SHERADIN BERISHA: ‘COVID19’ DHE SËMUNDJET TJERA!

 Pashtriku, 31 dhjetor 2020: “Është shumë më lehtë t’i mashtrosh njerëzit se, t’i bindësh që janë mashtuar”. Mark Twein (1835 – 1910)

***

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, brenda një viti: dhjetor 2019 – 30 dhjetor 2020 me Covid19 në mbarë botën:

– janë infektuar 82 milionë e 439 mijë e 916 persona;
– janë shëruar 58 milionë e 445 mijë e 878 persona; ndërsa
– kanë vdekur 1 milionë e 799 mijë e 350 persona.

Gjatë kësaj “pandemie virale”, nën slloganin “shëndeti mbi të gjitha” u morën masa terrorizuese, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve me izolim – karantinim, pastaj me higjienë, dorëza, maska e distancim, ndërkohë që u mbyllën miliona biznese, të cilat shkaktuan papunësi, mjerim e varfërim!
Tani shtrohet pyetja:
Në qoftë se për plandemistët e ‘Covid19’ shëndeti ynë është mbi të gjitha, pse nuk marrin masa të tilla kundër:
– turbekulozit,
– alkoholit,
– kancerit,
– duhanit etj.(?) të cilat shkatojnë dhjetra milionë vdekje në vit?!

VDEKJET NË SHIFRA!
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në mbarë botën çdo vit vdesin:
– nga turbekulozi 1.642.500 njerëz;
– nga alkoholi 3.3 milionë njerëz;
– nga kanceri 9.6 milionë njerëz; dhe
– nga duhani 8.2 milionë njerëz!
Kur i llogarisim të gjitha këto shifra, rezulton se, nga këto sëmundje në vit vdesin: 22.742.500 njerëz! Rrjedhimisht këto vdekje kalojnë pa bujë mediatike, dhe askush nuk merrë masa parandaluese për ruajtjen e shëndetit tonë! Ndërsa për 1 milionë e 799 mijë e 350 vdekje që ndodhën për një vit nga ‘Covid19’ (!) u bë hataja!
Si mund ta përkufizojmë këtë gjëmë globale?
Plandemi e projektuar!

NË VITIN 2015 ËSHTË PATENTUAR “COVID19”
Covid19 është një projekt laboratorik i cili është patentuar qysh në tetor 2015 në “Espacenet”.
“Espacenet” për kërkimin e patentave, është faqe zyrtare e Zyrës Evropiane të Patentave (Europäisches Patentamt/European Patent Office).
Në këtë faqe me shifrën: US2020279598 është regjistruar patenta: “Sistemi dhe metoda për testimin e COVID-19” (System and Method for Testing for COVID-19).
Patenta është dhënë më 13.10.2015 (4 vjet përpara shfaqjes së COVID19 në Wuhan të Kinës, në nëntor – dhjetor 2019)! Ndërkaq data e lëshimit ka ndodhur më 03.09.2020!
Shpikësi dhe aplikuesi i “sistemit dhe metodave për testimin e COVID-19” është Rothschild Richard (GB) nga Britania e Madhe!
Kjo dëshmi tregon se COVID19 është një plandemi laboratorike …
***
NË VITIN 2015 ËSHTË BËRË PATENTIMI I “COVID19” (VIDEO)
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/videos/10217714491430451

Lexoni faksimilin:

Shkrimtari amerikan, Mark Twein (1835 – 1910), ka thënë: “Është shumë më lehtë t’i mashtrosh njerëzit se, t’i bindësh që janë mashtuar”!
***
Shtojcë për ilustrim:
VDEKJET MILIONËSHE NGA DUHANI
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në mbarë botën çdo vit nga pirja e duhanit vdesin: 8.2 milonë njerëz. 7 milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1.2 milionë janë persona që nuk e përdorin duhanin, por për shkak se janë përdorues pasiv të tij.
Sipas OBSH-ës çdo vit rreth 65.000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive.
Përdorimi i duhanit sipas rajoneve
Sipas OBSH-së, 19,9 për qind e popullsisë së botës janë përdorues të duhanit, prej të cilëve 33,7 për qind janë meshkuj dhe 6,2 për qind femra. Rajoni me përqindjen më të lartë të përdorimit të duhanit nga personat me moshë më të madhe se 15 vjeç konsiderohet të jetë Evropa me 29,4 për qind.
Në Evropë, 38,1 për qind e meshkujve dhe 20,7 për qind e femrave pinë duhan.
Evropën e ndjek Paqësori Perëndimor me 24,5 për qind. Në këtë rajon janë meshkujt kryesisht duhanpirës, ku 46 për qind e meshkujve dhe 3 për qind e grave kanë zakonin e pirjes së duhanit. Një nga rajonet ku pirja e duhanit është intensive është edhe rajoni i Mesdheut Lindor me 18,1 për qind.
Në Mesdheun Lindor, 34 për qind e meshkujve dhe 2,2 për qind e femrave përdorin duhan.
Norma e pirjes së duhanit në Amerikën Veriore dhe Jugore është 16,9 për qind.
Në kontinentet e Amerikës, pinë duhan 21,4 për qind e meshkujve dhe 12,4 për qind e femrave.
Gjithashtu edhe 16,9 për qind e njerëzve në Azinë Juglindore pinë duhan.
Në Azinë Juglindore, pinë duhan 31,6 për qind e meshkujve dhe 2,2 për qind e femrave.
Ndërkohë në Afrikë norma e pirjes së duhanit është 9,8 për qind, ku përdorues të duhanit janë 17,5 për qind e meshkujve afrikanë dhe 2,2 për qind e grave.
***
Lexo ilustrimin për vdekjet në shifra e përqindje nga duhani:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura