PRESIDENTJA JAHJAGA E DEKOROI ATDHETARIN RAMIZ KUKLECI ME

Pashtriku.org, 21. 02. 2016: Më 19 shkurt 2016, me rastin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar 170 personalitete të shquar, të cilët në periudha të ndryshme kohore dhe në fusha të ndryshme jetësore kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për çlirimin e Kosovës. Kështu, 16 prej tyre u dekoruan me urdhrin “Heroi i Kosovës”, 24 me “Urdhrin e Lirisë”, 1 me “urdhrin e Pavarësisë”, 28 me “Urdhrin Adem Jashari”, 18 me “urdhrin Nëna Terezë” dhe 93 të tjerë u dekoruan me “dekoratën presidenciale”.

Në këtë ceremoni – me “Urdhrin e lirisë” për kontributin e lartë për liri të Kosovës – u dekorua edhe atdhetari Ramiz Kukleci (01 tetor 1928 – 31 mars 1999) nga fshati Isniq i Deçanit. /sh.b/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura