24 vjet më parë
PROTESTË KUNDËR NDARJES SË MITROVICËS MBI LUMIN IBËR – NGA KFOR-i FRANCEZ …
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 15 korrik 2023
Prizren, gusht 1999: protestë e qytetarëve të Prizrenit kundër ndarjea së Mitrovicës Jugore nga ajo veriore (mbi lumin Ibër nga trupat e KFOR-it francezë) së bashku me tri komunat tjera, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit… Në këtë protestë qytetarët bartnin pankarta:
– “Ibri s’mund të jetë kufi për Kosovën”,
– “Ndaloni dhunën ndaj shqiptarëve të Mitrovicës”,
– “Leni vëllazërit tanë të qetë”,
– “Nuk ka ndarje të Kosovës”, etj…
DISLOKIMI I KFOR’i FRANCEZË MBI URËN E LUMIT IBËR …
Në gjysmën e dytë të qershorit 1999, trupat franceze të NATO-s (KFOR-it) u vendosën mbi urën e lumit Ibër, dhe nuk i lejuan forcat e UÇK-së, të shkojnë në pjesën veriore të Mitrovicës deri në kufi me Serbinë, dhe në këtë mënyrë NATO-ja e bëri fakt të kryer ndarjen e Mitrovicës Jugore nga ajo veriore së bashku me tri komunat tjera, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit.
Për më keq në këtë periudhë KFOR-i francezë së bashku me policinë e UNMIK-ut nuk i lejonte familjet shqiptare, madje as punëtorët dhe mantelbardhit shqiptarë që të kalonin nëpër urë mbi lumin Ibër për të shkuar në punë dhe shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës!
Gjatë protestave, KFOR-i francezë për të penguar shkuarjen shqiptarëve në veri të Mitrovicës kishin vendosur edhe tela me gjemba, madje edhe tela me rrymë në Urën e lumit Ibrër.
Dëshmi: Kosovo: Mitrovica; Protestors clash with K-FOR Troops (Video)
***
HASHIM THAÇI KONFIRMON NDARJEN E MITROVICËS!
Në verën e vitit 1999 në një nga protestat e shqiptarëve të cilët nuk lejoheshin nga KFOR-i francezë për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës, për ndalimin dhe qetësimin e protestuesve shqiptare ka marrë pjesë: Kryeministri i QPK dhe ish Drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Kadri Veselin, Bilall Sherifin, Bajram Rexhepin dhe Komandantin e Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama…
Dëshmi: Hashim Thaçi në verën e vitit 1999 kur u nda Mitrovica (Video)
***
Hashim Thaçi konfirmon ndarjen e Mittovicës
***
Më gjerësisht lexoni këtu 👇👇👇
VERIU BOMBË E KURDISUR NGA REGJISORËT E POLITIKËS…
***
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 – 2011)