Tetovë, 27. 10. 2016: Disa nga udhëheqësit e subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni, sapo ka filluar fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të këtij viti, parashikojnë fitore spektakulare të subjekteve dhe koalicioneve të tyre parazgjedhore.
Sikur të realizohej parashikimi i tyre, të gjitha subjektet politike të shqiptarëve së bashku, do të përbënin shumicën e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë!
Sipas analizave tona, nëse do të mbahen këto zgjedhje, të gjitha subjektet politike të shqiptarëve së bashku, do të fitojnë më pak mandate deputetësh se sa kanë pasur subjektet politike të shqiptarëve në përbërjen e deritashme të Kuvendit.
Përgjegjësi për dështimin e sigurt të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të radhës do të mbajmë të gjithë, në radhë të parë udhëheqësit e subjekteve politike dhe megafonat e qeverisë aktuale.
Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, disa nga subjektet politike të shqiptarëve do të shumëzohen me zero dhe do të mbeten vetëm numra në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoni, siç u shndërruan mbi dhjetë subjekte të tjera gjatë dy dekadave të kaluara të pluralizmit politik, nga viti 1991 deri më sot.
Pjesëmarrja me çdo kusht në këto zgjedhje, në radhë të parë e dëshmon papjekurinë politike të drejtuesve të subjekteve politike shqiptare, mungesën e profesionalizmit, lojalitetin ndaj pushtetit dhe prirjen për korrupsion të shumicës së mediumeve në gjuhën shqipe, si dhe papërgjegjësinë e inteligjencies dhe opinionit publik për fatin kolektiv të shqiptarëve në këtë shtet.
Pranimi i kushteve në të cilat planifikohet të mbahen këto zgjedhje është vetëvrasje politike e shqiptarëve në Maqedoni.
Nëse do të mbahen këto zgjedhje, vetëm një të mirë do të sjellin për shtetin dhe qytetarët, sidomos për shqiptarët, se: asgjë nuk do të jetë si më parë dhe do të hapen perspektiva të reja për lëvizjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, duke i ,,djegur” opsionet politike shterpe të derisotme, si dhe përfundimin e një epoke të errët të manipulimit me vullnetin politik të shqiptarëve në Maqedoni.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja e shikimit ,,mes gishtërinjve” e faktorit të jashtëm për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Maqedoni?!
Sinqerisht do të doja që ky parashikim të mos del i saktë, por koha do ta dëshmojë…
Ne e mbajmë qëndrimin tonë të mëparshëm, t’u bëjmë thirrje shqiptarëve për protesta masive në ditën e zgjedhjeve, më 11 dhjetor 2016, me moton: DUAM ZGJIDHJE, JO ZGJEDHJE!
Tetovë, 27 tetor 2016
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted
keywords but I’m not seeing very good gains. If you know of any
please share. Cheers! You can read similar text here: Ecommerce
Hi there! Do you know if they make any plugins to assist
with Search Engine Optimization? I’m trying to get my site to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Kudos! I saw similar art here:
GSA Verified List