(Prishtinë, 11. 10. 2012) –
“Atëherë e dëgjova zërin e Zotit që thoshte:
“Kë të dërgoj?” Unë u përgjigja:
“Ja, ku më ke, dërgomë mua!” (Is 6, 8)
Shkencërisht është vërtetuar se pjesa absolute e shqiptarëve myslimanë në periudhën paraislame, i përkisnin ritit të krishterë ortodoksë të kishave bizantine – greke, shënklimentiane bullgare dhe shënsaviane serbe. Një ndër dëshmitë e fuqishme për këtë fakt historik kulturor është tradita e shënimit të Natës së Krishtlindjeve më 6 janar, të njohur si Nata e Bozhiqeve. Shënimin dhe manifestimin e kësaj tradite etnokulturore e kanë përcjellë, midis të tjerave, këto veprime: Për Bozhiqet kanë filluar përgatitjet në vjeshtën e hershme, me të korrat e misrit dhe vjeljen e pemëve vjeshtore. Gjatë xhvoshjes janë ndarë tramakët e misrit me kokrra të shëndosha dhe janë lidhur në varg, për t’i ruajtur për zierje në Natën e Bozhiqeve. Gjatë vjeljes së ftonjve dhe të dardhave nguravica, janë zgjedhur kalavesha, por edhe kokrra të shëndetshme dhe janë ruajtur (të vjerra në mure dhe tavane të dhomave ose në fund të arkave të nusërisë) për Natën e Bozhiqeve. Në Natën e Bozhiqeve shqiptari mysliman e varte armën në çengele dhe i përkushtohej aktivitetit që kishte të bënte me ndjelljen e paqes e të mirëqenien për motmotin midis dy Bozhiqeve. Dy ose më shumë meshkuj të rritur merrnin sëpatën dhe i tutnin pemët, rrënjë për rrënjë. Ai me sopat i thërriste pemës: “A po bën a të preva…!” kurse shoqëruesi i ndërhynte: “Bënë, sivjet, bënë…!” Fillimi i shënimit të manifestimit të Bozhiqeve niste në terrin e parë, me hedhjen e drurit (dushkut bung ose qarr) në Gropën e vatrës, para sofrës mbi të cilën paraprakisht ishin vendosur pemët dhe tramakët e misrit të zier etj. Këtë manifestim e shënonte lutja supreme: “Ishalla sonte ngrihet kryqi…!” – shenjë se do të vinte një verë e bereqetshme, e shënuar me paqe e mirëqenie. Për këto qëllime, burra të zgjedhur, krerë e bajraktarë të vendbanimeve afër manastireve ortodokse si në Banjë, Deçan, Deviq, Graçanicë, Boletin, Deçan, Pejë, Korishë, e manastirët ortodokse në Iliridë, në Kosovë Lindore, në Shqipërinë Londineze, në Sanxhak e në Malësi të Madhe sot nën Malin e Zi, i vizitonin ato, duke i njohur si vende të shenjta të paraardhësve të tyre paraislamë. (Për këtë çështje lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org)
Pushtuesi serb, veçanërisht, nga pushtimi i Kosovës, më 1912/13, duke pasur dijeni se masat shqiptare islame në Natën e Bozhiqeve janë të përkushtuar familjarisht për paqe e mirëqenie hyjnore, pra të shkujdesur për mbrojtje, planifikuan dhe zbatuan masakrime e ploja gjenocidiale kundër familjeve, vëllazërive ose krahinave shqiptare të tëra. Numri i tyre është shumë i madh, por për këtu do të ndalemi vetëm në tri prej tyre, që kanë mesazhe të fuqishme edhe për aktualitetin e marrëdhënieve serbo-shqiptare. Me pushtimin e Kosovë nga Serbia me 1912/1913 Nata e Përgjakur e Bozhiqeve serbe ndaj shqiptarëve u shënua në Prekaz të Drenicës, aty ku Hasan Prishtina e dha Kushtrimin për Kryengritjen Shqiptare të Vitit 1912 mbi bazën e Vendimeve të Kuvendit të Taksimit. Në Natën e Bozhiqit të vitit 1913 u vra u masakrua Ahmet Delia, në Kullën e të cilit u mbajt Kuvendi i Besëlidhjes më 5 maj 1912 i kryesuar nga Hasan Prishtina.
……………………………………….
Meqë Europa me heshtje, miratonte gjenocidin dhe etnocidin serbo-sllav mbi shqiptarët, makineria pushtuese shfarosëse jugosllave përgatiti për Natën e bozhiqeve të vitit 1921 (Nata e 6-7 janarit) një masakër spektakular mbi fshatin Prapashticë të Gallapit, gati paralagje e Prishtinës, dhe në emër të ortodoksisë e të ardhmërisë nacionale të Serbisë, pasi e rrahu me artileri në çdo qoshe e në zemër, e rrafshoi me zjarr, duke masakruar kryesisht me thikë e dru, 1020 shqiptarë, prej të cilëve 440 fëmijë e gra Kështu thonë burimet e kohës.
Të nesërmen, në Ditën e bozhiqit ortodoks, në fshatin fqinjë me Prapashticën, në Keçekollë, xhandarmëria, ushtria dhe paramilitarët serbë masakruan 490 shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra e pleq, të cilët nuk ia dolën të iknin nëpër borën në lartësi të shokës së njeriut. Midis të masakruarve ishte edhe imami, Mulla Ademi, dijetar i shquar. Para syve të tij paramilitarët serbë ia therën me thikë, dhe ia shkurtuan, ia masakruan, mbi cung, me sëpatë, 22 anëtarë të familjes dhe të vëllazërisë së tij, ia futën në një bodrum dhe ia dogjën në zjarr. Vetëm pasi Mulla Ademi i pa me sytë e tij të gjitha mynxyrat serbe mbi gjakun e tij, e shtrinë mbi cung dhe ia shkurtuan kokën më sëpatë, si këndezit.
Një detyrë ekzistenciale shqiptare e tillë do të shtrohet veçanërisht pas Masakrës së Bihorit të një nate para Natës së Bozhiqit ortodoks, më 5/6 janar 1943.
Për këtë ngjarje trishtuese kurrë nuk do të lejohet të shkruhet, as në shtypin, as në shkencën jugosllave e shqiptare komuniste, e që do të ishte një leksion për historinë e njerëzimit. Nuk shkroi as publicistika dhe shkenca europiane, sepse ajo ishte një marre me bisht e Europës, e cila duke e copëtuar kombin shqiptar e paaftësoi për ekzistencë e vetëmbrojtje. Nejse!
Bihori i Sanxhakut të Tregut të Ri ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe farsës “Shqipëri e Madhe” nën kurorën mbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë vis kishte vu dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë nga ushtria fashiste italiane, meqë bija e Kral Nikollës ishte mbretëreshë e Italisë.
Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan përtokë, me zjarr, 82 fshatra shqiptare e myslimane të visit të Bihorit, të Rozhajës e të Tutinit, duke therë, brenda 3-4 orëve, 3 741 veta, duke plagosur 634 veta dhe duke i arrestuar dhe më pastaj zhdukur, 251 femra të reja, për aheng që di vetëm soji serbosllav ortodoks të bëjë me viktimën shqiptare dhe myslimane në përgjithësi.
Një pasqyrim shumë real këtij krimi përtej shenbartolomean i bënë zyrtarët: Rexho Buçani (ish-gjyqtari i Biellopoljes), Mustafa Hoxha (kryetari i komunës Korita), Hasan Hajdopashi (kryetar i komunës Zoton) dhe Ahmet Begoviqi (kryetar i komunës Rasovë), në një Deklaratë të përbashkët, më 27 janar 1943, para Nënprefektit të Rozhajës, Daut Mustafa:
“Çetnikët malazez, t’organizuar nga ushtrija italiane, dhe t’armatosur nga kjo me pushkë, mitraloza dore, mitraloza të randë dhe topa mortaje; këta kanë pasë edhe kanë gjithnji për qellim që të zhdukin dhe të shfarosin krejt muslimanët e zonave neutro; ndjekin gjithnji organizimin e përgjithshëm t’ushtris serbe, bashkëpunojnë me gjeneralin Drazha Mihajloviq, ky i drejton për t’ardhmen e një Serbis së Madhe, dhe për kthimin e Krajl Petrit në fuqi (…).
Çetnikët Malazez t’armatosur me çfarëdo lloj arme, të përbamë prej një numuri gadi 5 000 vetash, me datën 5 të muejit vazhdues kaluen Limin (…). Së pari kanë atakue katundin Kushanoviq; këtu kanë qenë pararoje 12 veta, të cilët pas një qendrese të vogël, tre prej tyre u vranë, 8 janë zënë rob e i kanë shti në një mulli e i kanë djegë (…).
Në zonën e Biellopoljes janë djegë 49 katunde, katër xhamija dhe 15 shkolla fetare. Numri i të djegunve dhe i të masakruemve nuk dihet me tamamësi, por sigurisht asht i shumët. Shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra të djegur në zjarr, të therur me thikë e çdo lloj masakrimi tjetër që s’mund ta lejojë n’asnjë mënyrë humaniteti.
Sot veç fakteve që u kanë ardhë dhe që i kemi pamë vetë me sy, po të shkosh në zonën e atakuar, gjenë krye fëmijësh dhe grash, kambë, duer e të tjera pjesë trupnash.
Në tregun e Biellopoljes, ushtrija italiane shet gjanat e plaçkituna si drith, tëlyn, grunë e të tjera (…)
Pavli (Gjurishiq) më tha: juve jini fajtorë, pse doni Shqipninë, ndërsa kjo (asht) tokë Malazeze dhe jo Shqiptare, dhe shtoi tue më thanë se në qoftë se kërset një pushkë e jueja kundër një çetniku Malazez, ase kërkoni Shqipninë, jo vetëm do t’ju djeg, porse do t’ju shfaros krejtësisht prej Novi Pazarit deri në Rozhaj.
Barbaria serbe mbi shqiptarët!!!
………………………………….
Unë iu përgjigja se n’asnji mënyrë nuk do të pranojmë t’i lidhemi Malit të Zi, për aësye se na rrjedhim prej racës Shqiptare dhe jo vetëm kjo, por juve veç ma parë na keni therur si bagëti fëmijët dhe gratë(…).
Në Bielopolje kanë ardhur shum fëmij dhe gra, nuk përshkruhen në letër barbarizmat që janë bamë: gratë e djeguna, në zjarr, fëmijë të therur, shum grave dhe fëmijvet, kujt prerë dorën kujt kambën, në mënyrë që kanë pamë tmerrin me sy para se të vdisnin. Barbarizmat e adoptueme janë të panumurta, dhe as që mund të përshkruhen, por për të pasur një ide po u ap dy shembulla:
1) një grua vinte nga katundet e djeguna, afër Biellopoljes ia mbërrinë koha të pjellunit, fton një plakë që shef aty afër, i lutët të qëndrojë dhe t’i ndihmojë për të pjellun. Banë një foshnje, mbas pak lindi edhe një foshnjë tjetër. Në këtë moment vijshin tre çetnikë dhe posa e panë e therën gruan bashkë me dy foshnjet.
2) Në katundin Visoçka ka qenë një familje e përbame prej tetë personash, ndërmjet kësaj familje ka qenë edhe një vajzë 18-vjeçare, e cila ka luftue burrënisht deri sa shtatë pjesëtarë të familjes ju vranë, vajza shpëtoi, por mbasi iu sos municioni doli dhe iu lut çetnikëve që t’i falin jetën; këta mbasi e çnderuen e copëtuen me thika. Shumë familje, gra dhe fëmijë, janë largue dhe janë mëshefë nëpër shpella, për të mos ramë në duer të çetnikëve, mbasandaj kanë vdekë unit dhe së ftohtit.
Të gjitha këto barbarizma ia kemi parashtrue kolonelit(italian) të Biellopoljes, i cili na asht përgjegjë se këto janë konseguencat që juve e ndieni vehten Shqiptarë dhe kërkoni t’i lidheni Shqipnisë.
Me datën 22 të muejit vazhdues ka ardhë Gjenerali(italian) i Beranës dhe na ka thanë personalisht se këto zona janë Malazeze, e prandaj, jo vetëm juve të hiqni dorë nga kërkesa t’i lidheni Shqipnisë, por duhet të shkojë edhe një komision në Petnicë, dhe t’i thotë Mulla Osmanit të heqë dorë nga kërkesa, që banë që të shkëputet nga Mali i Zi, ndryshe do të pësojë edhe ay bashkë me Petnicën atë që pësuet juve.
Neve kemi punue mësheftas t’i lidhemi Shqipnisë, për arsye se nuk kemi mundur t’a shprehim publikisht dëshirën t’onë, se jemi tutun si prej italianëve dhe prej malazezëvet, që të mos na gjente kjo që na ngjau. Në përfundim të çashtjes, shkova prap te Koloneli(italian) dhe e pyeta si do të bahet çashtja e jonë tashti që na e punuet kështu; ky më thotë: në qoftë se banorët e djegun do të kthehen prap nëpër vendet e tyne, duhet t’administrohen prej Malit të Zi, mbasi kjo ashtë tokë malazeze.
N’emën të gjithë popullit të Bihorit, kërkojmë me kambë ngulje t’i lidhemi mamës Shqipni, mbasi rrjedhim prej kësaj race, dhe 90% popullsija e kësaj zone janë shqiptarë, ndryshe s’mbeti gja tjetër për ne veç dhe pjesa që ka shpëtuar, të merret dhe të mbytet.
Sa shkruajmë nalt i vërtetojmë me firmat t’ona”.
Në postrskriptum, gjykatësi Rexho Buçani, konstatoi: “Çetnikët Malazes, veç barbarizmave të sipërme, të bame në njerëz, gra dhe fëmijë në 49 katunde të djegun, kanë pre dhe krejt pemët – këtë mund t’a konstatojë një komision po të veje në vend”.
Qeveria Libohova e Mbretësisë Shqiptare e dërgoi në Bihorin e martirizuar një komision shtetëror, në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë, mandej një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin etj, kurse në vend komisionin e shoqëroi një delegacion sanxhakas me Mulla Osmanin e Petnicës në krye, një patriot shqiptar i zjarrët.
Dhe, nga të dhënat që mblodhi, emër për emër, ky komison, në Masakra e Bihorit nga serbo-malazezet, të mbështetur në ushtrinë italiane dhe të vështruar nga afër prej ushtrisë antifashiste – komuniste të Titos, pësuan: Burra – 590 të vrarë, 185 të therë, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275 dhe gra të reja e vajza të deportuara në kampet çetniko-drazhiste për t’i shfryer epshet shtazarake prej ushtarit kanibalist sllav ortodoks – 251. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak të serbo-malazezit. Ua humbën edhe varret. Pra, gjithsej viktima 4 628 veta – fëmijë, gra, burra.
Hordhitë kanibaliste sebomalazeze duke u tërhequr nga viset etnike dhe historike shqiptare të Bihorit – Rozhajës, para një sulmi për mbrojtje që do të bëhet nga vullnetarët shqiptarë të Kosovës e nga vullnetarët myslimanë nga Sanxhaku, plaçkitën: 3 650 qe, 5 470 lopë, 57 620 dele, 9 260 dhi, 1 900 kuaj, 2 328 gomarë, 81 753 pula e pata, 59 400 kuintal drithëra, 440 kuintal mjaltë, 9 000 kuintal djathë e gjalpë dhe dogjën deri në themel 1 763 shtëpi banimi.
Të dhënat e mëvonshme flasin për një numër shumë më të madh të të masakruarve e të të vrarëve dhe për dëme e plaçkitje më të mëdha. Dhe, ajo që është më jonjerëzore, e tepër barbare me përmasa evropiane, është fakti se ky masakër jo vetëm se do të heshtet nga Lëvizja komuniste dhe antifashiste jugosllave, por atë nuk do ta regjistrojnë as nuk do ta publikojnë publicisika e propaganda fashiste e antifashiste evropiane. Së paku ne nuk posedojmë burime të kësaj natyre, pra, autentike, të kohës.
Realisht, vetëm në prill të vitit 1944, pra gati trembëdhjetë muaj pas Masakrës së Bihorit, për këtë plojë serbo-malazeze mbi shqiptarët dhe myslimanët do të flasë Burlan Ber, nga Konsullata gjenerale e SHBA-ve në Stamboll. Ky diplomat i vinte në pah qeverisë së vet se çetnikët në fillim të vitit 1943, kishin therë e vrarë, djegur e pjekur mbi 5 400 shqiptarë të Bihorit – fëmijë, gra, burra. Ndërkaq Intelligence Service e Anglisë vetëm në 16 dhjetor 1944, pra gati dy vjet pas Therjes në Bihor , do të informojë: “Në janar të vitit 1943, çetnikët e Gjurishiqit e të Mihajloviqit përsëri shkelën Kosovën, duke shkatërruar fshatra dhe duke masakruar popullsinë në rajon (VH 700) të Bihorit dhe Rozhajës. Nga ana shqiptare u vranë ose u plagosën 6 625 veta dhe 200 gra e vajza u deportuan. Me këtë rast italianët, që e përkrahnin Gjurishiqin dhe Mihajloviqin, nuk intervenuan; ky fakt kontribuoi pamëdyshje në ngjalljen e urrejtjes së popullit ndaj italianëve në Shqipëri”.
Dy dokumentet e provendiencës evroperëndimore të përmendura më sipër kanë një rëndësi të madhe për historinë. Së pari, Bihorin dhe Rozhajën të administruara nga Nënprefektura shqiptare e Tutinit, vise këto të ish-sanxhakut të Vilajetit të Kosovës të periudhës osmane, i quanin vise të Shqipërisë, as të madhe as të vogël, por të asaj natyrore të dhënë nga Zoti e të “siguruar”, më vonë, nga Rendi i Ri botëror hitlerian.
Së dyti, të gjithë popullsinë e këtij visi, pra viktimat, i quanin shqiptarë, pa marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe e tyre tashti flisnin në gjuhën boshnjakçe.
Vërtet, kjo popullsi në të largëtën e afërt ishte shqipfolëse, shqiptare puro. E tillë çfare e paraqitën kryetarët vendës të komunave në Deklaratën e 27 janarit 1943. Brezi më i vjetër gati nuk dinte gjuhën boshnjake. Sipas kryetarit të komisionit qeveritar të Mbretërisë Shqiptare, Qazim Bllacës, më 22 dhjetor 1995, fliste një gjuhë shqipe arkaike të afërt me të arbëreshëve të Italisë. Brezi i mesëm dinte të dy gjuhët: boshnjakçe dhe shqipe dhe brezi i lindur dhe i rritur në periudhën e Jugosllavisë versajane nuk fliste shqipen. Të gjithë ishin të besimit islam dhe kjo, krahas gjakut e kujtesës historike, i lidhte fuqishëm me qenien shqiptare dhe me Shqipërinë.
Zaten, viktimat e Masakrës së Bihorit i quante shqiptarë edhe Konstantin Plavshiq, bashkëpunëtor i ABVER-it, një ish-oficer i Jugosllavisë versajane shumë i zgjuar. Sipas tij, “Incidenti më i rëndë ndodhi kur vojvoda i çetnikëve Pavle Gjurishiq para syve të garnizonit italian sulmoi visin e Bihorit – në Lindje të Bjellopoljes, e kalli atë dhe e plaçkiti, duke vrarë më se 5000 veta, midis të cilëve 4000 gra e fëmijë.”
Sipas të dhënave të mbledhura e të verifikuara një për një nga nënprefekti i Tutinit, Kadri Vasili, serbo-çetnikët në vise të Bihorit-Rozhajës, në natën e 5/6 deri më 8 janar 1943, gjatë Bozhiqeve ortodokse e për nder të Zotit Krisht, therën, vranë, poqën në zjarr rreth 6000 veta – fëmijë, gra, burra. Dhe, këtu nuk është tepër të sillet konstatimi i një kreu tutinas, që i përkiste brezit të vjetër, brezit puroshqiptar, si këshillë jo vetëm për nënprefektin K. Vasili, në fund të vitit 1942, disa muaj para se të ndodhte masakra i Bihorit: “Djali i em, sillu si të duash e bahu i mirë sa të duash, armiqësija i ka rrënjtë në gjak dhe çdo orvatje për afrim asht e pakuptueshme për serbo-malazezët, për deri sa Kosova shqiptare të mos jetë çifliku i tyre?!!!
Heu! Këtë konstatim e bëri aq më kuptimplotë, më gjenial, krimi kanibalistik serb në Bihor dhe pas tij, fillet e zhatimit të mesazhit të Elaboratit të Çubriloviqit, të 3 nëntorit 1944.
===========================
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Kishat dhe manastiret në Kosovë, të cilat me Pakon e Ahtisaarit janë përcaktuar si zona me status të veçantë – mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtur nga vetë shqiptarët. Këto kisha e manastire po quhen padrejtësisht trashëgimi kulturore dhe fetare serbe, për faktin historik, sepse ato u rinovuan apo u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë ndër shekuj i janë lutur Zotit.
Sa për t’i argumentuar këto fakte historike, në vijim ju ftojë t’i shikoni këto fotografi:
Zhuj Veseli (i ashtuquajtur nga Serbët Sulo Vojvodiç)
nga Rugova, para patriarkanës së Pejës.
…………………………………………………………………….
Salih Rusta, mbikqyrës i vjetër i Mansatirit të Deçanit.
…………………………………………………………
Ram Kaplani Nikçi, anëtarë i shtëpisë së Zhuj Veselit (këtu 11 vjeçar),
i cili gjatë Lufës së II’të Botërore e ka mbrojtur Patriarkanën e Pejës.
………………………………………………………………
Ram K.Nikci nga Rugova, mbrojtës i Patriarkanës së Pejës.
Në festivalin ndërkombëtar…
………………………………………………………….
Muhamet Ljani, anëtar i familjes Salih Rusta.
……………………………………………………..
Ali Ljani, anëtar i familjes Salih Rusta.
…………………………………………………..
Avdil Plaku nga Llausha e Drenicës, famijla e të cilit ndër vite
bashkë me drenicakë të tjerë e kanë mbrojtur Kishën e Deviçit.
_____________________________________
(Shtojcën dhe ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)