërë zgjedhjet më transparente, pa lista partish, të cilat të lejojnë dhe partitë e vogla të zënë vëndin që meritojnë sipa votave të mbledhura (ulja e pragut në 1 %)
Sigurimi i të drejtës së votimit dhe përfaqsimit diasporës shqipëtare
Të krijohen organizama shtetërore të hulumtimit gjeopolitik rajonal dhe global, me burime informimi të specializuar
Të renovohet Akademia e shkencave, të depolitizohet, të bëhet e pavarur
Të kufizohet me ligj buxhetimi jo transparent i partive politike
Të formulohet dhe të realizohet një konsensus politik mbarë kombëtar, i detyrueshëm për çdo forcë politike në pushtet
Të hartohet një strategji kombëtare për zhvillimin afatshkurtër dhe afatgjatë
Të parashikohet një periudhë tranzicioni (të paktën 10 vjeçare) me qeveri apolitike, ku antarët e saj të përzgjidhen me konkurs publik të hapur
Të stimulohet prodhimi autohton (industrial dhe bujqësor)
Të depolitizohet arsimi në të gjitha nivelet e tij (shtetëror dhe privat)
Të reformulohet ligji për legalizimin e protestave dhe të dialogut
Të fuqizohet media shtetërore (apolitike) dhe të zëjë kjo vëndin kryesor në shpërndarjen e informacionit
Të ngrihet organizmi apolitik i deontologjisë për median dhe gazetarët, të hartohen proçedurat dhe sanksionet qartë të tij
Të ndalohet me ligj dhe me masa të ashpra hakmarrja, shantazhi dhe limçimi politik
Të zhvillohet një fushat e gjërë për edukimin demokratik të qytetarit (të drejtat dhe detyrat), të futet kjo dhe në sistemin e edukimit (shtetëror dhe privat) si lëndë e detyruar
Pra siç duket lista është mjaft e gjatë dhe mund të zgjatet akoma po ti ndjekim problemet tona hap pas hapi. Unë këto nuk i kam shpikur vet, i kam gjetur në mjaft shkrime të publikuara nga shumë autorë intelektual shqipëtarë të Shqiperisë, Kosovës, Maqedonisë dhe të Diasporës sonë. Pra zgjidhjet egzistojnë. Shtroj pyetjen: po mirë, po pse nuk aplikohen ato, ose pse merren selektiv apo të pjesëshme sa për të mbushur programet zgjedhore të partive, duke i keqtrajtuar idetë dhe duke i kthyer në demagogji politike. Përgjigjia është se mungon vullneti politik.
Po atëhere si do bëhet? Ja pra ku del nevoja e reformës në drejtësi për të pastruar mjedisin nga korupsioni, pa të asgjë nuk do ndryshojë, pasi kemi të bëjmë me një sistem të tërë, nga lart-poshtë.
Populli duhet të kuptojë një gjë, se nëse është lodhur nga varfëria, padrejtësia, vjedhja publike, nga mashtrimi dhe show politik banal, ai duhet të ngrihet i organizuar rreth kësaj ideje dhe të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet që po afrojnë. Ka ardhur koha që politikanëve të koruptuar, të paaftë, të pashkolluar, të aventurierëve politikë, të funksionarëve të shantazhueshëm, tu tregohet dera, tu tregohet vëndi që meritojnë, që të mos guxojnë më të luajnë më fatin e popullit shqipëtar.
—————————
Bukuresht, 08 Prill 2017
Dy fjalë mbi antropologjinë:
Antropologjia studion si aspekte lidhur me gjenetikën, fiziologjinë, biokimin e grupeve të ndryshme njerëzish, ashtu dhe kulturën, fetë, shoqërinë dhe historinë e tyre. Herodot ishte autori i parë, i cili formuloi drejtimet kryesore në hulumtimet antropologjike. Në shekujt XVI-XIX si metodologji, studimi antropologjik është parë si një analizë e kombinuar e të dhënave në shkrimin historik, ditare udhëtimi dhe spekulime letraro-filozofike. Ndjeshmëria e dyfishtë ndaj traditave kulturore dhe proceseve te ndryshimit shoqëror (modernizimit) gjithmonë do të karakterizojnë subjektet e antropologjisë. Teoritë kryesore të antropologjisë së epokës u detyrohen Herbert Spencer (organizmi social), Karl Marx (determinizmi shoqëror dhe evolucioni i njerëzimit si pasoj e luftës së klasave), Morgan (periodizimi i culturave dhe e etnicitetit), Tylor (përcaktimi i kulturave). Nga fillimi i shekullit të XX-të hyri metoda etnografike e hulumtimit të jetës së njërëzve që bashkëjetojnë përkohësisht të parë nga afër. Sot janë formuluar teori moderne në shkencat shoqërore nga autorë si Emile Durkheim dhe Max Weber. Shekulli i XX-të solli diversifikimin e teorive antropologjike dhe u kryen analiza të shumta mbi disa tema të tyre, përshkrime kulturash (etnografi) nga më të ndryshme. Antropologia culturore/sociale, studion kushtet e jetesës së njerëzve, shoqërinë njerëzore, institutet e saj, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe sjelljen e njëriut në shoqëri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura