PSE NUK E NDALËT HASHIM THAÇIN PARA SE TË NËNSHKRUANTE MARRËVESHJEN BAZIKE PËR ZAJEDNICËN, MË 19 PRILL 2013?! PAS NËNSHKRIMIT ÇDO GJË KA PËRFUNDUAR!

Për të gjitha partitë, mediet, OJQ-të dhe jo vetëm…, që sot vajtojnë për themelimin e ZAJEDNICËS!

PSE NUK E NDALËT HASHIM THAÇIN PARA SE TË NËNSHKRUANTE MARRËVESHJEN BAZIKE PËR ZAJEDNICËN, MË 19 PRILL 2013?! PAS NËNSHKRIMIT ÇDO GJË KA PËRFUNDUAR!

Nga Sheradin Berisha

Sa për rikujtesë!

Me 27 shkurt 2013, në më pak se dy muaj para nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare: Thaçi – Daçiq – Eshton, në Bruksel (më 19 prill 2013) për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednicës), kam bërë një shkrim të cilin mund ta lexoni në vijim:

SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!

Pashtriku, org, 27. 02. 2013

HASHIM THAҪI: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË – ËSHTË NJË SHOQATË “OJQ” – PA ROL EKZEKUTIV!!! O MILET KY NJERI DUHET NDALUR!

Sot (më 27. 02. 2013) në mbedhjen e Qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi ka garantuar se “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! si produkt i dialogut politik me Ivica Daçiqin, është i bazuar mbi konceptin e funksionimit të një Organizate Jo-Qeveritare (OJQ), dhe sipas tij kjo “OJQ” nuk do të ketë rol ekzekutiv. “Asociacioni nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt. Pra anëtarët e këtij trupi, do të mund të jenë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, por edhe komunat tjera me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, në mënyrë që të mos ketë karakter regjional por integrues” ka thënë Hashim Thaçi. Ai, edhe një herë ka theksuar se kjo bashkësi komunash është krejt fakulltative, është një shoqatë, është një OJQ, që është e përcaktuar me dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe duke përmendur “vijat e kuqe” ka garantuar se, ky trup OJQ-je nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale ekzistuese. Në asnjë rrethanë, nuk do të lejohet formimi, i një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë – ka thënë Kryeministri Thaçi.

Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!

***

PAVARËSIA E KOSOVËS – DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999-2008.

Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)

2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)

3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)

4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)

6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

8 ) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)

10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)

11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)

12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)

13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)

14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)

***

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës i kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!)

Dhe, kjo lojë kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2010 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel.

Në fakt, me këtë dialog politik po negociohet Pakoja e Ahtisaarit për t’u implementuar gjashtëpikëshi i Ban ki mun’it, i cili do të rezultoj me krijimin e një etniteti serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë, si: “ASOCIACION I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”!

Total
0
Shares
1 comments
  1. OU, DUHEJ TË NDALEN DHE MOS TË FALEN, HASHAT EDHE ISAT AHIII, DRUHEJ TEK MOS FALEN
    DRASHAT DHE PISAT; SEPSE, QE PSE: ME 2013 DHE 2015 SI NJERI EDHE TJETRI, SHI NDJERI DHE
    I VJETRI; NOSTALGJIKËT PRO JUGOSLLAVË; POST MANAFIKET GRO TUGOSHKAVË; PA E PYETUR
    AS PARALAMENT, PORSI ORE ZI, AS TRALAREND; DUKE NËNSHKRUAR, NËNSHTRUAR, MU PRAPË
    TË PRAPË; MU BISHËS, ISHËS, KISHËS, RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVE-PUSO VERBO O,
    FERRKO FURKO TUGOSHKAVE; DHE, DUKE FUTUR MORE MRUTUR O, DIKTATURËN, FRIKASKURËN,
    EDHE MË ZI OR FERRZI; N’HOLOKAUSTET-RROLOMAMUZDET, MË GJENOCIDALE O, ETNOCODALE
    STALINIANE-HITLERIANE-PUTINIANE-VUÇIQIANE-DAÇIQIANE-ËH, MILLOSHEVIÇIANE!!. MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura