Pashtriku.org, 06. 05. 2016: Rastësisht duke lexuar shtypin në internet, pashë që gazeta Shekulli.com.al kishte botuar shkrimin tim “Kudo që shkoj atdheun mbart si plagë”, shkrim i botuar fillimisht te gazetat Illyria dhe Dielli, më 6 Prill 2016.
Më erdhi turp kur fillova ta lexoj: e kishin gjymtuar dhe botuar në rubrikën “letra në redaksi.” Mendova t’u shkruaja e t’u kërkoja llogari që e kishin rrëmbyer dhe sakatuar, pa çarë kokën për të drejtën e autorit.
Por, hoqa dorë menjëherë se m’u kujtua një rast më ekstrem se ky.
Kur u botua në Amerikë libri i Moikom Zeqos “ZODIAK” botova një shkrim te gazetat Illyria, dhe Dielli me titull “Për Moikomin” më 12 dhjetor, 2015.
Me vonë, e pashë shkrimin për librin “ZODIAK” te gazeta Shqiptarja.com.
Por çuditërisht, në fund të shkrimit, kishin vënë inicialet e nje “autori imagjinar”, S.M. (?!)
Qesha me vete dhe thashë se do te jetë ndonjë gabim ortografik.
Kështuqë, u dërgova një shënim miqësor kryeredaktores, zonjës Alba Malltezit si edhe përgjegjëses së rubrikës Z. Dhurata Hamzai. U thoja që gabimisht në vend të autorit të vërtetë poshtë shkrimit ishin vënë inicialet S. M. (?!)
Gjithashtu, u kisha bashkëngjitur edhe linkun e gazetave Illyria dhe Dielli që të shikonin autorin e vërtetë të shkrimit, dhe datën e botimit që ishte më përpara se data e botimit të tyre. Dhe me naivitet prisja ndonjë email nga zonjat ku do të lexoja: “Z. Pirro Dollani, falemnderit që na informuat. Ju njoftojme se e korrigjuam.”
Por asgjë nuk ndodhi.
Kaluan një, dy, disa javë dhe asgjë.
Duke jetuar për mëse 20 vjet në Amerikë dhe duke njohur nga afër ligjin e rreptë të së Drejtës së Autorit, si edhe etikën e lartë profesionale që kanë gazetarët këtu, heshtja e tyre më bënte shumë përshtypje.
Dhe jo vetëm heshtja! Shkrimi vazhdonte të mbante poshtë inicialet e dikujt që s’ka asnjë lidhje me artikullin.
Më vonë, u dërgova të dyja “gazetareve me etikë të lartë profesioniste” edhe një mesazh tjetër. Por përsëri heshtje.
Edhe tani, mbas 4 muajsh, në gazetën online “Shqiptarja.com” shkrimi mban përsëri “emrin imagjinar” të pagëzuar nga këto gazetaret tona. Nëse gjëra të tilla do të ndodhnin në shtypin amerikan, gazeta e gazetari do të ndëshkoheshin ashpërsisht.
Në fund të shkrimit, inicialet e nje “autori imagjinar”, S.M. !!!
‘Zodiaku’ i Moikom Zeqos botuar nëAmerikë duhet të kthehet në ngjarje
http://shqiptarja.com/kulture/2730/–39-zodiaku–39–i-moikom-zeqos-botuar-ne-amerike-duhet-te-kthehet-ne-ngjarje-331772.html
………………………………………………………
Por në Shqipëri xhevahire të tilla e shumë më të mëdha se këto janë gjëra të zakonshme. Prandaj vendosa që të mos u shkruaja gazetës shekulli.com.al., që jo vetëm e kanë botuar shkrimin “Kudo ku shkoj Atdheun mbart si plagë” pa u marrë leje gazetës Illyria e Dielli, por edhe për redaktimin përçudnues që i kanë bërë artikullit. Sepse asgjë nuk pres nga gazetarë të tillë, që u mungon etika e gazetarit si edhe profesionalizmi. Këtë përfundim ma “mësuan” zonjat e “Shqiptarja.com.” me papërgjegjësinë e tyre.
Më poshtë, mund të shihni që edhe tani, 15 prill, 2016, mbas katër muajsh, shkrimi mban inicialet S. M. Fakti që ato zonja nuk pranon të korrigjojnë këtë gabim, duke vënë emrin e vërtetë të autorit, ose tregon se për to nuk ka rëndësi fare vërtetësia e shkrimeve që botojnë në faqet e gazetës ose kanë krijuar një autor “imagjinar” për këtë shkrim për të futur në xhepat e tyre ndonjë honorar që mund t’i kenë paguar S. M-së për shkrimin.
Jam i paaftë të gjej një tjetër arsye!
___________
P. S.
Ja shkrimi botuar tek Gazeta Illyria dhe Dielli, më datë 6 Prill 2016, që edhe me date 15 Prill, vazhdon të mbajë emrin e autorit imagjinar, S.M.
‘ZODIAKU’ I MOIKOM ZEQOS BOTUAR NË AMERIKË DUHET TË KTHEHET NË NGJARJE
Ka pak kohë që ka dalë nga shtypi në dy gjuhë-anglisht dhe shqip-vëllimi poetik “Zodiac” i Moikom Zeqos, me një përkthim tejet të mirë të Anastas Kapuranit dhe të Wayne Miller.
Çdo libër i ri natyrisht, i MIRË duhet të jetë një shkak për ta festuar! POR, kur bëhet fjalë për një vepër të një niveli të tillë artistik, siç është “Zodiaku” i Moikom Zeqos, botimi duhet të shndërrohet në një ngjarje, veçanërisht, kur kjo vepër ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga autorë të shquar amerikanë.
Për çdo lexues dhe adhurues të librave të Moikomit, si edhe për ne, shokët ë miqtë ë tij, botimi në gjuhën angleze ë këtij libri në një periudhë jo shumë të këndshme për të, na gëzon dhe na shton besimin se Moikomi do ta kalojë me sukses këtë periudhë e do ta mundë atë sëmundje të flamosur, pasi Moikomi ende s’i ka thënë të gjitha.
Madje, edhe ato vargjet e bukura në mbyllje të poezisë së brishtë të Robert Frostit, “Stopping by the Woods on ë Snowy Evening”, duket sikur janë thënë më tepër për Moikomin: “The woods are lovely dark and deep/ But I have promises to keep/ And miles to go before I sleep/ And miles to go before I sleep! Po i dashur Moikom: “Kemi edhe shumë milje për të bërë përpara se të biem të flemë!”
Para disa ditësh mora një email nga shkrimtari i njohur amerikan, Richard Powers, autori l romanit “Jehona ë Kujtesës”, i cili sapo kishte mbaruar librin “Zodiac”.
Ja si shkruan:
Jam mjaft i gëzuar që me jepet rasti të falenderoj Moikomin nëpërmjet teje për këtë vepër të shkëlqyer dhe për frymëzimin që më jep mua ndërkohë që po punoj mbi librin ë ri. Dhe falenderimet e mia më të përzemërta për poezinë frymëzuese dhe të shkëlqyer, e cila tashmë po rimbjell dhe po ripërhap vetveten në veprën time.”
(“I’m overjoyed to have the chance to thank Moikom, through you, for the magnificent work and the inspiration it gives me as I work on my new book. . . And most of all, my heartfelt thanks for the exuberant and inspiring poetry, which is already replanting and re-propagating itself in my work.”)
Ja disa citime nga këta autorë amerikanë që kanë bërë vlerësime maksimale për këtë libër.
Ja si shkruan, Ilya Kaminisky, poet, kritik vlerësuar me shumë çmime:
“Në këtë kohë, është një gjë ë rrallë të gjesh një poet që vërtet është i madh e kompleks dhe që krijon jo thjesht një portret njerëzor, një komunitet apo një refleksion, por një kozmologji të tërë, ashtu siç ishte para së gjithash edhe “Komedia Njerëzore”, një kozmologji—njësoj si “Duino Elegies” e Rilkes apo “Four Quartets” të Eliotit”, apo në kohën tonë, ndoshta si “Cántico Cósmico” e Ernestro Cardenales”.
(“It is rare these days to find I poet who is truly large and complex, creating not just I human portrait, or ë community or I reflection, but I whole cosmology; the way Divina Commedia was, first and foremost, ë cosmology—like Rilke’s Duino Elegies or Eliot’sFour Quartets or, in our time, ndoshta Ernesto Cardenal’s “Cántico Cósmico”.)
Ja një citim tjetër nga Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime:
“Zodiaku” është një libër i mrekullueshëm që është sjellë në jetë për anglishtfolësit me një përkthim të fuqishëm të Wayne Miller dhe Anastas Kapuranit.
(Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime: Zodiac is I marvelous book, brought to life for readers of English by Wane Miller’s and Anastas Kapurani.)
………………………………
(Ilustrimin e përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)