PROF.DR.LUFTULLA PEZA: LASHTËSIA E GJUHËS SHQIPE

Tiranë, 15. 02. 2015 – Gjuha shqipe sot pa asnjë dyshim është gjuha më e lashtë e folur dhe e shkruar e planetit tonë, që nga koha e gurlashtit (paleolitit), atëhere kur njeriu primitv fillojë të ndërgjegjësohet, organet e tij të folurit u përsosën deri në atë masë sa e lejoi lirshëm shqiptimin e rrokjeve dhe fjalëve dhe mori në dorë fatin e tij. Kjo ka ndodhur rreth 20-25 mijë vjet para erës sonë.
Pema e gjuhëve indo-europiane, e paraqitur në gazetën „The Gardian“ dhe e ripublikuar në gazetën Bota Sot, më dt.25 janar 2015, për lashtësitë e gjuhëve europiane, nuk është fare e saktë dhe nuk i përgjigjet realitetit të njohurive të sotme të shkencës së gjuhësisë. Në ndërtimin e saj nuk janë marrë parasysh të dhënat e fundit të shkencës, prandaj ngjanë më shumë me skemat e shekullit 18, kur filloi në mënyrë moderne studimi i gjuhëve të kësaj familje (fig.1). Pema e gjuhëve indo-europiane e shpërndarë nga gazeta ‘The Gardian’ shpreh dëshirën e ndonjë personi me pak njohuri për problemin dhe si e tillë është e papranueshme. Në pemën e paraqitur, si gjuhë më e vjetër renditet dega gjermanike dhe pas saj vijojnë gjuhët greke, kelte, armene, shqipe dhe më pas gjuhët e tjera.
Kjo renditje e lashtësisë së gjuhëve nuk i përgjigjet të dhënave të sotme.

Në vitin 1975 Instituti suedez i gjuhëve ka përgatitur pemën e më poshtëme të gjuhëve Indo-Europiane, botuar në Webster Dictionary. Në këtë pemë të gjuhëve Indo-europiane, gjuha më e lashtë me të drejtë është vendosur gjuha shqipe dhe pas saj vijojnë gjuha armene, gjuhët gjermanike dhe më pas gjuha greke dhe gjuhët e tjera (Fig. 2)

Gjuha shqipe fillimisht është gjuha e folur dhe e shkruar e pellazgëve të lashtë, që përmenden për qytetërimin e tyre të madh dhe më të lashtë të njohur në historinë botërore. Mbi pellazgët në fjalorin amerikan të trashëgimisë së gjuhës angleze shkruhet: „Janë një popull, që ka jetuar në rajonin e detit Egje para ardhjes së grekëve“. Kështu njihen pellazgët në të gjitha burimet botërore. Këto dy momente kanë rëndësi të madhe: pellazgët pranohen vendas dhe që kanë jetuar në rajonin e Egjeut para se të vijnë fiset greke. Kjo është prova e parë, që dëshmon se kemi të bëjmë me dy popuj të ndryshëm: pellazgët vendas (autoktonë) dhe grekët të ardhur nga diku, që ende nuk dihet.
„Pellazgët janë populli më i lashtë, i identifikuar qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Ata janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia, prandaj në lashtësi morën emrin ARBANË, që do të thotë “arë bërës”. Rruga e ngritjes së farmave, qe forma e re, më e përparuar, ku në arat e punuara, mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri “FARMA”), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë.
Emrin ARBAN, “arë bërës” pellazgët e zotëruan për shumë mijëvjeçarë dhe shekuj dhe sot ruhet pak i transformuar në ALBAN, ndër shqiptarët. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën, djathin, kosin, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s… Ata kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINET (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas ndan arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe stoli për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre të famshme Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremtarësh), pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit” (Peza & Peza 2014).
“Shpikja e shkrimit është një arritje e madhe e këtyre njerëzve të fortë, trima dhe të talentuar, me të cilin shkruan gjuhën e tyre: fjalët e para të shkruara në botë janë: “UIJ” dhe “DOR” (fig. 2), dy fjalë të zakonshme të gjuhës pellazge/shqipe, ndeshur në enët prej balte në Vinkë dhe Turdas.

Ena e Vinkës (Dardani, Serbi) dhe varsja Tartaria (Rumani) me fjalët dhe numrat më të vjetra të shkruara në botë: VIJ (UIJ) dhe Pdor (Dora), gjithashtu numrat: III, 1./mijëvjeçari 6 p.e.s./
Prandaj këta njerëz nga Homeri dhe pasues të tij janë quajtur “Pellazgë Hyjnorë”, si njerëz të ardhur nga qielli, të mbirë nga dheu, dërguar nga zoti-Zeusi. Me këto dije të mëdha dhe guximin e pa parë, pellazgët pushtuan të gjitha kontinentet e botës dhe i emërtuan sipas gjuhës së tyre. Pellazgët çdo gjë e ndërtuar vetë nga e para, sepse nuk patën asnjë mësues para tyre” (Peza & Peza 2014).

Shqiponja dykrenore, me yllin (diellin) në mes dhe brenda tij shenja Zeastika e Zeusit Pellazg /shekulli 4 p.e.s./
Pellazgët i dhanë qytetërimit botëror organizimin e parë në qendra të banuara, kasollet, shtëpitë, fshatrat, gjatë kohës së gurvonit dhe më pas qytetet (Larisat, Ur, Urban) gjatë kohë ë bronzit, me pallate madhështore disa katshe, forma jetese kolektive, që i kemi trashëguar prej tyre edhe sot (Troja themeluar në vitin 3000 p.e.s. nga mbreti Ili, i biri i mbretit Dardan, biti i Zeusit, Dodona, Knosi në siujdhesën e Kretës, që mendohet të jetë qyteti më vjetër europian. Mikena themeluar në vitin 1700 p.e.s,, Athina në vitin 1000 p.e.s., Durrësi, Apollonia etj.). Ata ditën njëkohësish me mjeshtri të ndërtojnë sistemin e parë të organizimit administrativ shtetërorë: shtetet dhe më pas perandoritë. Për këtë arsye ???
Pellazgët i dhanë qytetërimit botëror sistemin e parë të besimit të perëndive, me Zeusin Pellazg në krye, zoti i sotëm i shqiptarëve dhe faltoren më të lashtë në histori, Dodona në Çamëri (Thesprotia mijëvjeçari i tretë p.e.s.). Pellazgët për nder të kryezotit të tyre Zeusit (Zotit), krijuan shenjë e tij-Zeuastikën, e përbërë nga 2 Z (), kryqëzuar njëra me tjetrën, që sheh herë majtas herë djathtas (fig. 3) (më e vjetra është gjetur në Ukrainë, 10 mijë vjet p.e.s.).
Me përhapjen e pellazgëve nëpër botë u përhap edhe qytetërimi i tyre bashkë me Zeuastikën dhe kudo ku shkuan ende ruhen kështjellat e tyre gjingande me mure të trashë gurëmëdhenj, që quhen mure pellazgjike ose ciklopike. Mënyra pagane pellazge e nderimit të perëndive u kopjuan më pas nga kristianët dhe muhamedanët dhe këto mënyra përdoren edhe sot njësoj si në kisha ashtu edhe në xhami. Bile edhe fjala JEZUS do të thotë saktësisht JE + ZEUS, pra që është Zeus (është hequr vetëm germa E) dhe fjala Krisht (Christus) rrjedh nga fjala pellazge “kryq”.
Kudo ku shkuan përhapen edhe gjuhën e tyre, e cila si gjuhë më e kultivuar, ndikojë në gjuhët e popujve të tjerë. Prandaj kanë hyrë dhe ruhen në gjuhët e botës fjalë nga gjuha më e lashtë pellazge: Volkan (vullkan, vjell kan), Parlament (për la ment), Tualet (të a lehtë), Kuzhina (ku zin, cuisine, Casino (ka zinë), shtet (state, stato), Perandori (pe ra n’dor, që ka fijet në dorë), Banka (ban ka), Konto (që kon, ushqen), Shkolla, Shekull, emrat e të gjithë kontinenteve etj. (Peza & Peza 2013)
Lidhjet e pellazgëve me shqiptarët vërtetohet më së miri nga gjuha, që është e njëjtë, sepse gjuha përbënë treguesin universal të lidhjes ose jo të popujve njeri me tjetrin. Gjuha jonë vijon lirshëm nga pellazgjishtja, në ilirishte, dardanishte, maqedonishte, epirote, thrake, hitite, jonike etj., dhe mbërrin në gjuhën e sotme shqipe. Këtë e ka vërtetuar saktësisht shkenca, megjithë punën e madhe sabotuese, që bëjnë konservatorët dhe sabotatorët kundër gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe, gjatë formimit të saj të gjatë historik, ka kaluar nëpër disa stade historike të spikatura zhvillimi: fillimisht është folur dhe shkruar nga strgjyshët e shqiptarëve – pellazgët, pastaj ajo vijojë të flitet dhe të shkruhet nga gjyshrit tanë: ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, trojanët, jonët etj., dhe së fundi kjo gjuhë sot flitet nga shqiptarët (Shqipëri, Dardani, Maqedoni, Çamëri, arbanitët në Greqi, arbëreshëtnë Itali si dhe në mjaft vendbanime shqiptarët nëpër botë).

Pelasgic – Illyrian – Etrusco – and Albanian Language!

Pellazgët si popull fillimisht u formuan në rajonin e Ballkanit dhe Egjeut. Me Qytetërimin Pellazg të Danubit, fillon era e qytetërimeve në historinë botërore. Ata shpejt u përhapën në të gjithë Mesdheun dhe botën, duke përhapur gjuhën dhe qytetërimin e tyre. Prandaj sot është vërtetuar dhe pranohet, se gjuha e vjetër indiane Sanskritishtja (shek. 5 p.e.s.) ka ardhur nga gjuha pellazge/shqipe më e vjetër (P. Zheji 2005), shumerët kanë folur një dialekt të gjuhës pellazge (A. Shuke, 2008,2009), shumica dërmuese e emrave nëpër botë janë me origjinë pellazge (S. Hushi, 2010), mikenët kanë folur dhe shkruar gjuhën pellazge/shqipe (Peza & Peza 2006, 2009, 2013), Iliada e Homerit fillimisht është shkruar në gjuhën pellazge/shqipe (Krispi 1831, A.Kola 2005, Peza & Peza 2009, Boçi 2011, 2012), gjuha hitite është një dialekt i gjuhës pellazge/shqipe (Peza & Peza 2014), mithologjia pellazge (L. Prifti 2011, F. Demi 2014) etj. Këto duhen konsideruar arritje të mëdha të shkencës shqiptare dhe duhet të përkrahen.
Pellazgët, shpikësit e shkrimit, kanë shkruar me tre sisteme shkrimi:
1- sistemin hieroglifik, ku një shenjë shprehte një fjalë, të cilat gdhendeshin në gurë (gjuha egjiptiane e lashtë, hitite etj.),
2- sistemi kunjor i shkrimit, shenjat me kunja shtypeshin në baltën e shtrirë hollë dhe të sheshtë (baltore), (gjuha e shumerëve, akadëve, hititët etj.) dhe
3-sistemi abecedarik ose alfabetik (gjuha pellazge në Vinkë, Turdas, Dispilio, Mikenë, Lemn, Athinë, Korinth, Joni etj., që kalojë në gjuhë latine perëndimore).

Prandaj në të gjithë botën gjinden emra vendesh të vendosur nga pellazgët dhe që shpjegohen me gjuhë shqipe.
Në Europë dhe rajonin e Mesdheut janë zhvilluar tre qytetërime, që i dhanë hov, qytetërimit të sotëm moder perëndimorë:
1-Qytetërimi Pellazg, gjatë gurlashtit-deri afërsisht 500 p.e.s.,
2-Qytetimi helen (i përzier pellazgo-grek), fillon rreth 500 p.e.s. me ardhjen e grekëve në rajonin e Egjeut dhe
3-Qytetërimi romak, fillon rreth 260 p.e.s. me pushtimet e perandorisë Romake të Ballkanit.

Historiografia europiane sot ndodhet në një udhëkryq të madh. Konservatorët dhe falsifikatorët e shumtë bëjnë punë të madhe drejt mohimit të qytetërimit më të lashtë, qytetërimit pellazg dhe gjuhës së tyre. Arritjet e këtij qytetërimi më të lashtë, mundohen me të gjitha mundësitë jashtë shkencore, tu a atribojnë grekëve. Historianët dhe gjuhtarët perëndimor sot nuk e njohin gjuhën shqipe, për tu futur thellë në labrinthet historike dhe kjo sjell dëm të madh në trajtimin në rrugën e mbarë. Konservatorët dhe falsifikarot kanë ndihmë të madhe nga gjuhtarët shqiptar të institucioneve shtetërore, të cilët ca nga padija, ca nga mos dashja, ca nga dembelzmi, rrinë asnjanës dhe ndjekin kursin e vjetër. Ndonëse ndodhen me qindra mbishkrime ilire në Durrës dhe Apolloni, ata janë abandnuar prej tyre komplet, si pa asnjë vlerë. Disa prej tyre më të vluar kundra gjuhës shqipe kanë shkuar më tej, duke i falsifikuar këto mbishkrime ilire, të shkruar me shkrimin ilir, duke i kthyer në mbishkrime greke. Disa të tjerë heqin nga veprat e dijetarëve tanë të mëdhenj, prova dhe botkuptimin e tyre mbi pellazgët, si në rastin e De Radës, Krispit etj. Kështu i mohojnë kulturës sonë një thesar të madh gjuhësor.

Pelasgians – Pelargians – Pellazge

Kur do të mbarojë kjo?
Albanologjia shqiptare (Tiranë dhe Prishtinë) ka nevojë urgjente riorganizimi. Shkolla shqiptare e gjuhësisë ka dështuar plotësisht. Ajo deri tani as nuk e ka vërtetuar dhe as nuk e ka rrëzuar teorinë e prejardhjes së gjuhës shqipe nga gjuha pellazge dhe si rrjedhim edhe të popullit shqiptar. Për faj të tyre populli shqiptar paraqitet pa rrënjë në truallin e tij ku jeton, megjithëse ato i ka qysh nga paleoliti. Në këtë drejtim duhen marrë masa urgjente dhe të shpejta, për ti dhënë rrugë problemit, mbi bazën e fakteve dhe provave shkencore. Kjo është e domosdoshme për shkencën dhe kulturën shqiptare, që të mos i ushqejmë me gënjeshtra bijtë dhe bijat tona nëpër shkolla për Homerin dhe Iliadën, Aleksandrin e Madh, Pirro – Burrin e Epirit, Aristotelin e qindra të tjerë, pinjollë të rracës shqiptare. Por për më tepër këto hapa duhen për gjuhësisnë dhe historinë europiane, e cila ka hyrë në rrugëkryqin e madh dhe nuk po del dot prej tij. Nga kjo përfitojnë vetëm falsifikatorët e historisë.
Në debatin e hapur për këtë problem jam i sigurtë se do të shkojmë drejt së vërtetës historike, dhe të gjithë shqiptarët të mos jenë më në mëdyshje për prejardhjen e tyre nga Pellazgët Hyjnor, siç i quan dijetari dhe vjershëtori ynë i madh – Homeri.
Problemi i parë që do zgjidhje është:
1-a ka qenë i banuar trualli ynë para ilirëve dhe nga kush?
2-ilirët a kanë qenë shqiptarë, dhe a kanë folur gjuhën shqipe? Gjuhtarë dhe historianët tanë pranojnë se ne rrjedhim nga ilirët, por thonë, se ata nuk kanë lënë prova shkrimore. Në Durrës, Apolloni, Butrin etj., janë gjetur mbishkrime të lashta ilire, disa janë falsifikuar si greke, po të tjerat… Janë dhënë mendime që ato janë në gjuhën shqipe, ti hyjmë punës ti ballafaqojmë.
3-epirotët, maqedonët, dardanë, thrakët, etj., kanë qenë farefis me ilirët apo të huaj për to, ka të dhëna që kanë folur një gjuhën si ilirët, mbishkrime etj.


– Kontakti me autorin: [email protected].

==========
PROF.DR.LUFTULLA PEZA: VAZHDIMËSIA E PELLAZGJISHTES NË GJUHËN SHQIPE
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=3240
***
PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SHQETËSUESE JANË RRËNJËT E GJUHËS SHQIPE!
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=2735
***
DR.LUFTULLA DHE LILJANA PEZA: PELLAZGËT SHPIKËN SHKRIMIN DHE ALFABETIN E PARË NË BOTË
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=857

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura