Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci
PSE PËR BURGOSJEN E TIJ RAMADAN PLLANA, FAJSON DHE SHPIF KQ TË LNÇKVSHJ, VEÇMAS METUSH KRASNIQIN, JUSUF GËRVALLEN DHE SABRI NOVOSELLEN
Parku i qytetit të Prishtinës u caktua të jetë vendtakimi në mes meje dhe Ramadan Pllanës, për të më informuar për rrjedhën e vizitës së tij në Stamboll. Ai më njoftoi për takimin që kishte pasur me vëllezërit Tefik dhe Njazi Straja, si dhe me ‘’diplomatë’’ të shtetit shqiptar. Kuptohet, që mossuksesi i tij më bëri që të mërzitem ndoshta më tepër se vet Ramadan Pllana. Mossuksesi i Ramadan Pllanës ishte edhe mossuksesi im, pasi që, me propozimin tim, KQ i LNÇKVSHJ e kishte dërguar në Stamboll. Por duke qenë në dijeni se puna e deritashme e Lëvizjes kishte hecur përpara me suksese të vazhdueshme, një mossukses në shumë suksese të mëparshme, ishte një pikë ujë në lumin e bjeshkëve shqiptare, i cili bartë ujin në detë, por asnjëherë në ritme të njëjta, si në cilësi – ashtu edhe në sasi. Mossuksesi i Ramadan Pllanës më bëri të kuptojë se çdo gjë që bëhet me nguti, siç kam vepruar me rastin e pranimit të R.Pllane në Organizatë pa i plotësuar kushtet për pranim, do të sjellë të papritura dhe dështime.
Më vjen shumë keq që Ramadan Pllana në intervistën e tij dhe shkrimet tjera të publikuara në Albaniapress, Pashtriku.org, dhe web faqe tjera, në vend që të reflektojë, për t’u marë me gabimet e tij gjatë veprimtarisë së tij në LNÇKVSH, ai nuk i hyri kësaj pune, prandaj edhe e humbi të drejtën morale të merret me “të metat’’ dhe ‘’gabimet’’e të tjerëve, që i përkisnin të njejtës organizatë.
T’i analizojmë tani rrenë-shpifjet skandaloze të Ramadan Pllanës.
Në pyetjen e intervistuesit se si reagoi ‘’Komiteti Qëndror’’ndaj kësaj vizite të pakëndshme në Stamboll, Ramadan Pllana përgjigjet:
‘’Kur u ktheva në Kosovë, shokëve të Komitetit u tregova “kënaqësinë” e bisedave që kisha pasur në Stamboll dhe i sugjerova Sabri Novosellës dhe shokëve të Komitetit që të dal në ilegalitet, sepse, unë nuk ua kisha besën atyre të Stambollit.
Përgjigjja definitive ishte jo; ndaj, u binda se ishte „shkruar“ që të bëhesha edhe unë “kurban” i Lëvizjes. ‘’
Rrenë-shpifja e parë skandaloze
Kjo deklaratë e Ramadan Pllanës fund e krye është rrenë-shpifje skandaloze, me përjashtim të shpjegimeve për mossuksesin e bisedave që i kishte pasur me vëllezërit Straja dhe ‘’diplomatët’’ e Shqipërisë. Edhe pse Ramadan Pllana aludon se ka pasur takim-bisedë me ‘’shokët e Komitetit’’, nuk është i vërtet aludimi i tij. Ramadan Pllana ka pasur vetëm një takim-bisedë për këtë çështje, (çështjen e shkuarjes së tij në Stamboll) me mua. Më kujtohet në detale bisedat që i patëm me R. Pllanen në Parkun e Prishtinës, por me as një fjalë Ramadan Pllana nuk ka shprehur kërkesën për të ‘’dalur në ilegalitet’’.
Kjo deklaratë e Ramadan Pllanës nuk ka asnjë fije logjike, sepse, po të kishte kërkuar të dalë në ilegalitet nga dyshimi se pritej burgosja e tij, as unë dhe as një anëtar i KQ-së nuk do të refuzonte një kërkesë të tillë, duke ditur se burgosja e mundëshme e tij do të më rrezikonte drejtpërdrejt mua, por edhe largimi i tij nga Kosova nuk do ta dobësonte në as një mënyrë LNÇKVSHJ. Prandaj kjo rrenë-shpifje bëhet e pa vlefshme, sepse është pa themel, pra është ‘’rrenë për hava’’
Rrenë-shpifja e dytë skandaloze. Nuk është e vërtet se Ramadan Pllana e ka njohur identitetin e ndonjë anëtari të KQ-së, përpos meje, para dhe pas shkuarjes së tij në Stamboll. Prandaj, deklarata e tij se ‘’i sugjerova Sabri Novoselles dhe shokëve të Komitetit që të dalë në ilegalitet’’ , është një deklaratë pa fije logjike, është rrenë-shpifje, po ashtu e pa themel, pra është rrenë për hava. Për identitetin e Sabri Novosellës, Ramadan Pllana ka mësuar vetëm pas burgosjes së tij në nëntorin e 1979, e kurrësesi më herët.
Rrenë-shpifja e tretë skandaloze.
Ramadan Pllana ’’dëshmon’’ se KQ i LNÇKVSHJ i paska dhënë përgjigje negative në ‘’sugjerimet’’ e tij , ‘’për të dalë në ilegalitet.’’
Si ka mundësi të japin një përgjigje kaq të palogjikshme dhe naive, udhëheqja e Lëvizjes, kur siç dihet burgosja e Ramadan Pllanës nga Sigurimi jugosllav, do të rrezikonte seriozisht burgosjen time, dhe burgosjen e udhëheqësisë dhe anëtarëve të Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ. Se kjo ‘’dëshmi’’ e Ramadan Pllanës nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dëshmon edhe fakti se kur u zbulua nga Sigurimi jugosllav idenditeti i dy anëtarëve të KQ-së, Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës, kryetari i LNÇKVSHJ Metush Krasniqi, urdhëroi që këta të dy sa më parë të largohen nga vendi. I njejti urdhër do të ipej edhe për R.Pllanen po të kishte kërkuar të largohej nga vendi. Pra edhe kjo rrenë-shpifje e Ramadan Pllanës është e pa themel, dhe si e tillë është ‘’rrenë për hava.’’
Rrenë- shpifja e katërt, më debilja dhe më skandalozja, ndër të gjitha shpifjet dhe rrenat e ‘’veprimtarit të orve të para’’
Të shohim se ç’akuzë monstruoze shpifë ‘’veprimtari i radhëve të para’’ dhe ‘’historiani’’ rrahagjokës i Kosovës – Ramadan Pllana:
‘’Komiteti Qëndror , kishte mendimin se duhej të mbusheshin burgjet edhe njëherë me shqiptarë në mënyrë që të njihej edhe bota me shtypjet dhe padrejtësitë që na bëheshin nga RSFJ-ja.’’
Vetëm një kokë që fare nuk gjykon, vetëm një zemër e zezë katran, vetëm një njeri që e ka humbur arsyen, mund ta pjellë një shpifje kaq debile, një shpifje kaq të ligë dhe skandaloze për udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ, Metush Krasniqin, Jusuf Gërvallën, Sabri Novosellën dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë – anëtarë të KQ-së.
Për këto rrenë -shpifje skandaloze të Ramadan Pllanës, po të kisha mundësi ta pysja Maliq Hasanin, një bashkëfshatarin tim, që Zoti i Plotëfuqishëm e pat dalluar me zgjuartësi nga bashkëfshatarët tjerë, do të thoshte: ‘’Hiqu tij, se po i lëshojka fjalët si lopa baglat. ’’
Këtë shpifje të Ramadan Pllanës e hudhin në ujra të zeza këto fakte:
1. Po të kishte ‘’mendimin’’ Komiteti Qendror se ‘’duhej të mbushen burgjet edhe njëherë me shqiptarë’’, nuk do t’ia bënin të obligueshme anëtarëve të LNÇKVSHJ për t’iu përmbajtir Rregullave të konspiracionit ‘’Armiku din për ty , aq sa ti ju tregon atyre’’. Pse atëherë anëtarët e organizatës udhëzohshin për të qenë të qëndrueshëm dhe të pa thyeshëm, për të mos pranuar asgjë në rast se burgosen, për punën e tyre dhe të shokëve të tyre?
2.Në themelimimin e LNÇKVSHJ nuk do të mernin pjesë vetëm 3 vetë, por do të mernin pjesë 9 vetë, të cilët i patën bërë përgaditjet e duhura për themelimin e Organizatës.
3. Rregullat e funksionimit të KQ-së, nuk do të ishin ato që u miratuan ditën e themelimit të LNÇKVSHJ dhe të KQ-së (që janë shpjeguar në këtë shkrim disa herë), por KQ-ja do të tubohej në përbërje të plotë më shumë se një herë. Me siguri Ramadan Plana do të ishte shumë aktiv si në biseda individuale, për t’i njohur sa më mirë ‘’shokët’’ e organizatës, por edhe në fjalime ‘’të flakta’’ për t’ua dhënë bazat e marksizëm-leninizmit anëtarëve të KQ-së.
4. Do të mbaheshin proces-verbalet e mbledhjeve sipas ‘’regullave të normave organizative’’të Ramadan Pllanës.
5. Nuk do të largoheshin nga vendi Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, por do ta prisin këmbëkryq sigurimin jugosllav për t’i burgosur, siç i priti me “trimëri“ Ramadan Pllana.
6. Do të këshilloheshin anëtarët e Organizatës se në rast të burgosjes, mos ta ‘’marrin vehten në qafë’’ por të pranojnë me ‘’trimëri’’ punën dhe veprën e tyre, në qoftëse se kanë fakte policët-hetues për veprimtarinë e tyre ilegale.
7. Unë Shefqet Jashari-Strofci, dhe Ramadan Pllana që ishim anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ, do të bënim gara se kush prej ne të dyve do ta qonte në vend ‘’planin sekret’’të Organizatës, për t’i ‘’mbushur burgjet me shqiptarë ‘’ jo vetëm ato të Kosovës, por edhe të Sebisë, ’’…në mënyrë që të njihej edhe bota me shtypjet dhe padrejtësitë që na bëheshin nga RSFJ-ja.’’
8. Në ditën e gjykimit nuk do të dilnin para gjyqit vetëm dy anëtarë të KQ-së dhe disa anëtarë të organizates per t’u dënuar për veprimtari, apo propogandë armiqësore, por do të zinin vend në bankat e zeza hiç më pak se 14 anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ. Të gjithë të veshur mirë me kravata kuq e zi. Dhe ‘’të gjithë’’do të tregonin aftësitë e tyre oratorike, për ta kritikuar Titon dhe titizmin dhe për ta lavdëruar Enverin dhe enverizmin.
Ramadan Pllana të gjitha këto rrenë-shpifje të liga të lëshuara për hava, nuk janë asgjë tjetër vetëm se ‘’mekanizma mbrojtës’’, mjete këto, për ta larguar përgjegjësinë nga vetvetja e për t’ia hudhë KQ-së, veçmas Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novoselles dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë që ishin anëtarë të KQ-së, për gabimet e rënda organizative dhe konspirative që i ka bërë, para, e pasi u bë anëtarë i LNÇKVSHJ, dhe veçmas, pasi u bë anëtarë i KQ–së.
Siç dihet (kemi fakte) se Ramadan Pllana ka qenë i njoftuar prej shokëve të tij më 11 nëntor 1979, ditën e parë që është burgosur shoku i tij S. Q. Por, edhe pse zotëri Pllana i ka pasur edhe 4 ditë në dispozicion për ‘’t’ia therrë’’ kah lindja apo perëndimi, jashta vendit, ai nuk e bëri këtë gjë, por i priti në shtëpi, këmbëkryq, policët dhe udbashët jugosllav, duke shpresuar se vetëm do ta marrin në pyetje ‘’nja dy-tri ditë dhe do ta lëshojnë.’’
Madje, zotëri Pllana, ishte ndër të rrallët anëtar të KQ që posedonte pasaportë dhe mundësi udhëtimi legaisht jashtë Jugosllavie.
Zotëri Pllanës nuk i ka faj Sabri Novosella, Shefqet Jashari dhe ‘’shokët e Komitetit’’ që ai me vetëdëshirë, ndoshta për ta marrë ‘’diplomën e shkaut’’, se është ‘’patriot shqiptar” dhe ‘’armik’’ i vëllazërim – bashkimit jugosllav, nuk ia therri jashtë vendit, pasi që ai në intervisten e tij, në detale na flet se si, për kohë të gjatë – madje nga afër, është vëzhguar dhe është përcjellur kohë të gjatë nga spiujtë e regjimit jugosllav. Për qudi, edhe pse kishte pasaporten jugosllave, edhe pse ishte ‘’i bindur ‘’se do të ‘’burgosej’’, Ramadan Pllana nuk bëri as lëvizjen më të vogël për t’i lanë ‘’me gishta në gojë’’përcjellësit dhe vëzhguesit e tij.
Zotëri Pllanës nuk i ka faj ‘’Flokbardhi ‘’ (Tefik Straja) i Stambollit, që ai u burgos, sepse po të ishte ‘’spiun jugosllav’’ siç aludon ai, do të burgosej Sheremet Saraqi, sepse për identitetin e tij ka ditur së paku një vjet, para se të mësoj për identitetin e Ramadan Pllanës, nga se Sheremeti, i pat bërë kontaktet e para me vëllezërit Straja në Stamboll.
Me siguri po t’i kishte pyetur ‘’për të dalur në ilegalitet’’ shokët e KQ-së , ata, jo vetëm se do ta miratonin kërkesën e tij për t’u larguar nga vendi, por edhe do t’i ndihmonin, siç u veprua me rastin zbulimit të identitetit të Sabri Novoselles dhe Jusuf Gërvallës.
Po qe se Ramadan Pllana do të kishte qenë një personalitet i njohur nga opinioni se, në ‘’kacafytjet’’ e tij me Sigurimin jugosllav, me vepra ka dëshmuar, siç ishte dëshmuar Metush Krasniqi – goja e të cilit ishte e mbyllur me shtatë dryna gjatë hetimeve të UDB-ës, atëherë dëshmia e tij do të konsiderohej e vërtetë. Kjo deklaratë e tij edhe mund të hahej disi, sikur të eksistonin bindjet se ‘’shokët e Komitetit’’ kanë pasur besim të plotë se nga burgosja e tij nuk do t’u vie asnjë e ligë shokëve të Organizates. Por, pasi që Ramadan Pllana nuk ka dëshmuar me fakte se i ka ato vyrtyte, atëherë ku e kanë gjetur ‘’arsyen shokët e Komitetit’’ për t’ a penguar R. Pllanen për të ‘’kaluar në ilegalitet’’. Ku ka logjikë në ato që ‘’dëshmon’’ Ramadan Pllana, si ka mundësi që “shokët e Komitetit’’ t’a pengonin anëtarin e KQ-së, për ta shpëtuar vetvehten dhe shokët e tij, anëtarë dhe simpatizues të Organizates me të cilët Ramadan Pllana ka pasur së paku një bisedë me ta.
Jam i mendimit se janë të mjaftueshme këto fakte për t’a bindur R. Pllanën se ‘’rrena i ka këmbët e shkurtëra’’.
Po ashtu, Ramadan Pllana, duhet t’a kuptojë mirë e mirë se përpjekja e tij për t’i shpifur dhe njollosur heronjt e Kosovës dhe të kombit shqiptar Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën, me shpifje sa të liga, aq edhe debile, janë të pa suksesshme. Ramadan Pllana me këto shpifje të liga dhe të zeza, ka aritur vetëm ta nxijë fytyrën e tij dhe të askujt tjetër. Pra, e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë prej gënjeshtari dhe shpifësi ordiner, falsifikatori të shkathtë të fakteve dhe ngjarjeve historike, të një dështaku dhe karrieristi fatzi.
(VIJON)
© Pashtriku.org
***
Foto në ballinë: Asllan Muharremi në Stamboll, gjatë verës së vitit 1983 së bashku me Njazi Strajën (të dënuarin me 14 vite burg nga gjykata serbo-jugosllave, për veprimtari atdhetare përkrah Adem Demaçit), Sabri Novosellës – Maxhunit (të dënuar me 9 vite burg për qepjen e flamujve shqiptarë dhe veprimtarinë përkrah Adem Demaçit. Sabriu disa vite burg i ka mbajtur në Goli Otok.) dhe Ymer Berishën, të përndjekurin politik e anëtarin e LNÇKVShJ-së) (Burimi: Asllan Mihaliqi, facebook)
____________________________
PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (9)
Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci
RAMADAN PLLANA SHPIFË UDHËHEQJEN E NGUSHTË TË LNÇKVSHJ, VEÇMAS METUSH KRASNIQIN, JUSUF GËRVALLËN DHE SABRI NOVOSELLËN