PSE QUHEMI „BIJTЁ E SHQIPONJЁS“?
Nga Dr. Mathieu Aref, Paris – më 17 gusht 2026
Pak histori!
Pse quhemi «bijtë e SHQIPONJËS» dhe SHQIPËRI «toka e Shqiponjave»? JO sepse ka shumë shqiponja në vendin tonë malor, por për diçka krejtësisht tjetër! Ky emër në fakt e ka origjinën nga koha e mbretit molos të Epirit, Pirros (<319/18 – < -272, para erës sonë). Ushtarët e tij e admironin udhëheqësin e tyre që luftonte përkrah tyre. Pas secilës prej tre betejave të zhvilluara nga Mbreti Pirro kundër Romakëve, ata bërtisnin me zë të lartë: «Rroftë Shqiponja»! Një ditë, kur u kthye nga njëra prej betejave të tij, ai u përgjigj, duke bërtitur me forcë: “Ju jeni fëmijët e mi” (dmth të shqiponjës)!
Kjo shprehje mbeti shumë e gjallë në kujtesën e të gjithë grupit etnik pellazgo-ilirë të këtij rajoni të madh të Evropës Juglindore… deri në mbërritjen e heroit tonë të vetëm të madh kombëtar, Gjergj Kastrioti (1405-1468), një admirues i Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit.
Ishte ai që ia vuri këtë emër dhe shprehje popullit shqiptar: SHQIPNI (SHQIPËRI në Toskërisht) dhe SHQIPTAR, të njohur zakonisht si «bijtë e Shqiponjës», siç e shpjegova më sipër.
Kastrioti, i cili ishte shumë i njohur me historinë e popullit të tij, i shtoi edhe emrin «Albania» këtij “etnonimi” të ri, një emër që tani përdoret vetëm nga të huajt sepse rrjedh nga rajoni i lashtë i quajtur «Albani/Albëni» (fis pellazgo-ilirë), i cili shtrihej midis Durrësit dhe Dibrës/Shkupit (me kryeqytetin e tij në “Albanopoli”, tani Zgërdhesh, pranë Krujës).
Ky emër fisnor pellazgo-ilir u shfaq nga historiani dhe gjeografi Ptolemeu (100-168 pas JK) dhe historiani greko-romak Apieni (95-161, pas JK). Ky emër u transformua më vonë nga dialekti toske (gegënishtja është gjuha origjinale e Pellazgëve të lashtë, siç dëshmohet nga shkrimet e Iliadës) në «Arbërie» («l» dhe «n» gegërisht u transformuan nga rotacizmi tosk në «r» dhe «a» gegërisht në «ë» toskërisht).
Ajo që është e jashtëzakonshme është se tre gjeneralët më të famshmit evropianë që nga Antikiteti janë Aleksandri i Madh (Pellazgo-Maqedonas), Pirro I (Pellazgo-Epirot) dhe Gjergj Kastrioti (Pellazgo-Shqiptar). Doja thjesht ta theksoja këtë sepse është e Vërteta, çfarëdo që mund të thotë “gabimisht” historia e pranuar zakonisht…. kundër së cilës kam luftuar për më shumë se pesëdhjetë vjet. Kështu transformohet Historia e Vërtetë me kalimin e kohës nga historianë të njëpasnjëshëm të cilët, njëri pas tjetrit, e kanë përsëritur verbërisht atë pa studim ose kërkim të mjaftueshëm dhe të saktë, etj, etj.





—————
français
Un peu d’Histoire!
Pourquoi nous sommes appelés «enfants de «l’AIGLE» et l’Albanie «pays des Aigles»? Ce n’est pas parce qu’il y a beaucoup d’aigles dans nos pays montagneux mais c’est pour toute autre chose! En effet cette appellation tire son origine à l’époque du roi molosse d’Epire « PYRRHUS » (<319/18 -<-272, av. JC). Ses soldats admiraient leur chef qui combattait avec eux. Après chacune des trois batailles livrées par leur roi Pyrrhus contre les Romains, ils criaient haut et fort: «Vive l’Aigle»! Un, jour, au retour de l’une de ses batailles, il leur répliqua en criant avec force: « Vous êtes mes enfants»! Cette expression est restée très vive dans la mémoire de toute l’ethnie pélasgique de cette grande région du sud-est de l’Europe… jusqu’à l’arrivée de notre seul et grand héros national « Gjërgj Kastrioti » (1405-1468) admirateur d’Alexandre le Grand et de Pyrrhus d’Epire.
C’est lui qui a appliqué au peuple albanais ce nom et cette expression: SHQIPNI (SHQIPËRI en tosque) et SHQIPTAR, que l’on appelle communément « enfants de l’Aigle », comme je viens de l’expliquer. Kastrioti qui connaissait bien l’Histoire de son peuple a aussi ajouté à ce nouvel « ethnonyme » le nom « Albanie », aujourd’hui utilisé seulement par les étrangers car, ce nom, dérive de l’antique région appelée « Albani » qui se situait entre Durrës et Dibër/Shkup (avec comme capitale « Albanopoli », aujourd’hui Zgërdhesh, près de Krujë). Ce nom de tribu pélasgo-illyrienne a été par l’historien et géographe Ptolémée (>100-168 JC) et l’historien romain Appien (>95-161).. Lequel nom a été transformé par l’idiome tosk (tardif, car le « guègue » est la langue originelle des antiques Pélasges : les écrits de l’Iliade le prouvent) par « Arbërie » (le « l » et « n » guègues se transforment par le rhotacisme tosque rn « r » et le « a » guègue en « ë » tosque). Voilà comment les vraies Histoire se transforment avec le temps et la succession d’Historiens qui, les uns après les autres, ont répété aveuglément sans études ni recherches adéquates et précises, etc.
Ce qui est extraordinaire c’est que les trois plus grands généraux européens depuis l’Antiquité sont Alexandre le Grand le (<356<323 – pélasgo-macédonien), Pyrrhus 1er (pélasgo épirote) et Georges Kastrioti l’Albanais. Je voulais simplement le souligner parce que c’est la Vérité quoiqu’en dise l’histoire communément et faussement admise, celle que je combats depuis plus de cinquante ans. C’est ainsi que la véritable Histoire se transforme au fil du temps sous l’effet d’historiens successifs qui, les uns après les autres, l’ont répétée aveuglément sans études ni recherches suffisantes et précises, etc., etc.
===========
INVESTIME PO, SHITJE TЁ TRASHЁGIMISЁ STЁRGJYSHORE JO!
https://pashtriku.org/investime-po-shitje-t%d1%91-trash%d1%91gimis%d1%91-st%d1%91rgjyshore-jo/