PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SKANDALE NË INSTITUTIN E GJUHËSISË NË TIRANË (I)

Durrë, 1 korrik 2017: Instituti i gjuhësisë në Tiranë është ngritur me qëllim të studiojë gjuhën shqipe në të gjitha aspektet, me metodat më moderne bashkohore, krahas të gjitha gjuhëve të tjera IE. Kjo kërkon në radhë të parë: 1-të shfrytëzohen të gjitha burimet historike të autorëve të ndryshëm për gjuhën shqipe, brenda dhe jashtë vendit, 2-të shfrytëzohen të gjitha të dhënat bashkëkohore për gjuhën shqipe, brenda dhe jashtë vendit, 3-të studjohet i gjithë materiali faktik, që ka vendi dhe trojet shqiptare për gjuhën dhe historinë e popullit tonë, gjuha e folur, gojëdhanat, mbishkrimet etj. 4-të gjindet origjina e gjuhës, sepse kjo lidhet ngushtësisht me origjinën e popullit shqipta etj.
Për të gjitha këto të vilen mendimet e përparuar nëpër konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjetur zgjidhjet më optimale për origjinën e gjuhës sonë.
Muajt e fundit pata rastin të vrojtoj dhe të ndeshem me veprime antishkencore në këtë institut, që dëmtojnë rëndë gjuhën shqipe dhe kulturën tonë. Në korrik të vitit të kaluar u paraqitëm në konferencën gjuhësore, orgnizuar nga instituti, me referatin “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe” (bashkë me Liljana Pezën) dhe qëllimi ynë ishte të bënim të ditur disa rezultate të fundit për studimin e gjuhës sonë. Ftesën na e dha drejtori i institutit, sipas rregullave fillimisht dërguam një përmbledhje të referatit, që u mirëprit dhe miratua dhe më pas morëm pjesë në konferencë.
Pas referimit tonë, drejtuesja e seancës prof. Anila Omari na u turr: “Kush ju ka lejuar ju të vini në konferencën tonë” ? – “Kjo është konferenca jonë dhe ju s’keni pse vini”, – “nuk jemi dakord me ju”, – “ju doni të hidhni poshtë punën tonë”, -“Ne nuk mohojmë punën tonë shumë vjeçare”, -“nuk ekziston dorshkrimi i Theodhor Shkodranit “ etj. Ju përgjegjëm zonjës, se kemi ardhur në konferencë, sipas të gjitha regullave, për të referuar mbi probleme të rëndësishme të gjuhës shqipe, por ajo nuk u kënaq dhe vazhdoi në të vetën, sikur instituti të ishte privat dhe ajo pronare e tij. Emrin e saj asnjë herë nuk e përmendim në referatin tonë. I kërkova Omarit në se ka vërejtje konkrete për referatin, por asgjë nuk paraqiti, por vetëm përsëriste ato që tha më parë. Kuptova që ajo nuk kishte marrë vesh asgjë nga referimi im.
Referati ynë është plot me dokumente, mbishkrime pellazge, ilire, epirote, mjaft të rëndësishme, që vërtetojnë vazhdimësinë e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën e sotme shqipe: fjalët janë të njejta ose me ndryshime të vogla. Plus kësaj në referat kemi dhënë historikun e gjuhës së shkruar pellazge/shqipe, gjatë 8 mijë vjetëve histori, që fillon në kulturën pellazge Vinkë-Turdas të gurvonit, 8 mijë vjet më parë dhe vazhdon nëpër kohën e bronzit dhe antike deri në ditët tona. Jepet edhe historia e alfabetit, i cili vjen nga kulltura pellazge Vinkë-Turdas, zhvillohet gjatë kohës së bronzit dhe gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s.. Këtë alfabet e trashëguan ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët etj. Prej këtij alfabeti u formuluan më pas, alfabetet e gjuhës greke dhe latine. Referati shoqërohet me burime të pasura literatura.
Sipas rregullit redaktori, i caktuar për të vlerësuar referatin tonë, i ka shënuar vërejtjet e veta në fund të faqeve: 4,5,14,15,19,23,28 dhe 31 të referatit. Vërejtjet e tij lidhen vetëm me interpretime të fjalëve: Autokton, Hajre, Pemë, Origjin, Histori, Eveniment, Kunj, për të cilat ne mendojmë se kanë origjinë pellazge. Redaktori mendon se mund të vijnë nga gjuha greke ose latine. Me gjitha atë, kemi shpreh mendimin, që problemi të ngelet i hapur për diskuim për këto fjalë. Redaktori nuk ka vërejtje për mendimet tona, literaturën e përdorur etj.
A. Omari dhe drejtuesit e institutit organizuan më pas një “redaksi”, që referatin tonë e quajti jo të denjë për tu botuar, mbishkrimet, që ne paraqesim si ilire dhe pellazge i pranojnë si mbishkrime greke dhe shprehën mendimin, që referati nuk nderon Qendrën Albanologjike, prandaj të mos botohet. Ky vendim është marrë megjithse redaktori i studimit tonë, caktuar nga drejtoria nuk ka vërejtje serioze dhe pa asnjë recenzë shkencore, që është kusht i domosdoshëm për vlerësimin e punimeve shkencore. Redaksia na dërgoi vërejtjet të përmbledhura në një faqe (nënvizimet janë të miat, L.P.). Më vonë drejtori i institutit prof. Valter Memisha më njoftoi se referatet e konferencës janë dorëzuar në shtyp në dhjetor 2016 dhe do të dalin libër më vete, ku referati ynë nuk është përfshirë.

– Anila Omari –

Këto janë vërejtjet e përgatitura nga Anila Omari, që na u dërguan në emër të redaksisë:
“Tema e trajtuar është nga më të rëndësishmet në albanologji, që lidhet me origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar, për të cilën kanë punuar breza të tërë studiuesish, që nga fillimet e albanologjisë si shkencë. Në studimin e kësaj çështje janë ndërthurur disiplina të ndryshme, si historia, arkeologjia, etnografia, antropologjia dhe gjuhësia. Deri tani shkenca ka arritur rezultate të shumta, por të pamjaftueshme për të vërtetuar plotësisht prejardhjen e gjuhës shqipe nga njëra prej gjuhëve të lashta të Ballkanit. Ndër studimet e kohëve të reja për autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre spikasin punimet e Eqrem Çabejt, të cilat operojnë me rezultatet disa fushave të albanologjisë, por kryesisht të onomastikës. Kjo ka ndodhur për faktin se nga gjuhët e lashta të Ballkanit kanë mbetur vetëm disa gjurmë në onomastikë, si emra njerëzish në mbishkrime varresh dhe emra vendesh të lashta të cilat dëshmojnë vijimësi evolucioni në shqipen e sotme. Nga ilirishtja kanë mbetur më shumë disa mbishkrime në Pulje, kurse nga trakishtja një tufë e vogël me emra njerëzish dhe disa glosa të veçanta, si emra bimësh. Deri tani nuk është gjetur as edhe një tekst, sado i shkurtër, që të ketë kuptim të plotë, sa për të krahasuar gjuhët me njëra-tjetrën. Për këtë arsye, gjuhëtarët nuk kanë bërë përparime të mëtejshme në çështjen e prejardhjes së gjuhës shqipe, përderisa nuk kanë dalë në dritë fakte të reja që të mundësojnë krahasime me gjuhët e lashta. Tashmë madje për gjuhëtarët, prirja për të kërkuar me çdo kusht prejardhjen e një populli është një prirje romantike e kohës së shekullit XVIII, nga e cila e kanë burimin edhe mitet që ekzistojnë edhe sot. Në fund të fundit, siç thotë një gjuhëtar i shquar indoeuropianist italian, Vittore Pisani, është e kotë të pyesësh cila është origjina e një gjuhe, sepse kjo presupozon se kjo gjuhë, apo paraardhësit e kësaj gjuhe, kanë ekzistuar gjithmonë. Mirëpo, dihet se gjuhët nuk lindin të gatshme, por ato formohen nëpërmjet një tërësie procesesh të cilat mund të kenë nisur edhe jashtë territorit të vendbanimeve të tyre historike dhe pastaj të vazhdojnë në trojet ku janë sot. Shqipja nuk bën përjashtim nga gjuhët e tjera të botës, pasi formimi i gjuhëve është një proces i natyrshëm që lidhet me nevojën e njeriut për komunikim, dhe gjatë këtij procesi, ne jo vetëm përdorim gjuhën e trashëguar, por edhe japim e marrim hua nga gjuhët e tjera me të cilat komunikojmë. Gjatë këtij procesi gjuha evoluon, u nënshtrohet ndryshimeve në të gjitha rrafshet e saj, së pari e më shpejt në leksik e në fonetikë, por më ngadalë e më vonë edhe në morfologji e sintaksë. Është e njëjta gjë që ndodh edhe sot me gjuhën, ku ne shohim me sy se si huazojmë fjalë e ndërtime nga gjuhët e huaja dhe shohim si na ndryshon gjuha para syve. Brezi i ri përdor një gjuhë pak më të ndryshme nga brezi më i vjetër e kështu me radhë. Në këtë mënyrë ne kemi vështirësi të kuptojmë një tekst shqip të shekujve XV-XVIII, pikërisht për faktin se gjuha ndryshon. Në një periudhë kohore prej dy mijë vjetësh zakonisht kemi ndërrim gjuhe, pra gjuha nuk është më e njëjta, por është shndërruar në një gjuhë tjetër, e cila mund të jetë shumë e ndryshme nga gjuha nënë, edhe pse një numër fjalësh mund të jenë ruajtur. Gjuhëtarët operojnë me një listë prej 200 fjalësh që mendohet se nuk kanë ndryshuar me kalimin e shekujve.
Kjo premisë e natyrës gjuhësore del e nevojshme për të sqaruar autorët e artikullit, pasi vijnë nga fusha jashtë gjuhësisë dhe nuk kanë formim të mjaftueshëm gjuhësor, gjë që duket gjatë gjithë shkrimit. Mungesa e formimit gjuhësor duket pikërisht në moskuptimin e natyrës së gjuhës, një nga tiparet kryesore të së cilës është mutacioni, evolucioni, ndryshueshmëria. Autorët nuk kanë asnjë njohuri për historinë e gjuhës shqipe, fonetikën historike të shqipes dhe shtresëzimin e leksikut të saj. Ata gjithashtu nuk njihen me literaturën bazë për gjuhët e lashta të Ballkanit dhe shohim që në bibliografi mungojnë edhe disa artikuj të rëndësishëm të Çabejt për autoktoninë e shqiptarëve nën dritën e emrave të vendeve. Autorët në të cilën mbështeten, janë pa autoritet në fushën e albanologjisë dhe ndonjë herë të njohur për pseudoshkencë.
Mbishkrimet që ata pretendojnë se janë në gjuhën ilire, janë të mirënjohura e të mirëpranuara botërisht si mbishkrime në gjuhën greke të vjetër dhe shpjegohen mirë me këtë gjuhë. Është e qartë se autorët nuk kanë asnjë njohuri në gjuhën greke të vjetër, gjë që është e domosdoshme për çdo studiues që i vihet studimit të mbishkrimeve të lashta. Zbërthimi që u bëhet këtyre mbishkrimeve me fjalë të shkëputura të shqipes së sotme s’është veçse diletantizëm qesharak. Mjafton të përmendim zbërthimin që i bëhet emrit të lashtë të qytetit të Durrësit, Epidamnum, me “Kur e pi të ban dam”, ose Dyrrachium me “Dy rrathë”. Për vërejtje të veçanta autorët mund të lexojnë komentet gjatë punimit.
Si përfundim, botimi i këtij punimi diskrediton vetë institucionin tonë albanologjik. Për këto arsye artikulli nuk mund të pranohet për botim në aktet e vëllimit “Kërkime Gjuhësore.
Shënim:
Kundër pretendimit të Musa Ahmetit lidhur me ekzistencën e një teksti shqip të shekullit XII ka disa shkrime, ndër të cilat edhe një shkrim i argumentuar shkencërisht i prof. Sh. Demirajt. Për polemikat lidhur me këtë pretendim shihni edhe shkrimin e Albert Ramajt:
http://www.shkoder.net/fjala/2007/aramaj1.htm (botuar edhe në gazetat e përditshme Shekulli e Tema: A.Ramaj, Me ç’këmbëngulje mbrohet gënjeshtra : mbi zbulimin e dorëshkrimit të Teodor Shkodranit nga Musa Ahmeti, por sipas burimeve të Vatikanit rezulton e pavërtetë, Shekulli. – Nr. 52, 27 shkurt, 2007, f. 14; A. Ramaj, Zbulimi” i dorëshkrimit të Teodor Shkodranit : [përgjigjja e Arkivit Sekret të Vatikanit lidhur me “zbulimin” e dorëshkrimit të hershëm shqip], Republika. – Nr. 45, 2 mars, 2007, f. 14 – 15)
Po ashtu edhe M. Kraja, Si u harrua Teodor Shkodrani? [lidhur me “zbulimin” e dorëshkrimit të hershëm shqip nga Musa Ameti], Tema. – Nr. 1980, 21 – 22 janar, 2007. “

(Ky vendim i redaksisë pa datë dhe emër më ka ardhë nga sekretarja rreth dt. 15 janar 2017, shënim i imi L.P)
***
Në këto “vërejtje”, të përgatitura nga A.Omari dhe pasuesit e saj, në kundërshtim me të gjitha regullat shkencore, ku nuk përfillet gjykimi i redaktorit të referatit tonë dhe pa asnjë recenzë të mirfilltë shkencore, formuluesit hedhin baltë mbi referatin tonë, mundohen ta paraqesin atë të dëmshëm për shkencën tonë, për të mbajtur gjallë idetë e tyre të vjetruara për gjuhën shqipe dhe historinë e saj.
Anila Omari me mendjelehtësi dhe pa brum shkencor, mbron me fanatizëm ato, që ajo ngriti me forcë në konferencë: -“Ne nuk mohojmë punën tonë shumë vjeçare”.
Cila është kjo punë kaq e madhe, që ajo dhe pasuesit mbrojnë? Kjo përmblidhet në këto pika:
-Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, por nuk ka dokumente shkrimore ilire, sepse ilirët nuk e kanë zotëruar shkrimin;
-mbishkrimet në Durrës, Apolloni e gjetkë i përkasin gjuhës greke dhe jo gjuhës ilire;
-dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe është “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15,
-letërsia shqipe fillon me Mesharin, shek. 16;
-lidhje të gjuhës shqipe me gjuhë pellazge nuk ka,
-kërkesa që të zgjidhet origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është “kërkesë romantike” e shekullit 18, që don të thotë se nuk ka për tu bërë kurrë,
-nuk ekziston shkrimi në gjuhën shqipe i Teodor Shkodranit i vitit 1210
Çështjet e më sipërme, që mbron me fanatizëm A.Omari, kanë sunduar gjuhësinë tonë në vitet 60 të shekullit të kaluar, të futura kryesisht nga studiues të huaj dhe të mbështetur nga studiuesit tanë, të cilat A.Omari dhe pasuesit e saj i kanë mësuar në universitet, por asgjë të re nuk kanë sjellë vetë. Omari me shokë i mbështesin me forcë këto teza, sepse gjithë jetën janë mbështetur tek ato, kanë mbrojtur doktorantura dhe janë bërë profesora po me këto teza. Rrëzimi i këtyre tezave të vjetëruara për kohën tonë, rrëzikon doktoranturat e A.Omarit dhe ndonjë tjetri.
Në punën tonë të gjatë studimore i kemi studiuar me shumë kujdes edhe mendimet e autorëve të ndryshëm si dhe materialin faktik: mbishkrimet e lashta, të dhënat nga arkeologjia, të dhënat nga autorët antikë dhe autorë të tjerë. Të gjitha këto së bashku të analizuara me shumë kujdes, mbështesin tezën e prejardhejs pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Në referatin tonë ka mjaft dokumente shkrimore, që vërtetojnë se gjuha jonë e ka origjinën tek gjuha pellazge dhe ilire.
A.Omari përpiqet për mos botimin e referatit tonë, sepse ai hap horizonte të reja për gjuhën
shqipe ndër studiuesit e ri dhe indirekt, kundërshton mendimet, që ka mbrojtur ajo në punimet e saj.
KY ËSHTË SKANDALI I PARË! Anila Omari dhe mbështetësit e saj në Institutin e Gjuhësisë mbrojnë teza të vjetëruara, që luftojnë gjuhën shqipe dhe kulturën tonë.
Qendrimet e mësipërme janë mbajtur nga gjuhësia jonë para 60-80 vjetësh, por për kohën tonë tashmë janë të vjetëruar. Një pjesë dokumentesh, që vërtetojnë lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe kanë qenë publikuar gjatë shek. 18-19-20 nga N.Keta, Z.Krispi, De Rada, I.Tomopollo, S. Konda, Z.Majani etj., por nuk u vlerësuan nga gjuhtarët tanë asnjë herë si vepra serioze me vlerë të madhe për gjuhën dhe historinë tonë. Një pjesë mbishkrimesh ilire janë falsifikuar në greke. Në kohën tonë janë shtuar dokumentet, që vërtetojnë origjinën pellazge dhe ilire të gjuhës shqipe. Ti kundërshtosh këto sot pa baza shkencore, përbën krim ndaj gjuhës shqipe dhe kulturës sonë.
Këto janë vërejtjet e Anila Omarit dhe redaksisë dhe përgjgjet tona:
1-“Deri tani shkenca ka arritur rezultate të shumta, por të pamjaftueshme për të vërtetuar plotësisht prejardhjen e gjuhës shqipe nga njëra prej gjuhëve të lashta të Ballkanit”.
Përgjigja jonë dhënë redaksisë: Mendimi i mësipërm ka mbizotëruar gjuhësinë tonë në vitet 70-80 të shekullit të kaluar, por tashti është tejkaluar, sepse ka dokumenta të plota, që vërtetojnë se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha ilire dhe pellazge, të cilat padrejtësish injorohen ose nuk njihen nga Anila Omari. Disa prej tyre janë:
-J.Krispi në vitin 1832 në librin “Shqipja nëna e gjuhëve”, na jep një listë të gjatë fjalësh të gjuhës pellazge, që mbijetojnë sot në gjuhën shqipe, të ndeshura tek veprat e autorëve antikë Homeri etj. Nga kjo ai arrin në përfundimin se gjuha shqipe lidhet me gjuhën pellazge dhe mund të jetë më e vjetër se sa greqishtja.
– F. Adamidi (1902) në doktoranturën e tij, mbrojtur në Akademinë e Shkencave të Egjiptit, tregon se mjaft fjalë në gjuhët sanskrite, greke dhe latine, të gjetura në veprat e autorëve antikë, janë njëlloj si në gjuhën e sotme shqipe. Adamidi deklaron: gjuha shqipe ka origjinë pellazge dhe është më e vjetër se këto gjuhë.
-Studiuesi francez Z.Majani, zbërtheu gjuhën etruske me ndihmën e gjuhës shqipe dhe ka dhënë një fjalor fjalësh etruske që janë në përdorim në gjuhën e sotme shqipe. Ai shkruan se gjuha shqipe është çelsi për të kuptuar gjuhën etruske. Gjuha etruske është një dialekt i gjuhës pellazge.
-G. Katapano në librin “Thoti fliste shqip” ka zbuluar se hieroglifet egjitpiane, rreth 3 mijë vjet p.e.s., kanë lidhje të ngushtë me gjuhën shqipe. Ai shkruan se ato janë përgatitur nga Thoti, perëndi egjiptiane, që ka ditur gjuhën shqipe, sepse hieroglifer janë përgatitur mbi bazën e gjuhës shqipe.
-N. Vlora-Falaski në disa studime ka zbardhur disa mbishkrime etruske nga Italia dhe ilire nga Durrësi dhe Apollonia. Të gjitha fjalët e gjuhëve të lashta ruhen në gjuhën shqipe dhe përfundimi i saj është se origjina e gjuhës shqipe është ilire dhe pellazge.
-Petro Zheji në librin e tij mbi sanskritishten, që njihet si gjuha më e lashtë e shkruar, ka gjetur shumë fjalë të kësaj gjuhe, që vijnë nga gjuha e lashtë pellazge dhe që ruhen në gjuhën shqipe, prandaj mendon se shqipja është më e lashtë se sanskritishtja.
-Luftulla Peza dhe Liljana Peza në librin “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”(2009, 2013), dhe në mjaft artikuj, sjellin dokumente se gjuha pellazge/shqipe është shkruar qysh gjatë neolitit, 6 mijë vjet p.e.s., në kulturën pellazge Vinkë-Turdas, ku ndodhen në poçeri fjalët e gjuhës sonë “UJI” dhe “DORA”.
– Kemi zbuluar, që fjalët e para në “Iliadën” dhe “Odisen” e Homerit, i përkasin gjuhës pellazge/shqipe. Ja provat:

Titulli i Iliadës në origjinal: ILIAS = Ili a = Ili asht = Ili mbreti dardan, themeluesi i Trojës
MENIN A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDIT.
ULE MENIN, I MIRI AKAJE ASHT QË KE E THOKE.

Emri Odise vjen nga fjala odh = udhë,
Dhe fjalët e parë të këngës së parë janë: ANDRA MOJ ENNEPE = ANDËR MOJ MË JEP
-Edhe germat e përdorura për shkrimin e epikave Homeriane janë pellazge, alfabeti i Jonisë. Kështu Homeri ka folur dhe shkruar gjuhën pellazge, i vetmi popull në rajonin e Egjeut gjatë shekullit 8 p.e.s., ku janë formuluar poemat. Por këto fjalë janë edhe në gjuhë e sotme shqipe. Prandaj themi, që gjuha shqipe rjedh nga gjuha pellazge. Vetëm një analfabet nuk din ti lexojë këto fjalë të gjuhës pellazge dhe shqipe.
-Gjuha hitite e folur nga populli hitit në qendër të Anadollit (Turqi) gjatë kohës së bronzit dhe antikitetit, është vërtetuar nga gjuhtarët e huaj, se është gjuha më e lashtë e shkruar e familjes Indo-Europiane. Gjatë viteve të fundit e kemi studiuar këtë gjuhë të lashtë dhe kemi gjetur se shumë fjalë hitite janë njësoj si gjuhën shqipe, që tregon për origjinë të përbashkët nga pellazgjishtja.
-Rexhep Doçi (Prishtinë) paraqit shumë toponimet e lashta nga rajoni i Kosovës dhe Ballkanit, që dëftojnë për praninë e gjuhës së lashtë pellazge,
-Anastas Shuke ka botuar studime mbi gjuhën shumere, ku vërteton se kjo gjuhë e lashtë është një dialekt i gjuhës më të lashtë pellazge/shqipe.
-Skender Hushi, duke studiuar emrat e sotëm nëpër botë ka arritur në përfundimin se shumë prej tyre kanë origjinë pellazge dhe ilire.
– prof. Aredu nga Sardenja, ka gjetur mjaft emra vendes dhe bimësh në ishull, që ai i shpjegon vetëm me gjuhën shqipe. Ai në punimet e tij, arrin në përfundimin se ishulli ka qenë banuar nga ilirët para ardhjes së romakëve.
-Dr.Salvadore Bavore Mele nga Sardenja ka vite që studion gjuhën e lashtë sarde, banorëve të lashtë të ishullit. Ai më ka dërguar edhe fjalorin e madh ndërtuar prej tij të gjuhës së lashtë sarde-shqip-italisht, ku vërteton se banorët e vjetër, para romakëve të Sardenjës, kanë qenë pellazgo-ilirët, që vërtetohet nga gjuha e tyre e lashtë, që ruhet ende në ishull.
-Vitet e fundit F. Shiko, studiuese e re shqiptare me banim në Romë, po studion gjuhën e lashtë koptike egjiptiane e përdorur në Egjipt para se atje të futej gjuha arabe. Tekstet e kësaj gjuhe të lashtë janë në gjuhën e lashtë shqipe.
Këtu solla vetëm autorët që kanë sjellë prova shkrimore në punimet e tyre. Por ka me qindra autorë të tjerë, që e mbështesin tezën e origjinës pellazge të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve.
Pse nuk pranohen nga instituti i gjuhësisë dhe A. Omari këto dokumente, por vetëm i përfolin ? Asnjë recension apo artikull nuk ka bërë për ti kundërshtuar këto vepra, që e çojnë lashtësinë e gjuhës shqipe tek pellazgët, etruskët, ilirët. Përse e mohon lashtësinë e gjuhës shqipe, cilat janë arsyet dhe qëllimet? Është skandaloze, që A. Omari e shokët e saj në Institutin e Gjuhësisë vetëm i përfolin këto studime, pa asnjë bazë shkencore, duke shkelur disiplinën shkencore. Instituti duhet ti ftojë këta studiues të referojnë në institut dhe jo ti luftojë me të gjitha mjetet, siç bën A.Omari me disa shokë të prapambetur.
Ëshët alarmant fakti se qysh nga themelimi i saj, në Qendrën Albanologjike nuk është ndërmarrë asnjë studim për gjuhën ilire dhe gjuhët e lashta të Ballkanit, për të vërtetuar a janë të afërta apo të largëta me gjuhën shqipe.
A. Omarit dhe pasuesve në Institutin e Gjuhësisë, nuk i falet ti injorojnë këto arritje të shkencës për gjuhën shqipe. Ata i mohojnë qëllimisht këto arritje, për të mohuar lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë dhe për ti dhënë përparësi gjuhës greke. Ata me këtë qendrim duan të mbrojnë edhe punën e vet të dobët vitet e kaluara dhe tani.
KY ËSHTË SKANDALI, që bëhet qëllimisht nga specialistët në Institutin e Gjuhësisë, për të sabotuar gjuhën shqipe, ku në kundërshtim me të gjitha rregullat shkencore mohohen dhe përbuzen të gjitha veprat shkencore, që lëvrojnë gjuhën shqipe dhe e rendisin atë si gjuhën më të lashtë në botë. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh një gjë e tillë, që shoqëria paguan njerzit për studimin e gjuhës amtara ata e sabotojnë atë.
2-Redaksia dhe A. Omari na bëjnë vërejtje se duhet më tepër të shfrytëzohej E. Çabej.
Përgjigja jonë: E.Çabej vlerësohet për kontributin e tij për gjuhën shqipe dhe ne kemi sfrytëzuar katër vepra të tij në referatin tonë. Por të mos presim çdo gjë të na i zgjidhë Çabej. Krahas punës së mirë edhe Çabej, si çdo kush që punon, ka mangësitë e tij. E dëmshme është teza e tij kundra prejardhjes pellazge të gjuhës shqipe. Gjuhët e lashta të Ballkanit kanë mjaft dokumente shkrimore, por e keqja e gjuhësisë sonë në kohën e Çabejt, është se ato u neglizhuan dhe nuk u studiuan. Qindra mbishkrime ilire dhe epirote ka në Durrës, Apolloni, Butrint e gjetkë, por ato asnjë herë nuk u studiuan seriozisht, por mjaft prej tyre u falsifikuan në mbishkrime greke nga Toçi, Simone etj.
3-A. Omari dhe redaksia na përcjellin vërejtjen: “Tashmë madje për gjuhëtarët, prirja për të kërkuar me çdo kusht prejardhjen e një populli është një prirje romantike e kohës së shekullit XVIII”,
Përgjigja jonë: Kjo që shkruhet më sipër dhe kërkojnë të na detyrohet, është parullë antishkencore dhe antikombëtare. Ajo ju shërben vetëm qarqeve, që e duan popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, pa rrënjë në truallin ku jeton sot.
Detyra kryesore e gjuhësisë sonë është të zgjidhë origjinën e gjuhës shqipe dhe bashkë me te edhe origjinën e shqiptarëve. Të gjithë popujt e Ballkanit e kanë zgjidhur origjinën e tyre prej kohësh, vetëm shqiptarët janë në udhëkryq. Ajo që shkruhet më sipër për këtë çeshtje, tregon paaftësi dhe mos dëshirë për të studiuar lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të popullit tonë.
Me mijëra gjuhtarë në botë studjojnë me këmbëngulje të madhe për të gjetur origjinën e të gjitha gjuhëve të familjes Indo-Europiane dhe të gjuhës Para-Indo-Europiane, për të gjetur se nga erdhën gjuhët e sotme të familjes dhe vetë europianët. Ndërsa A.Omari dhe disa ndjekës, këtë detyrë themelore, e quajnë “prirje romantike”, të pa vlerë, sepse nuk duan të punojnë dhe nuk duan, që gjuha shqipe të zejë vendin e merituar si gjuha më e lashtë e familjes.
Gjuhtarët dhe historianët e kanë për detyrë ta studjojnë këtë problem, sepse lidhet me lashtësinë e popullit tonë dhe duhet ta kishin zgjidhur. Kjo kërkon: më shumë dashuri për gjuhën amtare dhe më shumë studim për te, që përgjithësisht mungojnë tek gjuhtarët tanë.
Problemi i prejardhjes së shqiptarëve nga ilirë, dardanët, maqedonët, epirotët etj. dhe nga pellazgët më të lashtë, është vërtetuar prej kohësh me prova bindëse nëpëmjet gjuhës shqipe, e cila është provuar si forma më e re e gjuhës, që kanë folur dhe shkruar stërgjyshët tanë pellazgët. Por provat mohohen, injorohen nga gjuhtarët dhe historianët shqiptarë të institucioneve shtetërore, që e mbajnë peng problemin Anila Omari e tha hapur në konferencë: “Ne nuk hedhim poshtë punën tonë dhjetra vjeçare pse doni ju”. Ajo dhe ata që e mbështesin nuk duan të bëjnë kthesë nga puna e tyre e gabuar në dëm të gjuhës dhe historisë sonë.
Secili qytetar ka të drejtë të ketë dhe mbrojë mendimin e vet, qoftë ky edhe i gabuar, por në shkencë është e detyruar, që mendimi të mbështetet me prova. Është e dënueshme tja detyrosh mendimin tënd të tjerëve. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një mendim do si do, por mendim, që mban padrejtësiht gjuhën tonë pa lidhje me rrënjën e saj natyrale dhe popullin shqiptar të pa përcaktuar origjinën e tij. Këto të dyja janë tipatet themelore për një komb, që A. Omari, mundohen ti ja mohojnë popullit tonë qëllimisht prej shumë vitesh me intriga dhe shpifje.
Ky është qëndrim antishkencor, sepse në shkencë ecet jo sipas dëshirave, por sipas dokumenteve. Gabimi themelor i Omarit dhe pasuesve në këtë çeshtje është se janë larguar nga rruga shkencore, duke mos pranuar trajtimet e reja, të mbështetura në prova bindëse. Këta lloj studiuesis nuk marrin parasysh se me qëndrimin e tyre antishkencor, dëmtojnë rëndë gjuhën dhe kulturën tonë, dëmtojnë gjithë historinë e popullit shqiptar.
SKANDALI I RADHËS, kur në Institutin e Gjuhësisë e pranojnë “prirje romantike”, detyrën e tyre thermrelore, për të gjetur origjinën e gjuhë shqipe dhe të popullit shqiptarë, që bëhet qëllimist për ta lënë në harresë dhe për të mos u bërë kurrë.
Origjina pellazge e gjuhës shqipe dhe e shqiptarëve është zgjidhur përfundimisht me shumë prova bindëse. Rruga shkencore është e qartë: instituti ta pranojë zgjidhjen, sepse prova për ta kundërsdhtuar nuk kanë paraqitur dhe nuk ka. Gjuhtarët shqiptar nuk e pranojnë tezën pellazgjike, sepse nuk duan, që populli shqiptar të jetë me rrënjë pellazgjike, sepse e duan atë, pa rrënjë në Ballkan.
4- Redaksia na përcjell vërejtjen tjetër të Omarit: “del e nevojshme për të sqaruar autorët e artikullit [është fjala për autorët e referatit, shën. im], pasi vijnë nga fusha jashtë gjuhësisë dhe nuk kanë formim të mjaftueshëm gjuhësor”.
Pëgjigja jonë: A. Omari dhe pasuesit në Institutin e Gjuhësisë kujton se gjithshka në formimin profesional është fakulteti, por gabohet, sepse është puna dhe arritjet në te, që e bëjnë profesionistin. Unë kam mbaruar shkencat e natyrës, specializuar për gjeologji dhe paleontologji dhe kam kaluar të gjitha shkallët e kualifikimit shkencor. Kam arritur rezultatet më të larta në zgjidhjen e problemeve shkencore në këto fusha. Kam avancuar së tepërmi shkallën e njohjes gjeologjike në rajonet ku kam punuar, zonat e Alpeve Shqiptare, Cukalit, Miridtës, Krujës, Sazanit etj., të cilat megjithse janë dhënë para 30-40 vjetësh qëndrojnë edhe sot.
Në paleontologji përveç të tjerave, kam zbuluar dhe botuar dy gjini të reja fosilesh dhe 18 lloje (specie) të reja (disa me bashkëautor), të pa njohura në literaturën botërore, që pak kush i ka në botë. Njera prej tyre është gjinia e re: Pelasgiela, Peza 1988. Me fosilet e studjuara kam përcaktuar moshën relative të formacioneve të truallit. Këto janë vlerësuar nga recenzat me notat më të larta dhe dëftejnë për një specialist të nivelit shkencor më të lartë.
Puna e paleontologut është shumë e afërt me punën e gjuhtarit dhe të arkeologut. Paleontologu me lupë e mikroskop mundohet të zbulojë karakteristikat e fosilit, për të gjetur llojin (specien), ku përket fosili dhe më pas moshën e shtresës ku u gjet ai, ashtu si gjuhtari dhe arkeologu me lupë në dorë mundohet të deshifrojë mbishkrimet e lashta dhe objektet e tjera në gurë ose poçeri, metal etj.
Liljana Peza ka mbaruar për gjuhë shqipe dhe angleze dhe ka gradën e mastrit në gjuhësi. Kombinojmë njeri me tjetrin. Kemi më shumë se 20 vjet që i dedikohemi historisë së lashtë të rajonit të Egjeut dhe historisë së gjuhës shqipe dhe kemi botuar shumë artikuj dhe 2 libra për këtë. Në punën tonë në këto fusha, kemi zbuluar se (shih “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, TR 2013):
– në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas (mijëvjeçari i 6 p.e.s.) ndodhet shkrimi i parë i një gjuhe në botë dhe në një enë balte të Vinkës ndodhet e shkruar fjala pellazge “VIJV”=“UJI” dhe në varsen Tartaria fjala tjetër “DOR”, fjalë të gjuhës pellazge, që ruhen sot në gjuhën shqipe. Ky zbulim i fjalëve më të vjetra të shruara të botës, që i përkasin gjuhës pellazge/shqipe ka rëndësi unikale për gjuhësinë.
– në shkrimin Linear B të Mikenës (shekujt 16-11 p.e.s.) në një pllakë balte të Mikenës kemi zbuluar shprehjen: “ZIAZI” = ZI ASHT ZI”, të gjuhës pellazge, njësoj si në gjuhën e sotme shqipe.
Vitet e fundit kemi gjetur se shprehjen: “SOT QA”, e gërvishur në një pllakë graniti në Norvegji (vitet 2000-1500 p.e.s.) nga mineanët e Kretës, që kanë punuar në këtë rajon për shfrytëzim argjendi, i përket gjuhës pellazge, që është njësoj si në gjuhën shqipe. Të dy mbishkrimet janë të gjuhës pellazge, me fjalë, që kuptohen shumë lehtë në gjuhën shqipe. Disa dijetarë mendojnë se shkrimi Linear B është në gjuhën greke, por asnjë fjalë të kësaj gjuhe nuk kanë gjetur në pllaka e tij. Me gjetjet e dy shprehjeve të gjuhës pellazge nga ne në këtë shkrim, vërtetohet se shkrimi Linear B është në gjuhën pellazge/shqipe dhe jo në gjuhën greke. Ky është sukses i madh në shkencë.
– Në mbishkrimi Dipylon i Athinës (750 p.e.s.), zbuluam se nuk i përket gjuhës greke, por gjuhës pellazge, sepse të gjitha fjalët janë të kësaj gjuhe dhe nuk ka asnjë fjalë greke.
– Në mbishkrimin e Korinthit (shek. 8 p.e.s.) zbuluam se nuk i përket gjuhës greke, por gjuhës pellazge, sepse të gjitha fjalët janë të kësaj guhe dhe nuk ka asnjë fjalë greke.
– Në mbishkrimi Nestor Cup (shek. 8 p.e.s.) zbuluam se nuk i përket gjuhës greke, por gjuhës pellazge, sepse të gjitha fjalët janë të kësaj guhe dhe nuk ka asnjë fjalë greke.
– gjatë studimit të epikave të Homerit, kemi gjetur se fjalët e para janë në gjuhën pellazge/shqipe. Kështu vërtetohet ajo që ka thënë Krispi dhe dijetarë të tjerë, se në Iliadë ka shumë fjalë të gjuhës pellazg/shqipe. Mendojmë se me Iliadën fillon letërsia shqipe.
– gjuha hitite, popull që ka pasur formuar në qendër të Anadollit një perandori të madhe dhe shumë të fuqishme gjatë kohës së bronzit dhe më vonë, është vërtedtuar nga dijetarët se është gjuha më e vjetër e shkruar e familjes Indo-Europiane. Neve kemi vërtetuar vitet e fundit se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën e sotme shqipe, sepse edhe ajo si gjuha shqipe, e ka origjinën e saj tek gjuha më e lashtë pellazge.
– alfabeti i sotëm, që kanë në përdorim të gjitha gjuhët e familjes Indo-Europiane, e ka zanafillën në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas (neolit) dhe është ndërtuar nga pellazgët e lashtë, që është pranuar edhe nga dijetarët e lashtë. Ky alfabet pellazg më pas u zhvillua nga fise pellazge në Peloponez (shkrimi Linear B), tek etruskët (Itali), ishullin e Lemnit, Athinë, Korinth, Euboe, Joni, Kretë. Ky alfabet gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. u huazua nga grekët dhe latinët për formimin e alfabetit të tyre. Për këto rezultate të larta në kërkimin shkencor krenohet kush do me të drejtë.
Qytetërimi Pellazg dhe origjina e gjuhës shqipe dhe e shqiptarëve tek ky qytetërim nuk është as zbulimi dhe as krijimi ynë, por është zbulimi i mjaft autorëve të më parshëm. Ne kemi sjellë shumë prova të reja, që e mbështesin atë.
Po Anila Omari ç’të re ka sjellë për gjuhën shqipe, nga e cila paguhet? Asgjë. Në vend ti studiojë këto studime për gjuhën shqipe, të përvetësojë ato që ka shkruar Krispi, De Rada, Kamarda apo ne dhe shokët tanë, ajo i përbuz ato. Në vend të bëjë ndonjë recenzë publike për këto studime dhe të tjera në këtë fushë, ku ajo e mban veten si specialiste e mbaruar, ajo nuk ka aftësi për këto, por vazhdon të merret me thashetheme dhe shpifje poshtë e lart ndaj këtyre studimeve dhe këtë radhë e fshehur pas “redaskisë”, sepse ka frikë të dalë hapur. Ajo nuk përpiqet për të sjellë ndonjë të re për gjuhën shqipe, por mundohet me çdo formë të pengojë studiuesit e tjerë në këtë drejtim, që gjuha shqipe të ngeli në vend si gjuhë e re pa traditë dhe populli shqiptar të trajtohet “si fise barinjsh, që ju bashkëngjitën qytetërimit në mesjetë” (R.Elsie).

VIJON…

___________________________________

PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SKANDALE NË INSTITUTIN E GJUHËSISË NË TIRANË (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6674
***
PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SKANDALE NË INSTITUTIN E GJUHËSISË NË TIRANË (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6675

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura