Pashtriku.org, 25. 11. 2015: Në ditët 11 – 14 nëntor 2015 në Pragë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare: “Hrozny dhe Hititët: një qind vitet e para”, organizuar nga Instituti i Gjuhësisë Krahasuese të Universitetit të Karlit në Pragë, në bashkëpunim me institute të tjera dhe Akademinë e Shkencave Çeke. Konferenca pat si qëllim të përkujtonte 100 vjetorin e botimit të veprës së dijetarit çek B. Hrozni, që e renditi gjuhën e lashtë hitite (Anadoll) në degën Indo-Europiane të gjuhëve. Në konferencë, studjues të ndryshëm referuan për probleme të ndryshme të historisë, kulturës dhe gjuhës së hititëve dhe të popujve të tjerë të Anadollit, të përmendur gjatë mijëvjeçarit të dytë dhe të fundit p.e.s. dhe të shekujve të parë të erës sonë.
Në konferencën “Hrozny dhe Hititët” morën pjesë studiues nga universitetet dhe qendrat kërkimore të ShBA, Portugalisë, Çekisë, Polonisë, Argjentinës, Izraelit, Gjermanisë, Islandës, Austrisë, Francës, Hollandës, Rusisë, Zvicrës, Italisë, Turqisë, Sllovenisë dhe ne nga Shqipëria.
Seanca e parë ju kushtua jetës dhe veprës së studiuesit çek Bedrich Hrozny, i cili në vitin 1915 botoi librin e parë mbi hititët dhe gjuhën e tyre, që e renditi në familjen Indo-Europiane dhe dha spjegime mbi gjuhën e tyre. Roli dhe puna e Bedrich Hroznit u vlerësua në disa referate. Në seancat e tjera u diskutuan prirjet e tanishme në studimet mbi hititët, kulturën dhe gjuhën e tyre, ku u mbajtën disa referate të rëndësishme.
Hititët janë popull i Anadollit dhe gjuha e tyre është gjuha më e vjetër e sprovuar midis gjuhëve të familjes Indo-Hitite, siç quhet tani familja e gjuhëve të Europës deri në Indi. Për këtë arsye studimit të kësaj gjuhe të lashtë i është dhënë mjaft rëndësi në të gjitha universitetet e botës. Në këto seanca referuan studiues me përvojë të gjatë në studimin e gjuhës hitite si profesori amerikan H. C. Melchert (Universiteti Los Anxhelos), profesori vjenez H. Eichner (Universiteti i Vjenës) etj. Por shumica e referuesve ishin studiues relativisht të rinj: zonja Illknur Tas (Universiteti Hitit, Ankara), M. Vasileva (Universiteti i ri Bullgar, Sofie), D. Frantikova (Universiteti i Karlit, Pragë) etj. Nga vendi ynë morëm pjesë ne si autorët e shkrimit, që megjithse nuk na u dha mundësia të referonim referatin e përgatitur prej nesh: “Lidhjet e gjuhës hitite me gjuhën shqipe”, morëm pjesë në diskutime dhe bashkëbisedime me studiues të ndryshëm dhe kështu thelbin e referatit tonë e bëmë të njohur dhe tek disa studiues gjetëm habi, por edhe mbështetje.
Fig. 1- Pllaka argjil me shkrimin kunjor hitit.
Fig. 2- Disa fjalë hitite me shkrimin kunjor, rishkruar me shkronjat e sotme latine dhe përkthyer në anglisht.
Kemi disa vjet, që studiojmë gjuhën hitite, për rëndësinë e saj të madhe për gjuhët europiane dhe lidhjet e saj me gjuhën shqipe, sepse ka mjaft elementë të gjuhës hitite, që ruhen në gjuhën shqipe. Ne kemi referuar për këtë problem në simpoziumin e organizuar në Tiranë nga shoqata Qendra e Studimeve Pellazgjike, në nëntor të vitit të kaluar.
Hititët kanë qenë një nga fuqitë më të mëdha në Anadoll gjatë mijëvjeçarit të dytë deri në fillim të shekullit 11 p.e.s. dhe kanë zotëruar pjesën qëndrore të Anadollit, duke u shtrirë deri në Siri, Liban dhe në veri të Mesopotamisë. Perandoria Hitite për një kohë të gjatë ka luftuar edhe me Egjiptin, me të cilin më në fund arritën një armpushim, që përmendet si marëveshja e parë e ruajtur me shkrim në historinë botrore. Bashkë me ta në këtë kohë në Anadoll kanë mbretëruar edhe luvianët, lidët, likër etj., që kanë pasur lidhje gjuhësore dhe gjaku njeri me tjetrin.
Hititët e kanë shkruar gjuhën e tyre me sistemin e shkrimit kunjor, njësoj si shumerët dhe akadët (Mesopotami). Ky lloj shkrimi bëhej me një kunj të vogël prej kashte ose druri (prandaj quhet shkrimi kunjor, në anglisht si cuneiforme script), me të cilat shtypeshin shenja në formë trekëndëshi në shtresa të holla balte ende të njomë, në pozitën vertikale, horizontale ose të pjerrët, për të treguar germa dhe fjalë të ndryshme (fig. 1). Këto më pas thaheshin në diell dhe shërbenin si letra apo dokumente të ndryshme. Pllakat prej argjili ruheshin më pas në arshivat mbretërore. Në atë kohë ende nuk ishin shfaqur përdorimi i papirusit ose letra, të cilat më vonë u përdorën për të shkruar.
Në fillim të shekullit të kaluar arkeologu gjerman H. Winkler punoi në Anadoll dhe zbuloi Hatushën kryeqyteti i Hititëve, që ka qënë i ndërtuar në qëndër të Anadollit. Atje, në pallatet mbretërore të rrënuara u zbuluan edhe shumë pllaka prej argjili me shkrime hitite. Me studimin e tyre fillimisht u mor gjuhtari norvegjez J.A. Knudtzon, që arriti të përcaktojë fjalët e para të gjuhës hitite dhe se gjuha hitite ishte gjuhë indo-europiane. Më pas me këto probleme u mor dijetari çek B. Hrozny, i cili në vitin 1915 i raportoi arritjet e tij në Shoqatën Gjermane të Arkeologjisë në Berlin dhe më pas po këtë vit botoi librin e tij me këto të dhëna në Vjenë. Studimi i Hroznit nuk u prit me dashamirësi në rrethet universitare çeke, kështu që asnjë mbështetje dhe koment nuk pat për punën e tij mjaft të rëndësishme. Xhelozia, shoqëruar me mos besimin në punën e Hroznit u shprehën qartë me pengesat e vëna. Për këtë arsye Hrozny rezultatet e punës së tij i paraqiti dhe i mbrojti në Berlin dhe Vjenë, ku gjeti dhe mbështetjen e duhur.
Në diskutimet tona në seanca dhe në pushimet vumë në dukje se gjuha hitite lidhet me gjuhët e popujve të tjerë të Anadollit, siç janë frigët, lidët, likët etj. Kemi gjetur mjaft fjalë të këtyre gjuhëve, të ruajtura në gjuhën shqipe, gjë që tregon se këto gjuhë përbëjnë vetëm dialekte të një gjuhe, të cilët kanë mbijetuar në gjuhën e sotme shqipe. Një studiues gjerman referoi në konferencë se si fjala “VERA” ka ardhë nga fjala “UIJANA” në gjuhën hitite. Në diskutimin tonë shprehëm se rrënja e fjalës “UIJANA” (për verën) ndodhet në një mbishkrim në kulturën pellazge të Vinkës, që shtrihet në Ballkan. Në mbishkrimin e Vinkës shënohet fjala VIJV, që lexohet UIJU dhe që don të thotë UJI dhe kjo fjalë e lashtë e gjuhës pellazge ruhet e plotë dhe me të njëjtin kuptim nëgjuhën shqipe.
Shiheni me kujdes fig. 2 më sipër: Aty janë shënuar disa fjalët hitite, të transkriptuara me alfabetin latin dhe të përkthyera në anglisht më shpesh jo saktë:
Siç e shihni vetëm dy fjalëve hitite ju është dhënë kuptimi i saktë: fjala MU = MUA dhe folja ES = ËSHTË; kuptimi i fjalëve të tjera është gabim.
Duke punuar vitet e fundit me gjuhën hitite dhe gjuhët e tjera të Anadollit kemi gjetur një shumicë fjalësh dhe shprehje hitite, që ruhen në gjuhën shqipe. Kemi studiuar edhe gjuhët e tjera të Anadollit: luviane, frige, lidiane, likiane dhe kariane dhe vihet re se shumë fjalë janë të përbashkëta për të gjitha këto gjuhët, shumë prej të cilave ndodhen edhe në gjuhën shqipe. Kjo vërteton atë që tashmë kemi shkruar për gjuhën hitite, se edhe gjuhët e tjera të Anadollit, nuk janë gjuhë të vdekura, siç pohohet në studimet e sotme, por gjuhë e gjallë, sepse mbijetojnë në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë shfaqet plotësisht madhështia e gjuhës shqipe si çelës magjik, që hap dyert për të njohur të gjitha gjuhët të lashta të Europës, Mesdheut dhe Lindjes së Afërt. Kush ka dëshirë të studiojë këto gjuhë dhe të futet në të fshehtat e tyre, së pari duhet të njohë shumë mirë gjuhësn shqipe.
Pushimet e seancave i shfrytëzuam për bisedime me specialistë të ndryshëm dhe arritëm të vendosim lidhje bashkëpunimi me disa prej tyre nga Austria, Turqia, Bullgaria etj. Këto lidhje do të kanalizohen me studime të përbashkëta.
Në këtë shkrim duam të theksojmë se është domosdoshmëri, që universitetet shqiptare duhet të fusin në programet e tyre studimin e gjuhëve dhe të kulturave të lashta të Ballkanit, Anadollit, Mesdheut, Lindjes së afërt dhe më gjerë. Popujt e lashtë kanë pasur lidhje me të parët tanë, pellazgët dhe më pas ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët etj., që janë burim i madh për gjuhën dhe kulturën tonë. Afërsia e gjuhës sonë me gjuhët e lashta do të bëjë që tonin në studimin e tyre t’ia japin pikërisht studiuesit shqiptar, njohtësit e gjuhës shqipe. Kjo do ti bëjë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare shumë interesante.
Në kuadrin e studimit shkencor të gjuhës shqipe rreth vitit 1800 N. Keta, Z. Krispi, De Rada, Kamarda dhe më pas F. Adamidi, I. Thomopoulo etj., i kushtuan vemendje të madhe studimit të marëdhënieve të gjuhës shqipe me gjuhët e lashta pellazge, sanskrite, greke, latine, shumere, egjiptiane etj., dhe kanë dhënë rezultate të mahnitëshme të afrimit të tyre. Universiteti arbëresh i Kalabrisë ishte atëhere qendër e rëndësishme e studimeve të tilla, që sot ka rënë në gjumë të thellë.
Po shtohen “studiuesit”, që kanë gjetur rrugën me të shpejtë dhe pa lodhje për të fituar grada shekncore, duke i rrëmbyer gjuhës shqipe fjalët për ti a falur gjuhëve e huaja. Situata duhet ndryshuar kryekëput. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, pas një analize të thellë duhet ta vendosi studimin e gjuhës shqipe në binarë të drejtë: të studjohen gjuhët e lashta, sidomos gjuha ilire dhe lidhja e tyre me gjuhën shqipe. Pa këto studime me themel të gjuhëve të lashta dhe marëdhëniet me gjuhën shqipe në shkencën tonë do të shumohen “ushonjzat”, që e paraqesin gjuhën shqipe të ardhur nga gjuhët e antikitetit: greke apo latine.
Pragë, më 15 nëntor 2015
…………………………………………..