PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SIMPOZIUMI I TRETË NDËRKOMBËTAR ’10 MIJË VJET HISTORI: NGA PELLAZGËT TEK SHQIPTARËT’ I ORGANIZUAR NGA SHOQATËS ‘QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE’

Tiranë, 10. 12. 2014 – Më 14 – 15 nëntor 2014 në Tiranë u zhvillua simpoziumi i tretë i shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Idea themelore, nën të cilën u zhvillua simpoziumi ishte: “10 MIJË VJET HISTORI: NGA PELLAZGËT TEK SHQIPTARËT”. Me këtë ide themelore duam t’u kujtojmë të gjithëve dhe sidomos shqiptarëve, se historia e shqiptarëve është sprovuar historikisht e vjetër mbi dhjetëmijë vjet. Dhjetë mijë vjet p.e.s. pellazgët, stërgjyshat e shqiptarëve, tashmë e kishin krijuar identitetin e tyre, ata kishin zotat e tyre me Zeusin kryezotin, simboli më i vjetër i të cilit, Zeuastika, është gjetur dhe datuar dhjetë mijë vjet p.e.s. (Ukrainë). /Fjala Ukrainë = u k(u) ra in = është ku ra yni, emërtim, që tregon prejardhje nga gjuha e lashtë pellazge/. Kjo tregon se që gjatë gurlashtit të vonë pellazgët ishin formuar si popullsi homogjene, kishin tashmë kulturën e tyre, që i dallonte nga popullsia primitive.
Simpoziumi i sivjetshëm u zhvillua për nder të dy albanologëve të shquar: prof. Zef Krispi dhe prof. Spiro Konda, vepra e të cilëve për historinë e kombit tonë kanë vlerë të madhe historike dhe gjuhësore.
Qëllimi i organizimit të simpoziumit është të sjellë para studiuesve, shkencës dhe publikut të gjerë studime të reja nga fusha e Qytetërimit të lashtë Pellazg dhe të lidhjes së tij gjuhësore dhe kulturore me racën shqiptare. Siç dihet si për Qytetërimin Pellazg ashtu edhe për lidhjen e tij të ngushtë gjuhësore dhe kulturore me shqiptarët janë dhënë shumë studime gjatë shekujve të kaluar dhe në kohën tonë, por në simpoziumet tona paraqiten prova të reja ose shembuj të rinj në këto fusha, që pasurojnë dijet tona dhe shkencën e sotme, e cila padrejtësisht për këto probleme ndeshet me falsifikatorët dhe padijen.
Në simpoziumin e sivjetshëm morën pjesë studiuesit më në zë të kulturës sonë të lashtë nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Shqipëria si dhe studiues shqiptarë nga ShBA, Italia dhe Franca. Kjo për ne ka rëndësi të madhe, sepse jemi shoqatë gjithshqiptare dhe veprimtarinë tonë duam ta shtrijmë në të gjitha trevat shqiptare. Tani po bëjmë përpjekje që në shoqatën tonë të kemi përfaqësues nga Mali i Zi, Greqia, Rumania dhe rajone të tjera.
Është mjaft domethënëse që studiuesi Rasim Bebo e shtyu biletën e kthimit për në Amerikë, vetëm për arsye të pjesëmarrjes në simpozium. Edhe studiuesi Myrteza Minxha, megjithë probleme shëndetësore për momentin, i apasionuar pas gjuhës shqipe, mori pjesë në simpozium. Ai ka mbledhur dhe po i studion mjaft emra të lashtë vendesh në Itali, që shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe dhe me shpenzimet e tij shumë literaturë të rrallë, që do ta vejë në shërbim të studiuesve tanë. Dihet që banorët më të vjetër të Italisë janë pellazgët dhe më pas etruskët. Ata jo vetëm i kanë dhënë emrin Italisë dhe themeluan Romën dhe qytete të tjera. Por qytetërimi i tyre i madh ka qenë djepi ku lindi dhe u zhvillua qytetërimi romak-latin. Prandaj çdo gjë e lashtë në Itali ka lidhje me pellazgët, etruskët dhe ilirët, siç e pohojnë edhe vetë studiuesit e shumtë italianë, përfshirë edhe themelimin e Romës.

Në simpozium morën pjesë antarë dhe simpatizantë të shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. U referuan 18 kumtesa nga studiuesit: prof.dr. L. Prifti, PhD. L. Peza, R. Bebo, Ç. Hoxha, pro. dr. L. Peza, F. Demi, ing. A. Shuke, M. Abazi, O.Rexhepi (Preshevë), prof. dr. H. Xhaferi dhe dr. I.Veliu (Maqedoni), A. Boçi, prof.dr. R. Doçi, prof. dr. M. Cerabregu (Kosovë), Dr. A. Spahiu (Francë), M.Minxha (Itali) dhe M.Butka. Të pranishëm në simpozium ishin edhe studiuesit S. Hushi, B. Glloboçista, I. Mati, të cilët morën pjesë dhe dhanë ndihmesën e tyre në diskutime. Morën pjesë edhe arkeologet e reja Zh. Gjyshja dhe A. Mara etj.
Fillimisht të pranishmit në simpozium u njohën me veprimtaritë e dy figurave të ndritura të albanologjisë dhe shkencës sonë dhe konkretisht me jetën dhe veprën e profesorit arbëresh Zef Krispi, përgatitur nga PhDr. Liljana Peza dhe të prof. Spiro Konda, përgatitur nga prof. Leonard Prifti. Krispi ka qenë profesor i gjuhës shqipe dhe greke në Universitetin e Palermos në fillim të viteve 1800. Gjatë studimit të Iliadës së Homerit dhe të veprave të tjera të antikitetit Krispi gjeti në te mjaft fjalë dhe shprehje të gjuhës së lashtë pellazge, të cilat kanë kuptimin e plotë në gjuhën e sotme shqipe. Njohuritë e tij në këtë fushë i përmblodhi në librin “Shqipja nëna e gjuhëve” (Palermo, 1831), vepër me rëndësi të madhe për gjuhën shqipe dhe kulturën europiane. Nga kjo Krispi arriti në përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët rrjedhin nga pellazgët.
Në këtë mënyrë Krispi hapi një dritare të re në botën shkencore botërore lidhur me Iliadën, që më pas do të thellohej nga studiues të tjerë, që vepra e parë e letërsisë europiane “Iliada” është shkruar fillimisht në gjuhën e lashtë pellazge / shqipe dhe në fakt përbën veprën e parë të letërsisë shqipe. Nuk ka gjë më të madhe për kulturën dhe gjuhën tonë!
Krispi me këto fjalë ndërtoi fjalorin e parë pellazgjisht-shqip. Disa prej këtyre fjalëve janë:

 A nuk duhet, që këto fjalë të bekuara të gjuhës shqipe, të zbuluara në Iliadën e Homerit, ti vlerësojmë lart dhe të jenë në themel të gjuhës sonë nëpër shkollat tona? Mësuesit e gjuhës shqipe duhet ta kenë librin e Krispit të lidhur ngushtë me mësimdhënien e tyre.
Mbi veprimtarinë e profesorit Spiro Kondës foli prof. dr. Leonard Prifti. Ai vuri në dukje rolin e mendimeve të Kondës për prejardhjen pellazgjike dhe ilire të shqiptarëve. Ndaj prof.Konda dhe tezave të tij mjaft të drejta, është mbajtur qëndrim jashtë normave shkencore nga ish kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë vitet e shkuara.
Fatkeqësisht dhe padrejtësisht rezultatet studimore të Krispit dhe të Kondës janë braktisur në vendin e tyre mëmë nga fodullëku dhe prapambetja e gjuhtarëve shqiptarë (përfshirë edhe ato arbëresh) të kohës sonë.
Të dyja kumtesat ishin mjaft interesante dhe u pritën me mjaft interes. Në saj të punës së madhe të Krispit, De Radës, Majanit, Kondës, Vlora-Falaskit etj. sot në Itali është pranuar zyrtarisht se gjuha etruske është shumë e afërt me gjuhën shqipe, gjë që ende nuk është pranuar nga gjuhtarët shqiptarë në Shqipëri!
Në simpozium u paraqitën tri kumtesa mbi Dodonën nga autorë të ndryshëm, por secili në këndvështrime të ndryshme (autorët R. Bedo, Ç.Hoxha dhe Dr.A.Spahiu). Dodona është faltorja më e lashtë pellazge dhe e besimit pagan në përgjithësi, e ngritur për nder të Zeusi Pellazg në Epirin pellazg. Ajo është themeluar gjatë mijëvjeçarit të 3 p.e.s. dhe ka luajtur rol të madh në jetën shpirtërore të pellazgëve të lashtë.
Disa nga referatet e tjerë, që më tërhoqën më shumë vëmendjen do të ishin:
Studuesja Fatbardha Demi paraqiti referatin “Perëndesha më e fuqishme e të gjitha kohrave në zhubletën e mirditores”. Në kumtesë u tha se në xhubletën mirditore ruhen simbolet e lashta pellazge, që tregon se sa e lashtë është kjo veshje. Një nga simbolet e lashtë është perëndesha Zog, femra ose njeriu i parë toksorë i adhuruar në fillimet e besimit gjatë gurlashtit (paleolitit), rreth 30-50 mijë vjet më parë. Edhe shqiponja ka qenë njëri nga simbolet më të lashta, që kryente rolin e ndërmjetësit midis njeriut dhe zotit, prandaj autorja e quan Perëndesha Shqiponjë.
“Mbi prejardhjen dhe zhvillimin e foljes “jam” në lashtësi përgatitur dhe referuar nga studiuesi ing. Anastas Shuke, si folje themelore në shumë gjuhë të botës, e cila mendohet se ka qenë kështu edhe në gjuhën shumere, që shprehet me “a”, me të cilën autori merret prej vitesh. Ky referat është paraqitur edhe në kongresin e 20 ndërkombëtar të studiuesve të gjuhëve Arkade, mbajtur në Varshavë gjatë gushtit të këtij viti, ku është pritur me interes.
Studiuesi Orhan Rexhepi nga Presheva paraqiti referatin “Gjeneologjia Dardane nga Noe deri tek shqiptarët e sotëm”. Në te shtjellohet historia e Dardanit të Arkadisë nëpër etapat e ndryshme, si themelues i mbretërisë së Trojës (Azi e Vogël), që e lidh edhe me Pellazgun, si i pari njeri i njerëzimit. Dr. Ilmi Veliu nga Kërçova (Maqedoni) në kumtesën e tij “Simbolet e besimit pellazgo/ilir vazhdojnë të përdoren mbi varret e shqiptarëve të krishterë dhe mysliman”, ofrojë material të bollshëm dhe mjaft interesant mbi simbolet pellazgo / ilire që ruhen ende sot në varret e shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë. Në plakat e varreve të ndryshme në Kërçovë dhe Tetovë (Maqedoni ), autori ka vënë re, se përveç kryqit dhe hënës, që janë simbole të lashta pellazge, por që janë pranuar edhe si simbole të krishtera dhe myslimane, ndeshen edhe simbole të tjera pellazge si dielli, gjarpri me dy koka etj. Kjo tregon vazhdimësinë e lidhjes midis pellazgëve të lashtë që kalon më pas tek ilirët, arbërit edhe tek shqiptarët e sotëm.
Me interes u prit kumtesa “Gjuha hitite është një dialekt i gjuhës pellazge/shqipe”, paraqitur nga bashkëpunimi i prof. dr. L. Peza me Phdr. Liljana Peza. Gjuha hitite sot në shkencë ka interes të madh sepse paraqitet si gjuha më e vjetër e sprovuar me dokumente shkrimore. Nga ana tjetër ajo konsiderohet sot si gjuha e parë e njohur, që rrjedh nga gjuha Para-Indo-Europiane.
Hititët kanë shkruar me sistemin kunjor të shkrimit ashtu si dhe shumerët, nga është ndikuar gjatë mijëvjeçarit të dytë dhe të parë p.e.s. Me deshifrimin e pllakave të baltës, ku ruhet shkrimi hitit është marrë prej shumë kohësh studiuesi çek B. Hrozny. Ai gjeti çelsin e zbërthimit të shkrimit kunjor hitite dhe i barazojë ato me alfabetin e përdorur në gjuhët europiane. Duke ndjekur leximin e pllakave shkrimore hitite dijetarët kanë nxjerrë shumë fjalë të njohura në këtë gjuhë të lashtë dhe ju kanë dhënë një barazim me fjalët e gjuhëve europiane, sidomos në anglisht. Duke ndjekur këto studimet në këtë fushë, vumë re se shumë nga fjalët e zbërthyera nga pllakat hitite, kanë kuptim dhe përputhje të plotë me fjalë të gjuhës së sotme shqipe.
Vumë re njëkohësisht se fjalëve ju është dhënë në anglisht një kuptim jo i vërtetë në shumicën e rasteve. Kështu p.sh. Fjala “ANDA” = ANDA në gjuhën shqipe, është përkthyer në anglisht si “between” (në mes); fjala “APA” = HAPA në gjuhën shqipe, është përkthyer si “after, back” (pas, prapa); fjala “ARA” = ARA në gjuhën shqipe është dhënë si “good” (mirë) etj. Autorët e kumtesës kanë ndërtuar fjalorin hititisht-shqip-anglisht.
Vërtetimi se gjuha hitite ka afërsi të madhe me gjuhën shqipe, tregon se gjuha hitit ka pasur po kaq shumë afërsi edhe me gjuhën pellazge, pasi është vërtetuar tashmë nga shumë studime vazhdimësia e gjuhës pellazge në gjuhën shqipe. Me qenë që gjuha hitite nga dijetarët është pranuar se rrjedh nga gjuha Para-Indo-Europiane, vërtetohet se kjo gjuhë Para Indo Europiane është pikërisht gjuha pellazge dhe nga kjo e kanë origjinën gjuha hitite dhe gjuhët e tjera, që sot quhen Indo-Europiane.
Disa fjalë të shkruara të gjuhës hitite shpjegojnë mënyrën e jetesës së këtij populli të lashtë. P.sh. fjalët salata, piruna, tax apo tavana etj., të gjuhës hitite, të njëjtat edhe në gjuhën shqipe, tregojnë se hititët kanë përdorur në ushqim sallatën dhe pirunin, kanë pasur (të paktën parija) shtëpitë me tavan, kanë pasur në përdorim taksat etj. Nga ana tjetër disa fjalë të shkoqitura nga shkrimi kunjor hitit, përbëjnë emra njerzish, që janë në përdorim ende ndër shqiptarët: Ana, Anita, Gima (Agim), Hana, Hasan, Ila (Ylli) ose Yllka, Irma, Is (Isa), Mark, Miti, Naki (Neki), Pask (Pashk), Salli (Sali), Sami, Sani, Sanie, Sara, Uk, Zina etj.
Këtë vit shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike” themeloi revistën e vet, me emrin mjaft të spikatur “DODONA”, për të nderuar faltoren më të vjetër pagane dhe Zeusin Pellazge, që i japin nder kombit tonë. Në numrin e parë të kësaj reviste janë vendosur të gjitha përmbledhjet e referateve, që u mbajtën në simpozium.
Të gjitha kumtesat e referuara përbëjnë kontribut të ri shkencor në fushën e njohjes së historisë, gjuhës dhe kulturës sonë në përgjithësi.
Në fund të simpoziumit në emër të kryesisë, kryetari i shoqatës ju shpërndau fletë MIRNJOHJE disa nga aktivistët më të dalluar në veprimtaritë e shoqatës. U nderuan studiuesit: Gëzim Uruçi (pas vdekjes), Rexhep Doçi, Muharrem Cerabregu, Anastas Shuke, Rasim Bedo, Leonard Prifti, Liljana Peza, Fatbardha Demi, Skënder Hushi, Asqeri Boçi dhe Bashkim Klloboshica.
Si dhe herë të tjera, në simpozium nuk morën pjesë asnjë studiues nga Akademia e Shkencave ose Qendra Albanologjike Shqiptare, megjithëse ftesat i kanë pasur në kohë. Kjo situatë, që përsëritet nuk është mirë për institucionet shkencore të larta. Përfaqësuesit e tyre duhet të përkrahin me të gjitha mjetet zhvillimin e shkencës në të gjitha drejtimet dhe të largohen nga paragjykimet pa vend, që kanë mbi pellazgët, stërgjyshat tanë të pamohuar. Ne punojmë për gjuhën shqipe dhe historinë e lashtë të kombit shqiptar. Të dyja këto, si gjuhën shqipe ashtu edhe parahistorinë e popullit tonë, ne i lidhim me pellazgët dhe i kemi pranuar ata si stërgjysha tanë, që na kanë lënë trashëgim gjuhën dhe historinë. Janë me mijëra prova të pamohueshme që vërtetojnë se gjuha shqipe dhe historia jonë e kanë zanafillën tek pellazgët, u zhvillua më vonë nga ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, etruskët, hititët, shumerët etj., deri sa erdhën tek shqiptarët e sotëm.
Nëse ndonjë studiues i gjuhës shqipe ose historisë së lashtë nga këto institucione të larta shkencore kanë vënë re shkelje të disiplinës shkencore në studimet e sotme apo në të kaluarën dhe paraqitje të padrejtë të problemeve, që shtrohen, është mirë pikërisht në seancën e simpoziumit ti thonë mendimet e tyre hapur në adresat përkatëse. Për ne si kryesi e shoqatës janë kurdoherë të mirëpritur.
Studiuesit e “Qendrës së Studimeve Pellazgjike” nga ana tjetër në mjaft raste kanë vënë re dhe paraqitur shkelje të rëndë të disiplinës shkencore, mohim dokumentesh dhe falsifikim të tyre nga ana e disa studiuesve të gjuhës shqipe, që dëmtojnë rëndë gjuhën dhe historinë tonë dhe studiuesit e mëdhenj të saj.
Këtë vit përkujtojmë 200 vjetorin e lindjes së dijetarit të shquar arbëresh Jeronim De Rada. Në mjaft shkrime, që u publikuan në shtypin e përditshëm për këtë dijetarë të shquar, përmendet vetëm vlera artistike e dijetarit, por ana e tij historike dhe shkencore për gjuhë shqipe anashkalohet, sikur të mos jetë thënë asgjë. De Radës në këtë mënyrë me qëllim i hiqen vepra të rëndësishme nga veprimtaria e tij, siç janë ato studime që e lidhin gjuhën shqipe me atë pellazge dhe popullin tonë të prejardhur nga pellazgët.
De Rada nuk ka qenë njeri apolitik, që mblidhte folklor dhe fjalë nga goja e popullit dhe vetëm se i shkruante ato. Ai ka qenë atdhetarë i shquar, që kundërshtoi me forcë vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë dhe përkrahu me të gjitha forcat Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ai ka qenë dijetarë i thellë, që çdo fjalë të gjuhës shqipe ka kërkuar ti gjejë rrënjët e saj. Në këtë rrugë të re studimore, i frymëzuar edhe nga dijetari tjetër Z. Krispi, De Rada filluar nga vitin 1840 botoi disa vepra me përmbajtje të thellë filozofike për gjuhën dhe historinë tonë të lashtë: Hyjnitë Pellazge, Identiteti i shqiptarve me pellazgët, Lashtësia e Kombit Shqiptar, Pellazgët dhe helenët etj.
Madhështia e De Radës qëndron pikërisht në atë, se ai e lëvroi gjuhën dhe kulturën tonë, por ngulmoi dhe arriti tek rrënjët e saj pellazge. Krispi dhe De Rada, megjithëse punuan në kohën më të errët për gjuhën shqipe, me aftësitë e tyre dhe me prova bindëse arritën ta lidhin gjuhën tonë me gjuhën e lashtë pellazge dhe Iliadën dhe Odisenë e Homerit i përfshijnë si vepra të kulturës shqiptare. Gjuhtarët tanë sot, me gjithë literaturën e gjerë, provat dhe mjetet e shumta në dispozicion, duke mohuar në mënyrë antishkencore arritjet e Krispit, De Radës dhe qindra studiuesve të tjerë e kanë katandisur lashtësinë e gjuhës sonë deri në mesjetë, tek “Formula e Pagëzimit” si dokumenti i parë i shkruar. Duke falsifikuar mbishkrimet ilire të Durrësit dhe Apollonisë, ata ilirët i kanë paraqitur analfabetë dhe pa kulturë dhe asnjë herë nuk arritën të pranojnë provat e parashtruar nga dijetarët e tjerë, që gjuha ilire vazhdon pa ndërprerje në gjuhën e sotme shqipe. Megjithse po bëhen 70 vjet nga ngritja e institutit të gjuhësisë, jo vetëm gjuha shqipe ka mbetur pa rrënjë, por edhe populli shqiptar nuk dihet nga ka ardhë. E gjitha kjo vjen nga fodullëku i gjuhtarëve shqiptar, të cilët, vetë nuk punojnë me gjithë kushtet e mira dhe kur dijetarët e tjerë paraqisin prova bindëse, ata as nuk i studiojnë, por me rrugën jo shkencore i përbuzin.
Si çdo veprimtari, për mbajtjen simpoziumit duhet ndihmë financiare për shpenzimet e bëra. Shoqata jonë nuk ka asnjë ndihmë nga shteti dhe përballja e shpenzimeve varet nga ndihmat e antarëve. Kësaj here falënderojmë për ndihmën e madhe në mbarëvajtjen e simpoziumit kolegët: R. Bebo, B. Globoshica, A. Shuke, M. Minxha, A. Boçi, L. Peza etj.

Simpoziumi i tretë u zhvillua në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar Historik, një traditë që tashmë ka disa vite që e kemi vendosur, në bazë të një marëveshje afatgjatë.

Prof. dr. Luftulla Peza, kryetar i shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” Tiranë-Prishtinë.
– Kontakti me autorin: [email protected].

********************************************************* 

Shtegtim – Seminari III i studimeve pellazgjike:

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
NË FORMATIN ‘PDF’
– Prof.Dr.Luftulla Peza –
SIMPOZIUMI I TRETË NDËRKOMBËTAR ’10 MIJË VJET HISTORI:

NGA PELLAZGËT TEK SHQIPTARËT’ I ORGANIZUAR NGA I SHOQATËS

“QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE’
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/L-Peza-pellazget-shiptaret-2014.pdf
´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´
© Pashtriku.org, dhjetor’2014

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura