Bukuresht, 2 Prill 2020: Oportun – në shqip përkthehet mundësi.
Në Wikipedia koncepti i oportunizmit ka këtë përkufizim :
“Opportunism is the practice of taking advantage of circumstances – with little regard for principles or with what the consequences are for others.”
Oportunizmi është praktika e përfitimit nga rrethanat – pa marrë parasysh parimet ose pasojat për të tjerët.
Më tej vazhdon:
“Although in many societies opportunism often has a strong negative moral connotation, it may also be defined more neutrally as putting self-interest before other interests when there is an opportunity to do so, or flexibly adapting to changing circumstances to maximize self-interest (though usually in a way that negates some principle previously followed).”
Prandaj në shumë shoqëri oportunizmi shpesh ka një konotacion të fortë negativ të moralit, ai gjithashtu mund të përkufizohet në mënyrë më neutrale si vënia e interesit vetjak para interesave të tjera kur ekziston një mundësi për ta bërë këtë, ose duke u përshtatur fleksibël me rrethanat në ndryshim për të maksimizuar interesin vetjak (edhe pse zakonisht në këtë mënyrë mohon disa parime të ndjekura më parë).
Në ngjarjet politike të ndodhura tashmë në Kosovë, dalloj një oportunizëm të mirëfillt në tërë diskutimet e deputetëve votues të mocionit në Kuvend. Të gjitha argumentet e tyre rrotulloheshin rreth oportunizmit në rrethanat e krijuara, të cilat ishin pasoj e veprimtaris “secrete” të presidentit në bashkveprim me Vuçiçin.
Rëzimi i qeverisë Kurti nga Isa Mustafa (formulues dhe iniciatori i mocionit) ishte gjithashtu një oportunizëm i qartë i tij.
Shtroj pyetjen – a është oportunizmi një fenomen shqipetar?
S’mund të them se është kryekëput shqipetar, ky është një mënyrë sjellje e njëriut, rezultat i moralit të adoptuar prej tij në saj të eksperiencës së tij jetësore personale. Pra është një zgjedhje imorale për të mbijetuar në rrethana të papërshtatëshme për të.
Oportunisti politik duhet të ketë mungesë të madhe karakteri (sipas konceptit shqipetar) për të bërë kthesat e duhura në interest ë tij, pa ç’ka se kush i heq pasojat (zakonisht populli). Në shoqërinë shqipetare oportunisti përceptohet si dredharak, i cili hedh gurin dhe fsheh dorën. Sa herë e ka bërë këtë Isa Mustafa? Po kjo e fundit u bë ashiqare dhe nuk mbulohet dot me asgjë.
S’ka argument që të justifikoje këtë dredhi të tij, e cila e damkosi dhe partinë tij në sytë e popullit. Lej të dalin një qind avoketër, gazetarë apo analistë, ta mohojnë dhe ta ngjyrosin si të duan, “fshati që duket nuk do kallauz” dhe “nuk mbulohet dielli me shosh” thotë populli.
Postime të Lidhura
PLOJA BIBLIKE DHE NJË ALEAT REZERVË …
Maj, 2023 Ploja biblike dhe një aleat rezervë… (Mbi rrotullime të befta) Nga Rexhep Kasumaj 1. Mesazh kujtimesh…
XHELAL ZEJNELI: DORUNTINA DHE ZVARRITJA E FORMIMIT TË QEVERISË!
Shkup, 30 dhjetor 2019: Nga dita e zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë kanë kaluar rreth tre muaj. Që…
GJOKË DABAJ: PJESA E MENÇUR E POPULLIT, KËTË HERË, TË VOTOJË ALBININ DHE VJOSËN
Durrës, 9 shkurt 2021: Një zgjedhës i mençur nuk shikon interesin e partisë, por shikon interesin e shtetit.…
UK LUSHI: PASHMANGSHMËRIA E TË (PA)PARASHIKUESHMES NË HISTORI
(New York, 15. 10. 2012) – Një popull i emancipuar nuk duhet të lejojë disa personalitete antihistorike të…