SHUHET NGA JETA NËNË BARBULLA – SIMBOLI MJERIMIT NË SHQIPËRI!

Pashtriku.org, 12. 12. 2105: Më 10 dhjetor 2015, në fshatin Fang të Mirditës, vdes nga të ftohtit plaka 91 vjeçare, Barbulla Pepa, e cila jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, e vetmuar dhe pa energji elektrike. Organet kompetente u kujtuan për nënë Barbullën vetëm atëherë kur shkuan për t’ia ndërprerë lidhjen e energjisë elektrike, duke e lënë me muaj të tërë në terr! Ajo, rreth një muaj e gjysmë më parë i bëri apel qeverisë që t’i rilidhte energjinë elektrike, por apeli i saj hasi në vesh të shurdhër dhe për pasoj nuk mundi ta përballonte dot këtë dimër të ftohtë. Tashmë nënë Barbulla – simboli mjerimit (!) nuk do t’i kërkojë më lëmoshë askujt dhe nuk do të jetë më barrë për “rilindësit” e qeverisë Rama – Meta! Kanë qenë vetëm qytetarë të thjeshte të cilët u sensibilizuan, pas publikimit të rastit në media, duke e ndihmuar atë që të paguante detyrimet në OSHEE. Duke qenë se jetonte e vetme, janë fqinjët ata që kanë hapur dyert e mortit për nënë Barbullën. Ajo u shua duke marrë me vete vuajtjet, skamjen, vetminë dhe braktisjen e institucioneve shtetërore. Ajo ka lënë pas dashurinë dhe respektin për njerëzit që iu gjendën në ditët e territ. /sh.b/

NËNË BARBULLA – SIMBOLI MJERIMIT !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura