PROF.DR.LUFTULLA PEZA: NË VLORË U MBAJT ME SUKSES SIMPOZIUMI I V-të I QENDRËS SË STUDIMEVE PELLAZGJIKE

Vlorë, 28 Nëntor 2018: Më 19 dhe 20 tetor 2018 në qytetin Hero të Vlorës u mbajt simpoziumi i pestë ndërkombëtar, organizuar nga Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkpunim me Bashkinë e Vlorës, shoqatën Labëria, dega Vlorë.
Pjesmarrësit nderuan me heshtje kolegët e tyre të ndarë nga jeta kohët e fundit: Profesor Dr. Muharrem Carabregun, kryetar i degës të Qendrës sonë në Prishtinë dhe studiuesin Rasim Bebo. Që të dy kanë marrë pjesë aktive në ndriçimin e historisë së lashtë të kombit shqiptar dhe kanë lënë pas një trashëgimi të pasur botimesh shkencore. Në nderim të studiueses së shquar vlonjake Nermin Vlora-Falaski, referati i parë ishte mbi jetën dhe veprimtarinë e saj.

KOMBI JU FALENDERON, TË PAHARRUAR QOFSHI !
Sipas renditjes në revistën Dodona, u referuan këto kumtesa:
1-MCs Albert Habazaj, Vlorë: “Nermin Vlora Falaski në fushën e studimeve antropologjike dhe etnografike”,
2-Prof. Dr. Hamit Xhaferi,Tetovë, “Disa të dhëna mbi historinë e lashtë të vendndodhjes së Uskanës (Kërçova e sotme)”,
3-Kujtim Mateli, Tiranë: “Përkatësia etnike e Akil Pelidit”,
4-Dr. Arsim Spahiu, Paris: “Pellazgët”,
5-Çlirim Hoxha, Vlorë: “Autochtonous”,
6-Ilir Mati, Tiranë: “Tek etruskët me gjuhën shqipe”,
7-Fahri Dahri, Itali: “Çamëria dhe banorët e saj pellazgjikë”,
8-Doc. Odise Çaçi, Vlorë: “Pellazgët një popull para helen”,
9-Margarit Nilo: “Roli i shqipes në fjalformimin që në lashtësinë e hershme dhe roli i saj në ndërtimin e fjalëve të lashta greke dhe romake”,
10-Nazmi Selimi, Shkodër: “Mozaiku i Mesaplikut”,
11-Skender Hushi, Kavajë: “Shqipja-çelsi i gjuhëve të botës”,
12-Fatbardha Demi, Tiranë: “Dora, që zbulon simbolin 12.000 vjeçar të besimit arbër”,
13-Albert HABAZAJ, Vlorë: Zbulohet emërvendi : Varri i Pelazgut në Terbaç (Himarë, Vlorë),
14-MCs. Rezehana HYSA, Dibër: “Kush ishin Ilirët dhe kultura e tyre”,
15. Shaban A. BERISHA, Kosovë: “Mbishkrimi i Pellës (Maqedoni)”,
16. Fiorina SHIKO, Rovenë: “Aramishtja dhe lidhja e saj me gjuhën shqipe”,
17-Prof. Dr. Leonard PRIFTI: “Pellazgët, bijtë e Japetit”,
18-PhD. Liljana PEZA-Prof. Dr. Luftulla PEZA: “Familja Pellazgjike e Gjuhëve”,
19-Prof.Dr. Luftulla PEZA-PhD. Liljana PEZA: “Historia e shkurtër e Ballkanit”,
20-Asqeri Diko, Stamboll : “Toponimia e fshatit Zaloshnjë”,
21-Prof. Dr. Vedat SHEHU: “Pellazgët, gjurmët e tyre në gjuhën shqipe”,
22-Florin ZYBERAJ: “Zeri thirmor i Shemsedin Sami Frashërit në shkrimin dhe levrimin e gjuhës shqipe”,
23-Aleksandër HASANAS, Korçë: “Perëndesha Athena – Etimologji”,
24. Agron DALIPAJ, Pogradec:”Akademia e Shkencave e Shqipërisë kundër gjuhës shqipe”,
25-Ing. Anastas Shuke: “Mbi Qytetërimin Shumer”,
26. Kol Marku: Peruxhia: “Gjurmë të gjuhës pellasge në latinishte dhe shkrimet etruske të varreve të Orvieto-s (Itali), që transkriptohen nëpërmjet gjuhës shqipe“,
27- Fredi Balaj: “Shkronjat e alfabetit, lidhen me gjuhën shqipe”.

Të gjithë referatet u shoqëruan me pyetje dhe diskutime dhe u vlerësua kontributi i sejcilit. Shumica e tyre kishin nivel të lartë shkencor dhe sillnin mjaft prova të reja për problemin e lashtësisë së gjuhës dhe të popullit tonë. Gjatë simpoziumit u vu re puna serioze e pjesmarrësve për të sjellë prova e fakte në mbështetje të historisë së lashtë të kombit tonë, që fillon me pellazget, ndiqet nga ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët (çamët), thrakët dhe dakët dhe vazhdon sot me shqiptarët, arvanitët dhe arbëreshët.
Shumica e studimeve janë edhe në gjuhën angleze. Revista Dodona ndodhet edhe në Bibliotekën Kombëtare. Të gjitha përmbledhjet e referateve janë botuar në këtë revistë.
Simpoziumi u përshendet nga kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli si dhe nga deputetja e zonës, të cilët dhanë ndihmë të madhe në ecurinë e simpoziumit.
Pjesmarrësit u përshendetën edhe nga zonja Lefteri Metkaj, që solli përvojën me mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Nga mjaft mësues dhe prindër emigrantë bëhet punë shembullore, që fëmijëve të tyre tu mësojnë gjuhën amtare, sipas programeve shkollore. Të gjithë këtë punë e bëjnë në mënyrë vullnetare, por duhet ministria e Arsimit të paguaj arsimtarët.
Na nderuan me pjesmarrjen e tyre Prof. Dr. Bilal Shkurtaj, ish Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, zonja Vojsava Shkurtaj, Kryetare e Këshillit të Bashkisë Vlorë, zotërinjtë Ahmet Demaj, Kryetar i Shoqatës “Labëria” Vlorë, Eqerem Canaj, shkrimtar, Idajet Jaho, poet, studiues, Luto Memokondi, poet, fabulist, Doc. Odise Çaçi, studiues, historian, Remzi Gjika, shkrimtar, Syrja Sherifi, studiues, Ruzhdi Bajrami, studiues, Myrteza Mara, shkrimtar, poet, Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, Petraq Pali, shkrimtar shqiptaro-amerikan, Vilheme Vranari Haxhiraj, shkrimtare, Halil Bregasi, shkrimtar etj.
Na erdhi keq të gjithëve, që studiuesit e gjuhës shqipe dhe të historisë nga Universiteti “Ismail Qemali” i bojkotuan në grup punimet e simpoziumit, ku ishin të ftuar. Veprimtaritë shkencore gjithmonë vlerësohen, sepse e shtyjnë më përpara dijen shkencore. Debati shkencor është rruga e vetme, që sjell përparim në shkencë, prandaj ne jemi të hapët për njerzit e shkencës, qofshin edhe me mendime ndryshe. Do ta quaja nder të madh të më ftonin dhe të merrja pjesë në ndonjë veprimtari shkencore, që do të organizojë Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës.
Por bojkotimi i punimeve të simpoziumit nga këta pedagogë të universitetit të Vlorës i ka rrënjë në disa konceptet të gabuara, antishkencore dhe antikombëtare të shkollës së vjetër, që ata bartin, lidhur me origjinën pellazge të popullit shqiptarë dhe të gjuhës shqipe. Sot është vërtetuar plotësisht me prova të shumta dhe mjaft bindëse se pellazgët janë populli më i vjetër i identifikuar në botë, bëmat e të cilëve i trajtojnë gjërësisht në epikat e tyre poetët e racës pellazge Omeri dhe Hesiodi dhe mjaft shkrimtarë të tjerë më të vonshën. Po kështu është vërtetuar plotësisht se gjuha pellazge, gjuha më e vjetër e planetit, e shkruar gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në Ballkanin Qendror, nuk është gjuhë e cdekur, por fatmirësisht ka mbijetuar në gjuhën shqipe. Gjuha pellazge, nëpëmjet dialekteve të saj ilire, maqedone, dardane, thrake, paeone dhe dake kalojë tek shqiptarët dhe ruhet si gjuha shqipe. Ne jemi krenarë për origjinën pellazgjike të kombit dhe të gjuhës sonë, prandaj përpiqemi ti studjojmë këto më thellë dhe më mirë.
Ka ardhë koha që lashtësia e gjuhës shqipe të mos mbahet pezull tek “Formula e Pagëzimit”, vendosur shekullin e kaluar, por të shkojë në origjinën e saj të natyrshme pellazgjike. Po kështu edhe origjina e popullit tonë duhet të pranohet pellazgjike. Pa këto populli ynë i lashtë do të mbetet si guri i shkulur, pa origjinën e tij dhe i fyer ndërmjet popujve të tjerë, sepse të gjithë e kanë zgjidhur origjinn e tyre qysh shekullin e kaluar.
Është në nderin e studiuesve në universitetin me emrin e madh “Ismail Qemali” dhe në universitetetet e tjera shqiptare, që të mos e lenë pa origjinë popullin shqiptar dhe gjuhën e tij. Ata duhet ti japin rrugën e duhur problemit, që populli ynë dhe gjuha e jonë të ngjiten në vendin e nderit midis vendeve të tjera.
Gjatë ditës së dytë të simpoziumit pjesmarrësit bënë vizitë në Kaninë, për të nderuar studiuesen Nermin Vlora, studiusen e parë, që solli dokumentet shkrimore të gjuhës ilire. Tek varri i saj vendosëm buqetë me lule. Zonja Zenepe Luka, autore e mjaft librave dhe kryetare e Fondacionit “Nermin Vlora” na foli gjerësisht mbi jetën e saj dinamike dhe ecurinë e fondacionit. Shteti ynë fatkeqësisht asnjë ndihmë nuk jep për këtë fondacion mjaft të rendësishëm. I propozuam kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Zotit Dritan Leli, që të mundësojë ngritjen e “Institutit Nermin Vlora”, për të studiuar historinë e lashtë të truallit shqiptar dhe mbishkrimet e shumta në gjuhën ilire, epirote, maqdone etj., që do ti jepte nder Vlorës dhe të mos i lemë falsifikatorët e Qendrës Albanologjike në Tiranë ti tjetërsojnë në gjuhën greke.
Vizitë mjaft interesante bëmë në Bibliotekën “Shefqet Musaraj” të Vlorës, ku drejtor është studiuesi Çlirim Hoxha. Aty z. Çlirim na paraqiti mjaft harta të vjetra, të botuara në vende të huaja, ku paraqitej trojet e lashta pellazge, ilire, maqedone dhe shqiptare para shpalljes së pavarësisë. Këto janë dëshmi se në lashtësi shqiptarët kanë zotëruar gjithë Ballkanin dhe më gjerë. Hartat janë sjellë me bujari nga emigrantët shqiptar, nga vende të ndryshmne të botës.
Shumë interesante për pjesmarrësit ishte vizita në Parkun Arkeologjik të Orikut. Oriku është qytet/liman i lashtë themeluar gjatë shekujve 7-4 p.e.s. Pamë mjaft objekte interesante arkeologjike si theatrin e lashtë, vendet e banjave, shkallë të gdhendura në gurë etj., por shumica e objekteve janë ende të pazbuluara plotësisht. Arkeologjia e objektit ende nuk është studiuar e plotë.
Na bëri mjaft përshtypje që në stendën shpjeguese të qytetit të Orikut është vendosur
Emërtimi “Periudha helenistike”, sikur qytetin e Orikut e kanë themeluar dhe ngritur grekët, me emrin fals “helenë”. Sa pak njohuri kanë arkeologët shqiptarë. Qytetin e Orikut e kanë ngritur paraardhësit tanë pellazgët, që i dhanë emrin dhe epirotët. Termi “periudha helenistike” është fabrikim i falsifikatorëve, për të paraqitur sikur grekët kanë pasur kulturë të lashtë, gjë që nuk është e vërtetë. Kjo periudhë në arkeologjinë e Greqisë përfshinë kohën pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në vitin 323 p.e.s. deri në ngritjen e Perandorisë Romake dhe pushtimin e Egjiptit prej saj në vitin 31 p.e.s. Të gjitha veprat qytetare dhe kulturore të ngritura gjatë kësaj periudhe rreth 350 vjeçare, falsifikatorët grekë i quajnë si kulturë greke/helene. Por grekët gjatë kësaj periudhe kohore as nuk njihen në histori, prandaj qytetaria dhe kultura e kësaj periudhe është maqedone/ilire/epirote/shqiptare dhe grekët nuk kanë asnjë lidhje me këtë kulturë.
Fisi pa emër për herë të parë në histori si “grek” u emrua nga romakët, gjatë shekullit të parë p.e.s., pasi pushtuan Ballkanin. Fisi ishte pa asnjë nivel kulturor, fis barbarë, nuk dihet nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë dhe asnjë të tillë nuk sollën me vete. Aleksandri i Madh ishte maqedono/shqiptar dhe ajo që ndërtoi ai në perandorinë e tij, i përket pa asnjë dyshim maqedonëve të lashtë dhe jo grekëve. Më pas deri në vitin 1821 grekët nuk përmenden asnjë herë në histori. Më 1821 u bë revolta e arvanitasve për liri nga Turqia, e cila u financua nga Ali Pash Tepelena, por u përkrah nga paria europiane. Pas fitores së pavarësisë nga Turqia në vitin 1832 ngrihet mbretëria e parë greke me mbret bavarezin Oto, në një koh, që ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët, paeonët të gjithë popuj të trungut pellazgjik dhe shqipfolës, i kishin ngritur mbretëritë e tyre që në shekujt 7-3 p.e.s. Kjo është përmbledhja e historisë. Por arkeologët tanë e njohin shumë pak historinë e vendit të tyre, për deri sa pranojnë falsifikimin e periudhës së Aleksandrit të Madh dhe pas saj.
Të gjithë pjesmarrësve dhe dashamirëve të shumtë ju uroj shëndet dhe suksese në punën krijuese dhe mirë u pafshim !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura