PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: PSE DHE SI U VRA ISA BOLETINI NË PODGORICË, MË 23 JANAR 1916

Prishtinë, 23. 01. 2015 – Në bazë të argumenteve arkivore shkaqet për vrasjen e Isa Boletinit janë të shumta dhe të programuar prej argjeturave ruse, serbe, malzeze…. Rrënjët e këtij orientimi për t`i privuar nga jeta patriotët shqiptarë janë orientim i vjetër, jo vetëm i osmanlisë por edhe i pretnduesve të trojeve etnike shqiptare. Pas shpërnguljes së madhe shqiptare më 1877/78, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, në Vilajetin e Kosovës, do të krijojhet një fuqi urrejtëse ndaj Principatës së Serbisë. Ajo fuqi urrejtëse ishin MUHAXHIRËT, që ishin detyruar t`i lëshojnë trojet e veta të Sanxhakut të Nishit, Pirotit dhe viseve tjera shqiptare, si pasojë e luftës Turko-Serbe më 1877.
Pas kolonizimit të Sanxhakut të Nishit me kolonë sllavë, më 1889 në tërë Vilajetin e Kosovës, sidomos popat serb, do të inicojnë nëpër enklavat serbe, festimin e përvjetorit të Luftës inekzistente të Kosovës (të vitit 1389).
Organizimi kryesor që do të ekspozohet edhe me provokacione më 1889 do të ndodhë në Mitrovicë. Provokimet do të ndodhin edhe në Prishtinë dhe Pejë, aty ku ishin të koncentruar priftërinjët sllavë. Me që në Mitrovicë, disa muhaxherë që ishin buzë vdekjes nga uria, do të provokohen nga katër të rinjë serb, njerin prej të cilëve muhaxhirët e Toplicës, do ta vrasin. Pas kësaj vrasje, në Vilajet do të ngritet shumë zhurmë dhe akuza kundër shqiptarëve, sa që do të shkojë në Mitrovicë edhe valiu që rrinte në Shkup. Me ardhjen në Mitrovicë, valiu do të takohet me një të ri që kishte krijuar autoritet në tërë Shqiptarinë me burrëri, sinqeritet dhe sacrificeë. Ai quhej Isa Boletini. Valiu duke u bazuar në autoritetin e tij, në xhami të Mitrovicës do t`i drejtohet Isa Boletinit: “Ata që nuk janë shqiptarë, për siguri personale dhe familjare, janë në BESËN tënde”. Dhe Isa Boletini, do ta pranonte këtë sepse si nga serioziteti, orientimi familiar, nga pjekuria e hershme dhe pasuria që e kishte, mendonte se do t`i dali zot detyrës së besuar nga Valiu. Valiu i Kosovës ia kishte besuar Isa Boletinit këtë detyrë sepse ai në radhët e muhaxherëve ishte shumë i respektuar, sepse kishte pasuri dhe i kishte strehuar muhaxherët në të gjitha viset e Kosovës e më gjerë.

Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali dhe Mehmet Konica. Gazetari dhe koleksionisti Ilir Ikonomi në koleksionin e gazetës italiane ‘Il Secolo’ të vitit 1913, ka gjetur këtë foto, kur Ismail Qemali me këtë delegacion ishte nisur për në Londër për të ndikuar tek Konferenca e Ambasadorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar!

Si u vra konzulli i parë serb në Kosovë më 1890
Pikërisht një vitë më vonë, Isa Boletini ishte në vizitë në Prishtinë dhe rrethinë, për çështje të shitjes së gurëve të mullirit, me cilët nuk kishte konkurencë jo vetëm në Vilajet. Po atë ditë, që ishte Isa Boletini në Prishtinë, konzulli i Serbisë do ta provokojë një muhaxhir duke e fyer. Muahxheri ishte me disa shkopinjë në krah, ndërsa pushkën e kishte ndër shkopijë. Kur konzulli Lluka Marinkoviq, iu drejtua me fjalë fyese, shqiptari muhaxher, i hedhi shkopijtë në tokë, dhe për njëherë e mori në shenjë konsullin, i cili u vra në prag të konzullatit. Kuptohet se agjenturat e ruse, serbe dhe austriake, do ta akuzojnë Isa Boletinin se kinse ai i kishte nxitur muhaxherët të ndërmarrin hapin e tillë. Mos të harrojmë se deri më 1903 Serbia dhe Austro-Hungaria ishin në miqësi politike dhe mbretërore.
***
Në “Besa Besën” e Haxhi Zekës, Serbia dhe Rusia dhe disa shtete tjera që për bazë kishin “luftën kundër islamizmit”, e shihnin kundërshtarin kryesor të zgjimit nacional të shqiptarëve. Prandaj më 1902 do të oragnizojnë likuidimin e patriotit Hazhi Zeka në Pejë. Kjo ngjarje e kishte tronditë Isa Boletinin sepse ai kishte në BESA-BESË me shumë patriotë të tjerë përkrahë Haxhi Zekës. Dhe një vit më vonë në Rrafshin e Kosovës, sidomos në Vushtri do të shpërthej një kryengritje shqiptare e cila mori përmasa edhe në Mitrovicë. Aty, konzulli rus Shçerbini (1903) nuk do të qëndrojë në detyrën konzullare neutral, por do të merrë pozitën e komandimit të ushtrisë gjakatare osmane. Shqiptarët duke e vërejtë këtë qëndrim të konzullit do t’ia kthejnë pushkën dhe do ta vrasin. Edhe për këtë vrasje do të akuzohet Isa BOLETINI, si nga Peterburgu ashtu edhe nga Beogradi dhe Satmbolli, konkludojnë argumentet arkivore.
***
Pas kryengritjeve shqiptare në Vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës 1910-1911, Isa BOLETINI një kohë do të STREHOHET në Podgoricë duke bashkëpunuar me “Komitetin e Fshehtë” shqiptar. Pastaj, në Kryengritjen shqiptare në tërë Vilajetin e Kosovës, më 1912 ISA Boletini do të shquhet edhe si strateg edhe si donator, blerës i armëve, sidomos nga tregtarët serbë, sepse kishte para. Pas çlirimit të Kosovës (marsi – gusht 1912), nga Kulina e deri në Caralevë, nga Kaçaniku e deri në Shkup, Isa Boletini do të shquhet si gjeneral i devotshëm i Hasan Prishtinës, që ishte ideator i luftës çlirimtare. Edhe për këtë EKSPOZIM në luftë Isa BOLETINI do të mirret në shënjestër nga: Serbia, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Stambolli. Në fund të tetorit 1912 Isa Boletini do të reagojë te Fuqitë e Mëdha kundër okupimit të trojeve shqiptare. Është e vërtetë se në Shkup Isa BOLETININ e ka udhëheqë dymendësia. Por ajo dymendësi për mos shpalljen e PAVARËSISË në SHKUP, ka ardhë pas KËRCNIMIT të TRE përfaqsuesëve të Fuqive të Mëdha: Francës, Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Diplomatët e këtyre shteteve që diktonin çdo gjë në Ballkan u kërcnuan se: “çfardo rrezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të KUFIJËVE të PERANDORISË NUK DO TË KETË”.
Në këto rrethana Isa Boletini do ta shfaqë një ide se: “Duhet të përpiqemi ta lirojmë PRA Sulltanin nga burgu i Selanikut”. Këtë mendim e shfaqi me shpresë se ai do ta lejojë themelimin e Shqipërisë, si thoshte Boletini në shumë kuvende pastaj. Ky pohim i tij serioz dhe i vendosur, do ta zemronte Hasan Prishtinën, por do të tolerohet sepse politika është çështje e padukshme në disa rrethana. (Shiko: K. Jezdi, Narod i drzhavnici, Beograd 1913, f. 7).

Isa Boletini me bashkluftëtarët e tij. Fotografia është realizuar në Durrës në vitin 1914, dhe është publikuar nga e përjavshmja franceze “L’Illustration”.

Kuptohet, se Hasan Prishtina, së bashku me Isa BOLETININ, Bajram CURRIN, Idriz SEFERIN e të tjerë do të detyrohen për ta DEMOBILIZUAR ushtrinë e tyre kryengritëse çlirimtare. Me lotë në sy, Hasan Prishtina do ta shqiptonte fjalinë detyruese të Fuqive Evropiane drejtuar kreshnikëve: “Kthehuni nëpër shpia, Zoti e paska shkrue kështu. Asht derdhë gjak, por shumë lufta kanë përfundue kështu, VLLAZËN TË DASHTUN”. (Këtë fakt do të ma vërtetojnë: Mustafë Stublla – i shkolluar, Shyqri Hoxha – i shkolluar, që ishin në taborret e Isa BOLETINIT. Shyqriu ishte vlla i Mulla Ahmet Shtimes -H.B.). Pa çka ngjau pas TRE muajsh, kur Aleanca ballkanike i ndryshoi kufijtë e Perandorisë Osmane, është plagë që kullon gjak, deri me sot. Evropa, shumë pak ka ndyshuar në nëntokën saj diplomatike gjatë dy shekujve të fundit.
ISA BOLETINI DHE LUFTA E PARË BALLKANIKE
Lufta e parë Ballkanike ishte një komplot evropian – kryqzatë klasike antishqiptare, ashtu si dëshmojnë bashkohanikët: Ramiz Binishi nga Gjakova; Shyqri Hoxha (vëlla i Mulla Ahmet Shtimes) nga Shtimja; Mustafë Stublla nga Llapi më 1972. Fakti që këta e quajnë komplot antishqiptar bazohet në faktin se: “Më 10 tetor 1912 në tregjet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Shkupit me NJË (1) lirë ari mund të bleheshin 82 FESA. Pas 20 nëntorit 1912 në të njetat tregje 82 lira ari kushtonte NJË (1) FES. Kjo do të thotë se ushtritë e Aleancës ballkanike me oficerët instruktorë evropian, kë e gjenin në rrugë me PLIS e likuidonin në vend, pa gjyq. Kë e gjenin me FES e kursenin dhe kujdeseshin për te. Lufta pra ishte antishqiptare e jo antiturke, sepse oficerët turq kishin marrëveshje për tërheqje. Ja ky ishte argument që parinë shqiptare që organizonin mbrojtjen e trojeve kombëtare t`i vrasin kudo, ku munden dhe i gjejnë në kohë dhe hapësirë.
Në Luftën Ballkanike, Isa BOLETINI do të gjendet në fillim në frontin e Murgulles-Perpellacit-Merdarit-Kulla e Asqerit-Prapashticë-Vranjë. Në Merdar do të ndodhë një ndër tragjeditë më të mëdha për ushtrinë serbe – në tetor 1912. Aty do të likuidohet nga kreshnikët shqiptar NJË BRIGADË e Armatës TRETË. Atë vend të likuidimit edhe sot serbët e quajnë “PREVAR”. Kinse me tradhti, shqiptarët i kanë vrarë ushtarët e okupatorit serb, “duke i mbrojtur interesat e Turqisë”. Ja kështu e trumbetojnë nëpër Evropë serbët këtë disfatë. Por tërë fajin për këtë ia veshin ISA BOLETINIT, i cili nuk ishte në Llap fare, sepe me të shpejtë kishte kaluar në Luginën e Ibrit për t’i mbrojtur pronat e veta dhe të popullit.
Pas Luginës së Ibrit, Isa Boletini do të drejtohet për Opojë-Lumë, Malësi e Gjakovës. Në Dibër do të takohet me Mehmet Derallën dhe Hajdin Dragën dhe prej andej do të drejtohen për në Vlorë. Në Vlorë do të arrijë më 29 nëntor 1912. Pas një qëndrimi në Vlorë, më 1 prill 1913 Isa Boletini do të niset së bashku me Ismail QEMALIN dhe Luigj Gurakuqin për të deshmuar dhe mbrojtur Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në hotelin “Kavur” në Milano do të takohet me Ballugjiqin, diplomat serb. Atij Isa BOLETINI do t`i thotë prerazi: “Deri sa të jam gjallë, këmba e Kral Nikollës nuk do të shkelë në Shkodër”. Qëndrim karakteristik, Isa Boletini do të ketë në të gjitha kryeqendrat e shteteve që i vizitoi si në Wjenë-Londër. Pas kthimit, do të qëndronte tërë kohën pranë Qeverisë së Princ Widit, por pa ndonjë angazhim politik apo ushtarak.
Nuk dihet se çfarë roli ka pasë Isa Boletini në Marrëveshjen Ismail Qemali-Beqir Grebene. Nuk dihet se çfarë qëndrimi ka pasë Isa Boletini ndaj Kongresit Kombëtar shqiptar në Trieshtë. Por dihet se me fillimin e Luftës së Parë Botërore do t’i afrohet Shkodrës. Duke dëshiruar të bashkpunonte me ‘Komitetin e Fshehtë” në Podgoricë, i cili më parë kishte lidhje organizative me Komitetin e Manastirit, Isa Boletini do të vendoset në Podgoricë, i mrojtur nga pushteti. Për ta kontrolluar më në detale Isa Boletini do të vendoset në Shtabin e ushtrisë, afër Urës së Pogoricës. Aty do të ruhet për dumbëdhjetë ditë, do të na thotë një ushtarë i asaj kohe në Beograd më 1977. Ushtari, kishte marrë detyrë që me çdo kusht Isa Boletini mos të dëmtohet dhe ai për këtë ishte koshient. Por me rastin e ardhjes së një çete shqiptarësh pranë urës, do të rrëfejë, ushtari (i cili më 1977 ishte oficerë rezervë në JNA), Isa Boletini, sipas pohimit të tij, do të përpiqet për ta neutralizuar incidentin. Me që dalja e tij nga ndërtesa ishte e ndaluar, unë thotë, ish ushtari, kisha për detyrë që ta paaftësojë për t`i përdorur armët. Kam shti në te, në këmbë dhe e kam plagosë. Për atë njeri nuk kam ditur kush është fare. Por kur ka ardhur babai i Millovan Gjilasit me çetën e tij, ka shti në Isa Boletinin pesë herë dhe ia ka grabit pushkën që ishte e posaçme. Ai burr mbeti i vdekur aty. Më vonë kam kuptuar se kush ishte!”. Kështu e përfundon rrefimin e vet ish ushtari i Kral Nikollës.
PSE U VRA ISA BOLETINI
Në bazë të dokumenteve të shumta në arkiva, konsideroj se Isa Boletinin e vranë agjenturat serbe sepse e konsideroin se ishte organizator i vrasjes së Konzullit Lluka Marinkoviq më 1890 në Prishtinë; sepse ishte krah i fortë i Haxhi Zekës në Besa Besën e Pejës 1899-1902; sepse më 18 tetor 1912 në Merdar ishte likuiduar një brigadë serbe. Isa Boletinin e vranë agjeturat ruse, sepse konsideronin se është organizator i vrasjes së Shçerbinit në Mitrovicë më 1903; sepse ishte luftëtar i denjë për krijimin e shtetit shqiptar në trojet e veta, ndërsa Rusia cariste planifikonte që Shqipëri mos të ketë fare. Isa Boletinin e vranë qarqet malazeze në pabesi sepse në Hotelin “Kavurr” në Milano i kishte deklaruar troç Ballugjiqit se: “Deri sa të jamë gjallë, këmba e Kral Nikollës në Shkodër nuk ka me shkelë”.

Isa Boletini ( 1864 – 23 Janar 1916 )

Mbetet enigmatike çështja pse u vra Isa Boletini më 23 janar 1916 kur në të njetën ditë lirohen nga burgu i Cetinës, si të marrë peng: Prenk Bib Doda, Seid Pasha general, Aqif Pasha ish-ministër, Feizi Alizoti ish-ministër dhe Luigj Gurakuqi ish-ministër. Në të njetën ditë këto personalitete lëshojnë një proklamatë me titull: “E çmueshmja besnikëri vëllazënore Shqiptare”, duke e përkrahur okupimin Austro-Hungarez!.
_______________
Burimet dhe literatura:
– Arkivi i Jugosllavisë, koleksionet “Isa Boletini” dhe “Pajazit Boletinit”;
– Arkivi i Jugosllavisë, Fondi CPB. Koleksioni “Arçibad Rajs”, korespodent lufte 1912-1918. Me përkatësi shterore ishte Zvicran, por ishte dhëndërr i serbëve deri më 1928, kur la një testament për serbët. Testamenti ishte i mbyllur deri më 1977. Është botuar. Aty flitet për personalitetin e Isa BOLETINIT;
– Vrasja e Isa Boletinit, si qëllim daton nga viti 1890 kur pashai osman deklaroi: “Isa Boletini është autoritet. Ju serbët jeni në BESË të Isa Boletinit, sepse ai nuk është personalitet dhe i bënë padrejtësi askujtë. Por sjelljet e muhaxherëve që janë të revoltuar, pse i keni përzënë nga Sanxhaku i tyre (i Nishit), vetëm Isa BOLETINI mund t`i frenojë. Janë 21 ditarë lufte 1877/78. Ata ditarë flasin për tmerret që kishin psuar shqiptarët në atë dimër fatal. Isa Boletini me familje i kishte strehuar me mija familje nëpër Vilajet, prandaj ai konsiderohej si shpëtimtar i tyre!.
– Arkivi i Vjenës , koleksioni “Personalitete shqiptare 1912-1918”;
– Arkivi DASIP B. “Albanski Osek 1912-1918”;
– Arkivi VII B. P. 4 dhe P. 3. Isa Boletini “Arnaut ili Arnautash”?;
– Fatmira Musa, Isa Boletini, Tiranë.
– Fehmi Pushkolli , Gjeneral Isa Boletini, Prishtinë 1993;
– Tahir Abdyli, Isa Boletini, Prishtinë 1992;
– Deklaratë e ish oficerit rezervë të “JNA” Beograd 1977.

…………………………………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura