PROF.AGIM ZOGAJ: ALEANCAT SERBE DHE OPORTUNIZMI EVROPIAN!

Prishtinë, 4 qershor 2020:
Bashkëpunimi me Rusinë
Serbia e sotme, në planin e politikës së jashtme, në fakt, politikës nacionale, mbështetet, frymëzohet në traditën e saj të largët, prej themelimit të shtetit serb e këndej. Është krejt e natyrshme, një strategji e këtillë e politikës serbe, sepse, ideatorët e saj, e kuptojnë se, mbi të gjitha duhet ndjekur politikën e cila të jep rezultate, pra, gjithnjë në funksion të planeve për pushtime territoriale. Shikuar nga aspekti historik, Serbia, nga një strategji e tillë, në të shumtën ka dale fituese. Pra, ka ndërtuar strategji nacionale e cila ka dhënë fryte, e cila, e ka mbrojtur interesin serb, i ka sjellë përfitime popullit serbe, edhe kur, tjerët kanë menduar se Serbia ka humbur. Edhe në rastin e luftërave të fundit në ish Jugosllavi, Serbia, përveç se, ngeli pa, Kosovën, të sunduar gati një shekull, ajo nxorri përfitime në Bosnjë e Hercegovinë. Fitoi territorr, e krijoi, themeloi Republikën Serbe, themelet e të cilës janë vendosur mbi gjenocidin serb ndaj muslimanëve, grave, fëmijëve. Sikur edhe në rastin e Kosovës, ku, ushtria pushtuese serbe, në mesin e mbi 16.000 të viktimave , vrau edhe 1000 fëmijë shqiptarë, Serbia, ushtria serbe, shkaktuan masakra mbi popullsinë muslimane, bëri gjenocid, para syve të Evropës, e cila, u bë sikur nuk kuptonte çfarë po ndodhë, dhe, diplomacia evro-perëndimore lëvizi, vetëm nën presionin e fuqishëm të SHBA-ve. Tani e 21 vjet, Serbia, përmes serbëve kosovarë e mban nën kontroll, Veriun e Kosovës, madje, me pretendimin që, kur të jetë e mundur, t’ia bashkëngjisë shtetit serb!
Serbia e sotme, pra, vazhdon hapur ta zgjerojë bashkëpunimin me aleatin e saj historik, sllav, ortodoks, Rusinë, të cilët, i ka mundësuar që, në jug të Serbisë afër Nishit ta zgjerojë “ qendrën humanitare” me shërbimet e inteligjencisë së Rusisë. Qendra ruse e intiligjencës i mundëson Rusisë, mbledhjen e informacioneve, të dhënave për të gjitha shtetet e rajonit, të Ballkanit Perëndimor, pra, edhe nga Kosova dhe Shqipëria. T’i bëjmë të ditur lexuesit shqiptar se, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Rusia, nuk kishte mundësi që, të krijonte alaenca me Serbinë! Serbia, ka bashkëpunim të shtuar me Rusinë, sidomos në fushën gasit dhe naftës ruse. Edhe më konkretisht, pjesa e dytë e gazsjellësit Turk Stream të Gazpromit rus, planifikohet të kalojë nëpër Serbi. Një pjesë e konsideruar e kompanisë serbe të naftës, tani më është në pronësi të Gazpromit.

Në planin ekonomik, Serbia, edhe , pse herë as herë, jo edhe me aq vendosmëri, ia ka tërhequr vërejtjen BE-ja, e ka nënshkruar marrëveshjën e tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Eutro- Aziatik të drejtuar nga Moska. Në të njëjtën kohë, Serbia me Vuçiçin në krye, as që e ka përfillur idenë, për t’ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit ushtarak të Krimesë! Në ndërkohë, ka vazhduar të aramtoset nga Rusia, duke blerë aramatim të rëndë, përfshirë edhe sistemin kundër – avionëve, edhe pse, SHBA-të i kishin tërhequr vërejtjën.
Kina në Serbi
Ndërkohë, një nga partnerët e rinj dhe shumë të besuar të Serbisë, është Kina, me të cilën, Beogradi zyrtar, në vazhdimësi e forcon aleancën. Kjo, edhe pse, SHBA janë në marrëdhënie të tensionuara me Kinën dhe me Rusinë. Investimet e Kinës në Serbi, tani më kanë kaluar shumën prej 9 miliardëve, ndërkohë që, Serbia, merr ndihma, favore të vazhdueshme edhe nga BE-ja. Këtë të fundit, herë, herë e “ frikëson” gjoja se, nëse nuk merr ndihmë nga Brukseli zyrtar, NATO, pra, edhe nga SHBA, atëherë në Serbi mund të krijohen realitete të reja, të cilat, shtetin serb do ta ofrojnë edhe më fuqishëm me Lindjen, me Rusinë dhe me Kinën. Ishte më tepër se qesharake, kur lexoje, se Brukseli zyrtar ishte shqetësuar për ndikimin kinez në Serbi, sidomos në kohën e Covid 19. Madje, një zyrtar i lartë i BE-së, u ankua, kptohet sa për sy e faqe, përse, nëpër Serbi po valon flamuri kinez dhe përse, po shkruhen parullat, “ Faleminderit Kinë”, ndërsa, nuk ka falenderime për BE-në? Për çfarë është fjala, për pa fuqi, për jo sinqeritet, apo është kjo, lojë diplomatike e BE-së ?
E rëndësishme, Serbia me plot guxim dhe pa pengesë, para syve të BE-së dhe NATO-së, po i forcon marrëdhëniet ndërshtetrërore me Rusinë dhe me Kinën! Serbia, e përkdhelura e BE-së, e ka kuptuar se, tani më, edhe nën udhëheqjen e serbomadhit Vuçiç, e ka fituar betejën, duke e imponuar veten, si shteti më i fuqishëm në rajon, si shteti pa të cilin, sipas serbëve. nuk ka paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor! Mirë me të gjithë, keq me askë!
E pra, si është e mundur që, në gjeopolitikat e sotme, të posmodernës, një shtet, një regjim, një popull, si ai serb, i cili shkaktoi dhe zhvilloi katër luftëra në hapësirat e ish Jugosllavisë, të jetë aq i privilegjuar, t’i shpëtoi gjykimit për gjenocid, dhe , tani, fuqishëm të konsiderohet si shtet i cili prodhon paqe, për më keq, shtet nga i cili, sipas serbëve dhe aleatëve të tyre, varet stabiliteti i rajonit, i Ballkanit Perëndimor? Ndërsa, në raport me çështjën e Kosovës, mjerisht dhe pa turpësisht, Serbia, me përkrahjen dinake të aleatëve të saj, jo vetëm Rusisë dhe Kinës, por edhe shteteve tjera, anëtare të BE-së dhe të OKB-së, paqën me Kosovën po e imponon, po e kushtëzon me një zgjidhje, marrëveshje sipas të cilës, të dyja palët do tëp duhej të dilnin fituese!?
Pra, kur kemi parasysh çfarë protesta mbarë popullore po ndodhin në SHBA, si reagim i arsyeshëm i mbytjes tragjike të një qytetari, atëherë, përse, diplomacia evro-perëndimore është kaq e nënshtruar ndaj Serbisë? Përse, BE-ja, hesht, ndaj faktit që, edhe 21 vjet pas agresionit ushtarak, policor të Serbisë në Kosovë, mbi 1600 mbetje mortore të civilëve shqiptarë, ndodhen të fshehura nëpër malet, lumenjtë, fushat e Serbisë?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura