PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: QYTETI I OHRIT DHE FATI I BANORËVE TË TIJ SHQIPTARË

Tetovë, 25 mars 2019: Sipas mendimit tonë, emri i këtij qyteti e ka prejardhjen nga fjala ujë: UJRI (qytet mbi ujë, mbi liqenin i cili më vonë e ka marrë emrin sipas emrit të qytetit); Ujri-Ohri-Ohër, kurse varianti në gjuhët sllave është: Ohrid).
Me historinë e këtij qyteti lidhen shumë ngjarje historike dhe personalitete të shquar shqiptarë, nga lashtësia e hershme ilire, periudha antike, mesjeta, periudha e Rilindjes kombëtare dhe deri në ditët e sotme.
Por, përmes këtij vështrimi të shkurtë nuk kemi për qëllim shpjegimin e kësaj historie të gjatë, të bujshme e të lavdishe të këtij qyteti ndër shekuj, as interpretimin edhe analizën e burimeve historike dhe të shkrimeve e studimeve për historinë e këtij qyteti nga autorë të ndryshëm, vendës dhe të huaj.
Por, mund t’ua përkujtojmë se ky qytet, në kohën më të re i njohur si „Jerusalemi i ortodoksisë“, është themeluar dhe sunduar fillimisht nga fisi ilir i enkelejve, ka qenë kryeqendra e mbretit të parë ilir, Bardhylit, ndërsa në Mesjetë është sunduar së paku gjatë dy shekujve (XII-XIV) nga familja fisnike e Gropajve, Pal dhe Andrea Gropa, sundimtarë të rajonit të Dibrës, Pogradecit dhe Ohrit.
Mbreti Bardhyl, biri ilir i fisit të enkelejve, i cili jetoi mes viteve 449 – 356 p.e.r. ka qenë mbreti i parë ilir, ndërsa kryeqendër e mbretërisë së tij ka qenë qyteti i lashtë i Ohrit.

Ohri i vjetër

Në vitin 1378, Andrea Gropa përmendet në disa mbishkrime të zbuluara në kishën e njohur të Ohrit „Shën Klimenti“ në të cilët përmendet si „zhupan i madh dhe sundues“ i Ohrit. Në një monogram të zbuluar në kishën „Shën Sofia“ të Ohrit, haset i shtypur monogrami me emrin e tij ΑΝΔΡΕΑ ΓΡΩΠΑ, në alfabetin të cilin atë kohë e përdornin shqiptarët dhe disa popuj të tjerë për komunikim zyrtar dhe kishtar. Sipas disa të dhënave, si sundimtar i fuqishëm dhe me ndikim dhe i njohur përtej krahinës ku sundoi, Andrea Gropa në Ohër ka shtypur edhe monedha gjatë periudhës së sundimit të tij.
Edhe gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare, qyteti i Ohrit ka shkëlqyer si një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj lëvizje atdhetare, politike, kulturore dhe arsimore, por edhe si strehë e çetave të para kryengritëse kundër sundimit osman, ndërsa shumë patriotë shqiptarë nga ky qytet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, si në Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë dhe në shpalljen e pavarësisë së saj më 1912.
Në periudha të ndryshme, më vonë qyteti i Ohrit ra nën sundime të huaja, secili më i egër dhe më shaktërrues se tjetri. Por, çfarë përjetoi qyteti i Ohrit pas pushtimit sllav më 1913 sllav dhe nga regjimi komunist ish jugosllav, e që është edhe sanimi ynë kryesor i këtij vështrimi të shkurtë për këtë qytet, lexoni në vazhdim:
Deri në përfundim të shekullit XIX, qyteti i Ohrit ka qenë i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe nga një numër i vogël familjesh vllehe, hebreje, sllave, turke dhe rome.
Pas pushtimeve serbe dhe bullgare, nga sundimet e egra dhe terrori, nga viti 1913 deri në vitin 1945, përbërja e popullsisë së këtij qyteti ka ndryshuar dukshëm në dëm të banorëve të tij shqiptarë, edhe atë:
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i vitit 1948, qyteti i Ohrit ka pasur gjithsej 11.169 banorë, prej të cilëve afër 50% maqedonas dhe afër 50% qytetarë me përkatësi të tjera etnike, edhe atë:
Pas vitit 1953, në të gjitha regjistrimet e mëvonshme të popullsisë, sipas të dhënave zyrtare rezulton se numri i popullsisë maqedonase është rritur në mënyrë atrificiale, me sjelljen e një numri të madh të maqedonasve nga vise të tjera në Ohër, për ta ndryshuar strukturën etnike të këtij qyteti, edhe atë: nga gjithsej 6.929 banorë maqedonas sa ka pasur qyteti në vitin 1953, ky numër do të PESËFISHOHET dhe rritet në 35.325 banorë gjatë tridhjetë viteve të ardhëshme, përkatësisht, në vitin 1961 numri i maqedonasve është rritur në 11.222 banorë; në vitin 1971, në 18.958 banorë, në vitin 1981, në 29.603 banorë, dhe në vitin 1991, në 35.325 banorë.
Vlen të përmendet këtu se, numri i banorëve shqiptarë ka shënuar një rritje natyrore të zakonshme gjatë kësaj periudhe, edhe atë: nga 1.866 banorë shqiptarë në vitin 1961; në 2.712 në vitin 1971, dhe 3.373 shqiptarë në vitin 1981.
Por, pas ngjarjeve të vitit 1981, me masa represive pushteti arriti që deri në vitin 1991, qytetin e Ohrit ta „pastrojë“ nga shqiptarët, kur nga ky qytet u dëbuan, ose u larguan nga gjendja e padurueshme dhe masat represive të pushtetit mbi shqiptarët vendës.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave zyrtare, u larguan nga qyteti i Ohrit mbi 2.200 banorë shqiptarë, të cilët shumica u shpërngulën përgjithmonë në shtetet e Evropës, në SHBA dhe Australi, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u larguan në qytete të tjera më të sigurta, me shumicë dominuese shqiptare.
Qyteti i Ohrit është karakterstik dhe sot, në lidhje me numrin e banorëve të tij, meqë nga numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruarve të këtij qyteti, as gjysma e tyre nuk jetojnë përherë aty, por vetëm në sezonin turistik gjatë verës, meqë kanë prona, shtëpi dhe banesa të tjera të përhershme në qytete të tjera, kryesisht në Shkup dhe Manastir.
(24 mars 2019)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

PROJEKTPLATFORMA …

Projektplatforma ime për ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita  demokratike Nga Skënder Sadri KAPITI Të dy partitë politike kryesore…