PROF.DR.VEBI XHEMAILI: KUSH ËSHTË KY JUSUF BUXHOVI QË TETOVARËT I SHPALLË BASHKËPUNËTORË TË ILINDENIT?!

Tetovë, 4 Korrik 019: ”MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA E JONË , botuar në Prishtinë në vitin 2019. Autor Jusuf Buxhovi. / Reagime për libër që nuk e kanë lexuar ende shqiptarët e Maqedonisë, e në veçanti tetovarët, ku autori i lartë përmendur i fut në të njetën vijë me politikën hegjemoniste bullgaro-madhe dhe qëllimet e saj për të çliruar Maqedonisë dhe për të pushtuar tokat shqiptare të Shqipërisë lindore.
Autori i lartë përmendur në librin e tij, ndër të tjera shkruan se tetovarët morën pjesë në këtë projekt bullgaro-madh për ta “ÇLIRUAR”, Maqedoninë prej sundimit turk, ku morën pjesë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Autori i përmend ose thënë shkencërisht shpikën të gjitha qytetet shqiptare e në veçanti thotë se në këtë kryengritje marrin pjesë edhe TETOVARËT. Ky historian në librin e tij më të ri me titull. ”MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA E JONË , botuar në Prishtinë në vitin 2019, në faqen e librit, do të shkruaj: I kësaj natyre është edhe vlerësimi se “atdhetarët shqiptarë të Manastirit, të Prespës, të Strugës, të Pogradecit dhe të qendrave tjera furnizuan çetat maqedonase me armë e me municione”, dhe se kryengritja u përkrah edhe nga popullsia shqiptare e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Strugës. Faqe 526, fusnota 1184, Autori përdorë historinë e popullit shqiptar, botuar në Tiranë v. 2002. Vëll II f. 311. Autori më tej vazhdon; Por këto dhe fakte të ngjashme nuk do ta pengojnë atë pjesë të historisë shqiptare që në përputhje me platformën ideologjike, Kryengritjen e Ilindenit ta shohë një organizatë revolucionare të tre popujve maqedonasve-shqiptarëve dhe vëhllehëve” Autori këtë të dhënë e mbështet te një autor Austro-Hungarez. Autori fare nuk e vë në diskutim politikën Austro-hungareze të kohës dhe Carit të Austrisë që në atëkohë lidhi marrëveshje me Rusinë që në histori është njohur si Marrëveshja e “MIRSTAGUT” për reforma, që ishte kryekëput në dëm të çështjes shqiptare, pasi me këtë marrëveshje duhej të bëheshin reforma në Kosovë dhe Maqedoni (që në periudhën në fjalë ishin Vilajeti i Kosovës me qendër në Shkup, Vilajeti i Manastirit me qendër në Manastir dhe Vilajeti i Selanikut me qendër në Selanik). Kjo marrëveshje kapte tre qendrat kryesore shqiptare, Shkupin, Manastirin dhe Selanikun. Me këto reforma shqiptarëve u ndalohej organizimi i tyre politik dhe lufta e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Një pajtim i koordinuar i faktorit bullgar, atij të “jashtëm” dhe faktorit vendor sllav! E keqja më e madhe e këtyre ngjarjeve është se autori në librin e tij nuk merret me qëllimin e Kryengritjes së Ilindenit, me përmbajtjen e tij, por për fat të keq nuk i bënë analizë të mirëfilltë situatës dhe kohës, fare nuk e analizon qëllimin e diplomacive të huaj evropiane për situatën politike të asaj periudhe në të tre vilajetet, për t’i gjetur vlerat dhe jo vlerat, e historiografisë shqiptare të Tiranës, dhe gabimet eventuale. Ai e citon dhe me këtë e zgjatë dhe e përforcon grushtin ideo-politik të E. Hoxhës, për ti bërë qejfin Titos, kur E. Hoxha falsifikoi Historinë e Shqiptarëve të Maqedonisë se, Shqiptarët e kësaj krahine kanë luftuar krah për krah me sllavët e Maqedonisë për të bërë shtetin e tyre, ndërsa shqiptarët të shndërrohen në vasalë të dëgjueshëm të këtij shteti që do të krijohej mbi pjesën më të madhe të territorit shqiptar përfshi këtu edhe Shkupin.
Mbrojtja e kësaj teze komuniste që e hartuan historianët shqiptarë të Tiranës për fat të keq të shqiptarëve të Maqedonisë, përdoret edhe sot si fusnotë, që për mua si historian kjo fusnotë nuk ka asnjëfarë mbështetje shkencore, as faktografike por i takon periudhës ideologjike dhe të vëllazërim bashkimit me Titon.
SOT SHTROHET PYETJA KUJT TI BESOJNË LEXUESIT; POLITIKANËVE APO HISTORIANËVE?!?
Unë në librin më të ri për Shqiptarët e Maqedonisë paraqes me fakte luftërat e Shqiptarëve të Maqedonisë kundër Kryengritjes së Ilindenit, ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në atë kohë, jo që e përkrahën, por bënë beteja të përgjakshme në Dibër, Kërçovë, Zajas, dhe Gostivar. Kemi disa beteja të përgjakshme të shqiptarëve kundër kësaj kryengritje dhe në këto fushëbeteja kemi disa të vrarë edhe nga pala sllave edhe nga pala shqiptare. Shkupi, Gostivari dhe Tetova e luftuan këtë kryengritje me të madhe.(Shih librin-Shqiptarëte Maqedonisë së Veriut në luftë për Pavarësi Kombëtare 1844-1914, Shkup, f. 275-299.).
Sipas të vërtetës historike për mua vlerësimet e Jusuf Buxhovit janë konstatime kuturu, dhe fare nuk ka as fakte as mbështetje shkencore, madje ka pasur edhe reagime pozitive nga disa publicistë “historianë” dhe politikanë shqiptarë, për një libër që nuk e kanë lexuar fare, por u ka ngelur në mendje ajo historia e vjetër jugosllave.
I vetmi “argument” i këtyre reagimeve është se kinse prapa librit autorialë po i fshehkan njerëzit jokompetentë, duke e nënkuptuar përgjegjësinë shkencore që, sipas mendimit të tyre duhet të vijë nga titujt dhe gradat e munguara shkencore, por edhe nga publicist siç është autori për librin, që fare nuk ka të bëjë me shkencën e historisë dhe me të vërtetën historike të Shqiptarëve të Maqedonisë. Me fjalë tjera, autori vazhdon me, avazin e vjetër dhe Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i largon nga trungu dhe rruga e tyre kombëtare në luftë për Çlirim dhe Bashkim me Shqipërinë.
Për fat të keq, zakonisht në ambientin tonë akademik nuk dëshmojnë asgjë më shumë pos faktit se, janë rezultat i një vetëdije korruptive dhe larje parash, duke mos çarë kokën për pasojat që do të trashëgojë kjo vepër jo shkencore, kur dihet si janë marrë dhe si merren titujt e caktuar akademik, e që kurrënjëherë nuk janë pasqyrë e dijes dhe formimit intelektual e shkencor, pasi paraja e mbisundon vetëdijen dhe më e keqja kur ajo përdoret si plagjiaturë në shkencë, aq më parë kur është krijuar bindja se me marrjen e titullit kapet litari i dijes përfundimtare, për të cilin, duhet të rrijë varur gjithë jetën. Pra, pa menduar fare futen në analiza të mëdha që më shumë e dëmtojnë çështjen, dhe në këtë mënyrë u ndihmojnë fqinjëve tanë t’i përdorin si argumente historike-pseudo shkencore kundër kauzës sonë kombëtare.
Prandaj, kërkoj që me çdo kusht të thellohet dhe të jepë kontributin e tij në fushën përkatëse dhe, mos të bëjë pazare në dëm të çështjes sonë, qofshin ata edhe shqiptarët e Maqedonisë. Edhe pse profesorët e mi në Prishtinë, në atë kohë flisnin sipërfaqësisht dhe fare nuk donin ta përmendnin Dervish Carën, Sheh Mustafë Tetovën, Dervish Himën, Mehmet Derallën e shumë e shumë të tjerë nga kjo trevë lindore e Shqipërisë.
Sot, faktet flasin ndryshe për veprimtarinë permanente kombëtare të kësaj krahine Lindore të Shqipërisë, për ta çliruar dhe bashkuar Shqipërinë Etnike.
Të njëjtit as që e dinë se çfarë shkolla kanë mbaruar të apostrofuarit, sepse janë verbuar nga parat e pista e gradave (të shkruash nën abrellën e dikujt që edhe të porosit me mjete financiare), që shpeshherë duartrokiten nga njerëz që fare nuk janë njohës të mirë të shkencës dhe harrojnë se titujt shkencorë nuk funksionojnë apriori, pa një punë të mirëfillt shkencore të natyrës komplementare të vazhdueshme në sferat e preferuara të dijes dhe specialiyimit, po aq sa harrojnë kontributin e vet në fabrikimin e padijes akademike në institucionet ku punojnë dhe shpeshherë i ngatrrojnë ato.
Prandaj, libra të kërtilla që më së shumti i takojnë gjinisë letrore të romanit historik, e që vërtet janë aq të lezetshme për lexuesin e rëndomtë, por në anën tjetër janë shumë të dëmshme për historinë kombëtare dhe rrugën e saj drejt aktit të Pavarësisë një komb një qëndrim. Nga mos dija pengohet angazhimi i katër vilajeteve shqiptare drejt aktit të Pavarësisë Kombëtare që shqiptarët e e të gjitha trojeve dhanë kontribut të çmuar në Shpalljen e Pavarësisë (28.11.1912).
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sikur të kishin luftuar me sllavët e Maqedonisë për ta bërë shtetin e tyre, nuk do të merrnin pjesë në Aktin e Pavarësisë së bashku me Ministrin tetovar Mehmet Derrallën dhe Kryetarin e Parë historik të Senatit Vebi Dibrë.
Pak ka njerëz me grada shkencore që kanë dhënë ndonjë kontribut të shquar në shkencën tonë e që dinë ta lidhin dhe lartësojnë LËVIZJEN TONË KOMBËTARE e aq më keq në rrethanat e reja nga distanca i kanë fshirë fare shumë libra dhe kontribute shkencore të ndara në krahina e fise, e që për fatin tonë tragjik e dëmton deri në palcë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe Luftën e saj për Çlirime e Bashkim Kombëtar.
Në jetën tonë të përditshme këta libra “historik” me tituj të dyshimtë, madje kanë shkuar deri aty sa këto vepra të ashtuquajtura historike, kanë shërbyer si, mjete represive ndaj dijes dhe të vërtetës historike për Luftën e Kombit Shqiptar si tërësi. Këto romane historike që është mjerimi ynë ngase nga dita në ditë po shtohen e zënë ekranet telivizive dhe e dëmtojnë historinë tonë kombëtare dhe nuk i shërbejnë kombit dhe pastërtisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që herë-herë ka vepruar në rrethana shumë të vështira politike dhe ushtarake. Në rastin konkret, këto vepra nuk i shërbejnë historisë kombëtare dhe luftës së saj për Çlirim e Bashkim Kombëtar. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për një shkencë të vërtetë historike e mbështetur në fakte historike jashtë grushtit të ideologjisë komuniste. Kemi kushte dhe mundësi për një dije dhe shkencë të kontrolluar dhe të pastruar nga ideologjitë e huaja që ia kanë mveshur popullit shqiptar në Maqedoni.
Reagimi imi kryekëput është në të mirë të shkencës dhe në radhë të parë të së vërtetës historike të Shqiptarëve të Maqedonisë se, ne kurrë nuk kemi qenë puthadorë dhe nuk kemi vepruar jashtë kornizave të LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE, duke filluar nga Kryengritja e Dervish Care, Lidhja e Parë e Prizrenit Lidhja e Dytë e Prizreni. Poashtu në Shpalljen e Pavarësisë, Shqiptarët e Maqedonisë kanë luajtur rol të rëndësishëm në Shpalljen Aktit të Pavarësisë në Vlorë, për të cilën kemi të delaguarit e popullit që për fatin tonë të mjerë ende shumëkushi jo që nuk i njeh, por sipas logjikës së të nënshtruarit sikur u bëjnë atentate të qëllimshme që të anashkalohen këta figura të mëdha e të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Prandaj, nuk mund të jemi indiferent ndaj këtij botimi, ku autori i ka shkelë me të dy këmbët e tradhtisë në vijat e kuqe, pra faktet historike nuk mund të durojnë e as që guxojmë ta gëlltisim këtë servilizëm që ish sitemi titist ka prodhuar me bollëk. Për këtë flasin faktet me forcën e argumente se, ne gjithmonë kemi qenë në vijë me krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Ky libër i ashtuquajtur historik, aq më parë duhet të tërhiqet pasi e ka adresën e gabuar për ne shqiptarët e Maqedonisë, Pra, ky libër me këto teza jo shkencore, është fyes dhe, aq më keq për të nëqoftëse nuk vepron në të mirë të çështjes, pasi i ka dëmtuar rëndë shqiptarët e Maqedonisë dhe Luftën e tyre për Pavarësi Kombëtare.
Me këtë libër autori është në vijë me qëndrimet e Akademisë Maqedonase të Shkupit, veçanërisht kur behët fjalë para njerëzve që statusin akademikë e kanë marrë në rrethana jo fort të moralshme shkencore, kur dolën pa fije turpi kundër etnogjenezës shqiptare, identike si ajo e Beogradit, të detyron të mendosh se kush janë këta tipa akademikë të Shkupit, cila është fytyra e vërtetë e këtij institucioni, tradita dhe historia që bëhet pikërisht nga anëtarët e saj, kundër të tjerëve.
Edhe Akademia e Tiranës është pjesë e këtij procesi anti-kombëtar. Po ky proces i zhvillimit politiko-juridik ka ndodhur brenda një sistemi komunist që sot e kësaj dite ushqehet ajo histori që na dëmton të gjithëve, por më shumë neve shqiptarëve të Maqedonisë, domethënë ku çdo gjë u bë për shtetin dhe nevojat e tij, ku inteligjencia ishte në aktivitetin e vazhdueshëm të verifikimit “shkencor”, e më shumë moralo-politik.
Vetëm një pakicë të nderuar lexues në këtë institucion arritën të ruajnë nderin e fytyrën, kurse pjesa më e madhe e anëtarëve ishin në pajtim të plotë me rrjedhat politike (pasi që dihet botërisht se ishin anëtarë të Partisë së Punës), në pajtim të plotë më statusin e një institucioni të shtetit totalitar shqiptar që kanë sot e kësaj dite pasoja të rënda për Lëvizjen Kombëtare dhe rrugëtimin e saj drejt bashkimit kombëtar.
Prandaj, nuk është as shkencore as etike që shqiptarët e Maqedonisë Veriore t’i shpallish pjesmarrës të të lëvizjes bullgare, që komunizmi për interesa strategjike e njohu si Kryengritja e Ilindenit, që për interesa të globalizmit titist i futi si pjes;marrës edhe shqiptarët e Shqipërisë Lindore, që sot kundër vullnetit të tyre gravitojnë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura